Pseudonimi ne forum dhe identiteti i anetarit - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pseudonimi ne forum dhe identiteti i anetarit

Vizitor · 31 · 3060

Pseudonimi ne forum dhe identiteti i anetarit

Vizitor · 31 · 3060

ne: 09-11-2007, 22:40:35
Pershendetje,

Nuk e di në ka qene më parë e diskutuar kjo teme, mirepo po e hapi me shprese duke pritur nje diskutim te mbare.

Pra, e kam fjalen ne lidhje me ate se, ne qe duam dhe luftojme per mendimin e lire, pra per gezimin e hapesires se manifestimit te te drejtave tona per te shprehur fjalen e lire, a ia vlene te shkruash i fshehur pas nofkave apo duhet te dalim me identitet te vertete ketu ne publike? Pastaj, cilat shkrime kane me shume vlere, ato ku anetaret qe panderprere mbrojne me trimeri idete e tyre, mirepo me nje naivitet kontradiktore, pra duke u fshehur pas pseudonimit "me burreri", e qe bejne gara kush po ben postime me shume, apo vlere me te madhe kane ata qe shkruajne duke e shfaqur emrin dhe mbiemrin, e qe zakonisht jane edhe me te matur, pasi qe mendimi i tyre mund te vleresohet, gjykohet, porse edhe te perdjeket? Pastaj, a ju duket demagogji ajo qe bejne shumica e forumisteve neper te gjithe portalet shqiptare, te cilet sic potencova edhe me heret kerkojne me plot insistim lirine per t'u shprehur, ndersa ne anen tjeter nuk tregojne se "Kush jane ata" qe kerkojne nje gje te tille, te cilat ne te shpeshten e rasteve me lehte akuzojne, shpifin, genjejne... etj.??? Pastaj, kur lexoni komentet neper forume, ne qofte se ndokush paraqitet me identitetin e vet, a e vleresoni me shume, pasi qe ne nje fare menyre shfaq edhe nje fare guximi intelektual per te mbrojtur qendrimet e veta? Pastaj, a e llogaritni si shfaqjeje te identitetit ekspozimin e fotove personale dhe a i llogaritni keta anetare si pjese e grupit qe s'e fshehin identitetin e tyre? Keto dhe shume pika tjera mund te na sherbejne per te diskutuar ne kete teme.

Keto qe thash me siper nuk do te thote se jane qendrime te mija, porse thjesht i pash si pika qe duhet t'i diskutojme se bashku, e qe me vone do inkuadrohem edhe une.

Gjithe te mirat,
Juaji,
Mirsimi!

  • Postime: 114

#1 ne: 10-11-2007, 19:34:35
Pershendetje!

Personalisht ndjej se nofka ime "mifefee" me prezanton mua dhe idete e mia teresisht. Pamvaresisht se ne forum nuk jam prezantuar me Emrin dhe Mbiemrin tim zyrtar, kjo s`do te thote aspak se une, me pergjigjet dhe idete qe ndaj me te tjeret, nuk jam serisht UNE - qe mbart Emrin dhe Mbemrin tim ne jeten e perditshme.

Ne pergjigjet dhe pjesemarrjen e cdokujt, mendoj se eshte e rendesishme secili prej nesh te jete i vetedijshem ne ate qe thote dhe te rrespektoje pjesemarresit e tjere. Gjithashtu, mes te tjerash mendoj se e rendesishme eshte secili prej nesh te jete serioz dhe te demonstroje ne cdo moment rrespekt, edukate, maturi dhe seriozitet ne replikat e tij/saj.

Kjo s`do te thote ama se s`ka mes nesh njerez te cilet kane si qellim "argetimin", i cili ndryshon totalisht nga njerezit qe permenda me siper. Perkufizimi i "argetimit" per disa eshte i gabuar e keshtu replikat e tij hapin "zgjarr" ne forum, apo dalin jashte teme...

