×

Më e rëndësishme paga se profesioni !

Më e rëndësishme paga se profesioni !

· 18 · 2415

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 12-02-2007, 14:04:16
Njerëzit shpesh heqin dorë nga profesioni i dëshiruar dhe “vjedhin” një zanat më të paguar.
 
Në situatën e vështirë për punësim të ditëve të sotme, e rëndësishme është që njerëzit të gjejnë një punë apo zanat qoftë brenda apo jashtë profesionit. Përveç njerëzve, që zotërojnë një profesion, sepse kanë mbaruar universitetin apo më tepër, shumë të tjerë kanë përfituar një zanat, të cilët nxjerrin të ardhurat për të mbajtur familjen e tyre. Ardit Llazi, 19-vjeç, punon ndihmëspicier në një piceri dhe paguhet 25 mijë lek. Ndërsa picieri i parë paguhet 30 mijë lek. Arditi shprehet se “për mua këto të ardhura janë normale dhe mendoj të punoj për një kohë të gjatë”. Ndërkohë që shumica e punëve në administratën shtetërore kanë pothuajse të njëjtën pagë, me disa luhatje të vogla. Jo të gjithë e kanë mundësinë për të vazhduar studimet e larta, për këtë kanë zgjedhur kurset apo shkollat e mesme profesionale, ose e kanë “vjedhur” zanatin. Bledar Bido, 32 vjeç, ushtron zanatin e muratorit dhe, përveç vështirësisë së punës, ka një pagë normale për të përballuar kushtet e familjes. Ai pohon se do të donte të kishte vazhduar Inxhinierinë e Ndërtimit, por e ka pasur të vështirë. Punën e muratorit e ka mësuar në Greqi, duke parë shokët e tij se si punonin. Bledari paguhet 3 mijë lek në ditë. Puna e zanatçinjve vlerësohet, madje shumica e të pyeturve pohojnë se ndihen mirë në atë punë që kanë zgjedhur. Madje ka raste kur persona që kanë mbaruar universitetin kanë vendosur të zgjedhin një zanat ku e ndjejnë veten të aftë dhe paguhen më mirë. Agron Jaho, 42 vjeç, e ka lënë profesionin e mësuesisë dhe ka zgjedhur të punojë si hidraulik, për të cilin ka ndjekur një kurs 2-vjeçar në Itali. Ai pohon se “paguhem më mirë, në këtë zanat, sepse me rrogën e mësuesit nuk mund të plotësoja nevojat e familjes sime”. Për të e rëndësishme është paga megjithëse ka nostalgji për profesionin e tij dhe vitet që ka kaluar për ta marrë diplomën. Për një pjesë të madhe të qytetarëve nuk ka rëndësi puna që ata duan të bëjnë, por pagesa që përfitojnë në këtë punë.

Emanuela Sako 

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#1 ne: 13-02-2007, 01:53:10
E lexova artikullin, Berni dhe nuk me vjen shume cudi, sepse jo vetem qe ne Shqiperi eshte keq per pune (prandaj mjafton qe njerezit te fusin njefare rroge, pavaresisht nga zanati), por edhe ketu ne Shtetet e Bashkuara ku jetoj une eshte bere shume e veshtire. Dhe po flas nga eksperienca, nga c'kam pare dhe c'kam bere vete (me raste). Ndonjehere i them vetes time "Do te me hyjne ne pune 3-4 diploma qe kam. E c'te me duhen keto kur s'kam punen qe me kenaq apo prefesionin qe dua?!" Keshtuqe Berni, nuk u jap fare faj atyre te intervistuarve. Une njoh disa veta ne Shqiperi qe bejne jo vetem nje por 2 pune. Sa jane te rinj, kane forca dhe kohe per te siguruar dy leke me shume dhe jane me fat qe te kene dy pune, atehere edhe dy pune i bejne. Kjo eshte gje e shkelqyer se si ne rastin e dy puneve (edhe pse te dyja mund te jene part-time), edhe ne rastin e atyre njerezve qe u duhet te sakrifikojne profesionin e tyre te pare per dicka me pak te pranueshme nga shoqeria apo qe shihet si pune dosido, vetem e vetem per te siguruar nje jetese me te mire dhe me normale, e rendesishme eshte qe keta njerez s'pertojne te punojne, duan te punojne dhe nuk kane turp te bejne cfaredo pune per te krijuar njefare jete te mire dhe normale me kushtet e duhura. Keta njerez kane marre tamam disiplinen e punes.

