×

Lidhjet jashte-martesore

· 85 · 11579

Lidhjet jashte-martesore

· 85 · 11579

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#25 ne: 28-01-2007, 04:17:18
Shume teme e mire ne rradhe te pare. Dhe se dyti, me pelqeu menyra sesi Lisa & Mishel kane folur ketu. Jam dakort pak a shume me mendimet e tyre.

Une mendoj se pavaresisht nga e shohim nje tradheti, mbetet tradheti, se e kryen mashkulli, se e kryen femra. Nuk eshte gje e mire, e moralshme, madje as e nevojshme nuk eshte edhe pike. Menyra sesi dikush prej nesh mundohet ta justifikoje tradhetine nuk eshte asnjehere 100% e arsyetueshme dhe e llogjikshme, sepse ne njefare menyre kemi hedhur gurin dhe po duam te fshehim doren, mirepo sadoqe ta fshehim, do dale prape sheshit, dora.

Realiteti eshte qe lidhjet martesore ndodhin dhe pse-ne e dijne (ose ne raste te caktuara edhe mund te mos e dijne) ata/o qe tradhetojne. Por ashtu sic e ka thene dikush me poshte, mund te zgjidhet problemi pa arritur deri ne tradheti. Mund te zgjidhet problemi i mos-pasjes se deshires seksuale ndaj nje femre. Ndoshta kjo femer nuk po trajtohet si femer, ne kuptimin qe mashkulli i saj ka harruar bukurine dhe brishtesine e saj, apo harron ta komplimentoje here pas here, apo t'i thote sa mire qe puth, sa kuzhiniere e mire qe eshte, etj, etj. Une thjesht po them disa shembuj ketu. Gjerat ndodhin edhe pse as ata qe mund ta kryejne tradhetine mund te mos duan te ndodhin. Mendoj se hapi i pare eshte te pranuarit te fajit dhe pastaj te gjenden rruge qe te mos perseritet me dhe qe personi te marre kthese pozitive. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#26 ne: 10-03-2007, 17:10:12
Studimi/ Në Evropë, 7 në 10 burra kanë marrëdhënie jashtëmartesore

