Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Parloté
« ne: 11-02-2020, 16:39:34 »

Nga hapësja e temës e shoh se flitet për komunikimin verbal (në rast konkret të shkruar). Pra duhet të jetë i dyanshëm dhe ka rëndësi të madhe të lexohet fjalia deri në fund, se po qe se kapesh për fjalë në mes, tema/qëllimi merr krejt kahje tjetër.


Per momentin eshte perfekt por kjo ndoshta se nuk ka aq shume anetare aktive😋


Pajtohem deri diku, sepse ndonjëherë mjafton vetëm një person i gabuar për monolog të çmendur  ;) 
Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 11-02-2020, 16:09:22 »

Per momentin eshte perfekt por kjo ndoshta se nuk ka aq shume anetare aktive😋
Postuar nga: Emira
« ne: 29-09-2007, 19:48:33 »

Boah! Elegance per Zotin, pse i kthen pergjigje?!

Si do te ja beja tani po te isha ndonje filozofe greke? Po mendohem.Ja me ra dicka ndermend tani:

"Pyes veten, pse te shkrova, duke qene se kam mundesi te merrem me tjeter gje?"-me duket se keshtu do ta kisha formuluar "pergjigjen" time...
Postuar nga: notorious
« ne: 29-09-2007, 18:08:44 »

ti n'fakt burrit ja bo yzmetin dhe ty pas dashnorin ty t'thy xhomat e shpis... si qeflije që je, t'paktën ktë përshtypje kam.

p.s. i tejkalon kërkesat ai mi...?

 
Postuar nga: Elegance
« ne: 29-09-2007, 17:49:22 »

e supozojm që ësht ty t'prit burri me bo seks te dhoma e gjumit...

e un të fus tashi një t'shar nga mami... ti çar do bosh...?

e kam llafin... me kamët n'ajër, do t'rri menia te un që t'shajta apo do i bosh yzmet burrit mirë e mirë.

 

E kuptoj se ku do te dalesh me pyetjen qe ke bere dhe ideja ku do te dalesh eshte tamam. S'e di per ke e ke bere pyetjen po hajt se po te pergjigjem une: une s'do e vija fare ujin ne zjarr per sharjen - ke ze meraku! Do ja beja yzmetin burrit qe cke me te!
Postuar nga: notorious
« ne: 29-09-2007, 17:39:51 »

e supozojm që ësht ty t'prit burri me bo sex te dhoma e gjumit...

e un të fus tashi një t'shar nga mami... ti çar do bosh...?

e kom llafin... me komët n'ajër, do t'rri menia te un që t'shajta apo do i bosh yzmet burrit mirë e mirë.

 
Postuar nga: erlehta
« ne: 29-09-2007, 16:58:20 »

Personalisht nuk i ve rendesi dallimit midis reales e virtuales ne aspektin e komunikimit. Nuk me pelqen te ndryshoj. Ec mo se ne bote virtuale jemi, ec aty plako se nuk na njeh kush. Kete une e quaje totalisht negative  dhe pse per dike tjeter mund te jete vertet argetim.
Per ceshtjen e ofendimeve.
Sic u tha edhe me siper nje pjese  nuk i bejne pershtypje, as e vene ujin ne zjarr, ne ate krah qe flene ne ate krahe ngrihen, disa te tjere vertete preken  por ceshtja shtrohet Cfare beme? U shame apo diskutuam???? Ja vlen me te maresh pjese ne diskutime te tilla ku ne cdo dy postime do lexosh fyerje????  Apo si ta kesh qejfin??!!





Postuar nga: Elegance
« ne: 29-09-2007, 05:32:59 »

Notorious: e lexova postimin dhe me pelqeu kendveshtrimi yt, sepse ke te drejte: virtualiteti me realitetin ndryshojne shume dhe s'duhet te behemi vrer se dikush ketu ofendon. Ke ze meraku!? Mendoj se shumica prej nesh JEMI ME TE FORTE sesa kaq! Une s'mendoj se shumica jone ofendohen qofshin edhe sikur fjalet kundrejt tij/saj te kene qene lenduese apo ofenduese, por thjesht po themi qe ofendimet jane ekzistuese dhe ka menyra per tu menjanuar. Kaq. Ca njerez lendohen me kollaj sepse jane me sensitive, dhe ca te tjere (si puna jote) s'e cajne koken hic dhe mire bejne se fundja 1) ky eshte vetem nje forum (dreqi ta haje); 2) s'ja vlen te merzitesh kot se koti, edhe sikur te kesh te drejte; 3) vijme ketu edhe per te mesuar ndonje te re, por sidomos per tu argetuar e per te kaluar kohen e lire disi; dhe 4) jeta eshte shume e shkurter per t'i lene qofte edhe fjalet me te fundit e me mbeturina te na e prishin terezine apo t'i lejme tamam te na shqetesojne e te ndjehemi te ofenduar.



