×

Lidhjet jashte-martesore

Lidhjet jashte-martesore

· 85 · 11754
Emira
#50 ne: 18-03-2008, 22:26:46
Romani im me i preferuar: Zonja Bovari, shpjegon te pakten ne nje aspekt arsyen e lidhjeve te tilla.Floberi nuk u be me kot i njohur me ate roman...
Mendoj se arsyet jane te shumta dhe te nderlikuara.
Nuk mendoj se si fajtor mund te jete mashkulli apo femra, se gjithmone duhen dy vete per te kercer tango...gjithashtu mendoj se ne mos 100 % e atyre qe kane hyre apo preken ne martesen e tyre nga nje lidhje e tille, te pakten 90% e kane pasur si ideal besnikerine per gjithe jeten.

Po arrita deri aty, jam e sigurte se do ta lija burrin, nuk do te mundja te jetoja dot me te. Po me tradhetoi, Zoti e ruajtte se nuk ja fal...dhe per gjera kot fare nuk ka se si e pse te shkoje me nje tjeter...eshte treguesi i dickaje qe mungon midis nesh ai hap...
Po qe se egziston deshira te shkoje me nje tjeter, bujrum: le te ma thote!! Do isha personi i fundit qe nuk do te falte sinqeritetin.Do te mundohesha te gjeja arsyet se si e pse dhe ne se ka nje mundesi se si mund te evitohet ai hap e ne se ai e deshiron kete gje.
Por nuk do te mund te falja pabesine qe me ndodh prapa kraheve. Nuk e meritoj.
Capkenja
#51 ne: 19-03-2008, 16:50:45
Por nuk do të mund te falja pabesine qe me ndodh prapa kraheve. Nuk e meritoj.

jam shume dakort me ty....nuk do e falja nje gje te tille..sepse se meritoj..

jane te pakte virtyte qe sdo doja ti humbja kurre!

  • Postime: 27
trimo
#52 ne: 25-03-2008, 00:37:39
Unë e vrisja në vend tma dridhte prapa kraheve.

leht te shkruash , por me vepra eshte veshtire hyhy ... por disa thojn Ai qe nuk din te fale ai nuk din te dashuroje :) si perfundim i vihet se duhesh ta valesh :P pakez per her te pare :L

  • Postime: 1431
  • Gjinia: Mashkull
cikito
#53 ne: 05-04-2008, 21:54:47
 hmmmmm:  'krim'

  • Postime: 27105
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#54 ne: 26-07-2010, 15:29:57
Vite e vite pas bashkëshortit të një gruaje tjetër, ndoshta edhe me fëmijë. Vite të kaluara duke pritur që të mbajë premtimin se do të lërë bashkëshorten, të cilën thotë se nuk e do më. Histori femrash që e jetojnë dhe e vuajnë këtë fenomen.



“Gruaja me pushime... ndërsa e dashura në qytet”. Kështu titullohej një komedi e viteve ‘80, që tregonte historinë e një gruaje të dashuruar, e cila arriti të ndante nga familja burrin me të cilin jetonte dhe më pas të martohej me të. Në jetën reale janë të rralla rastet që përfundojnë kështu, sepse meshkujt e kanë shumë të vështirë të gjejnë guximin për të braktisur folenë e tyre, edhe pse thonë që nuk janë më të dashuruar me gruan të cilën kanë zgjedhur për të jetuar. Historitë e lidhjeve jashtëmartesore ngjasojnë me njëra-tjetrën: femrat presin vite të tëra që burri të marrë vendimin e thënë shumë herë. Ja disa histori të ngjashme.

Një jetë në pritje të tij...

Kejti: “Unë jam e dashura e një burri shumë të ëmbël, i cili jeton larg familjes për shkak të punës. Ai më ka thënë se ka një grua depresive (është i martuar prej 15 vjetësh). Gjithmonë është betuar se më parë ka pasur vetëm lidhje të shkurtra kalimtare, prandaj edhe historia jonë ka zgjatur katër vjet. Më vjen keq për gruan e tij, sepse nuk e do vërtet këtë njeri, i nevojiten vetëm paratë dhe fakti që është bashkëshortja e këtij personi. Të tjerat nuk i interesojnë. Për këtë arsye jam e qetë, nuk ndihem në faj. Ajo e di që i shoqi ka një tjetër. Dikush thotë që e dashura merr më të mirën, ndërsa bashkëshortja është thjesht shërbyese. Nuk është e vërtetë në rastin tim, sepse i gatuaj, i laj rrobat, e dëgjoj atëherë kur ka një problem, duke qenë se ai është gjithnjë i ikur nga shtëpia (madje edhe pazarin e bëj vetë). Jo të gjitha femrat veprojnë kështu. Unë e dua dhe kur kthehet në shtëpi, më merr shumë malli, pavarësisht se flasim gjatë gjithë ditës në telefon”.