Dhe, fatkeqesisht ka ardhur koha qe te pohojme ate qe thuhet tek titulli i kesaj teme: "Me e rendesishme eshte paga sesa profesioni" (te pakten tani per tani kur ekonomia ne tere boten pak a shume eshte beterr fare.) :(

  • Postime: 5949
SmiLey
#2 ne: 16-02-2007, 21:21:38
Well, NO!

Tani nuk mendoj se dikush qe ka mbaruar matematike apo qoftë dhe gjeografi, po shkon e merr te ardhura sa një punëtor i rendomte ne ndonjë fabrike. Por ta marr e mira, dhe tafmaqar te medhenj te lekut s'duhet te bëhemi, se pastaj sytë te erresohen edhe harron dhe për ke jeton e punon... e lere te kujtosh familjen... etj.
Për mendimin tim, me e rëndësishme është profesioni te cilin ushtroj. Dhe me këtë nenkuptoj, te jetë ai për te cilin unë kam sakrifikuar e tashmë arritur, sepse ne këtë mënyrë do të jem e lumtur. Profesionin nuk e bën gjithmonë paraja, e bën kenaqesia, sfiden qe te jep çdo ditë për t'u çuar e shkuar ne pune :)
Mbaj mend qe kur isha studente ne vit te fundit, vinin njerëz nga banka të ndryshme apo kompani për te marr ne intervista studenta qe sapo diplomoheshin. Të vinte keq kur degjoje disa qe i pergjigjeshin pyetjes:- Përse zgjedh të bëhesh kështu apo ashtu? Ata qe shprehnin se aty ka me shumë Lekë!
Këtë mënyrë te shprehuri nuk e shikoj si sinqeritet, por si një budallallek... sepse ata qe te punesojne nuk te vlerësojnë se u thua qe je i interesuar ne lekun qe do besh, por ne kontributin qe mund t'iu japësh ne atë qe bën apo qoftë dhe ndryshimet profesionale qe mund t'iu ofrosh ti si individ. Lekun te gjithë e kanë qejf, por jo te jenë te sëmurë apo addicted to it!
Gjithesesi, ju uroj te gjithëve suksese dhe mbaresi ne atë çfarë (ose do të zgjedhin) te bëjnë me tej ne të ardhmën e tyre. :)

  • Postime: 7051
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 19-02-2007, 19:10:27


Eshte e kuptueshme dhe e qarte qe per te gjithe ne pagat jane te rendesishme. Personalisht nuk do e zgjidhja profesionin duke u nisur nga paga. Dua te ushtroj ate qe dua.
mishel
#4 ne: 19-02-2007, 23:05:20
Sipas mendimit tim jane te dyja te rendesishme, nuk jetohet pa njeren por as pa tjetren....
por nese i marrim te ndara, duhen patur parasysh shume faktor...
por per kete do flas ndonje dite tjeter se vajti vone.naten e mire befshi.

