×
Hyrja
Profili

Per cfare studioni/keni studiuar dhe cili eshte profesioni juaj(nese keni nje)

Per cfare studioni/keni studiuar dhe cili eshte profesioni juaj(nese keni nje)

· 72 · 10887

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
ne: 12-06-2007, 06:04:35
Per te ditur pak me shume ne lidhje me njeri tjetrin  :P ketu mund te thoni profesionin tuaj :D ose degen te cilen keni studiuar apo po studioni aktualisht,si dhe cfare ju terheq ne studimin e asaj dege apo atij profesionit qe ushtroni. Gjithashtu mund te flisni edhe perreth disa aneve negative.  :D

PS: Duhet ta fle mendjen une se per cfare do studioj ne universitet :D megjithese ka shume mundesi te studjoj per juridik  :D ndoshta me ndryshon mendjen ndonje ketu  :P

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#1 ne: 12-06-2007, 06:09:26
Tani, doni versionin e gjate apo te shkurter, moj Shorty?! Se une per vete kam studiu per plot gjena.


P.S. Teme e bukur dhe Mirembrema Forumit.

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#2 ne: 12-06-2007, 06:11:38
Te gjate po s'pertove, po lexo MP me pare :D

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#3 ne: 12-06-2007, 16:46:49
Të gjatë po s'pertove, po lexo MP me pare :D

Sot per sot, po te jap versionin nje cike si te shkurter. ;) Une kam studiuar per Komunikim, Gazetari, Psikologji, Marketing dhe International Affairs. Kam qene ne shkolle per afro 20 vjet dhe me thene te drejten edhe mas nja dy diplomash qe kam marre, nuk mund te them 100% qe kam mbaruar plotesisht shkollimin apo edukimin tim te larte. Natyra ime eshte e tille qe me pelqen shume te mesoj e te studioj. Kam qene gjithnje nje vajze shume studioze dhe ambicioze, gjithnje nje studente shume e mire dhe e zonja, me zinte shume meraku per shkollen, vihesha shume ne seder, perpiqesha shume dhe zakonisht kisha rezultate shume te larta, nota te mira, madje edhe kam qene studente nderi apo kam qene ne Dean's List si ne shkolle te mesme edhe ne ate te larte. :)
Capkenja
#4 ne: 12-06-2007, 20:46:54
Ing kimike jam bo vitin e kaluar kurse tani pres te dal Dipl.Ing pasi te mbaroj masterin...sa per profesion kam shume merrem me komunikim njerezer dhe flas me njerezit rreth fenomenit te mardhenieve njerezore te ashtuquajtura seksuale...kjo mendoj se eshte dicka me te ardhme sot pasi shume persona kane nevoje per te folur ne lidhjet me mardheniet e tyre ..dmth i bie si bicim seksiologe LOL LOL LOL

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#5 ne: 13-06-2007, 07:13:27
Ketu ku jam une,shkolla e juridikut zgjat minimumi 7 vjet. Ne 4 vitet e para, mund te studiohet cdo lende, edhe pse mund te mos kete asnje lidhje me juridikun,psh mund te studiohet biologji,psikologji,arts, apo shume dege te tjera,madje avokatet ketu vijne nga fusha te ndryshme dhe kane studiuar dege te ndryshme. Pasi mbarohet nje shkolle e caktuar atehere aplikohet dhe jepet nje provim per te studiuar per juridik,e cila eshte nje shkolle 3 vjecare.

