Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 04-06-2020, 18:34:43 »

 

Mijëra protestestues marshuan sot në Tiranë kundër kulturës së heshtjes viktimave të dhunës seksuale, disa ditë pasi vendi u trondit nga zbulimi i një rasti përdhunimi të vazhdueshëm dyvjeçar të një vajze 15 vjeçare nga disa bashkëmoshatarë të saj dhe një roje shkolle 65 vjeçar.
Aktivistët dhe aktivistet iu drejtuan viktimës me slloganet “Ti nuk ke faj” dhe “Ti ke shumë motra”. Me thirrje kundër dhùnës, abùzimit, diskrìminimit dhe pàbarazisë së të mitùrave, vajzave dhe grave ata u tubuan në sheshin Nënën tereza rreth orës 16:00 ndërsa pas grumbullimit,përshkuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndaluan parakryeministrisë sheshit Skënderbej dhe ndaluan tek ministria e Arsimit që drejtohet nga Besa Shahini.

L’image contient peut-être : 2 personnes, texteL’image contient peut-être : une personne ou plus et plein air
L’image contient peut-être : 4 personnes, foule, arbre et plein air L’image contient peut-être : 1 personne, debout et plein air
Edhe babai i 15-vjeçares së dhunuar nga roja i shkollës dhe tre persona të tjerë i është bashkuar marshimit kundër dhùnimit të të miturve.

“Dëgjova në parlament sot se Edi Rama dènoncoi aktin. Po për veten time çfarë bëri Edi Rama. Nuk ka vajzë ai, ka djalë. Unë e dëgjova parlamentin në televizor, i lutem fëmijëve, vëllezërve dhe ministrisë së arsimit se fëmijët me një karamele, një akullore gënjehen. Mos i ndodhtë kërkujt ajo që i ndodhi vajzës time” tha ai./lapsi.al
 
 


 
Postuar nga: M A X
« ne: 03-06-2020, 23:50:23 »

 
Postuar nga: M A X
« ne: 03-06-2020, 23:49:10 »

Jo po tu bo hashtag #blacklivesmatter jo po Je suis Charlie Hebdo, jo po kush nuk reagon per George Floyd eshte pjese e krimit, dmth kto hipokrizirat kshu... Kemi 1 milion halle vet, kemi perdite krime “ordinere” si dhuna ne familje, apo tentative per vrasje per arsye banale, dmth na duhen kater faqe per ti mbaru hallet me shkrim, qe kshu mire qe nuk dolet per te kerku doreheqjen e polic Ardit, por neser nuk ka justifikim, neser duhet te jesh aty! Neser ora 16:00 tek sheshi Nene Tereza! Te tregojme qe protestat nuk behen vetem me komente neper rrejte, por ngrihet zeri dhe ne rruge! #PerFemijerineEVjedhur
 
Brryli Broadway
Postuar nga: M A X
« ne: 03-06-2020, 07:54:59 »

 

Nga Anila Hoxha
Javet e fundit prinderit e 15 vjecares te abuzuar seksualisht e kaluan duke fshire neper muret e lagjes emrin e saj. E gjithe lagjia ku emri katergermesh i femijes ka zene muret e shtyllat, e dinte se kush shkruante dhe perse. Te gjithe e dinin, pervec policise dhe familjes. Shfytezimi i gjimnazistes tregohej prej nje viti si nje 'hit' neper gojet e lagjes dhe te shkolles, mes banoresh e fqinjesh, ku disa e pershkruanin si "femija i perhedhur". Ndersa te tjeret e pershkruanin 65 vjecarin si monstra qe u tregonte fotografite dhe videot e te mitures duke u mburrur " shikojeni kete".

