Martesat ndëretnike - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Martesat ndëretnike

Martesat ndëretnike

· 2 · 454

  • Postime: 1581
  • Karma: +8/-1

ne: 04-04-2012, 23:08:43
Martesat ndëretnike, shqiptarja e martuar me serb
03/04/2012 19:20
Facebook6

Martina është një nuse nga Mamurrasi dhe fatin e saj e ka gjetur në fshatin Kuqi afër Nova Varosh, një qytezë në kufirin me Malin e Zi, që gjendet në zonat malore të Serbisë.

29-vjeçarja nga veriu i Shqipërisë është bërë një nga 200 nuset shqiptare që janë martuar me meshkuj serbë nga këto zona. Martina është nusja e Nebojsha Ratkovic, një punëtor i hidrovenrtralit lokal. Cifti ka një fëmijë, Markon 3-muajsh.

Femrat nga veriu i Shqipërisë kanë filluar të martohen vite më parë me serbët në fshatrat me pak banorë. Popullsia është zvogëluar dhe meshkujt duan të krijojnë familje me patjetër. Martina e Nebojsha kanë komunikuar përmes një libri që ja ka bërë dhuratë shkuesi.

“Femra ka shumë pak dhe ato që kanë mbetur duan të shkojnë në Beograd”, tregon Nebojsha.

Cifti nuk është martuar në kishë sepse prifti nuk ka pranuar të bëjë celebrimin. Për dhëndrrin nuk ka ndikuar as lufta e Kosovës e as fjalët e njerëzve për martesën e tij.

Martina e Nebojsha janë të lumtur për fatin e tyre, i bëjnë bashkë punët e shtëpisë dhe burrin vijnë ta pyesin shokët se sa mundësi kanë për të marrë një nuse shqiptare, kurse gruan nëse mund të ketë ndonjë sugjerim.

“Më kanë kërkuar të bëhem shkues, por i kam thënë që nuk kam mundësi sepse jam familjare. I pëlqejnë femrat shqiptare. Meshkujt serbë e respektojnë gruan, familjen”, shprehet Martina.

Martesat ndëretnike në ish-Jugosllavi kanë qenë gati normale, ndërsa tani ato janë fenomen.

Martesat ndëretnike, shqiptarja e martuar me serb - Pasdite ne Top Channel

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=232049

  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 04-04-2012, 23:17:51
Sa e dhimbshme. ^o)

Temat e fundit