Dasmat Shqiptare ne Maqedoni, Ciftet jo më limuzina shëtitje me helikopter - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dasmat Shqiptare ne Maqedoni, Ciftet jo më limuzina shëtitje me helikopter

Dasmat Shqiptare ne Maqedoni, Ciftet jo më limuzina shëtitje me helikopter

· 27 · 7316

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-07-2010, 01:31:17
SHKUP- Muaji korrik njihet si sezoni i ri i dasmave për shqiptarët e Maqedonisë, të cilët vijnë për pushime nga vendet perëndimore dhe njëkohësisht kryejnë edhe dasmat e tyre në vendlindje. Sipas një shifre zyrtare, shqiptarët e Maqedonisë vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti do të harxhojnë për dasmat e tyre 100 milionë euro. Dasmat kanë filluar, por kulminacioni pritet në 15-ditëshin e dytë të muajit korrik, ku emigrantët e kamur do të marrin nuset dhe do të zbrazin xhepat.



Por dasmat e kësaj vere kanë filluar me një trend të ri. Shumë emigrantë apo biznesmenë të kamur kanë hequr dorë nga limuzinat amerikane, pasi një trend i ri ka zënë vend këtë verë. Shëtitja e nuses dhe e dhëndrit e më të afërmve me helikopter. Dhe ky luks i ri ka një kosto të lartë, ku çmimi shkon deri në 30 mijë euro me helikopterët më luksozë. Janë disa familje shqiptarësh në Maqedoni, që kanë porositur helikopterë për të shëtitur çiftin ditën e dasmës.

Vetëm para pak ditësh, një familje biznesmenësh e ka bërë dasmën me helikopter luksoz. Por, siç thotë një drejtues agjencish dasmash në Shkup, Inajet Avdullaj, "janë shumë biznesmenë dhe emigrantë të pasur, që këtë verë kanë porositur helikopter për të shëtitur çiftin e ri". "Kështu, - thotë ai, - kemi edhe tarifat përkatëse: Për helikopterë luksozë, çmimi për një orë shëtitje në ajër shkon në 5.000 euro ora, ndërkohë që ka edhe helikopterë modestë me çmim pak më të ulët".

Sipas tij, pas prenotimeve ata porositin agjenci në Greqi dhe Bullgari, të cilat posedojnë helikopterë për këto ceremoni. Vetëm gjatë kësaj jave janë bërë dy dasma nga shqiptarët e Maqedonisë me helikopter, ndërkohë që janë bërë disa porosi të tjera për të shëtitur çiftin ditën e dasmës me helikopter.
(e.n/summerpages/BalkanWeb)
« Editimi i fundit: 15-07-2010, 16:13:04 nga Berni »

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 14-07-2010, 13:08:33
ncnncccn epo duhet te jemi te cuditshem ne se s'ben :D

  • Postime: 277
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 14-07-2010, 13:15:01


une me dream kur te martohemi do marrim nje gomar ......me qira ..... :P :D

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 14-07-2010, 13:25:58

une me dream kur te martohemi do marrim nje gomar ......me qira ..... :P :D

Ajo quhet edhe dasem moderne ore LOL

Te dielen qe iku, nje karroce me kuaj arab kaloi mu te rrugica ime....edhe cifti ne te  sigurisht veshur me te bardha te dy. :)
Ishte nje gje shhhhhh. e bukur.  :)

  • Postime: 277
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 14-07-2010, 13:28:22


kali arab kushto me shume se helikopteri .....po mire e ke ti prandaj thashe une ne gomar ... :D :P

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 14-07-2010, 13:32:37
LOL

Ti shfrytezoje pak postin qe ke te pakten :P :P
anyway

  • Postime: 277
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 14-07-2010, 13:34:30


ti shfrytezoje me shume postin e gruas meqe jeton afer arabeve te gjejme nje kale .... :P

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 14-07-2010, 13:36:49
Permbaju temes ore ti :D

