×

Kanceri i qafes se mitres!

Kanceri i qafes se mitres!

· 7 · 453

  • Postime: 12738
Mishel...............
ne: 24-09-2013, 14:15:56
Shendetesi Kanceri i mitrës, vrasësi i grave 
 

 
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së një femre. Ai renditet i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në Europë, çdo vit rreth 60.000 gra preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gati gjysma e tyre vdesin prej tij.

Një nga arsyet për këtë situatë është se shumë gra nuk kanë njohuritë e duhura për mënyrat e parandalimit të këtij kanceri. Një arsye tjetër është se mjaft politikbërës nuk kanë informacionin e duhur për përfitimet shëndetësore dhe ekonomike që programet parandaluese për kancerin e qafës së mitrës mund të sjellin për vendet e tyre, duke mos i vendosur kështu në programet prioritare për implementim.

Çfarë është kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës është një tumor që formohet në qafën e mitrës së një femre. Ai renditet i dyti mbas kancerit të gjirit, por ka një vdekshmëri më të lartë. Në Europë, çdo vit rreth 60.000 gra preken nga kanceri i qafës së mitrës dhe gati gjysma e tyre vdesin prej tij.

Një nga arsyet për këtë situatë është se shumë gra nuk kanë njohuritë e duhura për mënyrat e parandalimit të këtij kanceri. Një arsye tjetër është se mjaft politikbërës nuk kanë informacionin e duhur për përfitimet shëndetësore dhe ekonomike që programet parandaluese për kancerin e qafës së mitrës mund të sjellin për vendet e tyre, duke mos i vendosur kështu në programet prioritare për implementim.

Në Shqipëri kanceri i qafës së mitrës përbën gati gjysmën e rasteve me tumore malinje që prekin aparatin genital femëror dhe në pjesën më të madhe të rasteve kapet në faza mjaft të avancuara. Shkaktari kryesor i kancerit të qafës së mitrës është Human Papiloma Virus (HPV). Ka më shumë se 100 tipe të virusit HPV, por vetëm një pjesë prej tyre janë viruse me rrezik të lartë dhe shkaktarë të kancerit të qafës së mitrës. HPV është një virus i cili pasi hyn në organizëm mund të mbetet aty i fshehur me vite pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje. HPV përhapet nëpërmjet kontakteve seksuale dhe rreziku i infektimit rritet me shtimin e numrit të partnerëve seksualë.

Si mund të mbrohesh nga kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës është ndër ka kanceret e vetëm për të cilin shkenca tashmë e di me saktësi se çfarë duhet bërë për të parandaluar pothuajse çdo rast: Vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV (shkaktarit kryesor të kancerit të qafës së mitrës) si dhe bërja rregullisht e PapTestit. Çdo femër duhet ta dijë këtë gjë! Vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV dhe bërja rregullisht e PapTestit parandalojnë gati 90% të rasteve me kancer të qafës së mitrës.

Çfarë është vaksina kundër HPV-së?
Falë arritjeve të shkencës, sot është prodhur një vaksinë e cila të mbron nga infektimi me virusin HPV. Vaksina siguron një mbrojtje të lartë për dy tipet e virusit HPV, që janë shkaktarët më të shpeshtë të kancerit të qafës së mitrës. Vaksina është një përfitim i madh shëndetësor për femrat në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Për fat të mirë, vaksina sot gjendet edhe në rrjetin farmaceutik shqiptar. Vaksina rekomandohet të bëhet përpara fillimit të aktivitetit seksual, pra përpara infektimit me virusin HPV. Mosha e rekomanduar është 10-26 vjeç. Por edhe të gjitha femrat mbi këtë moshë mund të vaksinohen nëse janë akoma të painfektuara në momentin e bërjes së vaksinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka rekomanduar vendeve, futjen e kësaj vaksine në kalendarin bazë të vaksinimit.Vaksina nuk të mbron ndaj të gjitha tipeve të virusit HPV kancershkaktues. Vaksinimi redukton në masë të konsiderueshme rriskun për kancer të qafës së mitrës por nuk e eleminon atë. Për këtë arsye të gjitha gratë edhe ato të cilat janë vaksinuar duhet të vazhdojnë të kryejnë rregullisht Pap testin, me qëllim që të mbrohen nga kanceri i qafës së mitrës i cili shkaktohet nga tipet e tjera të HPV-së.

