×

Sondazh

Jeni pro apo kunder racizmit?

Pro
28 (23.1%)
Kunder
93 (76.9%)

Numri i anetareve qe votuan: 116

Racizmi

· 170 · 22613

Racizmi

· 170 · 22613

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#100 ne: 10-12-2007, 19:49:50
Rracizmi eshte injorace...sepse asnje njeri nuk lind rracist, behet i tille, behet i tille me nje arsyetim te gabuar,dmth injoron llogjiken e te arsyetuarit........ ka sa te duah rraciste...per mua jane te gjithe injorante dhe te mbushur plot me pregjykime....kaq.. ...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 318
  • Gjinia: Mashkull
informacione
#101 ne: 10-12-2007, 19:54:45
Rracizmi është injorace...sepse asnjë njeri nuk lind rracist, bëhet i tillë, bëhet i tillë me një arsyetim te gabuar,d.m.th. injoron llogjiken e te arsyetuarit........ ka sa te duah rraciste...për mua janë te gjithë injorante dhe te mbushur plot me pregjykime....kaq.. ...

Tema mbyllet. Me qarte se kaq ska ku vete. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 287
CentauR.
#102 ne: 11-12-2007, 00:40:23
çeke me duket se po flet per dallimin rracor, perkufizimet qe kam sjell me siper jan marre nga fjalori shqip-shqip dhe mua m`duken te qarta.

... po bie vet pre e paragjykimeve me duket me cilesimet.

le ta bejm dhe nje her pytjen ; sa nga ju do martoheshit me nje njeri me ngjyre ose sa nga ju do ishin dakort qe motrat dhe vellezrit tuaj te martoheshin me njerez me ngjyre ?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#103 ne: 11-12-2007, 00:44:59
Une per vete jam absolutisht kunder martesave te tilla, Centaur.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#104 ne: 11-12-2007, 00:56:12
dmth je rracist ....

perse keshtu ti Bekim .....

Te gjithe njerzit jane njelloj ...e c'rendesi ka ngjyra e lekures ...
Une nuk jam Raciste "aspak" sic edhe e kam thene me larte me duket ...
Nuk shikoj asgje negative nga ngjyra e lekures apo vendi se ku jetojne njerzit ....Jemi ndryshe me njeri tjetrin kjo eshte e drejte por asgje nuk me ben mua me te mire se te tjeret me te mire se njerzit qe jetojne ne nje shtet tjeret apo qe kane nje ngjyre tjeter lekure nga une.
Jemi njesoj ...dashurojme njesoj qajme njesoj qeshim njesoj renkojme njesoj ....dhembim njesoj....

Une nuk jam rraciste dhe te them te drejten ndonjehere habitem qe te tjeret jane ...nuk e kuptoj dot
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3000
  • Gjinia: Mashkull
Bekimi
#105 ne: 11-12-2007, 01:00:21
Eshte ceshtje mentaliteti, Lisa.

Te rritesh ne nje vend ku urrejtja per tjetrin te frymezon, nuk ka se si te jete ndryshe.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#106 ne: 11-12-2007, 13:22:01
ne rradhë të parë duhet te perkufizojme rracizmin se shumë këtu e ngaterrojne me dallimin rracor dhe na cilesojne si injorante kur mund te jetë e kundërta.

rracizem - Dashuria, apo pëlqimi ndaj kombit (apo racës) ku përket.(etj etj)

dallim racor - pëlqim/mospëlqim, përparësim/pengim në bazë të përkatësisë racore të tjetrit

por dhe n.q.s. ke dallim rracor ç'të keqe ka, sa nga ju do martoheshin me një zezak/e, verdhak/e, kuq/e
I nderuar Centaur, une nuk kam nje fjalor Shqip-Shqip ketu para meje, por nuk e ve fare ne dyshim ate shpjegim...eshte mese i qarte dhe i pranueshem

Dallim rracor- dashuri, apo pelqim ndaj kombit(races)ku perket.,.......Dmth, une parapelqej rracen e kombit tim, dmth te tjerat rraca jane inferiore......i njejti shpjegim jepet dhe tek libri "Mein Kampf" te Adolf Hitler........Ku paraqet superioritetin e rraces "nordike" ne grupin e rraces Ariane, ku ben pjese dhe rraca Shqiptare....ok? nqs ky nuk eshte rracizem!!!???

Pastaj te nderuar...une nuk kam lindur ne "kine" jam Shqiptar dhe jam krenar per kombin tim, por asnjehere nuk e klasifikoj dhe nuk e krahasoj me rracat e tjera(edhe pse ne te shkuaren kam pasur ide te tilla)...une jam patriot, por nuk jam nacionalist........
Rraca nuk ka te beje absolutisht me individin.......

dhe sa per pyetjen tuaj, po...nuk do te kisha asnje lloj problemi te martohesha me nje vajze, qe ka nje ngjyre lekure tjeter nga ajo e imja...jam koshient se familja ime do ta kishte nje problem te tille, une asnjehere.......... .