Tradhti, kështu bëjnë të gjithë


Tradhtisë nuk do t’i vijë kurrë fundi. Ndodh gjithmonë edhe pse treguesi i tradhtisë mes dy partnerëve ka ndryshuar nga shekulli në shekull, po ashtu edhe në varësi të kulturës së ndryshme të popujve të ndryshëm. Tashmë për tradhti flitet kudo, si në planin privat edhe në atë publik. Duelet që bëjnë vipat nëpër televizione rreth kësaj çështjeje shpesh përbëjnë skupin më të mirë që mund të kenë. “Kështu bëjnë të gjithë”, kjo do të ishte shprehja e duhur për t’u përdorur. Statistikat falsin qartë. Në Evropë 7 në dhjetë burra tradhtojnë dhe femrat nuk është se mbeten pas. 80% e tradhtive zbulohen në mënyrë të paevitueshme, por në 70% të rasteve çiftet zyrtare i mbijetojnë “të hyrit në mes” të një personi të tretë dhe nuk ndahen. Fakt që kanë një lidhje ligjore, por edhe familjare për shkak të fëmijëve, duhet vlerësuar shumë dhe bëjnë pjesë në një kapitull shumë delikat, por ka edhe nga ata persona që tradhtinë e kanë kthyer në një biznes dhe një profesion. Kureshtja për të ditur se ç’bën partneri duhet të ekzistojë gjithmonë dhe në pjesën më të madhe të rasteve është e dobishme. Nëse është femra ajo që dyshon, siç ndodh edhe në pjesën më të madhe të rasteve, mundësitë dhe aftësitë për “ta kapur mat” janë të pafundme.
Sondazhet
Nga Amerika në Evropë janë tashmë shumë të suksesshme agjencitë që i mundësojnë shumë personave mosbesues “mjetet” për të testuar besnikërinë e bashkëshorteve. Bëhet fjalë për të vënë në dispozicion zonjusha shumë engjëllore, seksi dhe mashtruese njëkohësisht, të cilat kanë për detyrë të tentojnë në të gjitha mënyrat për të joshur bashkëshortin i cili mendohet se tradhton. Përgjithësisht dhe fatkeqësish pyetjes “dëshiron të kalojmë natë bashkë” 90% e burrave u përgjigjen me fjalën “po”. Menjëherë pasi është “kapur në flagrancë” në vendin e ngjarjes, bashkëshorti i cili ka rënë në kurth “denoncohet” tek bashkëshortja dhe mes njëri-tjetrin duhet të zgjidhin këtë çështje. Agjencia përfiton nga 250 deri në 500 euro për çdo hetim të këtij lloji.
Interneti
Nga ana tjetër në dispozicion si të mashkullit dhe të femrës të cilët janë të “tmerruar” nga ideja e tradhtisë, prej një kohe të gjatë “on_line” është edhe një faqe që i dedikohet plotësisht tradhtisë. Oferta gjithmonë nga një numër shumë i madh laboratorësh dhe analizash që i sigurojnë klientelës heshtjen maksimale, për më pak se 40 dollarë ofrojnë prova të sigurta dhe të qarta të tradhtisë së partnerit. Mjafton të marrësh një sasi të vogël sperme dhe ta vendosësh në një kampion i cili brenda mban një tubë të vogël dhe ta dërgosh në laborator. Kjo kushton nga 165 deri në 700 dollarë dhe përgjigjja mund të merret me anë të një telefonate, pa qenë nevoja të shkoni deri në laborator. Por si mund të merret lëngu faror i partnerit pa u zbuluar? Nëse është femra ajo mbi të cilën dyshohet, partneri ka maksimumi 72 orë kohë të marrë mbathjet e saj dhe t’i çojë në laborator. Mbathjet e lëngut faror të femrës do të rezistojnë deri në tri ditë për t’u ekzaminuar në laborator pa u bërë asnjë gabim. Nëse është mashkulli ai mbi të cilët hidhet dyshimi për një tradhti, atëherë femra pa dyshim që ka shumë mundësi. Mbetjet e spermës mashkullore mund të mbeten deri në tri vjet si një provë si në mbathjet edhe në pantallonat e partnerit.
Marrë nga “TGCOM.IT”

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 10
  • Gjinia: Mashkull
T H G
#27 ne: 03-02-2008, 09:08:35
Unë e vrisja në vend tma dridhte prapa kraheve.

po ta kuptoje qe po ta dredh,mund ta kishe ate ndjesi :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#28 ne: 03-02-2008, 14:14:23
Studimi/ Në Evropë, 7 në 10 burra kanë marrëdhënie jashtëmartesore

Tradhti, kështu bëjnë të gjithë

 Agjencia përfiton nga 250 deri në 500 euro për çdo hetim të këtij lloji.
Për këtë shkak ka ardhur gjer ke zgjidhja me e mirë e sotme,ikja nga martesa.Ne jemi deshmitare te perditshem te shmangejes se këtij procesi te vrazhdet siç është martesa e fiksuar.Ajo me ligje,kontrata,roje,dyshime,trathti,shpenzime dhe konflikte tjera...sot nuk guxon te bëhet ngarkese kryesore e njeriut bashkohor i cili deshiron te jetoje jetën e tij apo te saj ashtu si i pëlqen.Njeriu i sotëm është ai qe s`deshiron te ripertrije llojin e tij ne dem te kenaqesise dhe mireqenies se tij/saj!Me kete do zhduken kombet,fete,kufinjte,tabute,ligjet e njerezimit do te behen teresisht liberale...