Çfarë është PAP Testi?
Pap Testi është një test i shpejtë, i thjeshtë, i padhimbshëm, që zgjat vetëm pak minuta, por që mund të shpëtojë jetën! Pap Testi bëhet për të treguar nëse një femër ka apo jo kancer të qafës së mitrës. Nga momenti i shfaqjes së qelizave jo normale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen shumë vjet, rreth 10 deri në 20 vjet. Fatmirësisht koha e gjatë e zhvillimit të këtij lloj kanceri i jep mundësinë një femre ta kapi në kohë atë, nëse kontrollohet rregullisht.

Është e rëndësishme që të gjitha gratë ta bëjnë rregullisht Pap Testin, si pjesë e kujdesit të zakonshëm për shëndetin e tyre. Rekomandimet për kryerjen e Pap Testit janë të ndryshme. Disa rekomandime janë per kryerjen e Pap Testit çdo 1-3 vjet. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandohet: Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç, sidomos ato me rrisk duhet të kryejnë PapTestin rregullisht! Nëse një femër kontrollohet rregullisht, pra bën pap teste të rregullta, mund ta kapi në kohë kancerin e qafës së mitrës. Nëse kanceri cervikal kapet herët, është i lehtë për tu trajtuar dhe kjo është e lidhur me mbijetesën dhe me një kualitet jete më të mirë.

Si kryhet Pap Testi?
Pap testi kryhet ambulatorisht në një klinikë apo spital. Rreth 2 ditë para kryerjes së Paptestit duhen shmangur dushet vaginale, përdorimi i suposteve vaginale, kremrave spermicid, sprajtit dedorant vaginal si dhe shmangia e marrëdhënieve seksuale, mbasi të gjitha këto ndikojnë në rezultatin e Pap Testit. Gjithashtu, kryerja e Pap testin bëhet jo në periudhën menstruale, por disa ditë larg mensturacioneve. Ndërkohë që gruaja shtrihet tek shtrati i vizitës, mjeku merr një sasi qelizash prej qafës së mitrës me një furçë të vogël që është posaçërisht për këtë. Materiali më pas dërgohet në laborator për tu parë nga mjekë specialistë. Përgjigjia jepet mbas rreth 2 javësh.

Është e rëndësishme për një grua të diskutojë rezultatet e PAP testit me mjekun. Nëse rezultati i PAP Testit është normal, rreziku për kancer të qafës së mitrës është i ulët. Por edhe nëse rezultati i PAP Testit është normal, gruaja nuk duhet ta ndërpresi bërjen e Pap Testit por duhet të vazhdoj rregullisht bërjen e tij çdo 1-3 vjet. Nëse rezultati i PAP Testit del jo normal, do të thotë që disa qeliza jo normale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze.

Është e rëndësishme të mbajmë mend se qelizat jo normale jo gjithmonë bëhen kanceroze. Në disa raste pjesët jo normale duhen hequr që të mos kthehen në kancer. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë në spitalin gjinekologjik dhe nuk kërkon që ju të shtroheni. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të patur fëmijë.
Nëse Pap Testi tregon një dyshim apo gjendje jo normale mjeku kërkon të përsëritet testi mbas 6 muajsh apo të kërkojë të kryen egzaminime të tjera shtesë si kolposkopi apo biopsi. Biopsia është e vetmja mënyrë e sigurtë për të përcaktuar nëse qelizat jo normale kanë lidhje me kancerin. - See more at: http://www.shqiptarja.com/shendetesi/2712/kanceri-i-mitres-vrasesi-i-grave-142068.html#sthash.2qSqC9vO.dpuf
« Editimi i fundit: 10-11-2019, 17:15:05 nga M A X »

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#1 ne: 27-09-2013, 04:41:05
Flmd Mishel, edhe pse kjo teme i perket Mjeksise, ja vlen edhe te jet edhe ketu. Une do shtoja qe te behet edhe kontrollimi i gjakut ne laborator per 2 partneret cdo vit, plus vizitave tjera mjeksore.