Kam degjuar se eshte mire qe ne 4 vitet e para te studiohet nje dege qe ka lidhje me ligjet,prandaj dhe une kam deshire te studjoj per shkencat politike  :) besoj se do ja arrij qellimit  :)

  • Postime: 370
  • Gjinia: Femer
Isra
#6 ne: 19-06-2007, 15:08:54
Eh, si i thone kesaj pune, e dini ate shprehjen:
Te tjere na duan, te tjere duam, te tjere na marrin?? :P
Do pyesni ju, se clidhje ka kjo me temen..
Po ja ne rastin tim, te pakten.
Kam mbaruar per nje dege, punoj jo ne profesionin tim,(edhe pse kenaqshem) dhe do doja te kisha mbaruar nje dege tjeter..hahaha,moret vesh ndonje gje... :)

  • Postime: 5949
SmiLey
#7 ne: 19-06-2007, 16:10:45
Unë jam e lumtur sepse kam studiuar dhe realizuar çfarë më ka dashur kokerrdhoku i zemrës time :-[
Ne Tiranë studiova finance, kur erdha këtu studiova për matematike, me pas vazhdova me masterin ne statistike... ndërsa tani punoj po ne fushën time si actuary & statistical analyst. Jam mjaft e kënaqur me profesionin tim sepse jo vetëm është shumë challenging dita-ditës, por mbi të gjitha jemi njerëz qe respektohemi kudo ne lemin e ekonomise dhe te kerkimit për aftësitë dhe atributet qe zoterojme :) Plus dhe rrogen me bonuset e kemi GREAT! :D

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer
eurogina
#8 ne: 29-06-2007, 03:01:56
studioj per menaxhim hoteli.

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#9 ne: 29-06-2007, 11:12:08
neme un per vete jam per marredhenie nderkombetare,
e zgjodha sepse e ndiej qe kam nje intelekt te zhvilluar, me pelqen me i shtyp njerezit, keshtu kenaq egon time, dhe jame i mendimit se keta mediokret e klases se mesme dhe te ulet patjeter qe duhen drejtuar nga dikush qe i perket elites. Me e pre te gjaten me e be te shkurter, po u futa un ne administraten shteterore,

...
qaj neno
qaj moj nene
...

:P :P :P

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#10 ne: 29-06-2007, 15:04:00
D'Alber me ke kenaqur me pergjigjen tende, shume realist dhe origjinal dhe me pelqen shume fusha jote e studimit. Ka qene dicka qe une e kam konsideruar, gjithashtu. :)

URIME & SUKSESE NGA UNE ELEGANCA.   ;)

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#11 ne: 29-06-2007, 15:51:16
thnx elegance po ate postimin e kisha me underkuptim un :D :D

kurre ne jeten time si kam klasifikuar njerezit, pervce grekeve dhe serbeve :D :D

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#12 ne: 29-06-2007, 19:22:22
Dalber paske zgjedhur dege shume te mire,edhe mua me pelqen me te vertete shume.  :)

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#13 ne: 03-07-2007, 14:30:13
Besoni se tani kur po shkruaj ketu ne kete teme jame e habitur fare sepse paska shume njerez te shkolluar dhe gjithashtu ju them bravo ty Elegance,Capkene,Dalber,Eurogina,por sidomos Elegance qenke nje tip qe do deshiroja me te vertete te behesha sikur ti Bravo te gjitheve dhe vetem vazhdoni keshtu.
Une per vete do deshiroja qe pas shkolles se mesme (dmth i kam edhe dy vite) te shkoj per Juridik dhe Gazetari keto dy profesione me pelqejne shume te paren kam ndermend ta vazhdoj edhe per master vdeksha mos e befsha kete profesion.
Ehhh na u realizofshin enderrat neve tani qe jemi keshtu ehh ishalla kemi fat ne jete kurse ketyre qe jane ne shkollim e siper dhe kane kryer shkollen vetem bravo mburrem qe jam ne kete forum.

  • Postime: 4313
  • Gjinia: Mashkull
Brentiani
#14 ne: 04-07-2007, 12:20:46
eshte ndjenje e mire kur degjon se rinia shqiptare eshte e arsimuar dhe gjithnje perparon ... une per vete studioj drejtesine edhepse pakez me vonese kam filluar ndersa njekohesisht punoj si koordinator ne nje nga departamentet e administrates nderkombetare ketu .. suksese juve te gjitheve!!!

