Klima! - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Klima!

Klima!

· 12 · 2313

  • Postime: 27274
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-03-2007, 02:00:37
Klima si fenomen social.

Tani dihet se pikesepari klima lidhet me natyren dhe ambjentin rrethues, por nga ana tjeter jeta jone dhe shoqeria zhvillohen pikerisht ne keto ambjente. Pavarsisht aneve mjedisore te fenomeve klimaterike, sa ndikon tek ju klima ne aspektet e tjera te jetes?
Ne media po thuhet se nje dimer si ky i tanishmi nuk ka ngjare qe prej 170 vjetesh.
Tani, keto ndryshime kaq drastike cfare po sjellin aktualisht ne jeten tone?
Po bej dhe nje pyetje banale; a keni frike kur shihni te tilla anomali natyre se mund t'i ndodhe botes ndonje gje e keqe shume shpejt dhe rrjedhimisht edhe neve personalisht?

  • Postime: 3003
  • Karma: +5/-1
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 01-03-2007, 02:43:56
Vallaj kete dimer jemi kenaq sa nuk thuhet. Ka qene ngrohte si ne pranvere. :D


Sa per anomalite, me thon te drejten as qe caj koken fare. Nuk jane gjera qe mvaren nga une, ti apo dikush tjeter.


;)

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 06-03-2007, 03:43:08
Klima ndikon tek te gjithe dhe cdo tip i saj eshte i rendesishem ne periudha te caktuara.
Por sic shkruhet me siper vitet e fundit klima po ndryshon Flitet gjithmon e me shume per nje ngrohje globale dhe kjo eshte me te vertete shqetesuese per te gjithe.

Sa per frike, sigurisht qe kam  :(

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 07-03-2007, 01:59:07
Aspak!
Cfare te behet me gjithe boten do behet edhe mua mua,dhe mbi te gjitha gjerat e keqia qe mund ti ndodhin botes nga klima me duken shume larg.

  • Postime: 27274
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 30-01-2012, 12:02:46
Objektivi është të zbulohet nëse njeriu ka filluar të influencojë klimën që në Antikitet, duke prodhuar dioksid karboni

Kur ka filluar njeriu të influencojë klimën?

Po sikur efekti serrë të ketë filluar 10 mijë vjet më parë? Këtë pyetje ja ka bërë vetes një grup studiuesish të Universitetit të Venecias drejtuar nga Karlo Barbante, i cili po përpiqet të verifikojnë këtë hipotezë. Ky studim është financuar nga Bashkimi Europian me 2.5 milionë euro dhe përgjatë pesë vjetëve ka mbledhur ekspertë të huaj nga e gjithë bota (pesëmbëdhjetë specialistë italianë, amerikanë, zviceranë dhe gjermanë).

Klima
Objektivi është të zbulohet nëse njeriu ka filluar të influencojë klimën që në Antikitet, duke prodhuar dioksid karboni pafund me aksidentet nëpër pyje e savana. "Kur njeriu kaloi nga gjuetia në agrikulturë ka patur nevojë për hapësirë të madhe për të kultivuar dhe për të rritur kafshët", shpjegon Karlo Barbante, ekspert kimie analitike në Universitetin e Venecias, "dhe për këtë arsye ka djegur hapësira të pafundme pyjesh, duke shtuar tejmase nivelin e dioksidit të karbonit". Për këtë arsye, ka mundësi që rritja e nivelit të gazit serrë të jetë i lidhur me aktivitetet më të hershme antropike. "Është e qartë që impakti i madh i njeriut ndaj klimës ka filluar të ndihet më shumë gjatë 200 viteve të fundit", vazhdon profesori.

Dioksidi i karbonit
"Që nga revolucioni industrial deri në ditët e sotme, përqendrimi i dioksidit të karbonit në atmosferë është rritur nga 280 ppm (pjesë për milionë) në 390 ppm, pra është rritur me më shumë se 100 ppm, ndërkohë që 10 mijë vjet më parë rritja e nivelit të dioksidit të karbonit mund të ketë qenë 10 deri në 20 ppm. Kjo ka ndodhur më shumë ngaqë në atë kohë popullsia nuk ishte shumë e madhe. Por, a mund ta influencojë klimën një rritje prej 10 ppm të dioksidit të karbonit? "Kjo është ajo që duam të zbulojmë", nënvijëzon Barbante. "Na intereson të studiojmë të ashtuquajturin sensibilitet klimaterik të asaj periudhe historike. Me fjalë të tjera, duam të zbulojmë se si ka reaguar klima ndaj ndryshimeve të vogla të gazit serrë. Duam të zbulojmë nëse një variacion modest i dioksidit të karbonit apo metanit mund të ketë impakt mbi kushtet klimaterike"...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 11-02-2012, 22:43:08
Do isha shume kurioze te shikoja sjelljen njerezore ne kushte te tilla :D