Gjithashtu une dhe kengetari Gezim Nika jemi duke punuar ne nje projekt per te derguat nje aparature mjeksore MRI, qe ben gjitha llojet e kontrollimeve mjeksore nga New York per vendin tone ne Tropoje deri ne Nentor. Ne menyre qe qytetaret te bejn kontrollet mjeksore te nevojshme. Te dhenat e projektit, dhurimet fianciare, etj do ti paraqes tek RadioVallezimi.com.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#2 ne: 27-09-2013, 09:05:29
Edhe pse kjo qe po thua Kiss ska lidhje me temen , brenda kuadrit te mjeksise mbetet.

Gjithsesi Kanceri i qafes se mitres diagnostikohet si fillim me je pap test te thjesht e me pas me kolposkopi dhe biopsi. Keto jane ne varesi te rezultatit qe merret nga Pap testi, dhe nese verehet se qelizat para-kancerogjene kane kaluar e brendesi te qafes se mitres atehere keshillohet te kryhet biopsia. Ne rast se jo mjaftohet me Kolposkopine.

Eshte shume e rendesishme qe nje femer te kryej kontrolle te tilla, sepse vjen nje moment kur je shume vone per cdo gje!


Kalofshi mire

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#3 ne: 25-12-2013, 17:47:30
kanceri i mitres, i uraleve mitrore dua te them, ka lidhje me shumen e hereve qe ke kryer seks, pa lidhje kohore apo realizive, dukshmerie... kurse kanceri i uralve te anusit ka lidhje me ndjenjen e imoralitetit dhe ende nuk eshte ckoduar kjo ndjenje e prapshte eksploruese, e pavendosur deri ne fund

  • Postime: 12738
Mishel...............
#4 ne: 25-12-2013, 17:49:33
Piken i paske vu!

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 10-11-2019, 17:11:48
Studiues nga Universiteti Griffith në Queensland në Australi kanë bërë një zbulim shumë të rëndësishëm në fushën e mjekësisë.

Kërkuesit kanë përdorur një teknologji që ndryshon gjenet dhe shënjestron tumoret qafës së mitrës tek minjë.

Drejtuesi i këtij studimi, profesori Nigel McMillan u shpreh se kjo është kura e parë për kancerin që përdor këtë lloj teknologjie.

Minjtë që u përdorën gjatë testeve patën 100 për qind shanse mbijetese duke rritur kështu shpresat për gratë te diagnostikuara me këtë lloj kanceri.

Kjo “vegël” e njohur si CRISPR-Cas9, injektohet me nanogrimca në sistemin e qarkullimit të gjakut të pacientit, transmeton Mail Online.

Këto nanogrimca më pas kërkojnë për gjenin E7 i cili bëhet shkak për shfaqjen e kancerit dhe e ndajnë në dysh. Pasi riparohet, ajo nuk i njeh më qelizat e tjera kanceroze dhe kështu gjenerohen qeliza të shëndetshme.

“Kjo është si t’i shtosh disa shkronja shtesë një fjale që kontrolluesi i drejtshkrimit të mos e njohë më. Kancerit i duhet ky gjen për t’u prodhuar, pasi ai editohet, kanceri zhduket”, shpjegon McMillan.

  • Postime: 22694
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 10-11-2019, 17:14:18
 

Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet ngadalë, duke bërë që faza para-kancer të zgjatë 10-20 vjet, duke dhënë mundësi të mjaftueshme për t’u zbuluar në kohë. Por pavarësisht kësaj, në vendin tonë problem mbetet diagnostikimi në fazë të avancuar i sëmundjes, duke ulur shanset për trajtim”.

Shpjegimi vjen nga mjekja dhe specialistja e shëndetit publik, Lumturi Mërkuri, e cila përmes kësaj interviste, dhënë për suplementin “Life Pages”, të “Gazeta Shqiptare” shpjegon në detaje gjithçka duhet të dimë rreth këtij kanceri për ta parandaluar apo për ta kapur në kohë.

