×

Mafia - Realiteti dhe Miti i saj

Mafia - Realiteti dhe Miti i saj

· 24 · 2656

  • Postime: 1498
Zara
ne: 02-12-2010, 13:23:49
Mafia eshte nje dukuri e pashmangshme ne shoqeri,nje pjese e madhe e popullsise boterore jeton me frike dhe nen rregullat e saj.
Po e hap kete teme per te diskutuar gjithcka ne lidhje me mafine,sidomos per ate italiane-siciliane,dhe tu pergjigjemi pyetjeve te cilat nuk ua kemi ditur pergjigjen.Nuk po i jap diskutimit nje teme konkrete,propozoj te diskutojme tema te ndryshme ne lidhje me te.Mirepo para se te hapet nentema dhe diskutimi i pare,dua te dij se sa nga zeristet jane te interesuar te postojne ketu.

Pres me padurim...
...Vox. :)
« Editimi i fundit: 05-06-2020, 22:36:08 nga InfoZ »

  • Postime: 3550
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#1 ne: 02-12-2010, 13:32:08
un jam i interesum       radha tjetri/a  :P

  • Postime: 12348
  • Gjinia: Femer
Shej
#2 ne: 02-12-2010, 13:39:29
Gjithashtu ...sidomos per mafian ruse duke ju referuar wikileaks lol

  • Postime: 3250
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#3 ne: 02-12-2010, 17:50:41
Tash qe ta kuptoje une, duhet shkruajtur per Shtetin, si teresi e Mafias, apo per Mafien qe e kontrollon shetin?

Se ka dy gjera te ndryshme ketu.

  • Postime: 1498
Zara
#4 ne: 06-12-2010, 08:49:19
Nuk jane edhe aq te ndryshme.Mafia eshte gjithkund Mafi.Ndryshojne format e praktikimit te saj.
Nje funksionar shteti qe bashkpunon me ndonje organizate mafioze,percfaredo perfitimi,mafia sipas natyres se saj,ka dhe ajo perfitimin.Kontroll imi i shtetit nje nga ato.Dua te them qe Shteti qe eshte pjese e Mafias,qe nga ai moment eshte Mafi,dhe Mafia ka ngulur rrenjet mire ne te.

  • Postime: 1498
Zara
#5 ne: 06-12-2010, 08:52:19
Pak per gjenezen e saj.....

Mafia është një term shumë i përhapur në botë për të përkufizuar organizata kriminale.
Mafia ka një traditë dhe histori të gjatë.Sipas legjendës urbane fjala”MAFIA” për herë të parë është përdorur gjatë revoltit Sicilian kundër sunduesve francez më 30 mars 1282.Për ti rezistuar këtij pushtimi,në Sicili u krijua një organizatë e cila quhej Morte Alla Francia Italia Amella që kishte kuptimin “Vdekje për Francën,Italia thërret”.Nga shkronjat e para të fjalëve që e përbëjnë emërtimin e kësaj organizate është sajuar emri Mafia.Megjithatë kjo teori hidhet poshtë nga shumë historian në ditët e sotme.
Disa të tjerë theksojnë se fjala mafi vjen nga fjala arabe “mahias” që do te thotë guxim ose njeri i guximshëm.Poashtu disa autorë të tjerë mendojnë se fjala mafi vjen nga fjala tjetër arabe “muafas” që do të thotë të kujdesesh,ti vësh nën mbrojtje anëtarët e familjes,të klanit,ti disciplinosh,ti kesh nën kontroll etj.Në fjalorin siciliano-italian të vitit 1868,fjala mafi shpjgohet si neologjizëm i cili do të thotë manifestim i trimërisë dhe guximit,ndërsa në fjalorin e botuar në vitin 1876 kjo paraqitet si sinonim për fjalën bandë-organizatë apo grup i fshehtë i organizuar për qëllime të caktuara.

  • Postime: 1498
Zara
#6 ne: 06-12-2010, 08:57:08
Struktura

Mafia Italiane por edhe mafitë e tjera nuk kanë një strukturë organiztaive të thjeshtë por është një shoqatë e perbërë prëj një nmri të madh të grupeve të ashtuquajtura klane ose familje.Cdo familje është e udhëhequr nga Shefi ose Bosi ose i ashtuquajturi Don i cili sundon si diktator.Varësisht prej familjes edhe Doni zgjidhet në forma të ndryshme.Doni merr përqindje nga fitimet e të gjithë pjesëtarëve të familjes.
Nënshefi është urdhëri i dytë në familje i cili zakonisht emërohet nga Doni i familjes.Ai është i përgjegjshëm për të gjithë Kapot të cilët janë nën urdhërin e Donit.Në rast të arrestimit ose vdekjes së Donit,Nënshefi është i pari në listë për të marrë pozitën e tij derisa ai u mungon ose përgjithmonë.
Consigliere ose Këshilltari është personi i cili këshillon familjen dhe gjithashtu është i njohtur si krahu i djathtë i Donit.Ato përdoren si ndërmjetësues nëpër diskutime dhe përfaqësues të familjes në mbledhjet me familjet tjera.Për Këshilltar Doni emëron dikë tek i cili ka më tepër besim.
Caporegime ose Capo është është i përgjegjshëm për grupet e ushtarëve të cilët i rapostojnë direkt atij.Cdo grup zakonisht përbëhet nga 10 deri më 20 ushtarë.Capoja emërohet nga Doni ose Nënshefi dhe u raporton atyre.Atyre mund tu jepen detura si vrasje dhe reketim.Nëse një Capo bëhet i mjaft i fuqishëm ai mud të kalojë edhe supersiorët e tij.Ai mund të zë edhe vendin e Donit nëse Doni i mëparshem vdes.
Soldato ose Ushtar është pjesëtar i familjes dhe sipas traditës ai duhet të jetë italian ose të paktën të jetë italian nga ana e babait.Njëherit kur një anëtarë është i “bërë” ai është i paprekur që d.m.th  se përpara se një ushtarë të vritet duhet njëherë të bisedohet me Capon e ushtarit ose Donin.Kur liroht një vend në familje Capot mund të propozojnë një antëtar të ri.Ata janë të ëuajtuar si “Njerëz të Krijuar” të cilin epitet e merr duke bërë një vrasje me urdhër të superiorëve.Të jesh i krijuar d.m.th fillimi por jo përfundimi i karierës mafioze.
Associate ose Shoqëruesit nuk janë anëtarë të familjes dhe roli i shoqëruesit është i ngjajshëm me atëtë njeriut të pororsitur.Zakonish t shoqërues janë joitalian të cilët asnjëherë nuk shkojnë më largse kaq.Ato kryejnë punë pqr të ndihmuar anëtarët e familjes ose janë njerëz me të cilët familja ka aktivitet.Në raste tjera Shoqërues janë edhe biznismenët e korruptuar dhe përfaqësuesit e unionit.