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#15 ne: 02-08-2007, 15:12:37
juridik ne universitetin sapienza ne rome,por profesioni im sot per sot,ska te bej fare me juridikun.
Emira
#16 ne: 02-08-2007, 17:30:28
jam mediokre me arsim te mesem ;)

erdha pak si heret ketej nga Gjermania, prandaj s´e fillova dot te larten ne Shqiperi

m´u desh te beja shkollen e nates, si gjysem gjimnazi ketu ne Gjermani qe te kisha nje lloj deftese te njohur nga shteti :S

mire qe e bera se ne baze te saje shteti me financoi nje shkolle per gjuhe te huaja, korrespondente per gjuhe te huaja i thone keta ketej, po si bicim sekretareje eshte ku shkruan letra ne gjuhe te ndryshme. i adhuroj gjuhet e huaja dhe di te flas dhe te shkruaj ne disa prej tyre (normale per shume shqiptare qe s´e kane as profesjon...) po profesjonin tim nuk e pelqej.
kam filluar te studjoj me korrespondence Shkencat Politike dhe s´di se si do te shkoje kjo pune se per te pelqyer materia nuk me pelqen deri tani, po ndoshta e ndjej kenaqesine ca me vone...e bej se me intereson politika dhe se dua te gjej pune ku paguhem me mire.
Me interesojne shume Letersija dhe Gazetarija po kush kish fat t´i studjonte :(

Elegance,Capkene,Dalber,Eurogina: bravo ju qofte!! edhe mua me behet zemra mal kur lexoj se sa arsimohen njerezit nga vendi im...Jam krenare per ju te gjithe, eshte njelloj sikur te keni realizuar nje pjese te deshirave dhe enderrave te mija...

puna qe bej ka te beje pak me profesjonin tim (ju shkruaj nga puna;-)))))))

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#17 ne: 14-08-2007, 07:36:22

Kam mbaruar për një dege, punoj jo ne profesionin tim,(edhe pse kenaqshem) dhe do doja te kisha mbaruar një dege tjetër..hahaha,moret vesh ndonjë gjë[/color]... :)


Une per vete te kuptoj plotesisht dhe shume mire dhe pak a shume jam ne te njejten gjendje si ti. Kam mbaruar njua dy dege qe deri tani (ne lidhje me profesionin tim) s'me kane cuar ndonje gje te madhe ne drite. Me kane pelqyer shume si dege, kam studiuar shume per to dhe gjithnje me 9-ta e 10-ta. Nuk behem 100% pishman si te thuash se nuk jane vite shkolle te humbura kot. Fundja ky eshte nje lloj edukimi dhe arsimimi dhe diplomen ne xhep e kam. Por ama profesionalisht nuk jam atje ku dua, ku meritoj dhe ku duhet te jem dhe s'eshte 80% faji im pasi ketu ku banoj une eshte bere keq vallaj per pune, aq keq sa. Shtrengo punen qe ke si te thuash. Mendoj se 20% eshte faji im se sidomos keto 4-5 muajt e fundit s'kam bere shume perpjekje vete per ndonje pune me te mire dhe te kenaqshme jo vetem si rroge, por si profesion edhe karriere. S'e kam bere kete gje jo se s'dua por se kam gjetur njefare rehatie tek puna qe jam numer nje dhe sepse kam punuar dhe punoj shume me ore over-time - gje qe s'me le shume kohe te lire per tu interesuar sic duhet. Ahh po, gjithashtu mendoj se jane nja dy dege qe gjynah qe s'kam mbaruar per to se me jepet jashte mase shume per to si Designing (of any kind) por sidomos Fashion Design si edhe Event Planner (ne vecanti Wedding Planner). Keto te dyja jane bere shume si hobi te miat, sidomos keto 2 vjetet e fundit dhe sidomos pasi bera dasmen time qe 75% e kam organizuar krejt vete ne dy kontinente dhe pertej dy kontinenteve te ndryshme biles dhe deri me sot dasme me te mire ku jam kenaqur me shume se cdo here sesa dasma ime, s'me kane zene syte - drejt me thene. Mendoj se kjo ndodhi edhe ngaqe une jam shume perzgjedhese (picky, anal, OCD) persa i perket te tilla gjerash. ;) Nejse, me uroni fat se ndoshta kete te fundit e realizoj, meqe konkretisht kam gjetur dike qe do t'ja coje resumene time kompanise me te madhe (te shtetit tim) te planifikimeve te eventeve. Ishalla behet dicka. I would be awesome in this field - I tell you. ;) Nese ka te beje puna me Arte dhe gjera Krijuese - I am your girl for them!


