Përshëndetje edhe nga unë
E lexova me vëmendje postimin tënd të parë po edhe pergjegjet qe ti paskan shkruajtur.
Ne rradhë të parë diçka nuk kuptoj. Ti thua se nuk i dashuron meshkujt d.m.th. nuk je homoseksual, paske edhe dashnore, ndjehesh mirë me te dhe e don shumë. Por ne anën tjetër je i gatshëm te i hysh një lidhje homoseksuale vetëm e vetëm qe te prezantohesh si femër???!!!
Ma sqaro te lutem këtë pakëz me detaillisht!
Je apo nuk je homoseksual? Apo je i gatshëm të bëhesh vetëm për hire te preferencave tua te veshjes dhe ndjenjave te mbrendshme qe i ndjen?
Pastaj a mendon se mund përjetësisht ta mbani një gënjeshtër te tillë te fshehur? Të gjejsh një partner (mashkull) te bashkejetosh me te dhe rrethi te te njohe si femër?! Pak rëndë e imagjinueshme për mua!
Një gjë qe fillon me një gënjeshtër te madhe nuk ka ardhmëri jetegjate Altin!
Për ju gocat, mirë e keni keshilluar deri diku por ju harroni diçka shumë me rëndësi!
Për nga shkrimi ky çuni me duket si me qenë me orrigjine nga Ilirida (Maqedonia) (me permirso Altin nëse jam gabim te lutem), sot ka ardh koha kemishes sate mos i besojsh e ku me ndonjë te afermi. Nëse del ne shesh ky problem i tij i cili është shumë tabu për rrethin dhe shoqërinë, mendoni pak cfar pasoja do të këtë ai, problemet te cilët do ti lindin me pas etj etj...
Nga postimi i parë mes rreshtave lexohet pasiguria dhe frika, kjo vërtetohet edhe tek postimi i dytë, d.m.th. ky akoma s'është i gatshëm me një konfrontim publik sa i përket këtij problemi.
Unë te vetmen gjë qe mundem te ta këshilloj është të kërkosh ndihmë profesionale (psikolog). Edhe atë jo ne qytetin tënd, po ne ndonjë qytet fqinj ku nuk te njeh askush qe sado kudo te ndjehesh i rehatshem dhe mos jesh ne ankth.
Keshillimore për te rinje nuk ka me sa di unë ne Maqedoni, as ndonjë institucion tjetër te ngjajshme, por psikolog besoj se ka sa të duash.
Ne fund dua te te perkujtoj diçka, meqë e permende All-llahun ne postimin tënd të parë athere d.m.th. qenke besimtar musliman. Neve feja na meson atë qe All-llahu na ka krijuar neve njerëzve te dobët dhe se me dobesine tonë anojme kah gabimet.
E kemi vullnetin tonë te lirë te zgjedhim çka duami, por jo çdo gjë qe dëshirojmë për jetën tonë është çdoherë e mirë për ne. Prandaj feja jonë (edhe fetë tjera) ka
ndalesa dhe
lejime e cila ia siguron besimtarit një jetë te rehatshme. Sprova do të kemi derisa te vdesim, sprova te cilët na tërheqin ne rrugë te gabuara, e jona si qenie te vetme intelligjente (ne krahasim me kafshet) na mbetet te zgjedhim se cilën rrugë e ecim.
E zgjodhem rrugën e gabuar duhet ti perballojme konsekuencat. Ne aspektin fetar, homoseksualiteti shihet si mëkat dhe është ndalese, konsekuencat i ke si ne këtë jetë- problemet ne rrethin tënd te ngushtë, izolim social, streset psiqike etj, njeashtu edhe ne jetën tjetër.
A është rruga jote
e drejtë apo
e gabuar ajo është çështje qe len për diskutim, ti je i udhehequr nga dëshira dhe ndjenjat e mbrendshme, akoma je i ri me 19 vitet e tua.
Mundohu edhe mendjen e shendosh ta vendosh ne funkcion dhe jo vetëm emocionet te te udheheqin ne këtë rast. Ndoshta aq shumë i je koncentruar deshires tënde sa qe e harron atë esenciale, se duhet si njeri të jesh i kënaqur dhe ta duash vehten ashtu siç je i krijuar, te mesohesh te akceptosh vetveten dhe ti shohësh edhe gjërat pozitive te jetës qe ke.
Nëse e ke Kur'anin diku aty afër, te këshilloj ta shfletojsh pak.

Nëse ke nevojë për me tepër, mos nguro të shkruash.
Të ndjekte e mira ne jetë!