  • Postime: 1498
Zara
#7 ne: 06-12-2010, 08:58:56
Rituali i fillimit


Të gjithë mafiozët për tu bërë anëtarë të plotë të Mafisë duej të kalonin një ritual.Ai ftohet në një  “festë”.Ai dërgohet në një dhomë në të cilën shumë mafioz rrijnë ulur në një tavolinë tek e cila ka një pistolete,një thike dhe një fotografi të një shenjëtori.Ato e pyesin për dedikimin e tij dhe ndjenjat e tij nëlidhje mekriminalitetin dhe vrasjet.Kur konfirmon gjithcka,Doni merr një gjilpërë dhe bën një vrimë në gishtin e peronit.Personi njollos me gjakun ga gishti fotograginë e shenjëtorit,të cilën ai e mban në duart e mbeldhura derisa Doni e djeg.Doni atëherë thotë: “Nëse ti e tradhton Mfinë,mishi yt do të digjt si ky shenjtor”.

  • Postime: 1498
Zara
#8 ne: 06-12-2010, 09:00:49
Prezantimi

Një mafioz nuk duhet të prezantojë vehten para një mafizoi tjetër.Atë duhet ta bëjë një mafioz i tretë i cili është i njohur nga të dy mafiozët.

  • Postime: 1498
Zara
#9 ne: 06-12-2010, 09:01:40
Omerta-Kodi i heshtjes

Omerta është kodeksi i heshtjes i cili i ndalon mafiozët që të  tradhtojnë partnerët e tyre tek autoritetet.Dënimi i tradhtisë është vdekja e tradhtarit dhe e familjes së tij.

  • Postime: 1498
Zara
#10 ne: 06-12-2010, 11:04:13
10 Urdherat e Shenjta

Ne nentor te vitit 2007,pas arrestimit te Salvatore Lo Picolo(do te sqarojme me vone se kush eshte),policia sicilane gjeti nje dokument qe permbante "Dhjete Urdherat" ne vendin ku strehohej ai.Ata jane udherrefyes se te behesh nje mafoz i mire,i respektuar dhe i ndershem.

1.Askush nuk duhet ta prezantoje vehten drejteperdrejt para ndonjerit nga miqte tane.Duhet te kete nje pale te trete per ta bere kete.
2.Asnjehere mos shiko gruan e mikut tend.
3.Mos lejo te te shikojne me police.
4.Mos shko neper pabe dhe klube.
5.Te jesh gjithmone i disponueshem per Cosa Nostren eshte detyre-edhe nese gruaja eshte duke lindur.
6.Takimet duhet te respektohen plotesisht.
7.Bashkeshortet duhet te trajtohen me respekt.
8.Kur pyetesh per ndonje informacion,duhet te tregohet gjithmon e verteta.
9.Parate nuk jane te duhura nese i perkasin te tjereve apo familjeve tjera.
10.Njerezit te cilet nuk mund te jene pjese e Cosa Nostres:Cdokush qe ka lidhje te aferta me policine,cdokush qe mban mardhenie te paplota me familjen,cdokush qe sillet keq dhe nuk i ruan vlerat morale.

  • Postime: 1498
Zara
#11 ne: 06-12-2010, 11:33:05
Mafia siciliane ose Coza Nostra Siciliane

Organizata e parë  mafipozë është Mafia Siciliane e cila nuk ndonjë emër formal pasi anëtart mendojnë se nuk ka nevojë që të ketë.Mirëpo që kjo organizatë të dallohet nga organizatat tjera në Itali është quajtur me termin “Cosa Nostra” që do të thotë “Cështja Jonë”.Sido që të jetë në Itali përdoret termi Mafia Siciliane e cila mafi aktivitetin e vetë kriminal në Sh.B.A e ka zhvilluar nën emrin Cosa Nostra.


Sicilia Post-Feudale
Gjeneza e mafisë Siciliane është pak e njohtur për shkak të natyrës së fshhtë që nga krijumi deri në ditet e sotme të zhvillimit të saj.Besohet se fara e tij është mbjellur në kohën e tranzicionit të Sicilisë nga feudalizmi në kapitalizëm.Shteti sicilian nuk mund të detyrontë plotësisht që të respektohel ligji dhe rendi dhe shumë grupe,nga banditët deri tek zanatcinjtë esnafë,përdorën dhunën për të plackitur dhe për të krijuar konflikte.
Më 1824 në Sicili ekzistonte një sekt vjedhësish të cilët kishin henja speciale për tu njohtur më njëri tjetrin,kishi mbrojtje politike në shumë regjione,kishin një kodeks të besnikërisë të njohur si”Umirta” .Më 1865 këto lloij sektesh u quajtën për herë të parë si Mafia.