Large nga Martesa e fiksuar është zgjidhja e vetme qe i kenaqe te dy palet!E dij qe kjo do ti godase me rëndë femrat se sa mashkujt meqë ato s`janë ende te afta te mbajnë vetvehten vetëm me vlerat e tyre materiale,por s`prishe pune.Të paktën do e dijnë se ato Lekë qe i fitojne,ato janë të tyre e jo te Burrit!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 432
  • Gjinia: Mashkull
Untouchable
#29 ne: 03-02-2008, 16:25:49
Large nga Martesa e fiksuar është zgjidhja e vetme qe i kenaqe te dy palet!E dij qe kjo do ti godase me rëndë femrat se sa mashkujt meqë ato s`janë ende te afta te mbajnë vetvehten vetëm me vlerat e tyre materiale,por s`prishe pune.Të paktën do e dijnë se ato Lekë qe i fitojne,ato janë të tyre e jo te Burrit!

Une kete po e kuptoj si bashkejetimi qe e bejne sot disa ne perendim, dmth jetojne bashke si te martuar - por de jure nuk jane te martuar dhe nuk ju intereson nese partneri shkon me dike tjeter, nje fare lidhje e hapur (open relationship). Ne shikim te pare kjo duket shume mire, per shkak se pergjegjesia eshte shume me e vogel ose nuk ekziston fare dhe "liria" eshte teper e madhe.

Defekti i ksaj eshte se me kete rrenohet institucioni i shenjte i familjes, sepse ky cift ose nuk do beje hic femije, ose edhe nese e ben, nuk e di burri a eshte i veti apo i dikujt tjeter, ne kete menyre bie drastikisht intensiteti i perkujdesjes ndaj ketij femiu me shume nga babai, po padyshim edhe nga nena, sepse edhe nena e di se ky femije eshte pjelle e nje bashkejetimi me dike dhe jo e nje martese...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1
dori 1982
#30 ne: 03-02-2008, 18:34:51
edhe vajzate nuke jane te beses mose ua hdhni fajin vetem djemve
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
mishel
#31 ne: 03-02-2008, 22:58:38
kjo sdo mend. shkaktare per tradhetine e meshkujve jane padiskutim femrat! dhe nuk ka kush ta mohoj na pelqen a jo!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#32 ne: 03-02-2008, 23:34:14
kjo sdo mend. shkaktare për tradhetine e meshkujve janë padiskutim femrat! dhe nuk ka kush ta mohoj na pëlqen a jo!
Falemnderit per ndihmen qe na ben ne meshkujve!
Po ta mbeshtes pak thenien tende:
Meqenese un jam nje ...monitorues i lire,shpesh me ka ndodhur qe femrat t`me refuzojne menjehere po u thash qe jam i martuar.Kur kjo te mirret parasysh,trathtia e mashkullit te martuar po s`deshi femra tjeter,te shkoje me nje burre te martuar ajo mbetet e parealizuar.Per te trathtuar ne martese duhen dy persona,nje nuk mjafton!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
mishel
#33 ne: 03-02-2008, 23:52:59
epo albnobody dhe une per rastet kur ndodh tradhetia e kisha. jo per rastet ne tentative. dhe mendimi ishte jo perkrahje per gjinine oposte por per te thene ate cka eshte e vertete dhe e dukshme si drita e diellit! dhe kjo eshte e pamohueshme
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#34 ne: 04-02-2008, 21:33:58
epo albnobody dhe unë për rastet kur ndodh tradhëtia e kisha. jo për rastet ne tentative. dhe mendimi ishte jo përkrahje për gjinine oposte por për te thënë atë çka është e vërtetë dhe e dukshme si drita e diellit! dhe kjo është e pamohueshme
Ti e ke thene bukur por ne pergjithesi  femrat qe na akuzojne jane neve per tratheti jane ato qe nuk e zberthejne problemin gjer ne fund.Pak ka nga ato qe e mendojne se kur une trathtoj ,eshte shoqja yte qe me fton...apo pranon!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20
  • Gjinia: Mashkull
tonyyyyy
#35 ne: 04-03-2008, 20:11:48
-Ju përshëndes.
-----------------------------
-Neqoftse i kan meshkujt fajet,me një femër tjetër qe jan në lidhje.

