×

Per cfare studioni/keni studiuar dhe cili eshte profesioni juaj(nese keni nje)

Per cfare studioni/keni studiuar dhe cili eshte profesioni juaj(nese keni nje)

· 72 · 10564

  • Postime: 1443
  • Gjinia: Femer
Englishbee
#25 ne: 24-08-2007, 13:09:40
Fat e suksese te metejshme bukurane  :perqafim

Thanks :engjell: :puth

  • Postime: 155
Blue sky
#26 ne: 24-08-2007, 22:43:28
Nese doni qe shtepia juaj te jete e ngrohet ne dimer mund te me telefononi mua ju mirpres, hmmmmm:

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#27 ne: 25-08-2007, 00:38:13
kam kryer studimet e gjuhës Angleze (profesor - mesimdhenes) tash studjoj Filozofi - Sociologji viti i 3.
po me dha zoti ymer (jetë) do vazhdoj ende, master e pastaj edhe me shumë, por duke u marr gjithmonë me shoqeri - sociologji, filozofi (pallavra këtu ke ne i thonë) dhe religjion.


Urime dhe WOW! Une gjithnje e kam ditur qe ti do kesh studiuar per dicka si Filozofi, Teologji, Psikologji apo te gjitha si keto, pasi gjithnje ke shume prirje per keto fusha dhe je shume i afte ne tema rreth ketyre. Po pervec saj tek ty kam pare gjithnje nje intelekt te pashoq qe duhet pergezuar dhe inkurajuar me shume. Me mendjen tende EDHE ME PERPARA ke per te shkuar, Maste e kaluar Masterit. Suksese dhe urime vertet i madhi Ibraim.

  • Postime: 61
danjelaeri
#28 ne: 29-11-2007, 13:30:52
studioj administrim bisnes ne angli eshte cool fare

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#29 ne: 29-11-2007, 15:59:32
Urime dhe WOW! Unë gjithnjë e kam ditur qe ti do kesh studiuar për diçka si Filozofi, Teologji, Psikologji apo të gjitha si këto, pasi gjithnjë ke shumë prirje për këto fusha dhe je shumë i aftë ne tema rreth këtyre. Po përveç saj tek ty kam pare gjithnjë një intelekt te pashoq qe duhet pergezuar dhe inkurajuar me shumë. Me mendjen tënde EDHE ME PERPARA ke për te shkuar, Maste e kaluar Masterit. Suksese dhe urime vërtetë i madhi Ibraim.

falemnderit Elegance... dhe suksese edhe ty.

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer
Lisa
#30 ne: 29-11-2007, 16:46:40
Tani fillova te behem ziliqare shumica juaj paskeni patur fatin te studjoni dhe eksperimentoni jo nje por me shume dege ...sa me fat
une nje nisa dhe nje po bitis ...shpresojm te bitise se keshtu si eshte nisur nuk mendoj se kam shpresa edhe per shume vjet :S

Gjithsesi me pelqen dega ime dhe tashme jam krejtesisht e apasjonuar dhe e dedikuar ne te ...edhe pse nuk ishte zgjedhja ime e zemres ne fillim

  • Postime: 1750
  • Gjinia: Mashkull
Cami
#31 ne: 29-11-2007, 20:50:42
studioj shkencat polite tani per momentin jam ne vit te dyte pastaj mendoj qe perseri te vazhdoj edhe diqka tjeter dihet nese mundem

  • Postime: 1750
  • Gjinia: Mashkull
Cami
#32 ne: 29-11-2007, 20:52:48
ta korigjoj veten se e paskam shkruar gabim shkencat politike studioj dega Diplomaci

  • Postime: 46
çika e maleve
#33 ne: 30-11-2007, 20:48:24
studioj shkencat polite tani për momentin jam ne vit te dytë pastaj mendoj qe përsëri te vazhdoj edhe diçka tjetër dihet nëse mundem

nëse ka mundsi te me tregoshe se ku studjone se edhe unë studioj shkencat politike ,ndoshat jemi ne një fakultet. :)

  • Postime: 1530
  • Gjinia: Mashkull
i huaj
#34 ne: 30-11-2007, 23:49:30
Une studioi psikologjin tash jam ne vitin e par po shpresoij qe do te studioi edhe ne teologji diqka me pelqen shum.

  • Postime: 129
bobonline
#35 ne: 01-12-2007, 01:04:50
Ju jeni te gjithe per tu krenuar, ju lumte te gjitheve..
Po jua them edhe une timen: Mjekesi (Mjekesi & Chirurgi) vit i 5-te... Doktor per ju, per shqiperine e per i comuni mortali come noi. BOB
Capkenja
#36 ne: 02-12-2007, 02:10:44
Kur isha e vogel isha e dhene shume pas letersise e kisha pasion.Aty nga mosha 13 vjecare mu dha mundesia per te degjuar per here te pare Deutsch(gjermanisht) dhe me hyri ne zemer shume kjo gjuhe.