Shtypja nga ana e Fashizmit
Gjatë fashizmit,Benito Musolini,më 1920 dha urdhër që te shkatërrohet Mafia dhe bashkëpuntorët e saj politik.Duke e bërë këtë ai do tu jepte fund shumë kundërshtarëve të tij politik në ishull dhe do ti bënte një propagandë të mirë Fashizmit.Në tetor 1925 ai emëroi Cesare Mori për prefekt të Palermos dhe i dha atij fuqi speciale për të sulmuar Mafiën.Gjatë kësaj kohe u bënë 11000 arrestime.Familjarë t e mafiozëve ndonjëherë merreshin peng për ti detyruar ato të dorezoheshin.Më teper prej 1200 mafiozë u dënuan dhe burgosën ndërsa shum të tjerë u ektraduan pa proces gjyqsor.Fushata e Morit mbaroi më 1929,edhepse ai nuk e theu plotësisht Mafinë pas asaj që bëri Mafia rëndë se ekzistonte më.Shumë prej tyre ikën në SH.B.A ku vazhdua aktivtetin kriminel të tyre.

Mbijetesa Post-Fashiste
Më 1943 afro gjysëm milion trupa a pushtuan Sicilinë.Në atë kohë niveli i kriminalitetit u ngrit duke shkaktuar trazia dhe kaos.Në 6 muajt e parë të okupimit partitë politike ishin të ndaluara.Okupatorët i shkarkuan funksinarët fashistë dhe i i emëruan zëvendësimet e tyre.Shumica etyre ishin Mafioz.Ndryshimi i ekonomisësë Sicilisë ndryshoi edhe bazën e Mafisë nga ajo rurale në atë urbane.Pas luftës qeveria italiane derdhi shumë para publike për të rindërtuarSicilinë. 1956 dy oficialë të lidhur me mafinë,Vito Ciancimino dhe Salvatore Lima morën nën kontroll Zyrën e Palermos për Punë Publike.Gjatë viteve 1959-1963,rreth 80% te lejeve për ndërtim ua dhanë 5 njërëzve prej të culëve askush nuk bëntë pjesë në ndonjë firmë ndërtimorë dhe ishin liderë të Mafisë. Firmat ndërtimorë që nuk ishin të lidhura më Mfinë ishin të detyruar të paguanin para për mbrojtje.Ndërtesat u ndërtuan ilegalisht para se të nxirren planet për ndërtim.

Lufta e parë Mafioze
Më vonë filluan edhe Dy luftat e Mafisë,ku lufta e parë mafioze ishte konfikti në mes klaneve mafioze të pasluftës.
Në dhjetor të 1962 një sasi e heroinit u zhuk gjatë transportimit për në Amerikë.Kur Komisioni i Mafisë Siciliane nuk mund të vendoste se kë të akuzonte,një nga klanet e përfshira-La Barbera-mori cështjen në duart e veta.Ato vranë një mafioz nga klani Greko tek i cili dyshonin për vjedhjen e heroinit duke filluar kështu një luftë gjatë së cilës shumë njerëz jo mafioz do të vriten.Gjatë këtij konflikti u bënë 2000 arrestime.Aktivitet i mafioz u rrëzua kur klanet mafioze u shkatërruan ndërsa shumë mafioz u fshehën.Komisioni u prish,deri në riformimin e saj në vitin 1969,117 të dyshuar u vunë në gjyq më 1968 mirëpo shumica e tyre u liruan ose morën dënime të lehta.

Lufta e dytë Mafioze
Në filim të viteve 70-ta Lucciano Leggio,shefi i familjes Corleone dhe anëtar i Komisionit Të Mafisë Siciliane krijoi një koalicion midid familjeve mafioze të njohur si Corleonesi me atë vetë si lider.Ai inicioi një fushatë për të dominuar Cosa Nostrën dhe tregëtimet ë tyre narkotike.Mirëpo për shkak të burgosjes së tij më 1974 ai vepronte përmes përfaqësuesit të tij Salvatore Riina,të cilit eventualisht do ti ja jepte të gjithë kontrollin.Corleone si “blenë” disa nga familjet,i shkatërruan disa nga antërat e familjeve dhe filluan të rekrutojnë anëtarë të rinj fshehtas.Më 1977 Corleonesi përjashtuan Gaetano Badalamenti nga Komisioni me akuzat se fshihte të ardhura nga droga.Në prill 1981 një tjetër anëtar i Komisionit u vra,Stefano Bontate dhe këtu filloi lufta e dytë mafioze.Qindra mafiozë armiq dhe të afërmit e tyre u vranë,ndonjëherë edhe nga tradhtarë të klaneve të tyre.Në fund Corleonesi fitoi dhe Salvatore “Toto” Riina u bë “Shefi i Shefave” i Mafisë Siciliane.
Në të njëjtë kohë Corleonesi zhvilluan fushatën e tyre për të dominuar Cosa Nostrën,ata gjithashtu zhvilluan fushatën e tyre të vrasjeve të gazetarëve dhe policëve të cilët merrnin guximin tu kundërshtonin.Në ndërkohë policët ishin të dëshpëruar nga mungesa e ndihmës që pranonin nga dëshmitarët dhe politikanët.

