×

Emigranti ne Kerkim-Eduart Kamberaj

Emigranti ne Kerkim-Eduart Kamberaj

· 19 · 3547

  • Postime: 6
kozeta
ne: 30-03-2006, 19:53:08
Përshëndetje antareve te forumit Zeri Yt,
Quhet Eduart Kamberaj, është larguar nga Shqipëria (Durresi) me tragetin Iliria ne 16 Janar, 1999 dhe qe nga ajo ditë familja nuk di gjë për te. Prinderit e Eduartit janë te sëmurë dhe shumë te deshperuar për fatin e tij. Nuk dinë nëse djali i tyre është i gjallë ose jo. Është i moshes 40 vjeçare, me sy bojqielli, i gjatë 1m 78 cm, floke te zeza. I lindur ne Tiranë. Shoqerine e tij e kishte tek Unaza e Tiranës, lagja 2, (tek brryli). Ju lutem kush mund ta këtë pare ose dëgjuar gjë për te (ne qoftë se është i gjallë nuk perjashtohet mundësia te këtë ndryshuar edhe emrin?!), ju lutem na njoftoni (fotografia e Eduartit te cilën e kam vendosur nuk është shumë e re por tiparet i duken).
Zoti ju bekofte dhe faleminderit,
Sinqerisht,
Kozeta


[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 02-04-2006, 00:26:46 nga Berni »

  • Postime: 244
Kathy
#1 ne: 31-03-2006, 10:46:36
Kozeta me te vertet qe po me vjen keq per kete familje megjithate le te shpresojme per te mire. Kjo eshte nje ide e mire qe ke vendosur nje postim ne internet dhe te keshilloj ta vendosesh ne te gjitha websitet shqipetare dhe patjeter ne qoftese ai jeton (ishalla jeton) dikush ka per ta njohur...

Te shpresojme dhe te lutemi sebashku!

  • Postime: 6
kozeta
#2 ne: 31-03-2006, 12:23:37
Faleminderit e kam vendosur ne disa forume te tjere. Shpresoj tek zoti se ndonjeri e ka pare.
Pershendetje
Kozeta

  • Postime: 2
avvtonin
#3 ne: 02-04-2006, 04:38:40
edhe une do ta publikoj kete lajmerim ne faqen time:

http://avvtonin.giovani.it/


___________________ _____________

  • Postime: 12
  • Gjinia: Femer
Anea
#4 ne: 02-04-2006, 07:44:11
Përshëndetje!

Kozeta, vërtetë më vjen keq për atë familje.
Unë nuk mund te ndihmoje atë familje, sepse unë jetoj jashtë trojeve Shqipetare, pra jam larg shumë larg.Me keqeardhje e them këtë.

Iu përshëndes dhe me shprese qe një ditë do kthehet Eduarti. :(

Nese Eduarti do me bie ne sy ketu ku une jetoj patjeter qe do iu lajmrohem.

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#5 ne: 02-04-2006, 07:57:53
 :(  shpresoj ( shpresojme gjithe ne ) qe te jet gjalle ... :( :engjell: dhe te kthehet tek familja... :engjell:

  • Postime: 1
  • Gjinia: Mashkull
defrim
#6 ne: 03-04-2006, 03:40:59
Me vjen keq per kete familje :( Por le te lutemi te gjith zbashku qe nje dite Eduarti te kthehet nje dite tek ti Kozeta dhe te bashkoheni serisht bashke.

Do ti them te gjith shkokeve te mi qe kan uebsaide te tyre qe ta publikojne kete



Me keq ardhje Defrimi

  • Postime: 21
ani
#7 ne: 03-04-2006, 05:50:46
kam pershtypjen se e kam pare kur beja dokumentat e mia ne janar 2000, ne policine greke, nuk jam e sigurte por ne se eshte ai qe kam pare, ai i morri dokumentat dmth lejen e qendrimit, do shkoj te pyes ne ka marre njeri leje qendrimi ne janar te 2000 ne eliniko, te athines ne greqi , me kete emer dhe do te kthej pergjigje, shpresoj te jete mire dhe te jete ai personi qe kerkon