Vertet, mendon qe  e ekzagjerojne pak me keto dasmat e tilla??
apo thuaj rrofte Perendimi :D

  • Postime: 277
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 14-07-2010, 13:41:58

Une mendoj se cdo njeri eshte i lire te bej dhe te mendoj ate cka i thote mendja por meqe jemi ne kohen e relativizmit ne te gjitha senset mendoj qe nuk eshte per tu habitur.....

tani do e blesh ate kalin apo dy hypim ne gomar po je te vret nga ... :P

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 14-07-2010, 13:50:09
S'po them qe me habit nje fakt i tille, e kam fjalen tek ekzagjerimi qe i bejne :).
Personalisht ate shpenzimin e helikopterit( qe me siguri nuk eshte pak), do preferoja me teper ta beja buze nje bregdeti diku ne Egjypt, apo diku gjetke.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 14-07-2010, 14:50:39

Te dielen qe iku, nje karroce me kuaj arab kaloi mu te rrugica ime....edhe cifti ne te  sigurisht veshur me te bardha te dy. :)
Ishte nje gje shhhhhh. e bukur.  :)

Keto dasmat me kuaj behen dhe shume ne shqiperi sidomos ne shqiperine e mesme ne Tirane behen plot, quhen dasma me pajton eshte gje shume e bukur, ta kesh afer nusen ja vlen po te jesh nga tirana e ta marresh nusen ne fier do 1 dite te ikesh me karroce hahaha

Ja nje kenge qe ka bere Valbona Halili

Valbona Halili Në der du pajtonin

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 15-07-2010, 16:12:04
Budallallëk për hava!

Dasmat shqiptare nuk njohin krizë ekonomike


Kush ka vendosur të martohet këtë vit duhet t’i bëjë llogaritë, pasi i bie në kokë “fatura martesore” plot 10-15 mijë euro. Bëhet fjalë për shpenzimet e një dasme bashkëkohore, gërshetuar me atë tradicionalen. Odiseja fillon me kërkimin e lokaleve, fustanit të nuses, orkestrës, deri tek lulet e zbukurimit. Për të organizuar një martesë duhet të paktën një vit kohë, aq sa për të organizuar një kampionat botëror, apo edhe lojërat olimpike. Çdo gjë fillon teksa është vendosur data, kur do të zhvillohet ceremonia.

Në faturën e një martese përfshihen: veshja e nuses dhe e dhëndrit me të gjitha pajisjet e mundshme, zbukurimi i sallës ku do të zhvillohet festa, zbukurimi i sallonit, pritja e vizitorëve që mund të bëhet në shtëpi, apo edhe në një lokal, duke zgjedhur si formë koktejin, shërbimin fotografik, xhirimet, muzikën, por duke mos harruar edhe muajin e mjaltit. Një muaj mjalti në shtete si Italia, ishujt e Greqisë, apo edhe në Turqi dhe Egjipt, mund të kushtojë nga 1500 euro deri në katër mijë euro, shifra këto që paraqiten nga agjencitë e udhëtimit në Shkup.

Duke bërë një statistikë aty këtu, rreth 100 milionë euro supozohet se do të harxhojnë shqiptarët e Maqedonisë gjatë kësaj vere për dasma. Sezoni i dasmave veçmë ka filluar, kurse kulminacionin pritet ta arrijë në pjesën e dytë të muajit korrik dhe në pjesën e parë të muajit gusht ky njëkohësisht është sezoni i ardhjes së emigrantëve nga vendet perëndimore.

Nuk mund të gjesh sallë të lirë

Por, sivjet “buxhetit” të dasmave i është shtuar edhe një trend i ri. Ai i huazimit të helikopterëve për të sjell nusen tek dhëndëri.
Agjencionet private për huazim te helikopterëve bëjnë të ditur se çmimet janë mjaft të larta, por shfaqet interesim i qytetarëve për t’i huazuar ato për raste të ndryshme.