Procesi Madh Gjyqsor dhe lufta kundër Qeverisë
Në fillim të viteve 80-ta gjyqtarët Giovanni Falcone dhe Polo Borsellino filluan fushatën e tyre kundër Cosa Nostrës.Pushimi i tyre i mash erdhi me arrestimin e Tomasso Bucetta,një mafioz i cili vendosi të jap informata në këmbim të mbrojtjes nga Corleonesi,të cilit tashmë kishin vrarë shumë nga familjarët  she miqtë e tij.Edhe mafioz të tjerë ndoqën shembullin e tij.Falcone dhe Borsellino grumbulluan dëshmitë e tyre dhe organizuan Porcesin e Madh Gjyqsor i cili zgjati nga shkurti 1986 deri më dhjetor 1987.U mbajt në një ndërtesë gjyqsore të fortifikuar të ndërtuar posacërisht për këtë rast.474 mafioz u vunë në gjyq prej të cilëve 342 u dënuan.Në janar 1992 Gjykata Supreme e Italisë i konfirmoi këto dënime.
Mafia reagoi me dhunë.Në vitin 1988 ato vranë një gjykatës nga Plermoja dhe djalin e tij,tre vjet më vonë një prokuror dhe një biznismen anti-mafi gjithashtu u vranë.Salvatore Lima,një aleatë politik i mafisë,u vra  pasi dështoi ti ndryshojë dënimet sic kishte premtuar.Falcone dhe Borsellino u vranë më anë të bombave më 1992.Kjo rezultoi në arrestimin e Shefit të Shefave,Salvatore Riina në janar 1993.Pas arrestimit të Riinës Mafia filloi një fushatë terrorizmi nëpër të gjithë Italinë.U bënë sulme nëpër sheshe,vende publike,vrasje të oficialëve dhe sulme nëpër kisha.
Pas arrestimit të Salvatores udhëheqësia e Mafisë u mbajt nga Leoluca Bagarella duke kaluar mandel tek Bernardo Provenzano kur i kaluari u vetëarrestua më 1995.Provezano i dha fund fushatës së dhunës dhe e zëvendësoi atë më fushatën e paqes,e njohur si “pax mafiosi”.Ai u arrestua në vitin 2006 pas 43 viteve të sundimit.
Viteve të fundit Mafia u dobësua mjaft,mirëpo nuk u shkatërrua.Veprimta rinë e saj e vazhdojnë organizata tjera italiane dhe botërore.

  • Postime: 1498
Zara
#12 ne: 06-12-2010, 12:32:52
Si shtese e asaj qe shkrojta me larte,nese ka dikush te shtoje dicka me teper.....

  • Postime: 3550
  • Gjinia: Mashkull
Nore
#13 ne: 06-12-2010, 12:40:00
mos je me noi organizate terroriste e xhihad ti vox :)

  • Postime: 1498
Zara
#14 ne: 06-12-2010, 12:42:12
mos je me noi organizate terroriste e xhihad ti vox :)
Mos me bej emrin e keq,mos me perzi n'ato pun... :P
Leri llafet,shih temen...

  • Postime: 1498
Zara
#15 ne: 06-12-2010, 17:10:53
Para se te postoj biografite e disa nga Don-at me te fuqishem te Cosa Nostres,doja t'ju pyes:

Cili eshte Doni-i aktual i Cosa Nostre-s???

Une kam lexuar qe supozohet se eshte Matteo Messina Denaro,i cili eshte ne ikje.

  • Postime: 3250
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#16 ne: 06-12-2010, 21:10:24
Vox, gjithe kete qe ke shkruajtur ti, i kemi pare neper filma dhe i kemi lexuar.

Une do kerkoja te dija dicka me shume rreth mendimit tend ne kete qeshtje, se keto jan artikuj qe qarkullojn ne te vertet.

Do te shkruaj sonte me von, ose neser, dicka per mafian, dhe zhvillimin e shoqeris, dhe teknologjis.

Naten dhe flasim.
Gjumashi

  • Postime: 7054
  • Gjinia: Femer
erlehta
#17 ne: 06-12-2010, 21:34:49

A e dini se  ne famen e Frank Sinatres nje rol kryesor luajti vete Mafia  :D
Mafia eshte virus i pashkaterrueshem, madje ka dhe kujdestare te mire, kokat e politikes.

  • Postime: 1498
Zara
#18 ne: 07-12-2010, 09:13:03
Vox, gjithe kete qe ke shkruajtur ti, i kemi pare neper filma dhe i kemi lexuar.

Une do kerkoja te dija dicka me shume rreth mendimit tend ne kete qeshtje, se keto jan artikuj qe qarkullojn ne te vertet.

Do te shkruaj sonte me von, ose neser, dicka per mafian, dhe zhvillimin e shoqeris, dhe teknologjis.

Naten dhe flasim.
Gjumashi
Gjumash,shkruajta keto pasi qe doja njihere te prezantoje ecurine e mafias neper histori,gjera qe jo te gjithe i dijne.
Sa per te diskutuar,ka mjaft.Do pres mendimin tend.

  • Postime: 3250
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#19 ne: 07-12-2010, 20:32:06
Vox, mafija ka dal nga halli, ekziston se ka halle, dhe do perfundoje kur do perfundojn hallet.

Kete mund te theme une per Mafian neper gjithesi.

Tash shoqerin, e sotme shume gjera jan krijuar nga Mafia, dhe eshte si te themi, e vetmja dukuri njerzore qe i beri njerezit te ndryshojn.

Per ate te pyeta me pare, deshiron te flasim per Shtet-Mafia, apo per Mafien si teresi.

Shtet-Mafia, ke plot dhe e di cilet jan ato shtete?Zakonisht jan shtetet ish komuniste, dhe ato sot mund te quhen me plot goje shtet-mafia, ku krimi i organizuar dhe barazia gjytsore funksionon bashke.

Mafia si terezi, vazhdon akoma dhe sot por ka ndryshuar fushe veprimi dhe eshte bere me e pershtatur me ligjin, kan filluar te merren me biznise legale, dhe po ta shikosh kan kaluar ne kompani.

Nje nga kompanit me te vjetra te mafias, eshte banka.E vetmja gje qe sot nuk kontrollohet shume nga Shteti eshte banka, pasi ajo me rregulloren e saj eshte mbi shtetin.

Nje bank mund te bankrotoje, duke mos marre pasojat e saj.

Vazhdon... se tash kam pune...

  • Postime: 1498
Zara
#20 ne: 09-12-2010, 13:26:02
Varferia dhe inferioriteti i nje shtrese te shoqerise ndaj nje shtrese tjeter,jane shkaqet kryesore te formimit te organizatava te tilla kriminalistike.Kjo eshte shkendija.Gjithcka qe ka ndodhur,ecuria e ketyre organizatave,ka ndodhur si rezultat i deshires per te shmangur keto dy dukuri.