Doktoreshë, çfarë është kanceri i qafës së mitrës?
Kanceri i qafës së mitrës është një sëmundje tërësisht e parandalueshme, por për fat të keq, pavarësisht kësaj, mbetet shkaku i rëndësishëm i vdekjes nga kanceri te gratë në shumë vende të botës. Ai është kanceri i dytë më i zakonshëm te gratë, veçanërisht në vendet në zhvillim. Por nga ana tjetër, duke qenë se është një nga të paktët kancer që zakonisht zhvillohet ngadalë, pra faza parakancer zgjat shumë vite përpara se të kthehet në kancer, rreth 10-20 vjet, kjo jep mundësi të mjaftueshme për zbulim dhe trajtim.

Çfarë të dhënash kemi për këtë sëmundje në Shqipëri?
Shqipëria ka një incidencë të moderuar të kancerit të qafës së mitrës, me rreth 100 raste të reja çdo vit. Por, më tepër se gjysma e rasteve diagnostikohen në stade të avancuara, kur trajtimi është më pak efektiv, por edhe shumë i shtrenjtë, dhe gati 1/3 përfundojnë në vdekje. Kontrolli për kancerin e qafës së mitrës konsiderohet prioritet, por ende një pjesë e grave paraqiten në faza shumë të vonshme kur është vështirë të trajtohen. Prandaj, në paketën e rishikuar të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor janë përfshirë edhe shërbimet për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të traktit riprodhues, përfshi ato për kancerin e qafës së mitrës. Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka miratuar udhërrëfyesit dhe protokollet për kontrollin dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës, në shërbimet e kujdesit shëndetësor parësor. Gjithashtu, ka filluar pilotimi i një kontrolli në dy zona periferike.

Nga se shkaktohet kanceri i qafës së mitrës?
Shkaktari kryesor i gjendjes parakanceroze dhe kancerit të qafës së mitrës është infeksioni i vazhdueshëm ose kronik me një ose më shumë lloje të virusit HPV (Human Papiloma Virus), infeksionit më të zakonshëm viral i traktit riprodhues. HPV transmetohet seksualisht, por seksi penetrues nuk është gjithmonë i nevojshëm për transmetim, kontakti gjenital lëkurë me lëkurë është një mënyrë e njohur transmetimi. Shumica e grave dhe burrave seksualisht aktivë do të jenë të infektuar në një pikë gjatë jetës së tyre me HPV, disa edhe në mënyrë të përsëritur. HPV mund edhe të mbetet e fshehur me vite pa dhënë asnjë shenjë sëmundjeje, por personat që e mbartin mbeten infektues për partnerët e tyre seksualë. Te shumica e grave dhe burrave që infektohen me HPV, këto infeksione eliminohen vetë pa asnjë ndërhyrje brenda pak muajve mbas infektimit, dhe rreth 90% e tyre brenda 2 vjetëve. Por edhe pse shumica e infeksioneve HPV kalojnë vetë, një pakicë e tyre, kryesisht llojet 16 e 18 të HPV, të njohura edhe si lloje me rrezik të lartë, vazhdojnë të qëndrojnë dhe të përparojnë në dëmtime parakanceroze dhe më vonë në kancer të qafës së mitrës te gratë. HPV mund të shkaktojë kancerin e anusit, vulvës, vaginës dhe penisit, edhe pse këto lloje kanceri janë më pak të shpeshta se kanceri i qafës së mitrës, si dhe lythat gjenitalë.
lumturi merkuri
Të gjitha gratë mund të preken nga kjo sëmundje?
Çdo grua mund të jetë në rrezik për kancer të qafës së mitrës, por një femër është më e rrezikuar për t’u prekur nëse: ka filluar herët marrëdhënien e parë seksuale, ka partnerë seksualë të shumtë, ka partnerë të cilët kanë apo kanë pasur shumë partnere seksuale, ka apo ka pasur një infeksion seksualisht të transmetueshëm, përdor në mënyrë abuzive duhanin, ka imunitet të ulët (p.sh. individë të infektuar me HIV janë në rrezik më të lartë për t’u infektuar me HPV, dhe mund të infektohen nga lloje të ndryshme të HPV).