Çmimi vetëm për këtë luks mund të shkojë deri në 30 mijë euro, ndërsa disa familje shqiptare, kryesisht të emigrantëve, por edhe biznesmenë të këtushëm, nuk hezitojnë të ndajnë aq mjete për çastin më të lumtur të jetës për çiftin e ri.

Mjafton të marrësh shembull një qytet, këtë rast Strugën ndërsa në mënyrën e njëjtë funksionojnë edhe qytetet tjera shqiptare, këtu në Maqedoni.

Struga këtyre ditëve jeton fillimin e sezonit turistik dhe nismën e sezonit të dasmave. Mërgimtarët po edhe vendorët kanë përcaktuar ditët e dasmave dhe kanë rezervuar hotelet, ku do të bëjnë ahengjet e tyre. Pjesa dërrmuese e atyre që do të bëjnë dasmë hotelet i kanë rezervuar që gjatë dimrit. Ndryshe në këtë sezon është vështirë të gjendet sallë e lirë për dasmë edhe pse në Strugë e rrethinë ka numër të madh hotelesh dhe restorantesh për dasma. Shpenzimet janë tepër të mëdha, por mbi të gjitha në këtë sezon është vështirë të dihet numri i saktë i dasmave që bëhen qoftë në qytet, apo në vendbanimet rurale.

Në rajonin e Strugës dasmat kryesisht bëhen, nëpër objektet hoteliere. Rezervimet bëhen një vit, apo gjashtë muaj më parë. Çmimet janë të lëvizshme. Ato sillen nga 9 deri më 25 euro për porcion për person. Muzika nuk bënë pjesë në këtë shumë. Varësisht nga këngëtarët, vetëm për muzikë duhet paguar nga një deri në tre mijë euro.

Sigurimi i sallave është përcaktues për zhvillimin e dasmës. Në Strugë, në Veleshtë, në Dollogozhdë, në Kalishtë, në Ladorisht, por edhe në vendbanimet e tjera objektet hoteliere me sallat më të mëdha tani janë të rezervuara. Familjarët e vajzës dasmën e zhvillojnë ditën, në hotel, dhe nusja merret nga hoteli, prej ku shkojnë tek shtëpia e djalit. Ka raste kur në mbrëmje tek i njëjti hotel rikthehet nusja, sepse aty e ka dasmën edhe familja e djalit.

Dasmat në rajonin e Strugës janë shndërruar në ceremoni madhështore, me kosto të lartë. Sipas llogarive, për çdo dasmë, si ana e djalit ashtu edhe ana e nuses, shpenzojnë jo më pak se 10 mijë euro, ato më modestet e deri tek 50 mijë euro ato më madhështoret.
Sipas të dhënave, mbështetur në harxhimet e familjeve që zhvillojnë dasma, në rajonin e Strugës nga fillimi i korrikut deri në mes të gushtit zhvillohen mbi 500 dasma, prej të cilave mbi 300 janë dasma "të mëdha" ku numri i pjesëmarrësve tejkalon 250 veta. Pos harxhimeve në blerje të arit, teshave, mobiljeve janë edhe harxhimet hotelierike, ndërkaq ka familje të cilat vajzave të tyre u blejnë edhe vetura e edhe banesa.

Vetëm për "pajën" mbi 3 mij euro!

Sipas llogarive të bëra, vetëm restoranteve që shfrytëzojnë për dasma familjarët që bëjnë dasmën u paguajnë rreth 2 milion euro. Për muzikë, sipas një mesatareje harxhohen një milion euro, ndërsa për blerjen e arit për më shumë se 500 dasmat shpenzohen jo më pak se dy milion euro të tjera. Gjithsesi se harxhim i madh, nëse mund të thuhet kështu, sepse edhe harxhimet e tjera nuk janë të vogla është blerja e teshave, si nga ana e dhëndrit ashtu edhe nga ana e nuses. Ana e dhëndrit blen arin dhe teshat e nusërisë, ndërkaq familja që marton vajzën asaj domosdo se i blen dhomë fjetjeje, shumicën e rastit ajo përcillet edhe me tavolinë kuzhine e edhe me dhomë pritje, ndërsa elementet "e vogla" si televizori, lavatriçja, kompjuteri, DVD nuk çojnë peshë. Harxhimet për blerjen “e teshave", struganëve që bëjnë dasma u kushtojnë jo më pak se 3 milion euro, kuptohet duke llogaritur mesataren e harxhimeve që bëhet për këtë qëllim.

