×
Hyrja
Profili

Moderatoret seksi të ekraneve, stimulim për “për lukuninë e uritur të burrave”

Moderatoret seksi të ekraneve, stimulim për “për lukuninë e uritur të burrave”

· 1 · 488

  • Postime: 21592

ne: 24-06-2020, 22:37:02
Dalin me dekolte dhe këmbët zbuluar për të joshur audiencën mashkullore. Edhe njëherë moderatoret televizive të emisioneve sportive janë vënë nën shënjestër, pasi po përdoren si velina të erotike përpara se të bëjnë detyrën si njohëse të futbollit, atletikës apo notit.

Ky debat i hapur më parë nga Mustafa Nano, i cili pati marr për shëmbull Bora Zemanin të cilën e kishte krahasuar me Sharon Stone i dalin të mbathurat në skenën kult të filmit “Basic Instinct”,  dhe Ilda Bejlerin që ishte veshur në mënyrë të trishtueshme,  vulgare dhe të pashijshme ka marë flakë sërish.

Në reagimin e shkrimtares fajësohen kryesisht drejtuesit e televizioneve që e shohin gruan si një objekt erotik e cila e humbet rëndësinë me kalimin e moshës.

“Në njëzet vite në Holandē, nuk më ka zënë syri kurrë, komentatore sporti të zhveshura kështu, madje asnje grua të zhveshur telelevizioni. E kuptoj, këtyre vajzave të mira, u duhet të mbijetojnë në këto ekrane të egra në këto forma, ndryshe do ta pësojnë si ca mikeshat e mia që nuk duken më andejpari ekraneve se janë “plakur”.
Por unë do t’u lutesha që t’i ruanin këto fustane për mbrēmjet e diskotekat a plazheve të shumtë, sepse kështu mbrojnë disi nga strabikët mentalë mikeshat e tyre të heshtura pas ekraneve” shkruan ajo.

Por nganjëherë zhveshja e tyre nuk është vetëm detyrim i dhunshëm nga ekrani. Në rrjetet e tyre sociale vajzat e mëposhtme nganjëherë shfaqin klishe edhe më të ekzagjeruara se ato që na tregojnë nëpër studio, duke deshmuar joshja me ane te hireve femerore eshtë pjesë e mentatlitetit të tyre dhe shoqërisë ku jetojmë.
 

©Lapsi.al

Temat e fundit