Dhe ju lutem te mendoheni me mire..........

Pershendetje.......
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 267
  • Gjinia: Mashkull
labiku
#107 ne: 12-12-2007, 03:13:11
smendoj se jam rracist po mbase do jem pa dashje. :D
nuk eshte se i kam inat rracat e tjera se kam shoke e shoqe ka cdo rrace po vetem rracen time dua me shume.per ate ndjej me shue.keshtu ma merr mendja jane shumica njerzve.eshte gje natyrale.nuk dua te vras cdo rrac tjetert tani sepse mendoj se rraca ime eshte me e mire.secila rrace con veten te paren sic bejne personat me njeri tjetrin cojune veten e tyre para te tjerve.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 287
CentauR.
#108 ne: 21-12-2007, 14:05:12
I nderuar Centaur, unë nuk kam një fjalor Shqip-Shqip këtu para meje, por nuk e ve fare ne dyshim atë shpjegim...është mëse i qartë dhe i pranueshem

Dallim rracor- dashuri, apo pelqim ndaj kombit(races)ku përket.,.......D.m.th., unë parapelqej rracen e kombit tim, d.m.th. te tjerat rraca janë inferiore......i njejti shpjegim jepet dhe tek libri "Mein Kampf" te Adolf Hitler........Ku paraqet superioritetin e rraces "nordike" ne grupin e rraces Ariane, ku bën pjesë dhe rraca Shqiptare....ok? n.q.s. ky nuk është rracizem!!!???


dhe sa për pyetjen tuaj, po...nuk do të kisha asnjë lloj problemi te martohesha me një vajzë, qe ka një ngjyrë lekure tjetër nga ajo e imja...jam koshient se familja ime do ta kishte një problem te tillë, unë asnjëherë.......... .


çeke

rracizem - Dashuria, apo pëlqimi ndaj kombit (apo racës) ku përket dhe indiference (deri diku) ndaj rracave te tjera, nuk eshte e domosdoshme t`i denigrosh ato (rracat e tjera).

dallim racor - pëlqim/mospëlqim, përparësim/pengim në bazë të përkatësisë racore të tjetrit.  Ku mund te lindin konfliktet rracore

Sa për pyetjen time:

sa nga ju do martoheshit me një njeri me ngjyrë ose sa nga ju do ishin dakort qe motrat dhe vellezrit tuaj te martoheshin me njerëz me ngjyrë ?

je pergjigjur pjeserisht, por po ta marr si përgjigje të sinqerte (megjithse sinqerisht nuk jam i bindur).

Tani po pres pergjigjen per pjesen e nenvizuar te pyetjes dhe shpresoj te marr mendimin tuaj personal dhe jo ndonje mendim si: esht zgjedhja e saj/tij dhe do e respektoj :P do desha nje pergjigje te shkurter e te drejtperdrejt.

flm
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 71
Asla
#109 ne: 21-12-2007, 20:04:14
Hitlerit i ka ngel nami,se te tere jan racista.
nese nuk do te ekzistonte racizmi do kishim vetem nje lloj race dhe jo 5.
un them nuk jam raciste se me pelqen te rri me cdo lloj race dhe kam shoqeri me zezak me kineze (arab ,braziljan )etj dhe me pelqen shoqeria e tyre por ama kur vjen puna te krijoj nje familje me ta ,sdua.... (pra jam raciste)
dhe nuk besoj se ndonje do martohej me ndonje gabel ,zezak i zi bloze qe mos duket naten :)se po te jet ndonje i bukur ndoshta
pra ky quhet racizem.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 267
  • Gjinia: Mashkull
labiku
#110 ne: 22-12-2007, 02:26:48
per vete jo se i urrej shume rracat e tjera po vetem dua shqiptaret me shume edhe te tjeret shoqeri koti po besim kurre.secili do rracen e tij eshte natyrale lere ca thone njerezit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#111 ne: 24-12-2007, 02:54:43
ç'FARE ESHTE RRACA???ç?lloj rrace jemi ne Shqipetaret??  ç'fare eshte dallimi rracor?.....Nqs se, gjuha, kultura, zakonet, feja, gjinia...nuk jane "rrace"...cila ngelet...ngjyra e lekures, apo jo?!...po individin ku e lame, apo e harruam?!......