-po ato femra tjera nga vijn..(Ato jan shoqet tuaja)_
-qe  na ftojn  në fest lidhje...
-se gjithmon kshtu thon femrat mshkulli ka fajin  ..
----------------------------------

bukur  e thot
albnobody
---------------------------
------------------------
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 46
çika e maleve
#36 ne: 07-03-2008, 21:01:36
pajtona me mendimine tend Tony,mirpo po ta shohime  ne perqindje besoje qe meshkujte jane me te shumet ata qe tradhetojen bashkeshortet.kurse sa i perkete femrat mendimi ime kuptohet ,ato i tradhetojen bashkeshortet veten nese nje mashkull ju pelqen shume ,e jo si meshkujte po ju dha mundesija  munden edhe me 3 femra brenda dites ti nderroj.. :De nuk shikoje a i pelqen apo jo ajo femer  :D,,veq a eshte femer  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1530
  • Gjinia: Mashkull
i huaj
#37 ne: 08-03-2008, 15:21:44
Lidhjet jasht martesore jan turp per ate qe i ka edhe pse ai-ajo ndoshta ndjehet krenar-e per kete gjë,po per mua ska asgje me keq se sa ta tradhtosh bashkshorten-in me mir eshte ta divorcosh nese nuk te pelqen se sa ta tradhtosh ky eshte vetem mendimi im personal.E per ata te cilet kryejn mardhenie intime jasht martesore dhe jan te martuar denime per ta sipas Islamit eshte me vdekje edhe pse dikujt ndoshta si pelqen kjo ama e meritojn.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#38 ne: 11-03-2008, 22:24:36
Shume mund te thone qe lidhjet martesore krijohen per arsye nga me te shumta. Ndoshta eshte e vertete por gjithesise, per cfare do lloj arsyeje, personalisht nuk do ti quaja kurre pozitive.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 541
  • Gjinia: Mashkull
Hektori
#39 ne: 12-03-2008, 22:08:18

   pajtona me mendimine tënd Tony,mirpo po ta shohime  ne perqindje besoje qe meshkujte janë me te shumet ata qe tradhetojen bashkeshortet (cituar nga "Qika e Maleve"
----------------------------------------------------------------
   Nese meshkujt tradhetojnë duke bere dashuri me pela, perqindja rritet ne favor te meshkujve, por nese ata zgjedhin nje femer tjeter, atehere perqindja eshte fifti-fifti, sepse edhe ajo femra ka tradhetuar dikend.Nuk e di nese jame i kjarte. E mora seriozishte kete pune
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
mishel
#40 ne: 12-03-2008, 23:43:57
Je shume i qarte dhe ajo qe thua eshte 100% e vertet! kjo eshte ajo qe une kam dashur te them!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1580
sorelina
#41 ne: 17-03-2008, 16:38:46
Lidhjet jashtemartesore jane me teper shkaterrim sesa "lidhje"
Jane kenaqesi ndoshta per momentin, por frike per te ardhmen
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#42 ne: 17-03-2008, 20:58:50
   pajtona me mendimine tënd Tony,mirpo po ta shohime  ne perqindje besoje qe meshkujte janë me te shumet ata qe tradhetojen bashkeshortet (cituar nga "Qika e Maleve"
----------------------------------------------------------------
   Nëse meshkujt tradhetojnë duke bërë dashuri me pela, perqindja rritet ne favor te meshkujve, por nëse ata zgjedhin një femër tjetër, atëherë perqindja është fifti-fifti, sepse edhe ajo femra ka tradhetuar dikend.Nuk e di nëse jame i kjarte. E mora seriozishte këtë pune
ska rendesi si eshte femra..dhe raporti  por keto lidhjet jashte martese...jane shkaterrim i asaj qe ke tani dhe asgje me tej

pasi keto jane pa te ardhme..nuk e di por besoj se shoqeria jone eshte kultivuar shume keq me kete ndenje...

se marr vesh cfare dashuria ka mes tyre..kur nje tjeter te pret ne shtepi ?

