Postuar nga: Lol$
« ne: 23-08-2023, 11:11:42 »(të njohësh tjetrin për të njohur veten)
Më në fund shqiptari po përballet dhe po njihet me europianin e zakonshëm.
Pas shumë legjendave, pas tre dekadave me rrëfime fantastiko-shkencore nga emigrantët, pas frustrimit post-komunist dhe narrativës se diçka na mungon apo e kemi mangut, shqiptari po e njeh të vërtetën në vetë të parë, pa zbukurime e pa ekzagjerime.
E vërteta është se italianët, europianët, janë njerëz si ne. Ka shumë njerëz të mirë, ka disa njerëz të rëndomtë, ka dhe një pakicë njerëzish ordinerë apo të neveritshëm.
Holandezët që urinonin në rrugë dhe turistët që vjedhin jastekë janë prova për këtë.
Larg nga racizmi apo stereotipet, le të shërbejnë këto përvoja për të njohur dhe vlerësuar edhe vetveten.
Sigurisht që duhet t'u ngjajmë europianëve. Në respektim të ligjit, ndërtim të institucioneve dhe respektim të të drejtave.
Por le të marrë fund njëherë e mirë vetëposhtërimi dhe mendësia neokolonialiste që na shtyn të bëhemi kopje të shëmtuara të identitetit të huaj, Instagram dhe beton.
Le të marrim më të mirën nga Europa dhe të ruajmë vlerat tona autentike apo traditat e veçanta të cilat Europën vetëm sa e pasurojnë. Që nga mikpritja, harmonia fetare e deri te lakrori apo arkitektura jonë tipike.
Në Europë, do hyjmë si shqiptarë.
Madje nuk kemi nevojë as të "hyjmë" diku.
Ne jemi europianë. Mjafton të rinjohim veten.
Lolita albania