E lodhur duke qenë e dyta

Luçia: “Jam e dashura e një burri të divorcuar, por që ka lidhje me një vajzë të re. Ajo është punonjëse sociale dhe e ndihmoi atëherë kur ai ishte në krizë. Në fillim u magjeps pas saj, pastaj më kërkoi ndihmë mua për ta hequr qafe dhe unë e ndihmova. Tani ai ka arritur sërish stabilitetin me të dashurën e re, ndërkohë që paralelisht vazhdon edhe lidhja jonë. Edhe pse kanë kaluar pesë vjet, e kam shumë të vështirë të qëndroj me të, por e dua shumë. Jam e vendosur, do ta lë! Në fund të fundit ai ka gjithçka, ndërsa unë jo”.

E zhgënjyer

Një anonime: “Prej 11 vjetësh, jam e dashura e një burri, i cili ka pesë vjet që është martuar. Gruaja e tij e di, kështu të paktën besoj, sepse më ka parë. Unë mësova që ai është i martuar vetëm para një viti. Nuk besoj se është martuar për dashuri, megjithatë bashkëshortja e tij është një tjetër dhe jo unë. Ai nuk qëndron kurrë në shtëpi, ne shihemi çdo ditë, ndërsa në fundjavë kur nuk shihemi, flasim në telefon. Më duket vetja budallaqe, sepse kur zbulova martesën e tij, nuk hezitova për ta vënë në dijeni të shoqen, edhe pse përgjigjja e saj ishte kjo: ‘Ç’mund të të them unë?’. Nuk kanë fëmijë. Sot më shumë se kurrë jam e bindur që nuk dua të martohem, sepse të gjithë meshkujt gënjejnë, jo neve, por veten e tyre”.

Nina: “Kam një vit e gjysmë që bëj rolin e dashnores. Është e rëndë ta pranoj, por kjo është e vërteta, edhe pse më vret ta them. Nuk e mohoj që jam shumë e zhgënjyer dhe e dashuruar në të njëjtën kohë. Guximi për t’i dhënë fund një martese, korrektësia, sinqeriteti dhe koherenca nuk bëjnë pjesë në këtë botë. E di, jam budallaqe, por këta njerëz nuk e ndiejnë dhimbjen time për t’i shpëtuar një realiteti të hidhur dhe mbytës. Shumë premtime, fjalë pa fund, pastaj asgjë nga frika se mos zbulohesh. Çfarë zhgënjimi, sa hipokrizi dhe fjalë që i ka marrë era”.

Klelia: “Ju kuptoj, sepse edhe unë kam rënë në kurthin e një burri që më kërkoi ndihmë të ndahej nga shoqja e tij. Unë isha e martuar, u ndava për të, ndërsa ai vazhdon të shijojë i lumtur historinë e tij”.

Marita: “Edhe unë si parafolëset, kam pasur të njëjtin fat, vetëm se nuk arrita të ndahesha nga burri. Po vuaj shumë, sepse iu përkushtova me mish e me shpirt asaj lidhjeje, ndërsa ai jo (këtë gjë e kam zbuluar prej pak kohësh). Përveç meje kishte një tjetër dhe bashkëshorten gjithashtu. Më thoshte se nuk më donte sa për të kaluar kohën. Vërtet ka njerëz kaq meskinë në këtë botë?!”.

Të dashurat e kanë inatin me bashkëshortet

Anja: “Jam një vajzë 21-vjeçare dhe për një muaj kam qenë e dashura e një 40-vjeçari, i martuar dhe me dy fëmijë. Ai ankohej gjithmonë për gruan, e cila vetëm bërtiste, flinte dhe nuk i përmbushte kurrë detyrimet si bashkëshorte. Edhe pse ai e ngacmonte gjithmonë, i bënte qejfin duke i blerë dhurata të shoqes (vazhdon ta dojë, sepse ma ka thënë këtë gjë), ajo nuk kënaqej kurrë. Një 40-vjeçar nuk duhet lënë pas dore nga e shoqja, sidomos kur ai e sheh ende si një grua të bukur dhe përpiqet ta joshë. E tregoj këtë histori, sepse dua t’u them atyre që të mos ankohen. E kanë vetë fajin! Ç’mund të prisni kur nuk dini të mbani një burrë?”.