Persa i perket mbrojtjes se idese se secilit prej nesh, mendoj se kjo qendron, por ka menyra e menyra se si dikush e mbron idene e tij. Eshte paksa e veshtire ne shume raste, te arrish te besh dike  te ndroje mendimin qe kishte ne fillim, megjithate, rendesi ka qe secili shpreh idene e tij/saj - mendimi dhe ndryshimi i tij eshte ne doren dhe deshiren e secilit prej nesh.

Per te perfunduar, mendoj se s`eshte e rendesishme te prezantohesh me emrin tend te vertete apo me nofken qe ke vendosur ti vesh vetes - nese udhezohesh nga serioziteti, rrespekti per te tjeret dhe edukata jote - per te te marre te tjeret me seriozisht apo per te te rrespektuar.

Gjithe te mirat!

  • Postime: 351
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 11-11-2007, 00:18:09
Ndaj mendim me parashkruesin!

  • Postime: 114

#3 ne: 13-11-2007, 03:22:58
Mifefee,

Mendoni se paraqitja me emër dhe mbiemer te ndihmon ne realizimin e atyre cileve, normave, e tipareve te diskutimit? Flas ne përgjithësi...

Rrespekte...

Altruist,

Përsa i përket pyetjes tuaj mendoj se çdo njeri do të ndjehej ndryshe. Dikush pershembull, mund te jetë tepër i ndrydhur ne jetën e përditshme dhe aspak i shoqerueshem, kështu një nofke në forum do ta lehtësonte sadopak te kalonte pak cakun e natyres qe ka ne realitet.

Personalisht, nuk mendoj se percjellja e mesazheve te mia do të ndryshonte seriozitetin e saj po të isha paraqitur me emrin dhe mbiemrin tim zyrtar. Derisa interneti, pa dashur te përmend forumin ne veçanti, ka disavantazhet e tij, ne kuptimin e te qenurit një botë virtuale, nuk mendoj se është e rëndësishme për kedo këtu te dije emrin dhe mbiemrin tim. Nëse dikush këtu krijon rrespekt për idetë apo mesazhet e mia, atëherë ky rrespekt kalon automatikisht edhe tek mifefee apo ne emrin qe mbart personi im ne te vërtetë, pa patur rëndësi nëse dikush këtu e di apo s`e di emrin tim ne te vërtetë.

Përsa i përket diskutimeve këtu, kam vënë re shpesh se bashkebisedimi keqkuptohet dhe merret si "sulm" ndaj dikujt. Nëse padashur jap mendimin tim duke përfshirë paksa edhe nga ideja e X forumisti, për shembull, biseda merr nuance tjetër - gjë për te cilën më vjen shumë keq sepse shpesh ndryshon edhe gjuha me te cilën te drejtohen shumë forumiste këtu. Kjo, sidoqoftë, është edhe një nga momente kur ndjehem se s`ia vlen te paraqitesh këtu si mifefee dhe te "bashke-luftosh" me te tjerë s`kanë shumë rëndësi ne jetën tënde.

Me pak fjale dua te te them se cilet, normat, dhe tiparet e diksutimeve nuk do mundet ti realizoje dot as mifefee, por as edhe emri im i vërtetë duke qenë se kemi te bëjmë me njerëz te ndryshëm, me qellime të ndryshme, dhe brume të ndryshme. Siqofote,nese ndeshesh me dike - sado me mendime te kunderta nga te tuat- i cili ose e cila di te ruaje qetesine e saj ose te tij dhe e bashke-bisedon, atehere mendoj se keto jane cilet, normat, dhe ngjyrat qe merr nje diskutim i bukur - kjo ama zhvillohet nga njerez qe kane dhunti mirekuptimin!