kam idene do ktheheshin ne identitet... kafshe serish

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 12-10-2012, 13:44:39
Studimi i sponsorizuar nga 20 vende të botës projektoi disa pasoja befasuese dhe të rënda të ndryshimit të klimës dhe flitej si për numrin e të vdekurve, ashtu edhe për pasojat ekonomike

Keqpërdorimi i ngrohjes globale

26 shtatori u konsiderua një ditë e jashtëzakonshme. Një organizatë e quajtur DARA publikoi një raport të titulluar "Monitorimi i Vulnerabilitetit të Klimës, Edicioni i Dytë", një guidë e detajuar e përllogaritjeve të të dhënave të planetit të nxehtë. Studimi i sponsorizuar nga 20 vende të botës projektoi disa pasoja befasuese dhe të rënda të ndryshimit të klimës dhe flitej si për numrin e të vdekurve, ashtu edhe për pasojat ekonomike. Raporti ka shkaktuar një histeri të vërtetë mediatike edhe pse duket se është bazuar në analiza të dobëta dhe pretendime të pasakta.
Artikujt kryesorë përreth botës përshkruanin të dhënat e raportit duke iu referuar vdekjeve dhe kostove. Një artikull në gazetën "Reuters", i publikuar më pas edhe në "Huffington Post" shkruante: "Vdekjet e shkaktuara nga ndryshimi i klimës mund të arrijnë në 100 milionë njerëz deri në vitin 2030 nëse bota nuk vendos të veprojë". Nga ana tjetër, artikulli i "Business week" paralajmëronte: "Ndryshimi i klimës do ta reduktojë GDP-në globale me 1.2 trilion dollarë".
Pothuajse e gjithë bota mediatike e ka raportuar studimin pa i shtuar asnjë kritikë dhe me hamendësimet se këto pasoja do të vijnë kryesisht nga aktiviteti njerëzor dhe jo nga procesi i ndryshimit të klimës. Fatkeqësisht, mesazhi që i është përçuar botës nuk është i saktë. Gabimet serioze dhe faktet e anashkaluara në të paktën tre fusha të ndryshme (vdekjet, kosto ekonomike, kosto e mosveprimit) ngrejnë dyshime të mëdha në seriozitetin e raportit. Për të thënë të vërtetën, ngrohja globale ekziston, është reale dhe e krijuar nga dora e njeriut. Të gjithë e dinë që nevojitet një kundërpërgjigje e shpejtë ndaj kësaj çështjeje, por përhapja e alarmit dhe panikut, bazuar në fakte të dobëta, nuk ka për të gjeneruar politikë efektive.

Numri i vdekjeve
Pikë së pari, është hamendësuar se raporti thekson se vdekjet e shkaktuara nga ngrohja globale mund të arrijnë në 100 milionë njerëz deri në vitin 2030. Por, kjo nuk është ajo çfarë shkruhet në raport. Ai thekson me kujdes se si ekonomia aktuale, e cila kryen një aktivitet aktiv të çlirimit të karbonit në atmosferë, shkaktoi 4.975 milionë vdekje në vitin 2010 dhe se deri në vitin 2030, karboni së bashku me ngrohjen globale do të vrasin 6 milionë njerëz çdo vit...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 12-10-2012, 13:46:26
Po me zhgenjen me keto artikujt e RD ti Erlehte :P

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 17-10-2012, 22:04:19
Po me zhgenjen me keto artikujt e RD ti Erlehte :P

E de,  se Rd-ja nga Bota i ka vjedhe  :D

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 17-10-2012, 23:01:13
Prej vitesh po përballemi me një klimë që ndryshon ekstremisht në intervale të shkurtra kohore. Ditë me diell, temperatura të larta dhe thatësirë që zgjat në kohë.

Kjo është panorama e verës që sapo kaluam, ku në të gjithë stinën u shënuan vetëm katër ditë me shi. E ndërsa presim të hyjë vjeshta me karakteristikat e saj, për ironi të të gjithëve ajo vjen pa asnjë ndryshim në atmosferë.