Hakmarrja

Mariana: “Në moshën 19-vjeçare u dashurova me një djalë 25 vjeç, i cili ishte i martuar prej tri vitesh dhe nuk kishte fëmijë. Unë isha e re, pa angazhime dhe e shijoja jetën ashtu si më vinte. Ai më bëri për vete dhe patëm një lidhje 5-vjeçare. Me të shoqen (që unë e njihja) nuk bënte dot fëmijë. Një vit më vonë, mbeta shtatzënë, por duke qenë se ai nuk e donte fëmijën, e ndërpreva shtatzëninë. Që nga ajo kohë vendosa të ndryshoja jetesë. Dilja, udhëtoja dhe kisha shumë histori, pavarësisht se vazhdonim të takoheshim. Ai më premtonte të pamundurën, por nuk guxonte të ndahej nga e shoqja. Isha e dashuruar pas tij, edhe pse jetoja jetën time. Një ditë takova një djalë me të cilin rashë vërtetë në dashuri dhe hoqa dorë nga të qenit dashnore. Pas një viti u martuam dhe ndërkohë mora vesh që edhe ai ishte ndarë nga e shoqja, për t’u lidhur me një tjetër. Historia e tyre zgjati vetëm pesë vjet, pastaj u nda sërish. Tani, pas 25 vjetësh thotë që është i lumtur, por nuk e besoj. I ka të gjitha gënjeshtra, sepse në këtë mënyrë është mësuar ta jetojë jetën. Më dhimbset i gjori”. (shqip)
« Editimi i fundit: 26-07-2010, 16:27:12 nga M A X »

  • Postime: 6734
  • Gjinia: Femer
erlehta
#55 ne: 27-07-2010, 19:17:21

Po cfare faji kane bashkshortet moj aman....Burri eshte i pangopur, pike muhabeti

  • Postime: 297
  • Gjinia: Femer
Amy A.
#56 ne: 10-08-2010, 21:06:41
 Per disa eshte tabu , per disa te tjere " Piperi mbi pilaf ".
 
Genet, karakteri, formimi dhe vlerat njerezore jane percaktuese nese bashkeshortët i qendrojne besnik njeri - tjetrit.  Me mire nje divorc se nje tradheti.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#57 ne: 10-08-2010, 21:36:26
Po cfare faji kane bashkshortet moj aman....Burri eshte i pangopur, pike muhabeti

Jam plotesisht dakord..kshu qe duhet stakuar truri mos u mundoni ti ngopni..sbohet pike.. :D

Divorcin e urrej..po ashtu edhe tradhetine e urren cdo kush..por me perpara do falja nje tradheti sesa te beja nje divorc..se pse..arsye ka plot..duke u nisur nga femija pika e pare.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#58 ne: 20-11-2013, 16:27:04
Vajza qetesohuni askush nuk mund te na bej me faj..por mos harroni qe as ne nuk duhet te bejme kend me faj...Thuhet shpesh qe meshkujt jane ata qe tradhetojne ok e bejme sikur  e pranojme si llogjike por me thoni dicka vajza...keta djemte me cfare shkojne?? Jane edhe ato femra si ne??? mos te paragjykojme askend, ka raste kur meshkujt qe ne kemi ne krahe shkojne me femra te perdala...por cfare do te themi ato ktheji si te duash rrotulloji si te duash po femra me ngjajne se jane...pra mos u nxitoni per te dale ne konkluzione...ne fund te fundit kur na ndodh personalisht na vishet shikimi dhe kalojme direkt ne gjykime, por mos harroni jemi ne ato qe i provokojme djemte....mbase edhe gaboj por une keshtu e shoh...
naten e mire

  • Postime: 474
ness uno
#59 ne: 20-11-2013, 16:29:27
qe kur bota eshte bote e do vazhdoje te jete bote cdo gje mund te ndodhe.,..,,,
ate qe vret cdo lloj njeriu besoj une, eshte tradhetia e besimit ...ne cift, ne martese apo kudo  hmmmmm:

  • Postime: 1734
  • Gjinia: Mashkull
Kisss
#60 ne: 21-11-2013, 22:44:26
Po cfare faji kane bashkshortet moj aman....Burri eshte i pangopur, pike muhabeti

