I ardhur apo tiranas? Paragjykimet që na ndajnë - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

I ardhur apo tiranas? Paragjykimet që na ndajnë

I ardhur apo tiranas? Paragjykimet që na ndajnë

· 19 · 869

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 22-11-2011, 19:50:33
Dori është nga fshati Fiershegan i Lushnjës. Ajo na tregon se sa e madhe ka qenë dëshira e saj për të arritur kryeqytetin.

“Quhem Doriana Kuçi. Jam 18 vjeç dhe sapo kam nisur studimet për kimi ushqimore në Fakultetin e Shkencave në Tiranë. Kjo degë ka qenë ëndrra ime dhe kam arritur ta realizoj”, shprehet Doriana.

Dëshira shumë e madhe prindërore për të mbështetur studimet e fëmijëve nuk e shuan gjithsesi merakun e tyre për vajzat që fitojnë jetesën vetëm në një qytet gjigand.

“I thashë që kishte mbështetjen time në vazhdimin e shkollës. Është në konvikt dhe kam shumë merak të them të drejtën. I flas shpesh”, thotë nëna e Dorianës.

Në rastin e Dorianës, prindërit përpiqen që të mos e lëshojnë vajzën nga kontrolli, megjithë lirinë e fituar.

“Prindi gjithmonë ka merak. Kam shkuar shpesh ta vizitoj”, thotë babai i vajzës.

“Vetë jeta e fshatit nga ajo e qytetit ndryshon, por edhe me ndihmën e shoqeve mendoj se do ja dali”, shton nëna.

“Tirana është një qytet i madh dhe kur vijmë në Tiranë jemi pa mbështetjen e familjes dhe pa mbrojtjen e tyre. Sigurisht që frika ekziston”, tregon Doriana.

Megjithë vështirësitë që të ofron një qytet i huaj, sfida nuk është përshtatja, por t’u bësh ballë paragjykimeve. Shpesh herë Tirana është sa mikëpritëse, aq edhe përjashtuese.

“Ne shoqërohemi me studentet e rretheve që jetojnë në konvikt. Studentët e Tiranës nuk rrinë me ne edhe pse nuk e tregojnë hapur, por ne ndihemi të paragjykuar”, shton Doriana.

Fludina Shima vjen për të studiuar në Tiranën e mundësivë të mëdha nga Shkodra. Ja se sa e egër është për të mikpritja në metropol.

“Kur kam ardhur në fillim komunikimi me njerëzit ka qenë shumë i vështirë sepse nuk na pëlqejnë shumë ne të rretheve”, thotë Fludina.

Ka gjithmonë një arsye pse.

“Kur vjen nga një qytet tjetër dhe nuk ke familjen pranë njeriu “lirohet”, sidomos në vitin e parë dhe bën gjëra që më parë nuk i ke bërë aq shpesh”, shpjegon Fludina.

Dhe kështu krijohen ndasitë. Tiranaset mbrojnë territorin, ndërsa të ardhurat kërkojnë mbijetesën për të fituar pozita më të mira në shoqëri.

“Për momentin thjesht flasim për mësimet, nuk dalim jashtë mësimit”, thekson studentja nga Shkodra.

Gerta, studentja e vitit të dytë të degës së gazetarisë, disa faza i ka kaluar. Por, përballjen me Tiranën vështirë ta harrojë lehtë: “M’u duk vetja sikur nuk isha në Shqipëri. Tirana më është dukur e zhurmshme, e madhe dhe thashë “oh, a do i’a dal?”

“Ka biseda mbi origjinën dhe ka paragjykime, por pasi na njohin “tironsit” ndryshojnë mendim”, thotë Gerta.

Të paktën rrëfimi i eksperiencës së saj nuk është aq depresues dhe pa shpresa për të rejat që duhet të mësojnë të bëjnë durim.

“E kam patur të vështirë, por u ambjentova”, përfundon Gerta. /top channel

I ardhur apo tiranas? - Pasdite ne Top Channel

  • Postime: 3548
  • Karma: +13/-3
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 22-11-2011, 20:03:15
oleeeeeeeee doli ligji i ri qe mos te afrohen nga fush kruja e tu ata qe nuk jane tironca/e :D

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 13-12-2011, 21:02:26

Ketu jane intervistuar studentet te ardhura ne Tirane, por nese do te intervistoheshin studentet konviktore ne rrethet e tjera si ne Elbasan, Korce etj ,,,besoj se te njejtin mendim do te ndanin. Te jetosh ne nje vend qe ti ende nuk e njeh, sigurisht qe ka veshtiresi, por kjo nuk eshte gje negative. 