P.S. Ju Uroj Fat e Mbaresi te Gjitheve me Fushta tuaja, studimet dhe edukimin tuaj, me te ardhmen, gjetjen e punes dhe profesionin tuaj!!

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#18 ne: 14-08-2007, 12:28:48
un per vete kam mbaruar per hoteleri dhe turizem....mbasi bera nja 5-6 vjet pune ne ate fushe, me ndryshoi mendja dhe momentalisht studjoj shkenca politike dhe mardhenie nderkombetare, shpresoj te mbaroj se shpejti dhe te bej ndonje specializim ne mardhenie nderkombetare...... . :engjell:
edhe une si dalberi kam te njejtat synime.... :D

fat per ju te gjithe...
Emira
#19 ne: 14-08-2007, 13:44:36
s´e kuptova chekue, jam ca si e trashe nga mendja, e di vete ti;-))

cfare synimesh paska Dalberi mo, me shtyp njerezit pa shkolle, e ? u i rafte pika! ishalla s´eshte shume i rende nga pesha LOL LOL LOL

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer
eurogina
#20 ne: 14-08-2007, 14:43:57
un për vete kam mbaruar për hoteleri dhe turizem....mbasi bëra nja 5-6 vjet pune ne atë fushe, me ndryshoi mendja dhe momentalisht studjoj shkenca politike dhe mardhenie ndërkombëtare, shpresoj te mbaroj se shpejti dhe te bëj ndonjë specializim ne mardhenie ndërkombëtare...... . :engjell:
edhe unë si dalberi kam te njëjtat synime.... :D

fat për ju te gjithë...



njesoj si un dhe ti hoteleri & tourism

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#21 ne: 23-08-2007, 15:45:55
kam kryer studimet e gjuhes Angleze (profesor - mesimdhenes) tash studjoj Filozofi - Sociologji viti i 3.
po me dha zoti ymer (jete) do vazhdoj ende, master e pastaj edhe me shume, por duke u marr gjithmone me shoqeri - sociologji, filozofi (pallavra ktu ke ne i thone) dhe religjion.
guest16356
#22 ne: 23-08-2007, 15:51:28
Jam student i Mjekesis (Dega Stomatologji) ,ka qen enderr gjithmon ky profesion ,shpresoj ta realizoj deri ne fund ... :)

  • Postime: 1443
  • Gjinia: Femer
Englishbee
#23 ne: 24-08-2007, 13:02:07
Jam e diplomuar ne gazetari. Kam diplomuar ne 2006 dhe tani pas nje pushimi te vockel do te filloj me studimet master ne degen e Juridikut te Pergjithshem!
Endrra ime kryesore eshte realizuar, sepse gazetaria eshte profesioni qe gjithnje e kam dashur dhe per shkak qe kam prirje ne kete fushe jam e kenaqur me arritjen time deri me tani! :)
Do te kisha deshire te percaktohesha edhe ne dicka dytesore, qe do te kete lidhje me gazetarine dhe per se mbari me duket se Juridiku do te ishte ajo cka me duhet.
Me uroni fat!

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#24 ne: 24-08-2007, 13:06:20
Fat e suksese te metejshme bukurane  :perqafim