×

Femrat gjysmë lakuriqe nëpër rrugë, shkaktare te aksidenteve....

· 3 · 1266

Femrat gjysmë lakuriqe nëpër rrugë, shkaktare te aksidenteve....

· 3 · 1266

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 12-08-2010, 15:56:36
Femrat gjysmë lakuriqe nëpër rrugë, kanë bërë që të shtohen së tepërmi aksidentet rrugore, për shkak se shoferët humbasin sytë dhe mendjen pas tyre.

Temperaturat në rritje, shoqëruar nga veshjet gjithmonë e më ekstravagante të femrave gjysmë lakuriqe nëpër rrugë, kanë bërë që të shtohen së tepërmi aksidentet rrugore, për shkak se shoferët humbasin sytë dhe mendjen pas tyre.

Këtë e ka faktuar një studim i realizuar në Londër, i cili tregon sesi 29% e meshkujve e kanë të vështirë për të qëndruar në timon të fokusuar pas drejtimit të automjetit, pasi ata i rrotullojnë sytë nga femrat që nuk kanë lënë gjë pa nxjerrë jashtë përmes veshjeve të tyre verore.

Vetëm 3% e shoferëve rezultuan të jenë të vëmendshëm 100% pa ua prishur aspak mendjen një vajzë që kalon në rrugë me pantallona të shkurtra apo barkun jashtë.

Studimi vijon më tej duke dhënë të tjera statistika interesante si ajo e 21 % të shoferëve që bëhen më shumë agresivë në ngasjen e makinës gjatë muajve të ngrohtë, ndërsa 25% shoferë pranuan të kenë pasur të paktën një incident në pesë vitet e fundit , ndryshe nga femrat vetëm 17%.

“Ky hulumtim nuk është një surprizë, - tha psikologia Donna Daëson, - sepse ai konfirmon se meshkujt janë më të lehtë dhe të hutuar sesa gratë kur ngasin një makinë, nga ndikimet e jashtme, pjesa më e madhe e të cilave janë femrat me veshje provokuese”.

Testosteroni gjithashtu, hormoni mashkullor pra, luan një rol të rëndësishëm në agresionin, sepse i bën njerëzit më të prirur për tërheqje seksuale, edhe më shumë kur ata janë të izoluar në një hapësirë të ngushtë si një makinë dhe i irriton ata më lehtë se sa femrat. Bota Sot
« Editimi i fundit: 27-03-2019, 22:56:47 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 27-03-2019, 22:57:12
Eh ca ben femra, me dashje a pa dashja ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 260
Monique
#2 ne: 28-03-2019, 09:05:53
Sot ne 2019 , po na dalin meshkujt piskuriq..i ra beti femrave LOL LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super