Ngjarjet që shënuan vitin 2011 - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ngjarjet që shënuan vitin 2011

Ngjarjet që shënuan vitin 2011

· 5 · 592

  • Postime: 409
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-12-2011, 20:25:10
Viti 2o11 (MMXI) filloi ditën e Shtune.Në kalendarin Gregorian,ky është viti 2011 i Erës së Re.Eshtë fillimi i dekadës së dytë të shekullit të ri.

USA vitin 2011 e ka emëruar si Viti Ndërkombëtar i Pyjeve dhe Viti Ndërkombëtar i Kimisë.

Ngjarjet që shënuan vitin 2011                                           
Janar

1 Janar- Estonia zyrtarisht iu bashkua monedhës Euro dhe u bë vendi i shtatëmbëdhjetë që iu bashkua Eurozonës.
9-15 Janar- Sudani Jugor mban një referendum mbi pavarsinë.Elektorat i Sudanez votoi në favor të pavarsisë,duke i hapur rrugë krijimit të shtetit,që do të ndodhte në Korrik.
11 Janar- Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Brazil,vrasin afro 900 njerëz në Rio.
14 Janar- Pranvera Arabe* : Qeverisja Tuniziane bie pas një muaji të protestave të dhunshme.Presidenti Zine El Abidine Ben Ali arratiset në Arabinë Saudite pas 23 vite në pushtet.
24 Janar- 37 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 180 janë plagosur pas një shpërthimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Domodedovo në Moskë,Rusi.
Shënim: Pranvera Arabe*-që ndryshe njihet si Zgjimi Arab është një valë revolucionare e demonstratave dhe protestave që ndodhin në Botën Arabe.Nëse jeni të interesuar për më shumë rreth kësaj lëvizje,mund te klikoni Këtu.

Shkurt

11 Shkurt- Pranvera Arabe:Presidenti Egjiptian Hosni Mubarak jep dorëheqje pas protestave të mëdha që thërrisnin për dorëheqjen e tij,gjë që ndodhi duke e lënë Egjiptin në duar të ushtrisë deri tek zgjedhjet e ardhshme.
17 Shkurt- Kosova feston tre vjetorin e Pavarsisë.
22 Shkurt-14 Mars – Prodhimet e nafës në Libi shkaktojnë rritje prej 20% të çmimit të naftës.Kjo gjë shkaktoi krizën energjetike të 2011.
Mars

11 Mars- Një tërmet  me magnitutë 9.1 shkallë që më pas shkaktoi edhe një cunami goditën bregun Japan,duke shkaktuar 15,840 viktima dhe duke lënë mbi 3,500 të zhdukur.Cunami rrezikoi edhe 50 vende të tjera .Tërmeti shkaktoi shumë dëme edhe në centralin bërthamor të Fukushimas.
15 Mars- Pranvera Arabe:Hamad bin Isa Al Khalifa,Mbreti i Bahranit shpall  gjendje të jashtzakonshme për tre muaj.
Prill

11 Prill- Ish presidenti i Bregut të Fildishtë u arrestua në shtëpinë e tij në Abixhan nga të zgjedhurit e Presidentin Alessane Quattara,i ndihmuar edhe nga forcat Franceze.
29 Prill- Afro dy miliard njerëz anembanë globit shikuan martesën e Princit Uilliam(Duka i Kembrigjit) dhe Katerina Middleton  në Westminister Abbey në Londër.
Maj

1 Maj- Presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaron se Osama bin Laden,lideri i grupit militant Al-Qaeda,është vrarë gjatë një aksioni të Ushtrise Amerikane në Pakistan.
16 Maj- Bashkimi Evropian arrin marrëveshje me Portugalinë për ta shpëtar nga kriza.BE dha 78 miliard euro që ta shpëtonte Portugalinë.
26 Mars- Ish komandanti i ushtrisë Serbe Ratko Mladic,i kërkuar për krime lufte,dhe për gjenocid,u arrestua në Serbi.
Qershor

