Pornografia po na dëmton brezin e të ardhmes! - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Pornografia po na dëmton brezin e të ardhmes!

     Pornografia po na dëmton brezin e të ardhmes!

    · 2 · 427

    • Postime: 998
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 13-08-2022, 19:08:49
    Brezi i të rinjve po rritet me një model të gabuar që po i ofron shoqëria, media dhe rrjetet sociale. Programe dedikuar pornografisë, ekspozimit të trupit fermëror, çuna me lekë që joshin vajzat, makina të shtrenjta, argëtim në lokale nate dhe promovimi i disa personazheve që nuk kanë bërë asgjë në jetë, përveç se reklamohen e ofendohen me njeri-tjetrin në rrjete sociale.

    Sot Kozaku njihet më shumë se Konica, Noizy njihet më shumë se Noli, Moziku më shumë se Migjeni dhe Enca më shumë se Vaçe Zela. Dikur Rilindasit kishin një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëri. Ata frymëzuan një popull të tërë të mbajë gjallë atdhedashurinë, traditën, kulturën tonë autoktone, gjuhën dhe lidhjet me njeri-tjetrin. Sot Rilindasit shihen si ca statuja që të rinjtë i fotogafojnë kur shkojnë në eskursion dhe kaq.

    Kur vendin e Rilindasve e merr llumi i shoqërisë, ata të cilët të japin shembull rrugën e shpejtë se si të bësh para nëpërmjet pornografisë dhe drogës, është një shqetësim i madh kombëtar. Nëpërmjet influencuesve, sot shumë vajza lënë shkollën për të shkuar në Dubai, shumë djem lënë shkollën për të shkuar në Belgjikë, Hollandë apo me gomone në Angli. Këta të rinj shembullorë paragjykohen nga ai llumi i shoqërisë që kanë më shumë para, pa studiuar e pa punuar asnjë ditë.

    E pra ky nuk është modeli me të cilin meritojnë të rriten fëmijët tanë. Ky nuk është modeli që adoleshentët duhet të kalojnë fazën e pjekurisë. Ky nuk është modeli që të rinjtë të zgjedhin rrugën për të ecur në jetë. Ky nuk është modeli që na garanton një shoqëri të shëndetshme dhe një brez të rinjsh që janë gati t’i japin diçka shoqërisë.

    Ndaj mbështetsim nismën e marrë nga Fabian Zhilla  për të ndaluar promovimin në media të këtyre personazheve antipatikë. Media është pushteti i katërt që informon, edukon dhe zbavit shoqërinë, por që po kontribuon për promovimin e pornografisë dhe jetës së lluksit, e cila bëhet me para që burimin e kanë në punët e paligjshme. Ne kemi nevojë për një shoqëri të shëndetshme, të mirëedukuar e që do të jenë profesionistët e së ardhmes, jo palaçot e së tashmes.

    Firmosni peticionin online për të zgjuar AMA-n nga gjumi, e t’u vendosi rregulla strikte mediave kombëtare, lokale dhe atyre online.  => https://chng.it/ZJwrysf9k2

    #1 ne: 23-01-2023, 01:21:11
    Pornografia mund të sjellë disa ndikime negative në individ dhe në shoqëri. Këtu janë disa prej tyre:

    Shëndeti mendor: Shikuar pornografi shpesh mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor të një personi, duke shkaktuar depresion, ankth dhe ndjenja të tilla si frika dhe pasiguria.

    Marrëdhëniet: Pornografia mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet e një personi, duke e bërë atë të ndjejë që ka nevojë për diçka që nuk është e mundur në jetën reale ose duke e bërë atë të ndjejë që partneri i tij/saj nuk i plotëson nevojat seksuale.

    Shëndeti seksual: Shikuar pornografi shpesh mund të ndikojë negativisht në shëndetin seksual të një personi, duke shkaktuar disfunksione seksuale si ereksioni i dobët ose anorgazmi.

    Shëndeti fizik: Shikuar pornografi shpesh mund të ndikojë negativisht në shëndetin fizik të një personi, duke shkaktuar probleme me gjumin dhe duke rritur rrezikun e sëmundjeve të lidhura me stresin.

    Shëndeti shoqëror: Pornografia mund të ndikojë negativisht në shoqërinë, duke kontribuar në përhapjen e dhunës seksuale dhe duke e bërë të vështirë që të rriten fëmijët në një ambient të pastër dhe të sigurt.

    Gjithashtu, pornografia mund të ndikojë negativisht në perceptimin e individit të gjërave siç janë trupi, seksualiteti dhe lidhjet, duke formuar një imazh të rremë dhe të pasaktë të këtyre aspekteve të jetës. Këshillohet të konsultoheni me një profesionist të shëndetit mendor për të adresuar ndikimet negative të pornografisë në jetën tuaj.

    Temat e fundit