Burrat emocionohe me ane te shikimit, ndersa femrat me ane te degjimit, bile Edhe kur bien ne dashuri. Kemi harruar te flasim per perberjen biologjike te mashkullit, e cila rikrijo shume testastorone, dhe ai balancohet kur be seks sa me shpesh, me kedo, tani kuptohet qe seksi duhet te jete me gruan, por ja qe disa meshkuj jane me te dobet se tjeret. Por me ane te seksit, lojrave sportive fizike, punet fizike, mekanike, etj etj, nivelet e tij balancohen. Pra duhet te perpiqemi te kuptojm, para se te kapercejm ne gjykime te shpejta, ufff tradhti. lol :-)
Femrat ekzitohen ose i balancojn hormonet kur u tyre kur vishen bukur, kur shkojn shopping per rroba, kepuce , ushqime, kur u sherbejn te tjerve ne guzhine, etj etj. Pra hormoni i femres Oxitocin, balancohet ne kete menyre.

Kot nuk thojne, meshkujt duan vetem seks, ndersa femrat duan dashuri. Po ta shikosh holl, meshkujt e urrejn "commitment" te zotohen, ose te perkushtohen ne asnje gje.  Steve Harvey ne librin e tij, think like e man, act like a lady". thot, kur nje mashkull tako nje femer, ai mendon dy gjera per ty, Ose si do te luaj me ty, ose do te kete nje plan te mire per ty. ;-)

Marre nga eksperti i lidhjeve. Dr. John Gray. Men are from mars, series.

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#61 ne: 22-11-2013, 15:56:47
Vetem Islami, thene me drejt Sheriati si sistem jete, mund te zgjidhe kete problem - fenomen te shemtuar. E di se shumica nga ju nuk pajtoheni, ama do te vije nje dite kur njerezit do te kerkojne qe Sheriati te instalohet si sistem jete. Nuk kam ç´te shtoj me shume, pos qe nje veper e tille eshte tejet e shemtuar (per myslimanet e urryer dhe rreptesisht e ndaluar "haram"), si per mashkullin ashtu edhe per femren.

  • Postime: 1288
Pasion
#62 ne: 22-11-2013, 16:39:15
E pate Sokolin? :D

Donte e dashnore,por per te hedhur e hodhen ne Fushe Kruje :(

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#63 ne: 22-11-2013, 16:48:49
E pate Sokolin? :D

Donte e dashnore,por per te hedhur e hodhen ne Fushe Kruje :(

Mos i hyj ne hak duke hamendesuar - sikur ta dije se sa shume mediet i gezohen ketij lajmi.

  • Postime: 1288
Pasion
#64 ne: 22-11-2013, 17:04:40
Jo mor jo mos ki merak se s'gezohem,por per 21 janarin ky thosh qe duhet te ish me i forte ;)

Jo vetem,,,,,,,,,,,,,,,

Kur ngelen ne ate miniere ata 3 vete pak dite me pare,s'pash gje une qe asaj famileje te varfer iu gjeten afer keta gllaberues! :S

Hajt mo se atje do ikim te gjithe,por kur shkel mbi nota ndergjegjie iken si pis nga kjo bote :(

  • Postime: 1503
  • Gjinia: Femer
TATU
#65 ne: 22-11-2013, 18:15:47
E pate Sokolin? :D

Donte e dashnore,por per te hedhur e hodhen ne Fushe Kruje :(

Kur do heqim dore ne shqiptaret se foluri e sperfoluri. Fatkeqesi per ate qe u largua nga kjo bote pasi ishte baba I dy femijeve dhe bir nene . Si iku nga kjo bote dhe me ke , mendoj se I perket vetem atij .....

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#66 ne: 23-11-2013, 20:01:37
Kur do heqim dore ne shqiptaret se foluri e sperfoluri. Fatkeqesi per ate qe u largua nga kjo bote pasi ishte baba I dy femijeve dhe bir nene . Si iku nga kjo bote dhe me ke , mendoj se I perket vetem atij .....

Fatkeqesisht nuk heqim dore nga thashethemet...e aspak bile
Shumica e bejne per te kaluar pak kohe...mbase per zbavitje me teper, ca per te shfryre mllefin e tyre, pa menduar fare per efektin, pasojat apo gjurmet qe lene pas.

Se cfare perfitojne keta njerez, apo cfare interesi kane te dine se me ke ishte, a ku ishte, a pse ishte ne makine Olldashi...nje zot e di.
Merruni me punet tuaja o njerez.