Sot.

Neper diskutime dhe debate me aktuale eshte tema e Shtetit si Pjestare e Mafise,ose siq quhet ndryshe Mafia Jaka e Bardhe.
Pjesmarrja e individeve shtetrore ne organizata mafioze daton qe kohe me pare,nuk eshte dicka e re.Eshte bere ne njefare menyre tradite qe cdo familje ose organizate mafioze te kete nje mbrojtes ne organet shteterore,i cili i mbulon veprimtarine e tyre ilegale.Dhe nga ana tjeter  mafia jep shume beneficione si :pjese te fitimit nga ajo veprimtari ilegale,siguri se ai person nuk do ta humb postin aktual etj etj.Mirepo mafia ka dicka te papelqyeshme nga te gjithe ato i bashkangjiten:Mund te hysh,por nuk mund te dalesh.Cdo tentim per dalje ,denohet,natyrisht me vdekje.


"Maskimi" i organizates me nje biznes legal,gjoja sikur organizata eshte duke kryer nje veprimtari legale,ka filluar qe ne vitet 70-80-ta.Corleonesi,ne krye Toto Riinen,pasi i'u bashkangjit Komisionit Cupola,te cilen e perbenin familjet e Cosa Nostres,pati mundesine te dale nga kufijnte e Corleones.Ata kaluan ne Palermo,qytet shume i mahnitshem per to.Atje filluan te merren me veprimtari ndertimi,dheniene e lejeve te ndertimit,ndertimin e fabrikave prodhuese,ku ne fakt ato brenda tyre benin perpunimin dhe tregtine e lendeve narkotike.Gjate ketyre viteve,nga te gjithe kompanite qe moren lejet per ndertim 80 perqind prej tyre ishin mafioz.

Mbeshtetja e mafise nga shteti,ka qene presente ne kohen e Dr.Michele Navarra-ai kishte mbeshtetjen e Vito Cianccimino-prefekti i Palermos(ose i Corleones ,sme kujtohet mire)biri i nje berberi,ate kishte gjithashtu Lucciano Leggio dhe Salvatore Riina vetem ne nje post me te larte.

Gjate pushtetit te Riines,ai rekrutoi nje nga personat me te fuqishem sot ne pushtetin italian,Silvio Berlusconi.Ky fakt eshte mohuar gjithmone nga ana e tij,mirepo quditerisht emri i tij nuk u permend asnjeher ne Gjyqin e Madh,se paku sa per ta akuzuar ne njefare menyre.Berlusconi i ka pas premtuar Riines se gjithe denimet e dhena ne Gjyqin e Madh te udhehequr nga prokuroret Xhovani Falkone dhe Paolo Berselino,do te anulohen ,perfshire edhe te atij.Dicka qe nuk e realizoi.

Prape,ku e mori tani kete fuqi te madhe Berlusconi,ku e mori fuqine te mos mbaje premtimin e tij,duke pasur paraysh se cfare masakri bene Corleonesi(jo Cosa Nostra,vetem Corleonesi).Te tradhtoje dhe te mbeteshe gjalle,ishte e pamundur.....

Mjaft eshte per tani,do shkruaj vazhdimin dhe me teper me vone......

  • Postime: 7054
  • Gjinia: Femer
erlehta
#21 ne: 30-04-2012, 23:37:33

Suplement

Nuk mund të bëhemi kurrë superinteligjentë për shkak se ekzistojnë limite të pakapërcyeshme të diktuara nga evolucioni. Nëse arrihet, supertruri paguhet shtrenjtë me probleme nga më të ndryshmet

Përse nuk bëhemi superinteligjentë?

Truri njerëzor është një nga krijimet më të jashtëzakonshme dhe mënyra e funksionimit të tij ende nuk njihet plotësisht. Kapaciteti i skajshëm i trurit njerëzor është i panjohur, madje mendohet se pjesa më e madhe e njerëzve përdorin vetëm 2-3 përqind të trurit të tyre gjatë gjithë jetës. Gjenitë më të mëdhenj të historisë dhe mendjet më të ndritura deri më sot kanë arritur të përdorin maksimalisht vetëm 10 përqind të kapacitetit. Imagjinoni për një moment se çfarë do të mund të kishte arritur njeriu po të ishte i aftë të përdorte 100 përqind të superfuqisë së trurit të tij. E paimagjinueshme! Por a mundet njeriu me kalimin e kohës të evoluojë inteligjencën e tij? A ka evoluar inteligjenca me kalimin e kohëve? Në krahasim me brezat antikë të civilizimit si egjiptianët e lashtë, të cilët ndërtuan piramidat pa përdorimin e asnjë kompjuteri apo makine llogaritëse, do të ishte e drejtë të thuhet se sot nuk jemi më të zgjuar se homologët tanë të lashtësisë?
Duke përdorur shembullin e piramidave, si dhe gjithë teknologjinë moderne të ditëve të sotme, shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se rindërtimi i piramidave sot do të kishte qenë i pamundur. Na mungon diçka.
Merrni në konsideratë civilizimet e tjera si grekët, arabët dhe aztekët. Kudo rreth nesh ndodhen monumente nga bota antike që na kujtojnë në çdo çast se sa të zgjuar kanë qenë njerëzit më parë. Për më tepër, ekziston edhe një debat, i cili pretendon se truri i njeriut ka pësuar një regres, pavarësisht krijimit të teknologjisë së jashtëzakonshme që ka ndodhur në kohët tona moderne.
Një nga arsyet kryesore mund të jetë fakti që ne mbështetemi më shumë në mekanizmat e reja se sa tek truri jonë. Në fund të fundit egjiptianët e lashtë kanë gjetur pi-në korrekte të disa numrave shtatëshifrorë, pa përdorimin e makinës llogaritëse.
Arabët shpikën algjebrën dhe kanë arritur të bëjnë llogari nga më komplekset, duke përdorur asgjë më shumë se sa disa gurë dhe shkopinj. Mongolët e Indisë kanë ndërtuar disa nga pallatet më të jashtëzakonshme, madje edhe Taxh Mahalin e famshëm. Të gjitha këto ndërtesa të çmuara të historisë njerëzore janë ndërtuar duke përdorur asgjë më shumë se sa trurin njerëzor.
Duke patur parasysh këtë fakt, si do të mund të jetë e ardhmja e trurit të njeriut? A do të evoluojë truri me kalimin e kohës? A ka arsye që njerëzit të shpresojnë në rritjen e kapacitetit mendor në të ardhmen?...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)