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#5 ne: 20-02-2007, 00:02:32
Mendoj se ne vitet e para puna niset me shume pasion,por dihet qe pune perfekte nuk ka,dhe dihet qe cdo profesion ka te mirat dhe te keqijat e veta. Mund te vije nje dite qe ato anet negative te profesionit tend te te vijne ne maje te hundes dhe mund te thuash" Ah sikur te isha bere keshtu,apo ashtu." Une mendoj se pagesa ka nje rendesi te madhe.Sepse asgje nuk perfundon me te njejtin pasjon dhe deshire qe eshte nisur. Sfidat dhe veshtiresite te sjellin lekundje te asaj deshire. Dhe nqs ty nje dite te merzitet profesioni,do ishte akoma shume keq te kishe nje pagese jo te kenaqshme. Krejt ndryshe eshte kur ke nje profesion qe te sjell te ardhura te mira. Sigurisht qe do te merzisin anet negative por aman e di se e ke xhepin plot dhe perballon me lehte veshtiresite e jetes. Ndersa nje tjetri i rrofte puna qe i pelqen dhe s'ka nje lek te vizitoje nje vend ku do kishte shume deshire te shkonte. Nuk dua te tregohem materjaliste por mendoj se leku( pagesa) eshte faktori kryesor qe te shtyn drejt pelqimit te profesionit.
wiliams
#6 ne: 20-02-2007, 00:09:58
Une ne fakt i kam pak a shume te dyja(nuk e them per mburrje as per ndonje gje tjeter ..)por po ju them nje gje reale  qe une kam patur mundesi dhe ndoshta kam mundesi te kaloj ne nje pozicion tjeter pune qe do e kisha pagesen me te mire,por nuk kam patur dhe nuk kam deshire te ndryshoj profesionin e punes,jam aq mire ne profesionin qe kam sa them me vete se nuk do e shtyja dot ne asnje nga shumica e profesioneve qe mund te kisha pranuar te kaloja.Ska gje me te mire se sa te kesh ne jete nje profesion ku te ndjehesh mire kur punon,te jesh i afte ne ate pune qe ben dhe mbi te gjitha te kesh nje si pune pavaresie ne ate pune qe ben...dhe kjo eshte arsyeja qe une nuk kam pranuar dhe as nuk pranoj te nderroj profesionin qe kam hmmmmm:

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#7 ne: 17-08-2007, 01:08:03
Per mua eshte me e rendesishme profesioni packa se edhe paga ka shume rendesi. Per shembull nese do te isha ne nje pune qe me pelqente por me nje rroge shume mediokre, do e kisha lene kete pune. Te dyja kane shume lidhje me njera-tjetren ama. Une mendoj se kur gjejme profesionin e duhur, pak a shume kemi gjetur edhe nje rroge te mire. Ose me sakte nese na pelqen nje pune, na pelqen nga ato qe na ofron, nga profesioni te cilin bejme, nga njerezit me te cilet punojme perdite. Por mendoj se na pelqen edhe sepse kjo pune na ofron nje rroge relativisht te mire. Per shembull une s'jam edhe aq e kenaqur me profesionin tim apo me punen qe bej. Nuk eshte puna me e keqe ne bote, megjithate ka te beje shume me kliente dhe shume prej tyre jane regular, te ngrejne nervat ndonjehere sa s'e ke idene. C'e do qe paga ime varet shume prej tyre ama. Por une e bej kete pune dhe kam qendruar ketu ku jam per nje kohe relativisht te gjate nga rehatia dhe siguria qe me jep kjo pune jo vetem si pune, por edhe ne page. :)
Capkenja
#8 ne: 17-08-2007, 14:51:22
Paga...se te kesh lekun e rekuperon punen..por dhe te besh dicka qe ste pelqen nuk eshte e mire.Prandaj studiojme qe te bejme ne jete ate qe ne jep deri diku me shume kenaqesi!

