Post reply


Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: Ωμέγα
« ne: 13-08-2022, 19:08:49 »

Brezi i të rinjve po rritet me një model të gabuar që po i ofron shoqëria, media dhe rrjetet sociale. Programe dedikuar pornografisë, ekspozimit të trupit fermëror, çuna me lekë që joshin vajzat, makina të shtrenjta, argëtim në lokale nate dhe promovimi i disa personazheve që nuk kanë bërë asgjë në jetë, përveç se reklamohen e ofendohen me njeri-tjetrin në rrjete sociale.

Sot Kozaku njihet më shumë se Konica, Noizy njihet më shumë se Noli, Moziku më shumë se Migjeni dhe Enca më shumë se Vaçe Zela. Dikur Rilindasit kishin një ndikim të jashtëzakonshëm në shoqëri. Ata frymëzuan një popull të tërë të mbajë gjallë atdhedashurinë, traditën, kulturën tonë autoktone, gjuhën dhe lidhjet me njeri-tjetrin. Sot Rilindasit shihen si ca statuja që të rinjtë i fotogafojnë kur shkojnë në eskursion dhe kaq.

Kur vendin e Rilindasve e merr llumi i shoqërisë, ata të cilët të japin shembull rrugën e shpejtë se si të bësh para nëpërmjet pornografisë dhe drogës, është një shqetësim i madh kombëtar. Nëpërmjet influencuesve, sot shumë vajza lënë shkollën për të shkuar në Dubai, shumë djem lënë shkollën për të shkuar në Belgjikë, Hollandë apo me gomone në Angli. Këta të rinj shembullorë paragjykohen nga ai llumi i shoqërisë që kanë më shumë para, pa studiuar e pa punuar asnjë ditë.

E pra ky nuk është modeli me të cilin meritojnë të rriten fëmijët tanë. Ky nuk është modeli që adoleshentët duhet të kalojnë fazën e pjekurisë. Ky nuk është modeli që të rinjtë të zgjedhin rrugën për të ecur në jetë. Ky nuk është modeli që na garanton një shoqëri të shëndetshme dhe një brez të rinjsh që janë gati t’i japin diçka shoqërisë.

Ndaj mbështetsim nismën e marrë nga Fabian Zhilla  për të ndaluar promovimin në media të këtyre personazheve antipatikë. Media është pushteti i katërt që informon, edukon dhe zbavit shoqërinë, por që po kontribuon për promovimin e pornografisë dhe jetës së lluksit, e cila bëhet me para që burimin e kanë në punët e paligjshme. Ne kemi nevojë për një shoqëri të shëndetshme, të mirëedukuar e që do të jenë profesionistët e së ardhmes, jo palaçot e së tashmes.

Firmosni peticionin online për të zgjuar AMA-n nga gjumi, e t’u vendosi rregulla strikte mediave kombëtare, lokale dhe atyre online.  => https://chng.it/ZJwrysf9k2