Në Strugë, flitet se vetëm për dasma që zhvillohen brenda verës harxhohen mbi 8 milion euro. Numri i madh i dasmave i ka detyruar qytetarët që brenda ditës të kryhet e tërë ceremonia e dasmës. E njëjta familje brenda ditës është e ftuar në disa dasma dhe "viziton" dhe përuron të gjitha "gëzimet familjare".

Në Strugë, gjatë verës martohen ata që janë fejuar e kurorëzuar nga vera e kaluar si dhe ata që janë fejuar gjatë pushimeve dimërore. Sipas evidencave të Zyrave të vendit të rajonit të Strugës, brenda një viti pa përfshirë qytetin e Strugës lidhen mbi 400 kurora. Një pjesë e këtyre të kurorëzuarve është martuar verën e kaluar, por të fejuarit e verës dhe dimrit të shkuar martohen kësaj vere. Numrit prej mbi 400 kurorëzimeve kur t'i shtohet edhe numri i të kurorëzuarve në qytet mund të thuhet se numri prej mbi 500 dasmave tejkalohet brenda një sezoni verore.

Dhjet vjet djersë për tri ditë këngë

Rajoni i Strugës është i njohur si vend mërgimtarësh. Pjesa dërrmuese e tyre tani me vete kanë edhe familjet e tyre. Në vendlindje kryesisht vijnë për pushimet e verës. Dasmat janë ceremonitë ku ata takohen dhe çmallen. Dasmat janë vendi ku ata shihen dhe i shohin, ku ata njihen dhe i njohin të rinjtë e vendlindjes. Jo rrallë edhe të rinjtë njihen dhe dashurohen pikërisht në këto dasma.

Fenomeni i zhvillimit të dasmave në rajonin e Strugës mbase do të ndryshojë, por tani për tani ditën e dasmës e caktojnë mërgimtarët, në Zvicër apo Gjermani, në Austri apo Suedi, dhe ua servojnë qytetarëve që jetojnë në vendlindje. Fenomeni i "dirigjimit të kushteve" nga ana e mërgimtarëve, është i kuptueshëm kur të kihet parasysh se pa këto bashkë familjarë, ato nuk mund të organizohen Në Strugë e rrethinë kanë filluar të vijnë mërgimtarët. Sa janë anekënd botës vështirë është të thuhet, por nga mërgimtarët dëgjon edhe thënien: "më shumë jemi ne jashtë se sa jeni ju këtu". Ardhja e mërgimtarëve për struganët është shndërruar në ceremoni. Me ardhjen e tyre gjallëron jeta. Jeta bëhet më dinamike. Dasmat bëhen të lodhshme. Plazhet e zhurmshme. Kafenetë të mbushura. Mërgimtarët kanë ardhur të "çlodhen" në vendlindje. Dëshira e prindërve për të fejuar vajzën apo djalin me një të vendit dhe sojit të tij është e madhe. Si rrjedhojë e saj edhe dasmat bëhen të madhërishme.

Trendi më i ri, nusja vjen me helikopter

Agjencionet private për huazim te helikopterëve bëjnë te ditur se çmimet janë mjaft të larta, por shfaqet interesim i qytetarëve për t’i huazuar ato për raste të ndryshme.
“Çmimi varet nga lloji i helikopterit të cilin e zgjedh çifti për dasmën e tyre. Për huazimin e helikopterëve më luksozë çmimi arrin edhe deri 5.000 euro për një orë, kurse helikopterët më modestë mund të huazohen edhe për “vetëm”, 1.000 euro në orë”, deklaruan në përfaqësinë në Shkup të agjencisë gjermane për organizim të dasmave, “Best VIP Trip”.