 

 

GIOVANNI FALCONE & PAOLO BORSELLINO

Kurajo prej heronjsh

Krejt papritur, ferri. Në një të shtunë të nxehtë të majit, në orën 17:56 një shpërthim ka shkatërruar autostradën që lidh Aeroportin e Punta Raisi-t me Palermon, pranë rrugëdaljes për në Capaci: 5 kuintalë tritol shkatërrojnë 100 metra asfalt dhe bëjnë të fluturojnë automjetet e blinduara. Vdes Giovanni Falcone, magjistrat simbol i luftës kundër mafias. Është 23 maji i 1992.
19 korrik, 57 ditë më vonë. Magjistrati Paolo Borsellino, i angazhuar bashkë me Falcone-n në luftën kundër bandave, shkon të takojë nënën e tij në rrugën "Mariano D'Amelio", në Palermo. Në orën 16:58 një tjetër shpërthim i tmerrshëm: këtë herë në mes të qytetit. Skena që shfaqet përpara punonjësve të ndihmës së shpejtë është shkatërrimtare. Ditët që pasojnë janë plot konvulsione. Familja Borsellino, në polemikë me autoritetet, nuk pranon funeralet shtetërorë. Nuk e do paradën rituale të politikanëve. Dhe në ceremonitë e varrimit të agjentëve që e shoqëronin një kontestim i fuqishëm drejtohet për nga drejtuesit institucionalë. Presidenti i ri i Republikës, Oscar Luigi Scalfaro mezi nxirret nga katedralja e Palermos, me shefin e policisë, Vincenzo Parisi që i shërben si mburojë.
Kanë kaluar 20 vite e megjithatë zbulime të reja kanë hedhur kohët e fundit rreze drite mbi këto ngjarje, për të cilat nuk ka ende një qartësi të plotë. Po cilët ishin dy magjistratët simbol që sakrifikuan jetën në shërbim të shtetit? Dhe përse u vranë në mënyrë kaq brutale?

Në lagjen arabe

Jetët e Giovanni Falcone-s dhe Paolo Borsellino-s rezultojnë të kryqëzuara që në fillim. Të dy lindën në Palermo: Giovanni në 20 maj 1939, Paolo 8 muaj më vonë, në 19 janar. Dhe të dy u rritën në Kalsa, lagjia e vjetër me origjinë arabe e Palermos, zonë profesorësh, tregtarësh dhe eksponentësh të borgjezisë së mesme. Banonin disa dhjetëra metra distancë nga njëri-tjetri dhe ishin miq që fëmijë: shkonin shpesh të luanin në sheshin "Magione".
Në jetën e vogëlushit Giovanni ishin shkolla, aksioni katolik dhe pak argëtim. Për të atin, një njeri shumë i rreptë, udhëtimi dhe festat nuk ekzistonin. "Im atë qëndronte shumë në shtëpi", rrëfente Falcone në librin e Francesco la Licata "Historia e Giovanni Falcone-s".
"Për të ishte motiv krenarie fakti që nuk kish pirë asnjëherë në bar as edhe një filxhan kafe". Edhe e ëma ishte "një grua energjike dhe autoritare. Nëse merrja 7 apo 8, konsideroheshin nota të këqija"...

(Të plotë mund ta lexoni në gazetën RD)

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#22 ne: 30-01-2013, 18:30:35
Mafia eshte e verteta dhe Jeta, nuk premton as zot as endrra por e ndjen kenten dhe nevojen per te dale nga ajo, por mbytet, helmohet, prishet nga 80 leksha gjentike, psiko-trembes tipa, shtrigane dhe vica per ngordhje qe presin rastin te futen ne bote, akoma atje ata te gropa, da fi ti e di qe keto pune jane te mbrapshta edhe ngaterrohen, por eshte cerdhe heronjsh te pakten ne Toke.

  • Postime: 21520
InfoZ
#23 ne: 05-06-2020, 22:37:49
 

Papritmas ia behu Ferri. Një e shtunë e nxehtë maji, në orën 5:56 të pasdites, një shpërthim çan autostradën që lidh aeroportin Punta Raisi me qytetin e Palermos, afër daljes për në Kapaçi:500 kg tritol shkatërrojnë 100 metra rrugë të asfaltuar dhe fluturojnë në ajër 2 makina të blinduara. Xhovani Falkone, gjykatësi simbol i luftës antimafia ndërron jetë.

Ishte 23 maji i vitit 1992. 19 korrik, 57 ditë më vonë. Magjistrati Paolo Borselino, i angazhuar bashkë me Falkonen në luftën kundër bandave, po shkonte të vizitonte nënën e tij në rrugën Mariano D’Amelio, në Palermo. Në orën 4:58 të pasdites, ndodh një tjetër shpërthim i jashtëzakonshëm:këtë herë brenda në qytet.

Skena me të cilën u përballën zjarrfikësit ishte e tmerrshnme. Pasojnë ditë plot tension. Familja Borselino, përplaset me autoritetet, dhe nuk pranon një funeral shtetëror. Ajo nuk e dëshiron paradën rituale të politikanëve. Edhe për varrimin e truprojave të tij, krerët e institucioneve u përballën me reagime të ashpra.

