×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Select Prefix:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Shkruaj germat qe shihni ne figure
Degjoi germat / Kerko nje tjeter figure

Shkruaj germat qe shihni ne figure:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 15-05-2019, 17:49:09 »

Ky u be si "per inat te vjerres shkoj me mullixhine"
Postuar nga: M A X
« ne: 03-05-2019, 08:03:26 »

Koordinatori i Partisë së re “Bindja Demokratike”, Astrit Patozi foli për krijimin e kësaj force në emisionin “Të paekspozuarit”. Ai hodhi poshtë aludimet se u ndihmua nga kryeministri Edi Rama

“Jam koordinator i bordit të përkohshëm të Partisë “Bindja Demokratike”. Do të më quash “president” më quaj unë s’të ndaloj, por këtë mandat kam. E kam bërë për shkak të ligjit në KQZ. Po e zëmë kryetar i përkohshëm, për sa kohë nuk ka zgjedhje, për shkak të ligjit” – tha Patozi.

Mbi akuzat se u ndihmua nga Rama, Patozi tha se kjo nuk ishte e vërtetë.

“Kjo është gjëja e parë që është thënë nga një pjesë e opozitës. Njerëz që mendojnë si ata mund të ketë plotë. Zyrtarisht kanë folur ata. Nuk i ndaloj dot të kenë këtë lloj qasje për partinë tonë. Unë s’do merresha fare me çfarë thonë ata. Unë për publikun kam detyrim t’u them, BD është një forcë që ka kjo shoqëri për të dalë nga një sistem i mbyllur.

Jemi kundër të dy palëve. Nuk jemi dakord që zgjidhja Shqipërisë mund t’i vijë nga ikja nga beteja e as nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës që e ka trajtuar këtë vend sikur tak ishte plaçkën e lënë nga babai. Janë gati ta shqyejnë njëri-tjetrin por nganjëherë bëjnë edhe pazar të pistë. Kemi dalë të luftojmë këto modele” – tha Patozi.
Postuar nga: M A X
« ne: 29-04-2019, 10:05:25 »

Bindja e Meros apo e Patozit?!
Fill një ditë para skadencës së regjistrimit të partive për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit , mbiu në terrenin politik shqiptar partia “Bindja Demokratike”. U përfol për dy ditë me rradhë se në korridoret e Kryeministrisë ishte hedhur ideja e një partie të re nga opozita për ti dhënë sa më shumë legalitet zgjedhjeve vendore në kushtet e mungesës së opzitës reale e cila ka djegur mandatet dhe nuk ka kthim pas në kauzën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme. E nëse në krye të kësaj partia të re ishte menduar emri i Rudina Hajdarit me mbështetjen nga pas të Astrit Patozit, planet nuk shkuan si ishin menduar fillimisht nga palët, përfshirë këtu edhe këshilltarët pranë Ramës që kishin menduar këtë lëvizje.

Kulisat flasin për një përfshirje kokë e këmbë në këtë parti të re të Mero Bazes, njeriut që nga kryearmiku i Ramës është kthyer në njeriun që së bashku me ekipin e Fugës këshillojnë Kryeministrin për lëvizjet e qëndrimet e tij. E sic dihet, për të thënë atë që nuk mund të mohohet, Baze e njeh mjaft mirë kampin e djathtë, ku është e njohur miqësia e tij me Astrit Patozin. Dhe duket se plani ka qenë për një parti të re të opozitës me në krye Rudina Hajdarin e nënkryetar Astrit Patozin, që do të përfitonte me ndihmën e pushtetit, vota të konsiderueshme në zgjedhjet vendore për t’u kthyer në fkctor në jetën politike të vendit, me planin final të zëvendësimit të opozitës reale që përfaqësohet nga PD, LSI dhe aleatët.

Dhe lavdet e Patozit në FB për Rudinën sa herë që të gjithë gajaseshin më artikulimet pa kuptim të deputetes së PD nga studio në studio, dukeshin se nuk ishin thjehst mbështetje solidariteti. Për të mos folur pastaj për rreshtat e dedikuara nga Mero Baze në mbrojtje të Rudinës. Dhe fiks më pas erdhi kafja e së shtunës, ku Patozi dhe Hajdari folën mbi detajet e fundit e ndërsa fjalët qarkulluan për një takim në darkë të premten me Kryeministrin Rama.

