×

Coronavirus semundja qe i ka futur friken njerezimit

Coronavirus semundja qe i ka futur friken njerezimit

· 64 · 324

  • Postime: 23965
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#50 ne: 19-03-2020, 10:30:49
Koronavirus ka pushtuar thuajse të gjthë botën, duke izoluar brenda shtëpive qytetarët e shumicës prej vendeve të prekura. Virusi i shpërthyer në Kinë tashmë ka zënë vend në Europë. Kina raportoi se dje nuk u shënua asnjë rast i ri, por në vendet aziatike ka plasur një valë e dytë infektimi.

Vala e dytë e infektimeve është vënë re në Kinë, Korenë e Jugut dhe në Singapor. Në Kinë u shënuan më herët 34 raste të reja nga vala e dytë e infektimeve, ku të gjithë rastet janë shtetas të huaj që ardhur së fundmi në Kinë.

Singapori raportoi gjithashtu 47 raste të reja, nga të cilat 33 janë ratë të importuara nga shtetas të huaj. Koreja e Jugut pati një rritje të raste të reja të enjten me 152, megjithëse nuk është e qartë se sa raste janë importuar. Atje, një grup i ri ka një shtëpi pleqsh në Daegu, ku 74 pacientë kanë rezultuar pozitivë.

  • Postime: 23965
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#51 ne: 19-03-2020, 10:38:49
Një studim i Universitetit të Oksfordit ka sugjeruar që gjeneratat e reja që jetojnë nën një çati me të moshuarit, janë faktori kryesor i përhapjes galopante të epidemisë në Itali.

Deri më tani më shumë se 31,000 mijë njerëz janë diagnostikuar të prekur nga COVID-19, në Itali, ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar në 2,503 persona, shkruajnë mediat e huaja. Italia ka popullsinë e dytë më të vjetër në botë pas Japonisë, thuajse 22 % e popullsisë janë mbi 65 vjeç dhe sipas ekspertëve kjo shtresë ka probabilitetin më të madh për të humbur jetën në rast se infektohen me COVID-19.

Është e zakonshme për të rinjtë që jetojnë sidomos në porvincat e Italisë, për të jetuar me gjyshërit e tyre. Por shpesh detyrohen që të udhëtojnë drejt qyteteve më të mëdha, si Milano, për të punuar apo shkolluar. Ekspertët vlerësojnë se pikërisht gjatë këtyre udhëtimeve, të rinjtë, janë “përqafuar” me virusin famëkeq dhe pa e kuptuar që janë mbartës ia kanë transmetuar familjarëve. Gjithashtu në studim thuhej se edhe Britania e Madhe ka rreth 11.9 milionë të popullsisë mbi moshën 65 vjeç, kështu që sipas tyre qeveria të marrë masat e nevojshme për të minimizuar përhapjen, që të mos kemi një rast të ngjashëm me Italinë. Pandemia ka gjetur terren në Itali kryesisht në Milano dhe provincat rreth saj, si edhe në rajonin e Lombardisë dhe Veneto.

I gjithë vendi ndodhet në izolim dhe qytetarëve iu është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi. Sakaq, studiuesit janë ndalur pak edhe tek mosha që prek më së shumti virusi. Sipas tyre sa më i moshuar të jesh aq më shumë rrezikohesh nga virusi korona. Sistemi imunitar dhe funksionimi i mushkërive tek këta subjekte është natyrisht më i dobët, kështu që organizmi është më pak i aftë të prodhojë qeliza për ta “luftuar” virusin. Po ashtu të moshuarit që vuajnë nga sëmundjet kronike, si sëmundjet e diabetit apo të zemrës, janë “preja e preferuar e pandemisë”, thuhet në studim. /top channel

  • Postime: 7416
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#52 ne: 27-03-2020, 14:03:50
Kjo frika me duket e pakuptimte dhe ndoshta e qellimshme. Dicka me e madhe po gatuhet.

  • Postime: 23965
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#53 ne: 27-03-2020, 17:12:49
Rreziku eshte real. Shiko vetem ca po behet ne Itali e Spanje.

  • Postime: 12349
  • Gjinia: Femer
Shej
#54 ne: 31-03-2020, 22:28:55
Kam idene qe po e perdorin kete virus per nje dicka me te madhe se kaq. Me shume deri tani kane vdekur nga gripi sezonal ne bote sesa nga covidi.

  • Postime: 7416
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#55 ne: 31-03-2020, 23:43:45
Edhe une keshtu mendoj Shej, dicka e madhe po luhet por dalte per hajer se Kines do ja kajne nanen keta...

  • Postime: 12349
  • Gjinia: Femer
Shej
#56 ne: 31-03-2020, 23:46:59
Po ka dhe dicka qe tani lufta behet me arme biologjike. Paraja eshte pushtet. E gjitha kjo eshte lufte per power ekonomik. Ndoshta kina u lodh tu u shit lire ke amerikanet. Duan ta kontrrollojne ata tani ekonomine kurse varianti tjeter eshte new world order 1 banke 1 ekonomi 1 monedhe te perbashket ne gjithe boten.

Se sbesoj qe do vijne ufot qe tani, ne 2050ten me thane lol

  • Postime: 7416
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#57 ne: 31-03-2020, 23:57:52
Kina e nxiti por do prese pasojat..:) nuk fal kollaj Europa dhe Amerika.

  • Postime: 6986
  • Gjinia: Femer
erlehta
#58 ne: 01-04-2020, 15:55:01
Koha do e tregojë vallaj..
Flitet që ne USA nr i viktimave të shkoj në 200 000. Pa llogaritur nr ndërkombëtar të vdekjeve, është e pafalshme, nqse është e sajuar kjo punë.

  • Postime: 7416
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#59 ne: 01-04-2020, 16:08:08
USA e ka pranuar faktin dhe po e lufton aq sa mundet duke u perpjekur te gjeje edhe vaksinen... shifrat jane shifra dhe ndoshta o do jene me poshte o me lart por keta gjithmone ecin me statistika.

  • Postime: 12349
  • Gjinia: Femer
Shej
#60 ne: 01-04-2020, 16:18:49
kina ka dhe vaksinen. e kam thene qe ne filim kur doli rasti i pare ne europe e kemi dhurate nga kina kete flame.

Trump nuk eshte shume pro lufte me arme por eshte pro lufte ekonomike. Do perpiqet tju vjedhe vaksinen qe ta ktheje ne perfitim ekonomik per ameriken mendoj

  • Postime: 7416
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#61 ne: 01-04-2020, 16:24:09
kina ka dhe vaksinen. e kam thene qe ne filim kur doli rasti i pare ne europe e kemi dhurate nga kina kete flame.

Trump nuk eshte shume pro lufte me arme por eshte pro lufte ekonomike. Do perpiqet tju vjedhe vaksinen qe ta ktheje ne perfitim ekonomik per ameriken mendoj
edhe kjo mund te jete por Kinen e shohin te tere si kercenim dhe si rrjedhoje ne menyre Te terthorte do e coptojne sic bene me Bashkimin Sovjetik ne menyre qe mos kete fuqi tregtare por te jete sherbyese e mire.

  • Postime: 12349
  • Gjinia: Femer
Shej
#62 ne: 01-04-2020, 16:41:07
po nese kina ka bere aleate rusine dhe turqine ne ket muhabet? kam idene qe eshte e studiuar mire

prandaj dhe usa me europen po maten mire si te kunderpergjigjen

  • Postime: 7416
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#63 ne: 01-04-2020, 16:47:31
Hahahaa, nuk I ben njeri dot balle USA se ka teknologji qe asnje se posedon.;)