Presidenti i ri i Republikës, Oskar Luixhi Skalfaro, dëbohet nga Katedralja e Palermos, teksa shefi i policisë Vinçenzo Parizi e mbrojti nga zemërimi i turmës. Me kalimin e viteve, zhvillime të reja kanë hedhur dritë mbi ato ngjarje, mbi të cilat nuk ka ende një qartësi të plotë. Po kush ishin dy magjistratët symbol, që e sakrifikuan jetën e tyre në shërbim të shtetit? Dhe pse u vranë në një mënyrë aq brutale?

Jetë të ndërlidhura që në fillim

Jetët e Falkones dhe Borselinos ishin të lidhura që në fillim. Që të dy lindën në Palermo: Xhovani më 20 maj 1939, Paolo 8 muaj më vonë, më 19 Janar 1940. Dhe që të dy u rritën në Kalsa, një lagje palermitane me origjinë arabe, një zonë e profesorëve, tregtarëve dhe eksponentëve të klasës së mesme.

Ata e kishin shtëpinë disa dhjetëra metra larg-njërit, dhe ishin miq që fëmijë. Në jetën e Xhovanit të vogël kishte vetëm shkollë, shkuarje në Kishë dhe pak dëfrime. Për babanë e tij të rreptë, udhëtimet dhe pushimet nuk ekzistonin.

“Babai im qëndronte thuajse përherë i mbyllur në shtëpi. Ai krenohej që nuk ishte ulur kurrë për të pirë kafe në një bar”- do shprehej Xhovani më vonë. Edhe e ëma e tij ishte një grua energjike dhe autoritare. Nga ana tjetër në shtëpinë e Borselinos, atmosfera ishte disi ishte më e gjallë.

Aty vinin shpesh miq të familjes, dhe diskutohej shpesh mbi librat dhe filozofinë. Në shkollë Paolo ishte i shkëlqyer. Ngrihej që në orën 5 të mëngjesit për të studiuar, dhe kujtesa e tij fenomenale bëri pjesën tjetër. Prindërit e tij kishin një farmaci në rrugën Vetreria, dhe për këtë arsye i atij ishte një autoritet në lagje.

Xhovani dhe Paolo ndoqën që të dy gjimnazin klasik. I pari falë profesorit të tij të historisë dhe filozofisë, Franko Salvo, mësoi të shpëtonte nga dogmat fetare dhe të kultivonte dyshimet ndaj Kishës, ndërsa braktisi edhe ritualin e shkuarjes në meshën e së Dielës.

Pas diplomimit hyri në Akademinë Ushtarake të Livornos, por më pas ndërroi mendje dhe nisi të studiojë për drejtësi. Ndërkohë Borselino zgjodhi menjëherë studimet për drejtësi, por sapo nisi universitetin, i ati vdiq dhe kushtet ekonomike të familjes së tij u përkeqësuan.

Megjithë vështirësitë, në moshën 22-vjeçare ai u diplomua me notat maksimale. Edhe Falkone u diplomua me nota të larta. Një vit më pas ai u njoh me Ritën:ishte një dashuri në shikim të parë, që u pasua nga martesa. Falkone e nisi karrierën në Lentini si gjykatës i zonës, dhe më pas u transferua në Trapani në vitin 1966, ku qëndroi mbeti për 12 vjet.

Aty nisi të binte në kontakt me realitetin e mafies. Ndërkohë, Paolo kishte nisur karrierën e tij në gjykatën civile të Enës. Në vitin 1967 u emërua magjistrat në Mazara del Vallo të Trapanit, dhe në dhjetor 1968 u martua me Anjeze Leton, me të cilin do të ketë 3 fëmijë. Në vitin 1969 u transferua në Monreale, afër Palermos, ku punoi përkrah kapitenit të karabinierëve Emanuele Bazile, i vrarë nga mafia në vitin 1980.

“Më vranë një vëlla”- do të shprehej Borselino, teksa nisi të hetojë mbi autorët e vrasjes. Ndërkohë, edhe Falkone ishte transferuar në Palermo, ku u mor me gjykimin e sipërmarrësit Rozario Spatola, i akuzuar për lidhje me mafian. Në këtë mënyrë 2 miqtë e vjetër rilidhën kontaktet, dhe filluan shkëmbimin e informacionit në lidhje me hetimet.

“Fshatarët” e Korleones

Por situata në Palermo po ndryshonte me shpejtësi. Falkone kishte vërejtur se të dyshuarit dhe anëtarët e bandave nën hetim, po vriteshin ose zhdukeshin gjithnjë e më shpesh në mënyrë misterioze. Arsyeja? Kishte nisur një luftë mafioze, e cila në muajt e fundit të vitit 1981 dhe në fillimin e 1982-it, shkaktoi 1 të vdekur çdo 3 ditë në kryeqytetin e Siçilisë.

Në fund viktimat ishin rreth 1.200, një shifër e ngjashme me një luftë civile, kryesisht nga radhët e bandave mafioze armike të “bosit të bosëve”, Toto Rina. U zbulua se pas vrasjeve qëndronin  “i viddani” (fshatarët) e Korleones, rreth 70 persona nga qyteza pranë Palermos. Dhe shefi i tyre ishte Rina.

“Lufta” përfundoi në vitin 1983. Por dhuna e korleonezëve ishte kthyer kundër shtetit. Ata vranë shumë zyrtarëve, mes të cilëve edhe gjeneralin e karabinierëve Karlo Alberto Dala Kieza, hero i luftës kundër terrorizmit të Brigadave të Kuqe.

Trupa anti-mafia

Vrasja e gjeneralit Dala Kieza ishte vetëm një ndër hapat në strategjinë e Toto Rinës, që dëshironte një përballje frontale me shtetin italian. Më 29 korrik 1983, një makinë bombë vrau Roko Kiniçin, kreun e Zyrës së Antimafias në Palermo. Për ta zëvendësuar atë, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit zgjodhi Antonino Kaponeton.