P.s.  Passion, nuk u nisa nga ty......me teper po flisja pergjithesisht e sidomos duke marre shkas nga komentet e shumta (shumica te pavlera) neper gazetat shqiptare te internetit.

  • Postime: 1288
Pasion
#67 ne: 23-11-2013, 21:36:15
Dreamm!

Jo nuk e marr sikur u nise nga une,por ja qe te gatshem te gjithe per te shpreh ngushellime,e ky rast mua me duket si ai rasti i Tanit te Topit!

Te gjithe politike,edhe media te referuar mbi rastin e Tan Hoxhes,kurse ate te Entela Hyskos askushi se  permendi!

E paperfillshme,sikur kish qene nje cope mishi :(

Paragjykimi eshte djal i paditurise Dreamm(s'jemi te gjithe absolute)por keshtu e ka kur i ndjeri s'la te te gjithe respekt!

Per 4 viktimat e 21 janarit i ndjeri shprehej se ai vete,edhe dikasteri qe ai drejtonte duhet te ish me i ashper me demostruesit!

Nje nene kerkon ndihme,edhe apel te te gjithe organet shteterore per ndihme qe i duhej vajzes se saj per nje nderhyrje kirurgjikale jashte shtetit,askush nga ata se ve ujin ne zjarr,edhe per ate familje qe djemte ngelen ne miniere per nje cop buke(dere e mbyll tashme)edhe askushi serish si ra mendja nga ata kopile e bastarde,edhe na kerkohet te mos paragjykojme   e kurvlliqet e tyre!

Populli tha e gjetsh me tenden,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,! :)

Amin

  • Postime: 12738
Mishel...............
#68 ne: 23-11-2013, 21:48:00
Pasion Sokoli iku vetem ne ate dynja...ashtu sic do ikim te tere nje dite. Vetem erdhem e vetem do ikim!
E sa per ate cupen eshte gjalle.
Boll me llafe pazari se nuk eshte mire te flitet per dike qe nuk jeton.. kushdo qofte e cfaredo te kete bere

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#69 ne: 23-11-2013, 21:59:32
Pasion, nga "pohimet" tua ve re se shume iu gezuake kesaj fatkeqesie. Mundohu ca te mbash veten, ne mos per hir te Zotit, atehere per hir te pjesetareve te familjes se te ndjerit.

  • Postime: 12738
Mishel...............
#70 ne: 23-11-2013, 22:03:24
Po c'lidhje kishte i ndjeri me temen se kuptova

I mbaruan tradhetite te gjallet qe kaluam te kategoria e pasjetes?

  • Postime: 1158
  • Gjinia: Mashkull
V@GαβθηD
#71 ne: 23-11-2013, 22:03:48
Pasion Sokoli iku vetem ne ate dynja...ashtu sic do ikim te tere nje dite. Vetem erdhem e vetem do ikim!
E sa per ate cupen eshte gjalle.
Boll me llafe pazari se nuk eshte mire te flitet per dike qe nuk jeton.. kushdo qofte e cfaredo te kete bere



Fjale te qelluara keto t´tuat - te tera! Ç´do besh neser? Je e lire? Me se merret yt burre, ka gjase te mos ndodhet ne shtepi? Mund te dalim? Do qe te dalim?

  • Postime: 1288
Pasion
#72 ne: 23-11-2013, 22:03:54
Pasion, nga "pohimet" tua ve re se shume iu gezuake kesaj fatkeqesie. Mundohu ca te mbash veten, ne mos per hir te Zotit, atehere per hir te pjesetareve te familjes se te ndjerit.

Pasion nuk u gezohet vdekjeve o njeri!
Supozimet tua s'mund ti ndal,as tuat e te asnjerit,por piedestale nuk i ngre  bosh!

  • Postime: 12738
Mishel...............
#73 ne: 23-11-2013, 22:06:48
Pasion askush spo ngre askend ne piedestal
Ceshtja eshte se po flasim per nje jete....jo per sokolin e bemat e tij.
Ate pjese te tij le ta gjykonin sa ishte gjalle. Tani le ta lene ne heshtjen e tij

  • Postime: 12738
Mishel...............
#74 ne: 23-11-2013, 22:07:12
Fjale te qelluara keto t´tuat - te tera! Ç´do besh neser? Je e lire? Me se merret yt burre, ka gjase te mos ndodhet ne shtepi? Mund te dalim? Do qe te dalim?

Po loqe mbete o burre!