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 19-11-2007, 17:25:18
Kjo varet nga njeriu se si e vlerëson pseudonimin apo emrin e dikujt me shumë!
Un për vedi nuk e kam dalluar askënd gjer me tani për mirë apo për te keq  si shkak i një emri apo pseudonimi gjersa nuk jam njohur me vleren e tij!
Për identitetin tim, dalja ime me emrin e vërtetë s`do me lejonte mua ti shprehi mendimet e mia ne asnjë Forum ashtu si i mendoj.Nuk gjeta një Pseudonim më të  pavlere se ta quaj vedin një Askush shqiptar,duke menduar keshtu se kjo do me ndihmonte te strehohem  disi nga emri dhe t`mos perndjekem menjehere. Kur edhe me këtë Pseudonim u perndjeka dhe u keqtrajtova vazhdimisht,u ndjeva keq por ...vendosa  t`mos e nderroj fare ... Tani njihem kështu thash si Alb(shqiptar)Nobody(Askush) dhe ashtu do mbetem. Po te jap emrin tim te vertete,qe e kam me te keqin dhe te urrejturin e te sotmes,do rrezikoj vedin ne çdo hap pa nevoje!
Mendimet e mia,idete,konkluzionet, qe i kam sjellur ketu neper Forume asnjehere ne jeten reale nuk do arrija ti thoja sepse shumica e shqiptareve te sotem s`punon me me koken e tij se,ose e ka krejte boshe ose e dirigjon dikush tjeter qe eshte kunder shqiptareve dhe shqiperise!
Pseudonimi eshte mundesi e mire per t`mos ia leshuar vedit ne ndjekje kriminelet e ndryshem !
 

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 22-11-2007, 15:50:22
Nuk ndihem e fshehur pas nofkes sime,pasi ne nje fare menyre me perfaqson

#6 ne: 03-12-2007, 15:34:58
me perfaqeson shume shume 100 % jam une capkene koke e kembe.

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 05-12-2007, 11:35:15
Mua ky pseudonim ka te bej pak lidhje me emrin,me kete emer me therrisnin shoqet ne Universitet kur isha ne Elbasan,po me kete emer me therrasin dhe shoket ketu ku jam,po familja dhe te afermit jo,me therrasin ndryshe :D Kur kam qene atehere ne Uni ne El ishte nje telenovel,te top-channel mos gaboj,Maria dhe Antonio ky Antonio kishte dhe nje vella me emrin Berni,kurse ato shoqet nga emrin e gjate si e kam ma shkurtuan :D Dhe me ngeli Berni,nuk eshte emer i keq,tingellon lezetshem.

  • Postime: 1826
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 05-12-2007, 12:41:09
Une kam zgjedhur kete pseudonim pasi me pelqen mitologjia, si dhe ne femijerine time te hershme kam pasur nje personazh nga nje film i animuar qe me pelqente shume.

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 07-12-2007, 14:04:28
euro(shkurt per european) gina(xhina shkon mbas fjales xhino) ma mer mendja qe shum nga ju duhet ta di cdo te thot ..pertoj me e shpjegu se ja kam shpjegu 500 vetave qe me kan pyt.

  • Postime: 211
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 13-12-2007, 18:24:11
euro(shkurt për european) gina(xhina shkon mbas fjalës xhino) ma mer mendja qe shum nga ju duhet ta di çdo të thot ..përtoj me e shpjegu se ja kam shpjegu 500 vetave qe me kan pyt.

beje 501 te keqen, mos ja prish plakut

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 13-12-2007, 19:29:22
Dallimi mes nofkes dhe emrit te vertete eshte vetem "I-ja" ne fund te nofkes. :)

  • Postime: 1

#12 ne: 14-12-2007, 16:48:14
Ju pershendes.
Sapo jam rregjistruar ne kete forum doja tju thoja mire se ju gjeta :perqafim.
Nuk e di sa i pershtatshem eshte pseudonimi qe kam vene,po them se pseudonimi ne forum eshte thjeshte diçka per te dale nga realiteti  me emrin zyrtar per te folur per realitetin ne forme jo zyrtare, por miqesore.
Nuk di sa u shpjegova, te pakten ate qe mendoj ;)
ciao

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 14-12-2007, 16:50:28
mire se erdhe... :perqafim

  • Postime: 239
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 14-12-2007, 17:29:43
un e kam shqiptar mistrec pseudonimin :)