Shtatori, por edhe tetori, me vetëm ndonjë thyerje të shkurtër, kanë ruajtur nivelin e temperaturave verore. Praktikisht jemi në vjeshtë, por vetëm vjeshtë që nuk po ndjejmë.

Kjo na bën të kuptojmë se klima nuk është më në të njëjtat konture, kufijtë stinorë janë shkrirë, nuk kupton ku nis e ku mbaron dimri. Stinët e ndërmjetme, pranverën e vjeshtën, po i jetojmë gjithmonë e më pak.

Edhe reshjet kanë ndryshuar shumë karakteristikat e tyre. Po vërehet se ato kanë intensitet më të lartë, por në tërësi me vlera vjetore më të pakta. Të gjitha këto çojnë në një derivat: klima në Shqipëri po ndryshon.

E konfirmuar edhe nga burime shkencore dhe studiues, tanimë nuk mund të thuhet se vendi ynë ka një klimë tipike mesdhetare. Territori po ngarkohet me një klimë tropikale për verën dhe kontinentale për dimrin. Cka do të thotë se thatësirat zgjasin në kohë dhe reshjet vijnë me intensitet shumë të lartë.

Ajo sasi shirash që mund të shpërndahet për ditë e javë të tëra, konsumohet në një interval shumë të shkurtër kohe. Edhe temperaturat mesatare vjetore kanë pësuar një rritje prej 0.5-1 gradë.

Studiuesit e motit vërejnë se po ndodh dukuria e netëve tropikale, ku temperatura e natës i kalon 20 gradë Celsius. Vera që shkoi shënoi edhe numrin më të madh të këtyre netëve. Por, pavarësisht të gjitha këtyre ndryshimeve, ekspertët thonë se në Shqipëri nuk janë shënuar ende rekorde të reja për vlerat absolute.

Të gjitha ndryshimet e konstatuara më lart duhet të na bëjnë të fillojmë të mësohemi me idenë e të papriturave të klimës.

Si do të jetë ky dimër? Parashikimi afatgjatë për 6 muajt e ardhshëm

Si do të jetë ky dimër? - Top Channel Albania - News - Lajme

nxehtë, një prej më të thatave në dekadat e fundit. Nuk pritet e njëjta gjë për stinën e radhës. Dimri i sivjetshëm pritet të jetë më i ngrohtë sesa norma.

Sipas të dhënave që raporton Departamenti i Klimës dhe Mjedisit pranë Institutit të Gjeoshkencave, parashikohet se mesatarja e temperaturave të stinës të jetë 1-2 gradë më e lartë.

Ky është një parashikim afatgjatë për 6-mujorin tetor-mars 2013. Reshjet që do të bien gjatë kësaj periudhe do të jenë mbi normën përkatëse. Gjithashtu parashikohet që për shkak të temperaturave të larta ato të vijnë në formën e reshjeve të shiut, çka minimizon mundësinë për reshje bore.

E sipas një llogarie të thjeshtë, ky përfundim nënkupton një stinë të ngarkuar me shira, çka parapret edhe rrezikun e përmbytjeve. Sipas këtyre të dhënave, pritet një 6-mujor relativisht i lagësht.

I ndarë sipas muajve, ky parashikim tregon se tetori i këtij viti do të jetë muaji me intensitetin më të lartë të reshjeve krahasuar me normën. Parashikohet që mesatarisht të bien rreth 30 mm shi më shumë sesa norma mesatare e këtij muaji.

Nëntori gjithashtu parashikohet me intensitet më të lartë reshjesh sesa norma, me gati 25 mm më shumë. Po ashtu edhe dhjetori, ku parashikohet të bien 20 mm reshje më shumë sesa norma.

Janari, shkurti dhe marsi i 2013-ës parashikohet me një sasi reshjesh sa norma ose paska më të larta sesa ajo. Pra përkatësisht, këto tre muaj për nga karakteristikat e motit do të sillen si një dimër klasik.

Nëse do të bëjmë një përmbledhje të atyre që thamë më lart, pjesa e parë e dimrit do të jetë me mot të ngrohtë dhe të lagësht, pjesa e dytë brenda normalitetit të stinës.

Tjetërsimi i stinëve në Shqipëri - Top Channel Albania - News - Lajme

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 17-10-2012, 23:07:08
Tani qe fute lajme nga TCH e ekuilibrove cik klimen lol

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 17-10-2012, 23:07:46
Tani qe fute lajme nga TCH e ekuilibrove cik klimen lol

 :perqafim

Temat e fundit