4 Qershor- Shpërthen vullkani Puyehue në Kil,duke shkaktuar dëme në trafikun ajror në Ameriken Jugore,Zelandën e Re  dhe Australi.Gjithashtu u evakuan edhe 3,000 njerëz.
5 Qershor- Pranvera Arabe: Presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh udhëtoi për në Arabinë Saudite për një tretman përshkak të një lendimi gjatë sulmit që iu bë.
12 Qershor- Pranvera Arabe: Mijëra Sirian u arratisen në Turqi.
Korrik
7 Korrik- Eshtë arritur transplanti i parë artificial në botë.Duke përdorur një laring artificial të veshur me qeliza burimore.
 9 Korrik- Sudani Jugor ndahet nga Sudani,si rezultat i referendumit për pavarsi,që u mbajt në Janar.
20 Korrik- Goran Hadzhiç  është ndaluar në Serbi,duke u bërë i fundit nga 161 të kërkuarit nga Tribunali Nderkombëtar per Krime në Jugosllavi.
20 Korrik- Shtetet e Bashkuara deklarojnë mungesë ushqimi në Somalinë Jugore.Rasti i parë pas 30 viteve.
22 Korrik- 76 njerëz janë vrarë nga një sulm terrorist në Norvegji,pas një bombardimi në Qendrën Presidenciale ne Oslo.
Gusht

5 Gushti- NASA deklaron se  në planetin Mars ka ujë gjatë stinëve të ngrohta.
5 Gusht- Juna,anija e parë me energji solare është nisur për në Jupiter,u lëshua nga Forcat Ajrore Cape Canaveral.
Shtator

5 Shtator-India dhe Bangladeshi nëshkruajnë një pakt për ti dhënë fund mosmarrveshjeve 40 vjeqare për kufirin e tyre.
11 Shtator- Shënohet 10 vjetori i sulmeve në Kullat Binjake.
19 Shtator- Saktësisht 100 Kenian vdesin pas një shpërthimi të një pumpe benzini në Nairobi.
19 Shtator- Me 434 të vdekur,Kombet e Bashkara nisin një shumë prej 357 milion dollarëve për viktimat e përmbytjeve ne Pakistan.
Tetor

4 Tetor- 100 njerëz vdesin nga një bombë e vendosur në një makinë në Somali.
4 Tetor- Në Tajlandë 657 njerëz vdesin nga përmbytjet.
23 Tetor- Një termet me magnitute 7.2 shkallësh godet Turqinë Lindore,duke vrarë 604 njerëz,dhe rrëzoi 2,200 ndërtesa.
31 Tetor- Datë e zgjedhur nga Kombet e Bashkuara si simbolizim që popullsia e botës arriti në 7 miliard.
Nëntor

26 Nëntor- Laboratori i shkencës për Marsin zbuluan ”Curiosity”, mjetin më të sofistikuar për të eksploruar planetin e Marsit.Po në këtë ditë ky mjet u lëshua në hapsirë nga Stacioni Hapsinor Kennedy.Pritet të mbërrijë në Mars me 5 Gusht të vitit të ardhshëm.
28 Nëntor- Shqipëria feston 99 vjetorin e pavarsisë.
Dhjetor

15 Dhjetor- Kombet e Bashkuara zyrtarisht deklarojnë fundin e luftës në Irak.

Marre nga : http://www.albpedia.info/ngjarjet-qe-shenuan-vitin-2011.html

  • Postime: 12369
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 17-12-2011, 20:41:52
Teme interesante!

  • Postime: 7078
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 17-12-2011, 23:09:19
Me 5 dhjetor u zbulua Kepler 22b.  Toke re por 600 vjet drite larg nesh  :D

  • Postime: 409
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 18-12-2011, 23:24:38
Po thuhet se eshte me i madh se toka rreth 2.4 here per me shume mund te lexosh edhe ketu : http://www.albpedia.info/kepler-22-b-planet-binjak-i-tokes.html

  • Postime: 151
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 19-12-2011, 16:41:52
Dje vdiq Enveri i Korese Veriore.

Temat e fundit