Dashte zoti mos e provofshim kete ndenje......
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
mishel
#43 ne: 17-03-2008, 23:37:50
kurre mos thuaj kurre! never say never! mai dire mai! dhe kam pershtypje se eshte shprehje internalionale. kur e degjova per here te pare nuk kuptoja cdo te thoshte, por jeta te meson shume!!!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 17
alproud
#44 ne: 18-03-2008, 01:09:34
Une nuk do te thosha qe fajtore eshte kjo apo ajo gjini, fajtore jane personat qe perfshihen ne lidhje te tilla pa menduar per pasojat qe mund te sjellin.

Te gjithe jane te joshur nga gjera te tilla.
Nese nje mashkull/femer nuk deshiron te veje lidhjen martesore ne rrezik nuk do i bente telefone dhe tundime atije ose asaj te gjinise tjeter.

Kjo nuk eshte pune gjinise, ketu fajtori eshte ai qe merr inisiativen dhe injorant ai qe e pranon, por ne te njejten kohe behet edhe fajtore. pra te dy partneret jane fajtore...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 541
  • Gjinia: Mashkull
Hektori
#45 ne: 18-03-2008, 10:30:54

    s'ka rëndësi si është femra..dhe raporti  por këto lidhjet jashtë martese...janë shkaterrim i asaj qe ke tani dhe asgjë me tej__________________________________________________________________

   Capkëne, ti ke te drejt plotësisht por, une kame polemizuar me "qiken e maleve" se cila nga dy gjinit tradhtojne me shume, mashkujt apo femrat.Kete e kame relativizuar sepse thjesht as femra e as mashkulli nuk mund te tradhtojne pa njeri tjetrin.Tjeter eshte tentimi per te tradhtuar, ndoshta ketu mund te konstatojme se tradhton me shume njera apo pala tjeter.
   Cdo tradhti ka pasojat e sajë.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#46 ne: 18-03-2008, 11:29:07
kurrë mos thuaj kurrë! never say never! mai dire mai! dhe kam përshtypje se është shprehje internalionale. kur e dëgjova për here të parë nuk kuptoja çdo të thoshte, por jeta te meson shumë!!!
Për ca gjëra besoj se njeriu mund ti thuaj kurres kurrë....pasi kontrollohen vete nga ai !

Të paktën unë jam me këtë mendim,mos e ushqe veten me iluzione te kota..

Dhe vete albproud e ka theksuar,me pëlqeu mënyra sesi i keni parashtruar gjërat....nëse një mashkull apo një femer nuk DESHIRON te veje në lidhje martesore ne rrezik nuk do i bënte telefonata.....pra gjërat janë me dëshirë...askush nuk te detyron mendoj unë te besh këtë hap.


Nejse....mendje mendje ka kjo dynja...mu kujtua një miku im qe ne muhabet e sipër dikur më tha.....nuk dua ta tradhetoj gruan me beso.....por janë femrat qe me shtyjne te bëj një gjë te tillë....pse ia ktheva unë nuk e kontrollon dot veten ?

Drejt më tha troç me ta thënë ma ka qejfi...çdo kujt prej nesh ia ka enda te ndihet  i /e vlersesuar te rrethuar me dashuri e ndenje.....por duhet te pyesesh veten....a ia vlen...

me mirë ndahuni...e do shko jeto me   te....sesa të jetosh nën hije te një genjeshtre....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
mishel
#47 ne: 18-03-2008, 11:40:03
e nese do ta kapim ceshtjen keshtu-ndahuni! ath une them -me mire mos u martoni fare! capkene jane disa etapa te cilat as ti dhe askush qe nuk i ka kaluar nuk mund ti parapri. nuk kam dakort qe te ndodhi si fenomen...por ja qe ndodh! nuk me pelqejne zgjidhjet e lehta!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#48 ne: 18-03-2008, 11:49:47
Une beqare jam LOL LOL dhe si duken bathet keshtu do rri :)


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#49 ne: 18-03-2008, 11:50:55
Buka me kripe ;), po kripa me zarar ama ;) :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super