Nuk vonoi shume duke nga fundi i klases se tete kur gjithe shoqet e mia e kishin mendjen te gjenin ndonje burre(se ne fshat martohen shpejt)une kemngula ne shtepi se doja te ikja ne Elbasan per shkollen e mesme pa e bere gjate nese familja me mbante dot me lek apo jo.Konkurrova me kujtohet dhe sot kostumi jeshil qe qepa per provim dhe kur dola nga provimi nje tufe me prinder mua me priti mami me tha "He si ishte provimi"kurse nga pas mu turren shume prinder ,i ndihmove ndopak kalamaqte tane me thane..jo per gje po e pane tipin tim te shkathet qe ne fillim.

Mora vendin e pare ne Br per degen e Gjermanishtes ne Elbasan.Aty studjova 4 vjet kam qene nje nxenese e notes 9   mesatare ne mos gaboj(rashe ´nga mesimet per shkak jo te moshes por te kushteve ku jetoja ne konvikt.Nga nje ane ishte mundesia financiare edhe pse kisha nje burse prej 40 mije lekesh qe kalon direkt ne konvikt nga ana tjeter te jetoje te ndaje nje dhome ku do une 32 m² me 11 te tjera...

gjate shkolles te mesme mendja me ndryshoi per infermieri te vazhdoja shkollen e larte,ne prill te vitit te kater mbaj mend motra ne Tirane studente me thote per nje shkolle gjermane ne Sofie te Bullgarise per Ing.Kimike. Se bera gjate lajmerova klasen thashe hec ta provojme..vetem nje shoqe ra dakort.

Konkurova ne Tr tek lektorja e DAAD ,fitova nje burse dhe perfundova ne Bullgari.Atje jetova plot 5 vjet bashke me masterin e kryer dhe cdo vere kam qene ne Gjermani.NUk kane munguar asnje here seminaret,konferecant ballkanine takime me profesore te tjere ,intervista nga DAAD ,shkembime idesh mes studenteve nje jete e pasur ku me njohu me sa njerez aq te mbrekullueshem por dhe zhgenjyes njekohesisht.Aty hodha bazat e jetes,intelektit tim karakteri im i plote aty u formua Alketa qe eshte sot.Nuk e mohoj se njeriu sa vjen e piqet dhe ndryshon ,por ne nje shoqeri te tille ku kishim kontakte te shpeshta me njerez te ditur profesore konferencat e shumta ,praktikat ne Gjermani dhe kontaktet me firma me dhane nje dije apo nje baze se cduhet te bej per te ardhmen time.

Kam kaluar nje periudhe 3 mujore paksa te lekundshme ne jete kjo ka qene kete vere pasi kerkoja pune.Nuk vonoi shume dhe ja sot punoj nje nje firem goxha te madhe ketu ne Gjermani dhe bej nje pune qe me jep kenaqesi.Kenaqesia me e madhe e njeriut eshte kur fiton respekt nga ambjeti kur punon,aty kur njerezit kane vite qe punojne kontaktet e shumte me te tjetet...trajimet.. realizimi i  projekte te TEC-ve per vende te ndryshme nje larmi gjerat......dhe asnje here se kam menduar kaq thelle....nje vajze nga nje fshat i vogel nga nje familje e varfer...sot gjendem ketu...


duhet te lumturohem..por mbi te gjitha te pergezoj veten mgjs se bera kurre..

Eshte merita e prinderve te mi..qe sme lane kurre ne balte..atje ku moren borxh per te na edukuar ne te gjashte femijet e kesaj familje..dhe ndihem e lumtur qe i kam.

  • Postime: 402
  • Gjinia: Femer
Justice
#37 ne: 02-12-2007, 10:14:19
Jam  gjimnaziste........ kam edhe 2 vite te tjera per ta mbaruar shkollen e mesme........ne te ardhmen besoj,shpresoj,enderoj,.te behem avokate ose artitekte......ose gazetare si motra ime........

  • Postime: 1750
  • Gjinia: Mashkull
Cami
#38 ne: 03-12-2007, 00:48:57

nëse ka mundsi te me tregoshe se ku studjone se edhe unë studioj shkencat politike ,ndoshat jemi ne një fakultet. :)

studioj ne prizren ne nje univerzitet privat ne Univerzitetin FAMA edhe ti me trego tash se ku studion

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#39 ne: 03-12-2007, 01:55:33
Si paskam mbet une pa postuar ketu?? :D

Ehh, une jam nje cik i ngathet sa i perket shkolles.

