×
Hyrja
Profili

Lë vajzën me barrë, në kërkim babai përdhunues

Lë vajzën me barrë, në kërkim babai përdhunues

· 4 · 529

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 04-03-2011, 15:29:38
SARANDE -Një 38-vjeçar nga Fieri është shpallur dje në kërkim, pasi akuzohet se ka lënë shtatzënë vajzën e tij 13-vjeçe R.M, lindur në Levan të Fierit. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se denoncimi është bërë në orët e para të ditës së djeshme në policinë e Sarandës nga vajza e përdhunuar, së bashku me të ëmën e saj rome, 33-vjeçaren S. Mahmutaj. "Mbi bazën e denoncimit të vajzës që pretendon se është dhunuar nga i ati, ne kemi bërë shpalljen në kërkim të 38-vjeçarit Dhimitraq Mahmutaj, banues në Levan të Fierit. Vajza që pretendon se është shtatzënë trejavëshe po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, ndërsa ne në bashkëpunim me policinë e Fierit po punojmë për të akuzuarin Dhimitraq Mahmutaj". Mësohet se ngjarja nis në Levan të Fierit, ku banonin para divorcit çifti Mahmutaj, ndërsa përdhunimi dhe shtatzënia e 13-vjeçares u mësua në Çukë të Sarandës, ku ishte kthyer pas ndarjes nëna e viktimës me dy fëmijët e tjerë.
INCESTI
Sipas drejtuesve të policisë së Sarandës, denoncimi është bërë në orën 09:00 të ditës së enjte nga 13-vjeçarja R.M, nën shoqërinë e së ëmës, 33-vjeçares S. Mahmutaj, banuese në fshatin Çukë të Sarandës. Mësohet se bashkëshortët Mahmutaj, prindër të katër fëmijëve, që banonin në Fier, prej disa muajsh ishin divorcuar. Dhimitraqi me dy vajzat e mëdha (një prej tyre 13-vjeçarja e përdhunuar) vazhdonin të jetonin në Levan. Ndërsa pasa divorcit, e ëma ishte larguar për tek prindërit e saj në fshatin Çukë të Sarandës. "Ata jetojnë në një pallat mbi ish-kinoteatrin e fshatit Çukë, në hyrje të fshatit. Ai pallat në pjesën më të madhe të tij banohet nga banorë romë", - shtojnë burimet për "Gazeta Shqiptare". 13-vjeçarja që jetonte në Levan së bashku me motrën më të vogël, ka rënë pre e përdhunimit të babait. Burime konfidenciale shtojnë se prej javësh, nën pushtetin e dhunës dhe të frikës ajo është përdhunuar nga i ati. Për pasojë, 13-vjeçarja ka mbetur shtatzënë prej afro një muaji. "Pas dhunës e frikës se ai më rrihte, mësova se jam shtatzënë. U tmerrova. Gjeta rastin dhe ika nga Levani e shkova tek nëna në Sarandë. Asaj ia tregova të gjitha dhe së bashku erdhëm dhe denoncuam tek ju", - mësohet të ketë dëshmuar 13-vjeçarja në polici.
POLICIA
Pas denoncimit të 13-vjeçares, polica e Sarandës ka bërë shpalljen në kërkim të babait përdhunues. "Menjëherë, krahas kërkimeve tona kontaktuam dhe me policinë e Fierit, por Dhimitraq Mahmutaj nuk u gjend në Levan", - shtojnë burimet e policisë. Pas marrjes së denoncimit, po dje nën përkujdesjen e psikologëve minorenia është vënë në dispozicion të mjekëve specialistë për të bërë ekzaminimin lidhur me dokumentimin e përdhunimit dhe të shtatzënisë. "Pas dëshmisë së nënës së 13-vjeçares, në ditët në vazhdim ne do të marrim dhe dëshmitë e pjesëtarëve të tjerë të familjes Mahmutaj e personave të tjerë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës. Ndërkohë, për të shmangur ndonjë largim të mundshëm drejt vendit fqinj Greqisë, po përforcojmë masat për ndalimin e të kërkuarve", - shtojnë burimet e policisë lokale. Ndërkaq, në komunitetin rom që jeton në zonën e Levanit ishte vështirë të mësoje diçka më shumë për jetën dhe konfliktet mes ish-bashkëshortëve Mahmutaj. Po kështu, edhe drejtues të komunës nuk kishin dijeni për ngjarjen në fjalë si dhe për problemet e familjes rome në Levan.

Sherif Kola

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 04-03-2011, 18:40:48
Ky eshte "prind". :( :(

  • Postime: 12234
Lefter
#2 ne: 09-03-2011, 10:58:54
Ketij  pederit do ia beja si ne Iran.....Varrje ne mes te sheshit dhe ne rregull puna.



  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer
+ERELA+
#3 ne: 09-03-2011, 12:37:52
ketij do t'ia fusja kembet ne beton do e lidhja me zinxhir e do e hidhja te gjalle ne det qe te vdiste si mos me keq plehra