P.S. Notorious, cne qe ke folur vetem per gjinine femerore ti ketu?! Ka edhe djem qe lendohen e ofendohen. :D LOL
Postuar nga: notorious
« ne: 29-09-2007, 01:59:22 »

tju lexosh içik kshu si shpejt e shpejt... më dukeni shumë të vrarë nga jeta,

njerëz jemi por dhe gabojm... un t'paktën ktë përshtypje kam krijuar.

si ësht e mundur që mund të ofendohesh me shkrime ket gjo un se kam kuptuar e as që tentoj ta kuptoj

në radh të parë, msohuni të dini të argëtoheni se fundja për i dorë muhabet jan forumet e jo për të shit pordhë e për ti dhon men të tjerëve,

jan të tjera problemet... sigurisht që jo në virtualitet por në realitet... apo për ju sbon diferenc...?

habitem sinqerisht kur lexoj shkrime shum të sforcuara... kush e kush do dali më me kulturë, e bukur, e edukuar apo budalliqe të tjera

nejse,

p.s. rëndsi ka t'mos i veni shum rëndsi diskutimeve virtuale, p.sh. më del fjala shurrse me 1 antare, është mungesë edukate për atë që sdo t'më përgjigjet e jo për mua që ja hodha atë llaf.

se fundja fare shurrsa jemi të gjith...

kur  mendoni se ofendoheni në virtualitet... me ju thon dikush në realitet ik mi budallaçkë mesiguri do varni veten.

e p.ss. ajt me t'mira...

Postuar nga: Aida
« ne: 28-09-2007, 21:59:58 »

Do te shkruaj tash vetëm në lidhje me postimin e chekevaras se me la përshtypje postimi i tij. Ke përmend ca gjëra mëse te vërteta. Unë personalisht i kushtoj shumë rëndësi anonimitetit, ata qe me njohin e rrespektojne këtë gjë. Ka pak njerëz qe me njohin pakëz me mirë se kush jam, ku jetoj, nga jam me orrigjine dhe me çka merrem etj etj, ndërsa ne jetën reale nuk njoh askënd nga bota virtuale. Këtë rregull ia kam venduar vehtes para se ta shkel këtë virtualen sepse privatesia për mua është shumë e rëndësishme. Jemi shqiptar, pastaj kam familje (e martuar me fëmijë) etj, dhe nuk dua te lindin probleme dhe keqkuptime.
(Ku ta dish zemërohet ndonjë rob me mua dhe me bën atentat se ja editoj ose fshi shkrimet LOL shaka pak:))
Ndoshta vjen dita dhe njoh edhe dikend live... shohim jeta e gjatë është dhe befasira natyrisht ndodhin...
Por, këtë "anonimitet" qe gezoj unë, nuk e keqperdor duke i shpraz mllefet e mia te jetës reale ne këtë virtuale. Të keqperdor "Demokracine" vetëm e vetëm se te tjerët nuk kanë një imazh viziv për mua, me duket paksa e ulet! Unë si individ ndjeki një etike dhe kam vlera te mbrendshme te cileve duhet te ju qëndroj besnike, qofsha anonime apo edhe jo për te tjerët. Këtu shkruaj dhe shpalosi një pjesë te ideve, botekuptimit dhe kendveshtrimit tim, e ndaj me te tjerë dhe mesoj edhe gjëra të reja. Sidoqoftë çdokush e percepton, perdor madje edhe e keqperdor "lirine dhe demokracine e botës virtuale" ndryshe.


Shqiptari ne përgjithësi (natyrisht ka edhe perjashtime) nuk e di se çka është rrespekti i fjalës dhe mendimit. Shqiptari di te ofendoje, te kapet fjale për fjale dhe e ka tepër vështirë te hape rrugë, tregoje tolerance dhe mirekuptim. Ne si shqiptar e kemi agresivitetin ne gjak, nuk pranojmë lehtë këndvështrimin e tjetrit apo keshillat.
S'na ka hyrë akoma "demokracia" ne gjak.

 Shpesh here ka ndodh qe pas një postimi vjen menjehere pergjegjja qe s'ka aspak te beje me temën po thjeshtë sulm personal ndaj mendimi i postuesit paraprak. A aq rëndë është te rish dhe mos pergjegjesh ne mënyrë impulsive? Si do të ishte sikur te 'heshtish' një here?
Disa nga ne aq marrin ters dhe inat me tjerët duke harruar qe bota është plot me ngjyra. Imagjinoni sikur te shihnim veç një ngjyrë! Sa botë monotone dhe e merzitshme do të ishte. Cdokush mund te këtë ngjyren e vet te parapelqyer, ama nuk mund te pretendoje se kjo është -ngjyra absolute- e të mos këtë rrespekt për shijen e te tjerëve.
Sinqerisht te vjen zor te hapesh temat e forumeve shqiptare ndonjëherë!
Ne emër te 'lirisë se fjalës' bëjmë striptizem vlerash! Është tmerr qe "te te mesohen veshet" (ne këtë rast sytë gjatë leximit) me vulgaren dhe ofendimet. Vulgarja, ofendimet dhe nënçmimet duhet gjithmonë te na e vrasin veshin/syrin sepse përndryshe jemi banalizuar edhe ne si qenie!

Forumi duhet te konsiderohet si "kopeshti" dhe jo "WC-ja" e shtepise. Duhet mos harrojmë se gjithçka qe shkruhet dhe shprehet këtu ndiqet nga njerëz anë e mbarë botës. Si puna e mikut qe te vjen ne shtepi e ta gjen shtepine e shenderruar ne "WC" dhe jo ne "kopesht"!
A ne atë nivel paskemi ardhur sa qe nuk skuqemi aspak kur shkruajmë?


p.s.:Kënga, flm qe sjelle postimin tim, e kam shkruar vitin e kaluar, isha e frymezuar nga grindjet e disa anëtarëve...lol
Pasi editova dhe fshiva një thes me postime përplotë ofendime, gjeta këtë teme gjatë shfletimit e cila kishte mbet pa pergjegje ashtu qe postova mendimin tim aty.