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 14-12-2007, 17:36:21
un e kam shqiptar mistrec pseudonimin :)

..me siguri edhe ti beracak.. :)

mire se erdhe dhe ti.. :engjell:

  • Postime: 155

#16 ne: 14-12-2007, 18:35:48
Uaa po ti moj mua sme far mirserdhe. :perqafim :perqafim

  • Postime: 155

#17 ne: 14-12-2007, 18:37:00
Uaa po ti moj mua s'me the  fare mirserdhe. :perqafim :perqafim

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer

#18 ne: 14-12-2007, 18:38:44


... :-[..sorryyy...bluee skyy


wellcomeee :perqafim

  • Postime: 155

#19 ne: 14-12-2007, 18:52:12
Ja ku me dole perseri ti pretendon se je e padukshme por une te shof nga larte, ja diku  ne nje cep fshihesh ti e "padukshme" :perqafim :perqafim

  • Postime: 1580

#20 ne: 14-12-2007, 19:42:16
Po duhet nje cike privatesi ndaj perdorim Pseudonimet.

  • Postime: 6

#21 ne: 20-12-2007, 21:20:30
Jam anëtar i ri  në këtë forum,natyrisht me pseudonim si të gjithë forumistëtTë bisedojmë lirshëm. Pse ndjehemi më komod me nofkë?
Shpeshëherë nëpër forume të të ndryshme na ka rënë të lexojmë polemika të ashpra në mes forumistëve.Kam hasur raste kur furumisti forumistin e shan me fjalë tepër banale, i kërcnohen njëri tjetrit edhe me " ta mbushi barkun barut,... më dil në filan vendin" etj  etj. Mirëpo, për fat të mirë, këto kërcnime përfundojnë me kaq.Pra, pa pasoja.
E sikur të bëheshin polemika të tilla me emrat zyrtar të personave, ndoshta pasojat do të ishin shumëfish më të mëdha. Pastaj ne forumistët, [një numër i madh yni] nuk jemi kalemxhinj,ë?  Por, ndonëse nuk jemi njerëz të pendës, ndonjëri prej nesh përpiqet te merret edhe me shkeime, me ndonjë poezi, me ndonjë prozë, me ndonjë koment, me ndonjë kritikë ,analizë e ku ta di unë. Dhe, për të mos rënë në gojë të rrethit shoqëror, e përdor pseudonimin, i cili për mua është shumë iarsyeshëm.
Pra, sipas mendimit tim pseudonimi neper forume ësht i justifikueshëm,është më kuantitativ por marr guximin të them se nga kuantiteti del edhe kualiteti.
Ta kemi parasysh edhe një gjë: Shumë krijues të artit letrar kanë dalë nga anonimiteti pikërisht duke iu falënderuar anonimitetit.

  • Postime: 79
  • Gjinia: Femer

#22 ne: 20-12-2007, 22:48:21
une kam vendosur thjesht pseudonimin vlonjatka duke qene se jam vlonjate,besoj se kuptohet lehte

  • Postime: 18
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 21-12-2007, 17:25:36
Pershendetje te githeve ,
sa i perket nofkes ne forum
aral do te thote diqka shume me vlere per mua
Ar-arbesa
dhe Al----altin
jane dy emra po i  bahskove behet nje
gjithashtu aral eshte edhe deti ne Kazakistan
Kam zgjedhur kete emer ngase per mu ky emer eshte vete jeta ime
edhe spe emrin e kam arbesa,disa njezr me quajn edhe ashtu nga deshira,si ne shaka dhe mua me pelqen shumeeeeee.
por sdo te thote qe nese regjistrohesh me emer zyrtar eshte keq ajo nuk eshte asgje eshte vetem deshire apo pseudonim si e quajn antarin apo ndonje emer ose ndonje gje qe i pelqen tej mase,
e per mua aral--------ITS MY LIFE

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 25-12-2007, 14:12:01
un e kam shqiptar mistrec pseudonimin :)

po ti sje mistrec o shpirt pse e qua veten ashtu haaaahahaha

Temat e fundit