  • Postime: 21
ani
#8 ne: 05-04-2006, 03:44:17
me vjen keq nuk mund te ma japin kete informacion, me thane qe kete informacion ka te drejte ta marri veten perfaqesia shqiptare ketu, do me thene ambasada shqiptare, pas kerkeses qe i behet asaj nga Tirana, kjo eshte procedura qe duhet ndjekur ..................
Me vjen keq qe nuk munda te ndihmoj me shume, shpresoj qe te keni te reja prej tij

  • Postime: 2800
  • Gjinia: Femer
BabyDance
#9 ne: 05-04-2006, 12:17:23
Kozeta me kontakto ne privat , ndoshta do te mund te te ndihmoje ne lidhje me kete cka ka thene Ani

më vjen keq nuk mund te ma japin këtë informacion, me thanë qe këtë informacion ka te drejtë ta marri veten perfaqesia shqiptare këtu, do me thënë ambasada shqiptare, pas kerkeses qe i bëhet asaj nga Tirana, kjo është procedura qe duhet ndjekur .

Do mundohem , te shohim se sa do ket suksese... :engjell:

  • Postime: 6
kozeta
#10 ne: 07-04-2006, 12:47:58
Përshëndetje, sapo e lexova postimin tuaj, ju falenderoj nga zemra për interesimin. Kemi një kohe te gjatë pa e pare Eduartin dhe nuk dimë për fatin e tij a eshte gjalle apo jo per me shume se 7 vjet.
Para se te largohej ishte shumë i mërzitur sepse u divorcua nga gruaja me te cilën ka dy djem Armandin dhe Oltioni qe ndodhen ne Athine (me duket ne Corintha), se bashku me mamane, ish gruan e Edit Luljeta Sinovarfi.
Mund te me kontaktosh ne e-mailin
creseal77@yahoo.com.
Sinqerisht
Kozeta
« Editimi i fundit: 07-04-2006, 14:38:59 nga kozeta »

  • Postime: 6
kozeta
#11 ne: 07-04-2006, 12:51:37
Ju falenderoj ne emër te Prinderve te mi ,të gjithë antareve Të Forumit qe po interesohen për problemin e vellait tim,
 Zoti ju bekofte e paçi vetëm te mira ne jetë.

Sinqerisht,
Kozeta
« Editimi i fundit: 07-04-2006, 14:31:51 nga kozeta »

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#12 ne: 13-05-2006, 12:10:24
A ka ndonje lajm te ri??

  • Postime: 6
kozeta
#13 ne: 13-05-2006, 23:37:09
Nuk kemi asnje lajm.
Faleminderit

  • Postime: 449
tinkaa
#14 ne: 15-06-2009, 12:04:57
Pershendetej ,  ju lute nese dikush eshte nga kumanova apo  me  mbiemer ,,Muftafa'' te me kontaktoj ne add time   kam  humb  kontakt me nje  shok, dhe kam  frik  mos ka ndodh  diq e keq , aj ka vetem add time , ne kemi bisedu  deri par 2 jave  po me nuk  ka hap add e vet ky,  dhe nuk eshte ber i gjall fare, kami pas raporte shum te aferta me te. po jam e siguret se diqka ka ndodh se aj me  kish lajmru , pamar parasysh per cdo gje , ju lutem  eshte student  i vitit te 3 juridik.tetove.   nese dikush  din diq me lajmroni ju lutem ..tani jam m hy ne ket forum se nuk dija si te kontaktoj me te . ka vetem add e tije e jo numrin e telefonit

  • Postime: 10
Soldier0255
#15 ne: 25-06-2009, 22:15:52
Tinkaa, une jam nga tetova por nuk di ndonje gje per te... Pse nuk hap nje teme vetem per kete, nese i ka ndodhur dicka...

Kozeta, a ka dicka te re per Eduart Kamberaj-n

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer
Lisa
#16 ne: 26-06-2009, 23:56:50
Pse nuk vendosni disa fotografi ...do te ishte me e lehte sepse shpesh here personat ne fjale jetojne me emra te tjere....

  • Postime: 449
tinkaa
#17 ne: 13-03-2010, 01:16:03
uroj te ket lajme sa me shpejt per eduard kamberaj

  • Postime: 449
tinkaa
#18 ne: 13-03-2010, 01:23:33
me falni se dy here bera postimin