Çfarë shenjash ka kanceri i qafës së mitrës?
Shumica e infeksioneve nga HPV nuk shkaktojnë shenja dhe kalojnë në mënyrë spontane. Infeksionet me llojet 16 dhe 18 që zgjatin, mund të çojnë në lezione parakanceroze dhe nëse nuk trajtohen, përparojnë në kancerin e qafës së mitrës. Ky përparim zakonisht merr shumë vite, 10-20 vite dhe simptomat e kancerit të qafës së mitrës kanë tendencë të shfaqen vetëm atëherë kur kanceri ka arritur një stad të avancuar. Shenjat mund të përfshijnë: gjakderdhje jo të rregullt midis cikleve menstruale, ose gjakderdhje jonormale vaginale pas marrëdhënieve seksuale, dhimbje mesi apo në fund të barkut, lodhje, humbje peshe dhe oreksi, parehati vaginale ose sekrecione vaginale jonormale, dhimbje gjatë kontaktit seksual. Në faza të avancuara shfaqen edhe simptoma të tjera më të rënda.

Si mund ta parandalojmë?
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sërë veprimesh për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës. Veprimet e rekomanduara përfshijnë që nga komponentët e edukimit të komunitetit, mobilizimit social, vaksinimin, depistimin, trajtimin dhe deri tek kujdesi paliativ. Pothuajse çdo rast me kancer të qafës së mitrës mund të parandalohet nëpërmjet kontrollit/depistimit dhe vaksinimit. Tashmë është e provuar se programet e depistimit të kancerit të qafës së mitrës mund të parandalojnë deri në 80% të rasteve, dhe së bashku me vaksinën mund të reduktojnë ndjeshëm nivelet e këtij kanceri. Ndërhyrje të tjera parandaluese të rekomanduara si për djemtë e për vajzat janë: edukimi lidhur me praktikat e sigurta seksuale dhe fillimi me vonesë i aktivitetit seksual; promovimi i prezervativëve gjatë aktivitetit seksual; paralajmërimet për përdorimin e duhanit (që është faktor rreziku për kancerin e qafës së mitrës) dhe rrethprerja mashkullore (syneti). Edukimi shëndetësor siguron që gratë, familjet e tyre dhe komuniteti në përgjithësi të kuptojnë se kanceri i qafës së mitrës është i parandalueshëm.

Çfarë është vaksina kundër HPV-së?
Aktualisht në dispozicion janë dy lloje vaksinash, që sigurojnë një mbrojtje të lartë kryesisht kundër dy llojeve të HPV, 16 e 18, të njohura për shkaktimin e të paktën 70-80% të kancerit të qafës së mitrës. Studimet tregojnë se të dyja vaksinat janë të sigurta dhe shumë efektive në parandalimin e infeksionit me HPV 16 dhe 18, nëse aplikohen para ekspozimit me HPV. Prandaj preferohet që ato të aplikohen para aktivitetit të parë seksual. OBSH-ja rekomandon vaksinimin për vajzat e moshës 9- 13 vjeç, mbasi kjo është masa më kosto-efektive e shëndetit publik kundër kancerit të qafës së mitrës. Disa vende kanë filluar të vaksinojnë djemtë si masë parandaluese e kancerit gjenital, duke qenë se një nga dy vaksinat parandalon edhe lythat gjenitale në meshkuj dhe femra. Vaksinimi kundër HPV redukton në masë të konsiderueshme rrezikun për kancer të qafës së mitrës. Por, nëse infeksioni me HPV ka ndodhur, vaksina nuk mund të trajtojë infeksionin apo të luftojë kancerin. Vaksinimi kundër HPV nuk zëvendëson kontrollin për kancerin e qafës së mitrës. Prandaj, edhe gratë të cilat janë vaksinuar, duhet të vazhdojnë të kryejnë rregullisht kontrolle për kancerin e qafës së mitrës.