Mirëpo duket se ky plan nuk shkoi sic duhet, pasi një pjesë e mirë e atyre që ishin menduar pjesë e kësaj partia, pra emra të njohur të PD-së që tanimë nuk janë pjesë e partisë dhe që janë në kundërshti me qënrimet e liderit demokrat Basha, si Jozefina Topalli, Arben Imami e të tjerë nuk pranuan të bëheshin pjesë e kësaj farse. Thuhet se për ta, “truri” i partisë së re Mero Baze kishte menduar poste honorifike, por sic edhe u faktua, emra të tillë me peshë në elektoratin demokrat nuk mund të pranonin të bëheshin levë e Kryeminsitrit vetëm se janë në kundërshti më Lulzim Bashën. Në këto kushte, kur partia mbeti me ermat e Astrit Patozit, Ardian Kollozit, Valbona Mezinit e Fabian Topollajit, Rudina Hajdari kuptoi se projekti ishte i dështuar dhe vendosi të tërhiqej me stil.

Por tanimë ishte vonë për të tërhequr edhe idenë e partisë së re. Në këto kushte “kopili në derë” i mbeti Astrit Patozit. Ky i fundit nën këshillën dhe garancinë e mikut të tij Baze  pranoi kryesimin e partisë, e në fakt zgjidhje tjetër nuk kishte. Dhe fill, u ngjiz “Bindja Demokratike”. Për të krijuar këtë parti në fakt Patozi kishte kohë dy vite dhe asnjëherë artikulimet e tij së bashku me grupin që e ndiqte nga pas në lëvizjen për ringritjen e PD-së nuk e konkretizoi me një parti. Dhe tani fill, si një rrufe në qiell të pastër, Patozi lajmëron krijimin e partisë së re, fiks një ditë para mbylljes së regjistrimit të partive për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, në ato zgjedhje ku opozita reale nuk do marrë pjesë.

Në këtë parashtrim vlen të pyetet: Bindja për krijimin  e partisë është e Bazes apo e Patozit?! / Standard.al
Postuar nga: M A X
« ne: 29-04-2019, 00:01:24 »

Pasi u bë një kohë e gjatë në një gjendje thuajse pasiviteti politik, Astrit Patozi u shfaq në publik, duke prezantuar një parti të re. Gjithçka erdhi krejt papritur, madje edhe firmat i mblodhi në një kohë rekord, duke ia dalë t’i mbyllë letrat vetëm një ditë para skadimit të afatit që e lejon të hyjë në zgjedhje. Natyrisht, ai e kishte lënë që herët hapur mundësinë e krijimit të një partie, por në asnjë moment nuk u duk të bënte hapa në funksion të kësaj dhe, mbi të gjitha, nuk arriti të krijonte dot një fluks për të hedhur shtratin e duhur në funksion të këtij projekti.

Çfarë ndodhi? Pse kjo shfaqje e papritur, vetëm tani, pasi e gjithë opozita ka dalë në rrugë, duke lënë bosh vendet në institucione?Një shpjegim i drejtpërdrejtë mund të jetë se z. Patozi vetëm po përfiton nga situata. Mungesa e opozitës në zgjedhje duket një rast i mirë për të mbushur një pjesë të vakuumit, të cilin më vonë ajo mund të mos e rifitojë dot më. Por, në fakt, kushdo që e njeh mirë realitetin politik në vend, dhe Patozi është një njohës i tillë i shkëlqyer, e ka të qartë se shanset për një këtë skenar janë shumë të vogla. Hyrja në zgjedhje kur opozita është në bojkot, përfshirja në institucione kur ajo është e gjitha në protestë do të konsiderohej doemos dhe po konsiderohet masivisht tashmë si një akt tradhëtie nga demokratët. Askujt nuk do t’i leverdiste në këto kushte të sakrifikonte më kot kredencialet e veta, pa pasur një mbështetje nga faktorë të tjerë, qofshin këta nga maxhoranca apo ndërkombëtarët.

Kjo do të thotë se z. Patozi ka hyrë në zgjedhje jo për të garuar, por vetëm për të marrë pjesë, në funksion të krijimit të kushteve aparenciale për legjitimitet. Natyrisht, zgjedhjet nuk mund të mbahen pa një opozitë dhe Ramës dhe ndërkombëtarëve iu duhet doemos një figurë për këtë. Që të ketë garë, ka nevojë për më shumë se një garues. Ramës i duhet një kundërshtar për të qenë fitues, ndërsa ndërkombëtarëve iu duhen të paktën dy rivalë për të qenë arbitër. Në mungesë të rivalëve të vërtetë duhen shpikur rivalë alternativë dhe Bindja Demokratike po hyn në lojë pikërisht me këtë mision.

