Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: stellina
« ne: 21-08-2022, 10:40:55 »

Sa herë më ka qëlluar të ulem me vajza me shami, pak nga kurioziteti dhe pak nga paragjykimi ju bëj këtë pyetje: A e ke vendosur vetë shaminë, apo ta ka kërkuar burri/familja? Jo vetëm që nuk i ka detyruar njeri, por janë edhe të lumtura. Përveç kësaj më thonë që shamia nuk ka asnjë vlerë nëse ta imponojnë të tjerët. Unë nuk jam ndonjë fetare e madhe, për mos thënë që jam edhe kritike ndaj fanatizmit fetar, sepse e dini nga postimet e mëparshme. Mua më kanë pagëzuar prindërit në një moshë shumë të vogël, kur as nuk e kuptoja dot rëndësinë e pagëzimit, më kanë vendosur kryq në qafë. Pastaj e kam vendosur dhe vazhdoj ta vendos me dëshirë, mgjs nuk jam praktikante, besoj në Zot. Nuk e imagjinoj dot që mund të më thoshte dikush "nuk do lejohesh në shkollë, se ke kryq". Edhe nuk e imagjinoj dot që një vajzë myslimane të ndalohet të hyjë në shkollë se ka shami. Për sa kohë lejohen adoleshente me barkun jashtë, me xhinse te grisura, djemtë me xhinset e varura që ju duket lastiku i brekëve, pse nuk duhet të lejohet një vajzë me shami?

(c) Lolita Albania