×

Pse aparenca gjithmone genjen?

Pse aparenca gjithmone genjen?

· 13 · 1714

  • Postime: 4
  • Gjinia: Femer
Johny bravo
ne: 19-05-2006, 15:09:44
Jepni mendimet e juaja

  • Postime: 5949
SmiLey
#1 ne: 19-05-2006, 17:55:14
Ne radhe të parë, e ke hapur temen ne seksion te gabuar (?)
Së dyti, po gabohesh sepse aparenca JO gjithmonë genjen! Ka raste qe transmeton pothuajse dhe ç'është një person ne te vërtetë.
Mgjth, nuk e anashkaloj rastin qe ka dhe raste qe njerëzitë genjehen.

  • Postime: 6975
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 19-12-2006, 21:57:24
Ne te shumten e rasteve po, te genjen.
Aparencen thjesht do ta quaja vezhgim dhe mendim te castit, te pare,  ose te pastudiuar gjate.
wiliams
#3 ne: 19-12-2006, 22:04:53
jo jo..nuk jam dakort..aparenca tregon shume..por duhet te dish ta kuptosh si duhet..ta lexosh mire hmmmmm:

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#4 ne: 18-01-2007, 23:10:31
Nuk mendoj se eshte e vertete. Aparenca edhe te genjen por s'do thosha qe genjen gjithmone. Une mendoj se ne ditet e sotme ngaqe edhe besimi tek njerezit eshte shume i vogel (fatkeqesisht), aparenca mund te na jape pershtypjet me te mira ne bote, por duhet ta njohim thelle kete person, apo ne realitet, te ulemi te hame nje dreke a nje darke me te, si te thuash, qe ta arrijme ne mendimin e duhur per ate person. Se keshtu vallaj te gjithe si kallupa duken por mund te te dalin m** fare.

Megjithate aparenca eshte e rendesishme pasi eshte prezantimi i pare dhe vezhgimi i pare qe te jep dikush (personi i ri qe sapo po njeh/po takon). Aparenca ka te beje me pershtypjet e para/first impressions dhe thuhen se zakonisht pershtypjet e para jane ose 100% te drejta ose 100% te gabuara. Packa se jane te drejta apo te gabuara, pershtypjet e para per nje person jane shume te rendesishme, kete s'e mohojme dot, dhe normale aparenca hyn shume ne pune, ketu. :)

  • Postime: 6975
  • Gjinia: Femer
erlehta
#5 ne: 10-07-2007, 14:19:55
Te gjykosh individin thjesht ne baze te kriterit te jashtem, duhet te matesh mire, mund te rreshqasesh ne gabime te medha vleresimi.
nje person mund te kete nje fizik te papelqyeshem, e te zoteroje perkundrasi te gjithe cilesite per te merituar vleresimin dhe respektin. mund te ndodh qe nje njeri te kete pamje te vrazhde, e te kete shpirt delikat, mund te tregoje ne dukje nje intuite te dobet por perkundrasi zoteron nje inteligjence te forte e kembengulese.Anasje lltas mund te permend qe nje njeri mund ti kete te gjitha te dhenat e jashtme pozitive per te na ngjallur simpati e besim, por ne realitet ai mund te jete krejt ndryshe e te mos e meritoje keshtu konsideraten tone.Te besosh se mund te gjykosh mire apo keq nje individ sipas pershtypjes se pare, nga aparenca eshte gabim, eshte e pajustifikueshme.
Individi qe sot te pelqen, neser ta fut me shqelm. Ai qe ste pelqen, neser mund te jete "ndihma apo celesi2 i nje problemi.
Megjithate, megjithate gjithmone njeriu krijon nje pershtypje te pare, eshte e paevitueshme, por duhet bere kujdes, mos i ve vulen, analizo dhe me pas nxirr perfundimin.

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#6 ne: 10-07-2007, 16:02:12
Nuk mendoj se aparenca te genjen gjithmone, edhe pse per shume raste mundet dhe ne fakt te genjen, jo gjithmone ama. Po ketu doja te permendja ate thenien e famshme Amerikane: "Don't judge a book by its cover". Dmth "Mos e gjykoni nje liber nga kopertina e tij". Do diskutoj me gjate ketu, nje here tjeter se tani s'kam kohe. ';)
Capkenja
#7 ne: 10-07-2007, 21:53:58
Ndersa une do thoja varet sepse jo cdo here mund te japesh ate qe ti je dhe e kunderta.Tani varet nese e sheh nje njeri per here te pare normale qe nuk mund te japesh mendimin tend 100 % mgjs nga ana tjeter aparenca tregon shume kush jemi edhe menyre vete sesi ecin flasim reagojme tregon dicka rreth nesh.