  • Postime: 116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 15-12-2011, 14:25:18
Mua me duket kot kjo gje..
Nje here kishte dalur nje artikull qe duhet te kalosh  10 brez te jesh Tironc lol
(Sepse e bejne te shemtuar gjuhen shqipe, dhe flasin kot e me kot se kuptoj nejse)
Une me 10 vjet marr nenshtetesine Italiane te dua :D jo me tiranese LOL
Paradoks! (i mendjeve te mykura ndoshta do thoja me shume)

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 15-12-2011, 14:34:27
Mua me duket kot kjo gje..
Nje here kishte dalur nje artikull qe duhet te kalosh  10 brez te jesh Tironc lol
(Sepse e bejne te shemtuar gjuhen shqipe, dhe flasin kot e me kot se kuptoj nejse)
Une me 10 vjet marr nenshtetesine Italiane te dua :D jo me tiranese LOL
Paradoks! (i mendjeve te mykura ndoshta do thoja me shume)

Nuk eshte pune paragjykimi sesa gjykohet migrimi i veriut apo jugoreve ne kryeqytet. Me perpara ne kohen e xhaxhit te jetoje ne kryeqytet duhej te merrje pashaportizimin dhe lejen ne komitet qendror te kishe pune te mira dhe vetem intelektualet e gezonin kete te drejte per te jetuar ne TR. Kjo behej per arsyen e thjeshte qe mos mblidheshin kokrrat e katunareve dhe borzilokeve te trashe. Tani cka ndodh kane shit lopet dhe dhite dhe kane ardh ne TR kane vendos 1 tabele toke e xanum dhe tironcit me gisht ne goje si rob te urte nuk ndihen. Ka culo ku te qendroje ky mhb. Jo ska!

  • Postime: 116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 15-12-2011, 14:45:45
Me fal tani se jam une pak e vonuar dhe nuk e kuptoj mire kete pune..
Nje person smund te ike ku te doje?
Ne shoqerine e sotme ke lek?Blej shtepine cf do te jete e si te vije puna.
Dmth nje qe qenka katunar sipas teje nuk mundet nuk duhet te rrije ne kryeqytet??

Sa per shijet e mia personale Tiranen nuk e pelqej aspak (as qytet e medha ne pergjithesi,ndoshta se eshte mesuar iriqi ne ferra LOL)
Por tymi, zhurma, pluhuri, nuk jane per mua :)

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 15-12-2011, 14:51:49
spo flas per ty po flas per katunaret dhe borziloket e mirefillte

  • Postime: 116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 15-12-2011, 14:52:56
Edhe une per ato thashe :)
Gjithsecili ka te drejte, nese ka mundesi te jetoje ku ti doje qejfi.
Edhe ne Everest :D

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 15-12-2011, 14:54:48
sigurisht por jo ne pronen time  :)

  • Postime: 116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 15-12-2011, 14:58:51
sigurisht por jo ne pronen time  :)

Pse kur ka ndodhur qe dikush te abuzojne me pronen e tjetrit  sedi:

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 15-12-2011, 14:59:31

Pse kur ka ndodhur qe dikush te abuzojne me pronen e tjetrit  sedi:



ku jeton ti ne boten e cudirave? ske pa ca i kane bere cecenet tirones

  • Postime: 116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 15-12-2011, 15:01:31
Jo jo nuk e kam pare...
Sidofte une mendimin tim e dhashe, ndoshta i papjekur.. por sipas meje disa gjeja jane te gabuara dhe pike.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#12 ne: 15-12-2011, 15:08:34
Paragjykimet ekzistojne per pjesen e cila kudo ta shpiesh mbetet Shpellare. nuk jane njerez qe mund te asimilojne ndryshimet dhe ritmet. dhe kur flasim per paragjykime mos harroni se edhe vete Tironcit autoktone ndahen ne qytetare dhe ne katundare....qyteta ret nuk i durojne dot katundaret dhe skane faj sepse qe nga gjuha e trashe qe kane te cmendin....

paragjykime te gjithe kemi edhe pse keto paragjykime jane me te fokusuara per ata qe vijne nga veriu. une personalisht i etiketoj ,eshte me e forte se une por ja qe jemi qenie njerezore dhe si rrjedhoje gjithkush ka preferencat e tija.....

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 15-12-2011, 16:02:12
Me fal tani se jam une pak e vonuar dhe nuk e kuptoj mire kete pune..
Nje person smund te ike ku te doje?
Ne shoqerine e sotme ke lek?Blej shtepine cf do te jete e si te vije puna.
Dmth nje qe qenka katunar sipas teje nuk mundet nuk duhet te rrije ne kryeqytet??

Sa per shijet e mia personale Tiranen nuk e pelqej aspak (as qytet e medha ne pergjithesi,ndoshta se eshte mesuar iriqi ne ferra LOL)
Por tymi, zhurma, pluhuri, nuk jane per mua :)

  • Postime: 116
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 16-12-2011, 15:11:41
????

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 16-12-2011, 15:47:10
????

...qe isha ne nje mendje me c'ke shkruar ne ate citim. :)

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 16-12-2011, 16:57:17
Per paragjykime jena te paret...e as njeri - tjetrin nuk e duam lene mo me na desht kush...robi jeto ku ti doje qefi...vetem a ke mundesi
Sdo me pelqente me jetu ne Tiron...shume koti ka qene dikur e tash ma kot se dikur...anyway 90% e Tirones fshatunar jane...se mos ja u ka pas bo nena tironen....

 :D

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#17 ne: 16-12-2011, 20:10:53
---- Kujdes Fjalorin! ------


hej po pati mundesi mos ti fshish postimet e mia

un shkruj cta dua me goce prandaj dua qe postimet e mia mos te preken

ok???
« Editimi i fundit: 18-12-2011, 19:02:17 nga vullkani »

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#18 ne: 17-12-2011, 23:17:01
Paragjykimet jane te pashmangshme dhe pike. Besoj se dhe nje banor i rruges se Durresit nuk do ndihej lirshem andej nga Tr e re  :P

Temat e fundit