Ai kuptoi nevojën për krijimin e një grupi magjistratësh, për të pasur një vizion të përbashkët mbi fenomenin e mafias. I pari që u zgjodh në këtë grupim ishte Falkone, që tashmë ishte në një protagonist i luftës kundër “Cosa Nostra”. Me këshillën e Falkones, në të u zgjodh edhe Borselino. Ky grup nisi të funksionojë me një ritëm të shpejtë, ndërsa po shtoheshin të penduarit që bashkëpunonin me drejtësinë.

Më i rëndësishmi ishte Tomazo Busheta, “Don Mazino”, që në luftën kundër Toto Rinës kishte humbur 2 fëmijët, 1 vëlla, 1 kunat dhe 4 nipër. Trafikanti i drogës, ishte arratisur në Brazil, ku u arrestua dhe më pas u ekstradua në Itali. Ai donte të bashkëpunonte, por dëshironte të fliste vetëm me numrin 1 të grupit anti-mafia:Xhovani Falkonen.

Falkone e mori për ditë me radhë në pyetje dhe Busheta foli. Rezultati:366 urdhër-arreste u lëshuan vetëm më 29 shtator 1984. Falkone kujton:”Para dëshmisë së Bushetës, ne kishim vetëm një ide sipërfaqësore mbi fenomenin mafioz. Ai na dha konfirmime të shumta mbi strukturën, teknikat e rekrutimit, funksionet e Cosa Nostras. Por mbi të gjitha një vizion global mbi fenomenin”.

Rina kundërpërgjigjet

Ndërkohë, Toto Rina po përgatiste një verë të përgjakshme. Në korrik dhe gusht 1985 u vranë zyrtarët Bepe Montana, dhe Nini Kasara, ky i fundit bashkëpunëtor i ngushtë i Falkones. Frika nga atentatet ishte e fortë. Të dy magjistratët me familjet e tyre përkatëse, u transferuan me nxitim në Azinara, për të përfunduar hetimin paraprak të “Procesit të Madh”, që nisi më 8 nëntor të po atij viti.

Gjyqi me 475 të pandehur, ishte goditja më e madhe ndaj mafies që ka ndodhur ndonjëherë në Itali. Ai përfundoi më 16 dhjetor 1987, me 360 ​​dënime dhe 114 lirime. Kaponeto e konsideroi të mbyllur përvojën e tij në Palermo. Ai ishte i sigurtë se vendin e tij do e zinte Falkone.

Por për shkak të klimës së tensionuar politike në atë post u emërua në vitin 1988 Antonino Meli.

Menjëherë Meli nisi t’u caktojë hetimin e mafiozëve magjistratëve jashtë grupit të famshëm anti-mafia, ndërsa Falkone dhe kolegët e tij nisën të anashkalohen. Përplasja Meli-Falkone arriti kulmin  pas hetimit mbi rrëfimet e penduarit Antonino Kalderone.

Meli donte ta ndante procesin në 12 dosje (sipas juridiksionit territorial), ndërsa Falkone këmbënguli që me këtë çështje të merrej grupi i posaçëm anti-mafia. Sërish në fund triumfoi Meli. Falkone kërkoi që të caktohej në një zyrë tjetër, dhe u emërua ndihmësprokuror në prokurorinë publike.

Më vonë u largua nga Palermo për të marrë drejtimin e çështjeve kriminale në Romë. Por as në kryeqytet, Falkone nuk hoqi dorë nga lufta kundër mafias. Ndërkohë, Paolo Borsellino ishte kthyer në Palermo si ndihmësprokuror, dhe me një rol menaxherial në hetimet mafioze.

Hakmarrja finale

I tërbuar nga dënimi me burgim të përjetshëm në mungesë, Toto Rina donte të hakmerrej. Më 12 mars 1992, u vra Salvo Lima, kreu i rrymës andreotiane të demokristianëve në Siçili. Më pas erdhi Masakra e Kapaçit e 23 majit, ku veç Falkones, dhe gruas së tij Françeska Morvilo me të cilën ai u martua në vitin 1986 pas divorcit nga Rita, humbën jetën edhe 3 truproja.

I vetmuar dhe i lënduar nga vdekja e mikut të tij, Paolo Borselino punoi me intensitet të madh në 2 muaj që pasuan. Vdekja e tij, siç e kanë pranuar disa mafiozë të penduar, ishte e planifikuar prej kohësh. Duke parandjerë tradhëtinë e shtetit italian, Borselino i tha më 13 korrik 1992 gruas së tij Anjeze:”Mafia do të më vrasë kur të vendosin të tjerët!”.

Më 17 korrik, për habinë e të gjithëve, ai përshëndeti kolegët e tij një nga një duke i përqafuar. Më 19 korrik në Palermo bënte shumë vapë. Magjistrati vendosi të vizitojë nënën e tij që banonte në rrugën D’Amelio. Dy minuta para orës 5 të pasdites, shpërthimi i bombe në një makinë të makinë të parkuar aty pranë, që vrau atë dhe 5 truprojat që e shoqëronin, u dëgjua në të gjithë Palermon. “Gjithçka mori fund!”- ishte komenti i Antonino Kaponetos.

Mos hiq dorë asnjëherë

Por vetë Kaponeto, në vitet e fundit të jetës, udhëtoi anembanë Italisë për të rrëfyer në shkolla historinë e dy heronjve, duke deklaruar se “betejat në të cilat njeriu beson, nuk janë asnjëherë beteja të humbura”. Toto Rina vdiq më 17 nëntor 2017 në pavionin e paraburgimit në Spitalin Maxhore të Parmës, ndërsa Bernardo Provencano vdiq ndërsa vuante dënimin e tij të përjetshëm në një burg të sigurisë së lartë. Korleonezët u goditën fort, por beteja kundër mafias është ende e gjatë. “Mjegulla” në Siçili është ende e trashë.

Marrë me shkurtime nga Focus.it – Bota.al