Kur duhet të fillojë kontrolli për kancerin e qafës së mitrës?
Kontrolli për kancerin e qafës së mitrës është testimi për të kapur fazat parakanceroze dhe kancerin te gratë, të cilat akoma nuk kanë simptoma dhe mund të ndihen të shëndetshme. Kur depistimi zbulon fazat parakanceroze, këto mund të trajtohen lehtë dhe zhvillimi i kancerit shmanget. Gjithashtu, depistimi mund të zbulojë kancerin në fazën e hershme, kur trajtimi ka një mundësi të lartë për shërim. Kontrolli i kancerit të qafës se mitrës përgjithësisht rekomandohet për çdo grua nga mosha 30 vjeç, por kjo mund të shtrihet edhe në moshat e reja, nëse ka prova të një risku të lartë. OBSH rekomandon depistimin për çdo grua seksualisht aktive nga mosha 30 deri në 49 vjeç, të paktën një herë në jetë dhe në mënyrë ideale më shpesh, i cili do të reduktojë vdekjet nga kanceri i qafës së mitrës. Aktualisht janë në dispozicion disa lloje testesh depistuese: Pap testi, kontrolli viziv me acid acetik/VIA, testimi për HPV me rrezik të lartë, si dhe kolposkopia.

Çfarë është Pap testi?
Pap testi është një test tradicional depistues, i cili përdoret për të gjetur qelizat jonormale në qafën e mitrës që në fazat e hershme parakanceroze. Pap testi është një test i shpejtë, i thjeshtë, jo i dhimbshëm, zgjat vetëm pak minuta, por mund të shpëtojë jetën e një femre. Fatmirësisht, koha e gjatë nga momenti i shfaqjes së qelizave jonormale në qafën e mitrës deri në shfaqjen e plotë të kancerit, i jep mundësinë një femre ta kapë në kohë atë nëse kontrollohet rregullisht. Pap testi kryhet ambulatorisht nga një personel shëndetësor i trajnuar. Rreth 2 ditë para kryerjes së Pap testit duhen shmangur dushet vaginale, supostet vaginale, kremrat spermicid, sprajti deodorant vaginal, si dhe shmangia e marrëdhënieve seksuale, mbasi të gjitha këto ndikojnë në rezultatin e Pap testit. Kryerja e Pap testit duhet bërë jo në periudhën menstruale, por disa ditë larg menstruacioneve. Për gratë që rezultojnë negativ gjatë Pap testit, intervali për ridepistim duhet të jetë pas 3-5 vitesh. Pas një depistimi të dytë me rezultate negative, dhe për gratë në moshë më të madhe, intervali i depistimit mund të jetë më i gjatë se 5 vjet. Nëse rezultati i Pap testit del jonormal, do të thotë që disa qeliza jonormale janë gjetur në qafën e mitrës, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze. Nëse Pap testi tregon një dyshim apo gjendje jonormale, mjeku kërkon të përsëritet testi mbas 6 muajsh apo kërkon të kryhen ekzaminime të tjera shtesë.

Po testimi për HPV çfarë është?
Testimi për HPV është metodë testimi që bazohet në zbulimin e ADN-së së llojeve të HPV-së me rrezik të lartë në mostrat vaginale ose të qafës së mitrës. Testimi për HPV rekomandohet për çdo grua duke filluar nga mosha 30 vjeç. Por, edhe pse kanceri i qafës së mitrës është i rrallë para moshës 30 vjeç, depistimi mund të bëhet edhe te gratë më të reja se 30 vjeç nëse vihet re rrezik i lartë.

Si trajtohet kanceri i qafës së mitrës?
Depistimi në vetvete nuk ka asnjë vlerë parandaluese, nëse nuk lidhet me trajtimin e rasteve parakanceroze të qafës së mitrës. Nëse kanceri i qafës së mitrës kapet herët, është më i lehtë për t’u trajtuar, mbijetesa rritet dhe cilësia e jetës së gruas është më e mirë. Në disa raste, pjesët jonormale duhen hequr që të mos përparojnë në kancer të qafës së mitrës. Kjo gjë kërkon një trajtim të thjeshtë dhe jo gjithmonë kërkon shtrim në spital. Ky trajtim nuk ndikon në jetën seksuale apo në mundësinë për të pasur fëmijë në të ardhmen. Gratë që janë trajtuar për parakancer të qafës së mitrës duhet të ndiqen dhe trajtohen pas 12 muajsh. Nëse më pas shenjat e kancerit të qafës së mitrës janë të pranishme, mundësitë e trajtimit përfshijnë kirurgjinë, radioterapinë dhe kimioterapinë.

(Life Pages/Gazeta Shqiptare)