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#9 ne: 17-08-2007, 16:26:32
ka njerez, qe paga i sjell me shume kenaqesi(gabim per mendimin tim)..te tjerve ju a sjell profesioni(jo pa lek fare)..e drejte per mendimin tim....
Emira
#10 ne: 17-08-2007, 23:26:46
them se varet nga situata
kam pasur vende pune te paguara me te vertete shume mire dhe ja kam kaluar shume mire kur perktheja per nje firme italiane. cdo gje ishte ne harmoni.
kam pasur edhe pune tjeter te paguar shume mire, po jo vetem qe rroptohesha ne pune, po klima josociale e punes ish kafsheria vete. e pranoja per hir te situates qe kisha, po me ka shkaterruar fare.
puna qe bej tani eshte ok ne pergjithesi, me intereson vetem sigurija e kontratesPLUS QE KAM EDHE BOLL KOHE PER ZERIIIIIIIIIINNNNNN NNNNNNN

  • Postime: 7051
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 02-03-2020, 11:04:51
Paga ka rëndësi të madhe por nuk besoj se ja ndjen lezetin nëse nuk punon aty ku do.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#12 ne: 02-03-2020, 16:16:14
Për mua profesioni.
Kush e di isha bërë milionere sot po të kisha zgjedhur pagën. 😊

  • Postime: 3250
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#13 ne: 02-03-2020, 18:54:35
Për mua profesioni.
Kush e di isha bërë milionere sot po të kisha zgjedhur pagën. 😊

Une zgjodha familjen, dhe me nje shtypje tastere nuk u bera milionere. Sot jam shume i pasur, pasi kam gjerat me te cmueshme ne jete!

Per punen qe beje, marre rroge te mire, po nuk eshte rruga e profesionit.

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#14 ne: 02-03-2020, 22:27:21
Une zgjodha familjen, dhe me nje shtypje tastere nuk u bera milionere. Sot jam shume i pasur, pasi kam gjerat me te cmueshme ne jete!

Per punen qe beje, marre rroge te mire, po nuk eshte rruga e profesionit.


Në aspektin familjar jam triliardere dhe mbase edhe kjo pati rolin e vet në disfavor të përzgjedhjes së pagës. 🙂

  • Postime: 224
Passion
#15 ne: 03-03-2020, 09:06:23
Paga ka rëndësi të madhe por nuk besoj se ja ndjen lezetin nëse nuk punon aty ku do.
Kjo e pages eshte e cuditshme. :)

Kam patur disa miq qe ishin kapitene anijesh,edhe mekanike anijesh. :)

Mbaruar akademine detare ne shkolla te privilegjuara qe diplomat e tyre rezultojne vip ne ate fushe.

Paga e tyre vijon nga 9800 euro ne muaj,deri ne 16000 euro .
Mekaniket nga 7000 deri ne 12000 :)

Ushqeva fort idene per tim bir ta dergoja ne nje te tille shkolle fillimisht,por duke kaluar vitet me zbehet deshira.
Edhe ata dilnin ne te tille konkluzione se nuk arrihen te dyja
edhe familja
edhe parate.  :S

Tashme ne kete moshe qe jam pajtohem me rrjedhen duke u ndier mire me aq sa mundemi,me ato qe kemi ,me ca pelqime dite dite,me ca adhurime dite dite,edhe me ca mllefe dit dit (gjithmone kundrejt profesionit).  :D

  • Postime: 7441
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#16 ne: 03-03-2020, 16:21:37
Profesioni se paga vjen vete.:)

  • Postime: 7051
  • Gjinia: Femer
erlehta
#17 ne: 04-03-2020, 15:50:38
@Passion
Kam njeriun tim qe mbeti detrave. Grade e paga mese e shkelqyer por tani qe u fejua, po i ndjen me teper lezetin tokës sesa ujit 😂
 

Datat më të rëndësishme në histori

Nisur nga InfoZRubrika Historia

Postimi i fundit 28-05-2020, 23:44:40
nga InfoZ
“Familja është gjëja më e rëndësishme në botë”

Nisur nga M A XRubrika Familja

Postimi i fundit 02-05-2020, 19:29:01
nga erlehta
Pse jane te rendesishme lojrat?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 28-04-2020, 14:37:04
nga M A X
Pse jane te rendesishme bimet?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 28-04-2020, 14:31:17
nga M A X
Pse jane te rendesishme pemet?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 28-04-2020, 14:30:16
nga M A X