×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: SteriOtipi B
« ne: 31-07-2019, 13:49:13 »

Mor po te tere paguajne se as cimenton nuk vjen ta laje pastrusja Po nuk mori 2 mije lekshin.
Postuar nga: Rommel
« ne: 19-07-2019, 17:45:03 »

Shqipetaret kane gati 30 vjet qe jetojne me korrupsionin. Eshte bere pjese e pandare e jetes se tyre, nuk mund ti shpetojne kesaj semundjeje gangrene as i madh as i vogel. Gjithcka mund te ndodhe jetojme ne SHQIPERI... Jojo: Jojo: Jojo:
Postuar nga: erlehta
« ne: 19-07-2019, 10:49:58 »

Shqipërise i duhet hyre me themel per pastrimin e korrupsionit.
Posti dhe i ulet te jete, qënka semundje per shqiptaret.
Postuar nga: M A X
« ne: 13-07-2019, 08:05:14 »

 

Gjysma e shqiptarëve që përfundojnë në spitalet apo qendrat shëndetësore të vendit paguajnë ryshfet për të marrë shërbimin shëndetësore. Përfundimi ka ardhur nga barometri i Ballkanit, një vrojtim i kryer nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal.

Sipas vrojtimit, gjatë vitit të kaluar 50 për qind e shqiptarëve që u paraqitën në spitale apo qendrat ku ofrohet shërbim shëndetësor, paguan para nën dorë për tu kuruar. Kjo shifër është gati 5 herë më e lartë se sa ajo e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas barometrit, në vendet fqinje pjesa e qytetarëve që raporton se ka dhënë ryshfete për tu kuruar varion nga 10 për qind që është në Bosnje deri në 12 për qind, në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Por shëndetësia nuk është i vetmi shërbim publik,, për të cilin qytetarët detyrohen të paguajnë para nën dorë për ta përfituar. Edhe në sistemin arsimor, ndodh e njëjta gjë, ndonëse me një intensitet më të ulët.

Sipas barometrit, vitin e kaluar 13 për qind e qytetarëve shqiptarë kanë paguar ryshfete në shkolla apo institucionet e tjera të sistemit arsimor, në një kohë që në vendet e rajonit kjo shifër varion nga 2 deri në 6 për qind.

Vrojtimi i barometrit të Ballkanit tregon se Shqipëria është vendi më nivelin më të lartë të korrupsionit, thuajse në të gjitha fushat dhe institucioneve publike, përfshirë ato që janë në varësi direkte të qeverisë./tch