Por ky informacion nuk kishte mberritur ne veshet e vulosur te policise. Ne veshet e askujt, as te agjenteve te krimeve, as te patrullave qe pijne birra ne lokalin perballe shkolles dhe nuk shikonin te afishuar ngado emrin e S, apo te shikonin se si nje vajze kalohej dore me dore dhe si nje i moshuar nderkohe tregonte videon ne serviset e makinave te lagjes, ne birrari, dhe tek te tjere aty qe pastaj ktheheshin ne shtepi dhe ruanin femijet e tyre duke patur parasysh se nje tragjedi po luhej me femijen e komshiut. 
Edhe mesuesit e shkolles ne lagjen ne periferi te Tiranes nuk dinin gje. As psikologet nuk dinin gje, ndonese profili i rojes ishte aq i diskutueshem sa ai u perzu prej aty.  As oficeret e sigurise qe paguhen nga Ministria e Arsimit. Roja  i shkolles njihet ne lagje per profilin e tij te diskutueshem. Por ai u hoq nga puna jo per kete gje, por pasi ishte punesuar aty se bashku me gruan dhe djalin.
Emri i S. dhe sharjet per te nderkohe te vrasin syte , ne hyrje te shtepise se saj ne te dy krahet, ne muret e shkolles, ne muret e lagjes. Prej nje viti  eshte shkruar emri i vajzes dhe ne anglisht 'mireserdhe ne ferr'. Prinderit nuk ja dolen ta mbulonin me gelqere emrin e femijes se tyre qe perdhunshem u shkarravitej  prej muajsh POR vetem ata spo dinin se perse emri i te mitures po vulosej si 'A" e turpit te shoqerise sone.
Kete te diele ja kushtova S. Nje banore me thote duke tundur koken se femija doli duarsh per faj te prinderve qe nuk e kontrollonin. 'E dinim te gjithe kete gje- thote nje tjeter. Videot e vajzes qarkullonin ngado. I moshuari doli mendsh kur prinderit e mbyllen femijen ne shtepi dhe ajo nuk po dilte me". Pasi ata denoncuan, dhe kater banore te lagjes u arrestuan, mes tyre adoleshente dhe ish roja, prinderit jane ngujuar brenda ne shtepi. Poshte pallatit te tyre qendron nje grup te rinjsh, me ne krye djalin e te akuzuarit si perdhunues. Skandal. Presion fare i hapur. Ndonese jane te afermit  e ketij  65 vjecari qe e perzune nga familja disa muaj me pare, per te kundershtuar sjelljen e tij. Skandal i paprecedente mungesa totale e informacionit te shkolles, policise, a kujdto tjeter qe paguhet dhe ka per detyre te mbroje e te ruaje femijet dhe nxenesit ne shkolla. Nje skandal i tille nuk kishte nevoje te zbulohej nga kallzimi i dy prinderve qe per shkaqe te ndryshme iu drejtuan policise , atehere kur emri i femijes se tyre, dhe video e femijes se tyre po postohej ngado. Nje skandal i tille ishte zbuluar prej nje viti nga banoret e lagjes ne periferi te Tiranes, kur shikonin femijen duke u ngjitur ne nje shtepi qe i perkiste dikujt qe jeton ne Greqi , kur e shikonin tu nenshtrohej edhe te rinjve te tjere aty. Dicka po ndodhte, por qe policia ta merrte vesh duhet se pari qe qytetaret ta besojne .

Skandal i paprecedente qe pavaresisht zerave ne lagje, asnje nga perfaqesuesit e shkolles nuk e referoi ceshtjen ne polici. Skandal i paprecedente qe i afermi i nje abuzuesi vazhdon te qendroje poshte shtepise se dy prinderve qe tashme jane te rrezikuar dhe kane frike te dalin, pasi kater te dyshuar ne lagje jane arrestuar per abuzim sexual

Skandal qe disa ore pas shperthimit te kesaj bombe , vec versionit te policise nuk ka asnje deklarate nga bukuroshja e Ministrise se Arsimit, ku i ka psikologet e shkolles, ku eshte stafi pedagogjik i kesaj shkolle?
Skandal qe familja eshte braktisur dhe ka mbetur pa mbrojtje.
Ata jane te kercenuar. I pashe sot dhe e deshmoj kete gje.

(Foto nga hyrja e pallatit)