Cfarë duan femrat është pyetja që do t’i mundojë më shumë meshkujt, por për cfarë gënjejnë më shumë femrat është hall më vete!

Ka sekrete që femrat nuk do ti ndajnë kurrë me partnerit e tyre! Shkencëtarët amerikan kanë tentuar të zbulojnë këtë mister duke anketuar në mënyrë anonime 700 femra, ndërsa kanë fituar rezultate interesante, nga të fshehtat e femrave. Sipas sudimit meshkujt nuk do mësojnë kurrë për:
Për tradhtinëE kaluara nuk kthehet më! Kështu mendojnë rreth 32 për qind e femrave, të cilat kanë pranuar se në lidhjet e kaluara ose aktuale, kishin tradhtuar. Pasi sipas tyre motivet që i kanë shtyrë në një veprim të tillë janë pakënaqësia, monotonia, emocionet e momentit, ndenja se është e dëshiruar apo thjeshtë tërheqja fizike. Nëse meshkujt krenohen me historitë e tyre të dashurisë, dhe me numrin e partnereve me të cilat kanë pasur marrëdhënie intime, ato nuk do mësojnë kurrë numrin e saktë të meshkujve që ka pasur femra që ka në krah.
Për kontaktin me ‘ish-in’Rreth 75 për qind e femrave të anketuara ishin dëgjuar së paku një herë me anë të telefonit ose e-mailit ose kishin dalë për një pije me ish-të dashurin.
Për fantazinë ndaj meshkujve të tjerëFemrat nuk do pranojnë kurrë se gjatë seksit mendojnë për dikë tjetër, por kjo vlen edhe për partnerin e tyre.
Për orgazmën48 për qind e femrave kanë pranuar se gjatë seksit së paku një herë janë shtirur për orgazëm dhe këtë e kanë bërë sepse nuk kanë dashur ta zhgënjejnë ose lëndojnë partnerin e tyre.
(e.m/BalkanWeb)