Une mendoj se ajo nuk genjen cdo here vetem duhet te dish ti lexosh te dhenat per tjetrin !

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#8 ne: 12-07-2007, 15:45:01
Nuk eshte e vertete qe aparenca gjithmone genjen. Marrim nje shembull vulgar sic jane prostitutat. Ato nuk do e kene te shkruajtur ne balle se cfare jane :D por duken nga veshja,nga make upi i super renduar etjj...me nje fjale nga aparenca.

  • Postime: 6975
  • Gjinia: Femer
erlehta
#9 ne: 13-07-2007, 09:37:10
Ndërsa unë do thoja varet sepse jo çdo herë mund te japësh atë qe ti je dhe e kundërta.

Po eshte e vertete, jo gjithmone. Dhe ky perfundim del  pasi ne kemi kaluar nje eksperience me personin ne fjale.

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#10 ne: 02-08-2007, 14:48:15
per mendimin tim nuk eshte keshtu,nuk gjykoj asnje pa e njohur,vetem duke e pare

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#11 ne: 06-08-2007, 06:48:23
për mendimin tim nuk është kështu,nuk gjykoj asnjë pa e njohur,vetëm duke e pare


Ne baze, njefare gjykimi sado te vockel ne e bejme thjesht me pamjen e pare qe i bejme dikujt. Normal, mund dhe zakonisht eshte gjykim i lehte, superficial (jo ne kuptimin fodull te fjales, por ne kuptimin fizik te fjales), pa baza te forta dhe nje gjykim qe mund te mos jete apo dale i vertete. Ama, sidoqofte eshte njefare besimi. Eshte besimi i pare qe na jep pamja e pare qe i bejme dikujt, qe na jep aparenca e ketij personi. Dhe ky gjykim ka te beje shume me menyren sesi eshte veshur personi, si i duket fytyra (per shembull si e rrudhos, si buzeqesh, si dhe ku i con syte, si i mban buzet, po duart, etj.), c'fare parfumi ka hedhur, nese mban ere te shpifur apo mban ere sapuni e ere te paster, nese personaliteti i rrezaton nga nje ore larg thjesht nga nje republike qe mund te kete vene ne koke (ashtu sic me ndodhi mua sot, me republiken - kapelen - time) apo nese eshte i/e strukur, rri e ndrydhur, si mumje, etj. etj. Pra, aparenca e jashtme sado qe fsheh shume gjera te brendshme, tregon edhe mjaft per ate person pra, flet per te. Normale, aparenca fizike s'te genjen thuajse kurre 100%.
Emira
#12 ne: 06-08-2007, 08:31:00
me thene te drejten, ashtu sic e pershkruan ti Elegance e kuptoj edhe une kete pune. them se aparenca luan rol, edhe pse jo-vendimtar, te pakten ne momentin e pare. kjo ka te beje me kategorizimin qe u bejme ne te tjereve sipas pervojave qe kemi mbledhur ne jete deri ne ate moment...dhe pse jo, le ta quajme paragjykim. ndoshta nuk i gjykoj te tjeret per paraqitjen e jashtme, por sido qe te jete i fus si fillim ne nje kategori, sipas mendjes sime, kuptohet...
mundohem qe cdo njeriu qe e takoj per here te pare t´i jap respektin maksimal. shpresoj qe te arrij me te vertete maksimumin, edhe pse eshte shpesh here jo e lehte.
kam te bej cdo dite ne pune me njerez nga me te ndryshmit dhe jam shume  e kenaqur me kete gje, sepse me pelqen komunikimi.
mua me hipin nervat me njerzit qe rrine si mumje ose me ata qe s´kane pike edukate dhe s´dine te thone as miremengjes se "u lodhet goja..."
them se eshte e drejte te fillosh t´i gjykosh te tjeret nga prizmi i edukates qe tregojne me sjelljen e tyre, le te zbukurohen dhe parfumosen sa te duan ata pastaj;-)) s´u ben pune hic...

aman sa te mire qe jeni, keni gjithe keto lloj temash interesante...me kenaqet

ja kalofshi mire te gjithe

tung;-))