Gjithçka duket se ka qenë një zgjedhje e minutës së fundit. Pas një procesi të vështirë për të bindur kandidatët e fundlistave të pranonin mandatet e braktisura, problemi i dytë është se ata nuk mund të formojnë dot një forcë politike konkurrente. E ashtuquajtura “opozitë e re” është veç një grumbull individësh jopërfaqësues, që nuk formojnë dot një organizatë. Bindja Demokratike do të jenë kështu ombrella portative e krijuar për të grumbulluar deputetët e rinj, në mënyrë që të mund të sajohet një opozitë artificiale, sa për të hedhur lumin.

E krijuar në vrap e sipër, partia e re tregon se është krejtësisht e papërgatitur dhe nuk ka gati asgjë për të ofruar; as infrastrukturën organizative, as parimet politike që promovon, as pikëpamjet idelogjike për të prodhuar një frymë. Megjithë prezencën e liderit të saj në publik, ajo nuk ka shfaqur deri tani asnjë program dhe asnjë ide të qartë mbi aksionin e saj politik. Vetë kryetari i saj duket i përgjumur dhe po tregon se nuk ka asnjë motivim për betejë në zgjedhjet ku pret të kandidojë. Idetë që transmeton mbi rrëzimin e sistemit, shkatërrimin e dy partive kryesore, ndryshimin e kodit zgjedhor, janë thjesht demagogji të atypëratyshme, të papërpunuara mirë, të paqarta dhe kontradiktore.

Siç z. Patozi e tha vetë në një studio televizive, kjo parti ngrihet mbi pretendime të mëdha për të rrëzuar sistemin politik të deritanishëm, për të sjellë një frymë të re, e cila do të transformojë realitetin politik në vend. Ai nuk arriti të sjellë as një alibi për të legjitimuar faktin se kjo frymë e re po krijohet nga një figurë politike që vjen nga zemra e sistemit të vjetër. Vetë tërheqja e znj. Hajdari në moment të fundit, një ditë para miratimit në gjykatë, pasi kishte lënë të kuptohej se do ishte ajo violina e parë e kësaj force të re, tregon se ideja është krejtësisht e paqartë dhe e papjekur mirë.

Gjithashtu, ai foli për idetë e mëdha që kjo parti do të sjellë në arenën politike shqiptare, duke pohuar se idetë do të jenë vlera themelore e saj, më shumë se njerëzit. Por ai nuk paraqiti vetë asnjë ide të tillë, preku vetëm nevojën për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ku përmendi si mundësi alternative thjesht variantet standarde të sistemeve elektorale të mirënjohura, pa treguar aspak se cila prej tyre i duhet vendit. Në fakt, politika e deritanishme nuk është se ka vuajtur shumë për ide, por për njerëz që t’i kenë patur ato seriozisht.

Mbi të gjitha, z. Patozi është kontradiktor me veten, nëse i referohemi qëndrimeve të tij të mëparshme. Një vit e gjysëm më parë, ai bojkotoi zgjedhjet për kreun e PD-së, ndonëse ishte prezantuar publikisht si një kandidat real për të mundur Lulzim Bashën. Ai i konsideroi ato si zgjedhje të kapura nga kryetari, ndaj dhe refuzoi të marrë pjesë, me argumentimin se nuk mund të bëhej koperturë e një gare të gënjeshtërt. Jo vetëm kaq, por ai dhe grupi i tij sulmuan z. Selami, kur ky i fundit vendosi të kandidojë kundër Bashës. Ata e akuzuan z. Selami se me kandidimin e tij po legjitimonte procesin. Z. Patozi sot po pranon të bëhet koperturë e Ramës, nëse e gjykojmë me të njëjtën logjikë.

Kjo do të jetë, natyrisht, një handikap i madh në legjitimimin e aksionit të tij politik kundër lënies së mandateve dhe gjithçka tregon se z. Patozi do ta ketë shumë të vështirë që “Bindjen” e tij ta bëjë të besueshme. Ai zgjodhi të rihyjë në politikë nga dera e gabuar. Në vend që të bashkohej me protestën dhe të luftonte fort për të qenë një zë energjik në opozitë, ai zgjodhi të fitojë qyl, duke shfrytëzuar rastin kur opozita ka zbritur në shesh për betejë. Kjo e bën partinë e tij një forcë aspak premtuese, cilido qoftë skenari apo motivet që e shtynë për të ardhur deri këtu.
Nga : Ergys MERTIRI