Jam kureshtare si femër, saqë edhe kur ne Shqipëri kihej frikë për te pyetur pedagoget unë s'iu shqepesha ndonjëherë
Ç'të bëj, kam qejf te dij rrjedhen e gjerave, zhvillimin deri tek stadi final. Me fjale te tjera, me pëlqen te dij procesin e gjithë pse-qysh-tek del ai rezultat?!

Si natyre analizoj shumë, kështu qe me nevojiten të gjitha informacionet e mundshme qe mund te marr

Uh se harrova t'i përgjigjem pyetjes:
Nëse duhet te jemi kureshtare? Well, unë mendoj se po! Nuk do t'i duroja por as kuptoja dot njerëzitë qe janë indiferent karshi çdo gjeje. Të mos kenë kuriozitet se pse ndodh qe diçka te jetë e tillë... etj etj? Kureshtja është një ure qe te çon drejt diturise, arrin të kuptosh me tepër duke kërkuar.
Prandaj nuk shikoj asnjë gjë te keqe ne te. Ah nëse kthehet ne fiksim, atëherë s'mendoj qe te ndihmon me. Se kureshtja njerëzore ka një cak, nëse del nga parametrat normal te saj atëherë kthehet ne "lajthitje".
Pra, jeni kureshtare sa të mos i bëni dem vetes dhe kujtdo qe iu rrethon