6 rroga mesatare vetëm për ëmbëlsirë

Torta e çiftit, e cila mund të bëhet me disa kate dhe me shumë zbukurime. Çmimet për një tortë me 9 kate, për 200 të ftuar luhaten nga 300 deri në 500 euro. Por shpenzimet nuk kanë të mbaruar, pasi edhe për të pritur vizitorët në shtëpi duhet të blesh me qindra bonbone, çokollata, ëmbëlsira, të cilat po të llogariten mesatarisht duhet një buxhet jo më pak se 1500 euro. Kjo i vjen gjashtë rroga mesatare këtu tek në vetëm për ëmbëlsirë.

FEMI ARIFI  (Fakti)

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 16-07-2010, 13:53:27
Eee pra ee...rrofte perendimi :D

  • Postime: 1158
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 18-07-2010, 00:39:45
Budallenjte brir nuk kane - ne vend qe me ato para t'i ushqejne e t'i veshin disa femije bonjake, familjeve te varfra t'iu ofrojne nje cike ndihme, meqe tani dimri po iu afrohet.

-Sinqerisht, gjithashtu edhe familja ime eshte e kamur, por nuk me propozuan, as nuk iu propozova helikopter - disa njerez me te vertete kane humbur horizontin. Grua mo, bre njeri, grua. Tjeter ajo s'behet o hipi o nuk hipi ne helikopter. Megjithate, une prape pyes perse, nje bythe grua 30 mije euro?

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 24-07-2010, 14:05:55
Tamam dhjete vjete djerse per tre dite kenge.
Megjithate shpenzon ai qe ka,,, ndersa pjesa tjeter duhet te shtrij kembet sa ka jorganin.

  • Postime: 277
  • Karma: +0/-0

#15 ne: 24-07-2010, 14:29:45


Kane kuptuar qe do vije fundi i botes  dhe hajde ti shpenzojme te gjitha :P

kurse

Mister x thote qe nuk e kane kuptuar qe ka ardhur fundi i tyre  :D

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 09-11-2010, 20:26:25
Dua te martohem ne Maqedoni sa per te bere 1 xhiro dhe jap divorcin direkt :P

LOL

  • Postime: 1498
  • Karma: +72/-2

#17 ne: 15-11-2010, 12:03:33
Dua te martohem ne Maqedoni sa per te bere 1 xhiro dhe jap divorcin direkt :P

LOL
HAha,martohu,ama per divorcin mos u bej aq e sigurte.....

Ka pasur nje dasem para dy tre viteve(sme kujtohet tamam),e ka bere nje familje nga nje fshat i Struges ne Sh.B.A.Dasem te tille nuk ishte pare ndonje deri me tani.Smund ta pershkruaj me disa fjale,dasma ishte e klasit te larte,me helikoptore e cka tjeter.Eshte edhe nje youtube e upload-uar.

Nejse,tani cifti eshte i ndare.... :P

  • Postime: 70
  • Karma: +0/-0

#18 ne: 18-11-2010, 14:14:19
 eurodollare)
mire qe e morem mesh ..  LOL

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#19 ne: 07-08-2012, 14:39:29
dua heliktopter por jo burr nga shkupi

#20 ne: 07-08-2012, 22:08:23
dua heliktopter por jo burr nga shkupi

Pse qa ka?

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 07-08-2012, 23:42:12
dua heliktopter por jo burr nga shkupi

atehere nga e don, nga Lapraka, apo Kamza ? :-) Na trego...

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#22 ne: 07-08-2012, 23:54:24
nga bathorja

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 08-08-2012, 00:06:28
Bravo...nga Bathorja, le t'na jete.  :D

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#24 ne: 08-08-2012, 00:07:20
ti kiss nga je?

Temat e fundit