Nisa te studjoj psikologjine pasi e kisha si fiksim te behem psikolog... qendrova nje semester dhe nderrova mendje..  Desha te behem bankier. Braktisa psikologjine. :)

U regjistrova ne nje univerzitet privat ne drejtimin Menaxhment Bankar dhe pasi mbarova 3 semestra... thashe me vete "Pse te mos marr dhe nje drejtim tjeter??" E ndjeja veten te afte edhe per nje drejtim tjeter,,,dhe keshtu zgjodha "Gjuhet e huaja ne krye me Anglishten". :D


Tash jam ne semester te 7 ne Menaxhim Bankar dhe ne semester te 5 ne Gjuhe te huaja.

Shpresoj, gjalle e shendoshe, qe pasi te kryej detyrat qe kam marre persiper, ose te kryej Master per keto dy drejtime ose te filloj nje te trere.


Hajt me t'mira. :)

  • Postime: 22
ar2yy
#40 ne: 15-12-2007, 13:39:34
-URRRRRRRRRRRRRRRRRRAAAAAAAAAAAAA...Vertet paska Shqiptar aq te shkolluar...Urime te gjith atyre qe i lexova se cka studiojn ishte mrekulli te lexoja aq shume vite ja ka kushtuar shkolles mrekulli...te them te drejten une jam njeri nga personat me te ri ketu qe shkruaj mirepo une studjoj SHEKNCA POLITIKE  ne vitin e pare ju pershendes te gjithve...!!!! :perqafim

  • Postime: 79
  • Gjinia: Femer
Vlonjatka
#41 ne: 20-12-2007, 20:56:00
Studioj per Drejtesi,Viti 3

  • Postime: 1431
  • Gjinia: Mashkull
cikito
#42 ne: 10-04-2008, 21:12:31
 hmmmmm:
kam studiuar ne qendren e formimit profesional don bosco tirane
 per termo hidraulik. jam diplomuar por fatkeqsisht nuk e ushtroj profesionin tim. nuk me eshte dhene rasti ketu ku jam.

  • Postime: 49
  • Gjinia: Mashkull
nardlushnja
#43 ne: 10-04-2008, 21:21:12
Kam mbaruar fakultetin e inxh. mekanike dhe punoj mekanik ne mergim

  • Postime: 27
trimo
#44 ne: 04-05-2008, 19:46:01
Pershendetje, teme shum e mire te pergezoj.Gjitha keto qe keni shkruar i kam lexuar me vemendje se me intereson se cfare studjoni.Une jam ende ne shkolle te mesme dhe deshira ime e flakt eshte qe te vazhdoj shkenca politike ne Tirane,sepse jetoj ne Maqedoni dhe te veproj te punoj per shqiptaret pervec se ne kete drejtim kam deshire edhe ne drejtim te albanologjis per kulturen shqiptare etj.. dhe mbasi kto do hy edhe ne turizem ishalla plotesohen keto deshira qe i kam.. sa i perket profesionit qe do te kem e pershkruajta, dhe tash me duhen ca sugjerime se ne cilin fakultet te studjoj ne Tirane per shkenca politike kame ndegjuar per "Universitetin Europian te Tiranes" por sdi a eshte i mire? Me duhet ndihma juaj per ato persona qe jetojne dhe veprojn ne Tiran(Shqiperi). Ju faliminderit,kaloni bukur.

  • Postime: 27
trimo
#45 ne: 06-05-2008, 16:53:05
Pershendetje, nese mudet nje pergjigje per at qe kerkova nese ka mundesi?!:)

  • Postime: 776
  • Gjinia: Mashkull
Dalber
#46 ne: 06-05-2008, 16:58:46
UET nuk e di se si eshte. por kete vere do keme rastin te takohem me anetare te stafit pedagogjik te Epoka University per mardhenie nderkombetare, dua te nis nje projekt te perbashket me ata, dhe mund te jape me shume info vetem ne gusht nese ja vlen apo jo te vesh aty. ;)
Emira
#47 ne: 06-05-2008, 17:25:40
me sa di une ti trimo, albanologji ke edhe ne gjermani...
Emira
#48 ne: 06-05-2008, 17:28:02
une do jap edhe nja 6 provime ketu qe te me japin "vizen" per te studjuar...po po me eci me provimet ama, kam te drejten te studjoj cfaredolloj dege qofte. kjo eshte gje e mire, po u plaka pa dipllome;-))

  • Postime: 9
  • Gjinia: Femer
SH.I
#49 ne: 30-05-2008, 11:22:38
 Tani jam në shkollë te mesme por me  dëshirë për te studjuar.Planifikoj te studjoj mjeksine dhe njekohesisht nëse mundem edhe gjuhën frenge(jam e dhënë shumë pas gjuhëve te huaja)se ne këtë mënyrë do të jem e përgatitur për studime postdiplomike diku jashtë vendit Frence ose Zvicër.
Nëse deshirave te mija do t'ia mvesh vullnetin dhe punën shpresoj se këto endera do t'me bëhen realitet.