I nderuar Centaur, pyrtjeve te tua une i pergjigjem me plot koshiencen....PO... .PO, jo se une nuk kam preferenca te pergjithshme, po mundohem te ta shpjegoj.....nje dite dua te kthehem ne Shqiperi, jam realist per kushtet e atjeshme..ne çdo aspekt, pastaj une kam dhe prinderit me vete, duke u nisur nga ky aspekt eshte e qarte, se nuk dua t'ja komplikoj jeten vetes, se nga ana tjeter jam dhe nje person racional......nuk perjashtoj mundesine e nje lidhje me nje individ femer, qe mungd te kete nje ngjyre tjeter.....
me pak fjale dua te them se rracizmi eshte nje pregjykim dhe nuk mbeshtetet ne asnje baze natyrore, injoranca ne kete mes eshte mohimi i faktit, se nje individ edhe pse i nje ngjyre tjeter...mund te pershtatet fare mire edhe vehtes tende......
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#112 ne: 24-12-2007, 08:48:08
Cdo qenie ne bote, me shume pelqen llojin e vet sesa llojin tjeter... kjo eshte m se e qarte... kete e ka rregulluar tjeter kush dhe jo ne.
nese shkojme paaak me thelle... ne fillim, ishte njeriu, dhe jo rraca.
Kjo na jep te kuptojme se ne nuk duhet te urrejme te ziun ose te verdhin ose te kuqin ose te bardhin, po thjesht, une pelqej me shume shqiptaret se te tjeret, por ama nuk them se i urrej te tjeret.
Nuk kam une faj qe kam lindur shqiptar, nuk kam une faj qe jam i Filan Fistekut... pra nuk kemi zgjedhur ne te jemi shiptar. Kishim mundur te jemi edhe ndokush tjeter, nje i zi apo nje i verdhe.
Populli im ku dhe une bej pjese nuk eshte popull i zgjedhur tek Zoti, sepse para tij te gjithe jemi njesoj. Zoti na zgjedhi neve si me te mire dhe si krijesa me te persosura ne bote... por ja qe une dua popullin tim dhe jam krenar qe jam ky qe jam.
Mundohem t'i njoh edhe te tjeret.. sepse vetem duke i njohur mund qe t'i pelqej ose jo, mundem qe t'i urrej apo jo...
Jam pak rracist dhe pak nacionalist...sa per te me bere tamam mos te jap llojin tim.

respekte
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12
REXHAJ
#113 ne: 26-12-2007, 15:58:38
Dirty girl nuk e di a e lexove shkrimin te gazeta shqip te suplementi ndryshe,qe fliste mbi provat gjenetike te nje profesori te gjenetikes ne amerike qe kishin te benin mbi prejardhjen tone,dhe nga provat rezultoj qe ne jemi te gjith nga nje nene dhe kjo ishte nena nga afrika e veriut dhe qe quhej ndryshe dhe Eva E Adamit,qe te dal tek tema juaj n.q.se keto prova vertetohen ne insitutin me te larte te gjenetikes dhe shkences ne San Franciscos atehere ka shume mundesi qe te ulet ndjeshem numri i racizmit neper bote.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 287
CentauR.
#114 ne: 28-12-2007, 11:33:39
çeke

përsa i përket një race, karakteristikë nuk është vetëm ngjyra e lekurës por janë dhe karakteristika të tjera që bëjnë dallimin nga një rrace në tjetrën (forma e kafkës, ndryshimi i madhësisë së gjymtyrëve etj gjëra që merret antropologjia )

Mos kalo në përfundime të parakohëshme duke cilësuar "racistët" injorantë dhe paragjykues. Racizmi (dashuria për rracën) ka qenë dhe është karakteristikë e shqiptarëve ndër shekuj, ky racizëm ka ruajtur të pastër racen tonë gjatë pushtimit osman se kushedi tani do ishim popull gjys-jevgj e pridërit e gjithsecilit nga ne nuk do kishin "paragjykimin" ndaj njerzve me ngjyrë. 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#115 ne: 29-12-2007, 01:53:42
Mor i nderuar Centaur, ju keni idene tuaj dhe mire beni.......une me fjalen "injorant" nuk kam ofenduar askend(shpjegimin e kam dhene), ju ftoj vetem te hapni pak me teper syte dhe mendjen...pastaj mos u merzisni, se "psene" nuk e ka gjetur as "nastradini"....

Pershendetje...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 267
  • Gjinia: Mashkull
labiku
#116 ne: 29-12-2007, 04:04:37
dashuria per njeriun tend te mbron identitetin si popull.po u ngaterruam te tere u beme mut.rracizmi ne maksimum qe do te vrasesh rracat e tjera eshte idiotsi.po edhe kur nuk mban identitetin e rraces tende eshte budallik.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1209
  • Gjinia: Mashkull
chekevara
#117 ne: 29-12-2007, 12:59:23
Te nderuar, kuptimi i fjales rracizem eshte shume me "i ngushte", sesa e kemei paraqitur ne, pra mos ti ngaterrojme gjerat, se behen lemsh pastaj....psh i ndreuar Labik, une jam per mbrojtjen e identitetit te kombit tim, jo te identitetit rracor, sepse ta siguroj une ...identiteti rracor....NUK EGZISTON......
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Emira
#118 ne: 09-01-2008, 17:23:57
Të nderuar, kuptimi i fjalës rracizem është shumë me "i ngushtë", sesa e kemei paraqitur ne, pra mos ti ngaterrojme gjërat, se bëhen lemsh pastaj....p.sh. i ndreuar Labik, unë jam për mbrojtjen e identitetit te kombit tim, jo te identitetit rracor, sepse ta siguroj unë ...identiteti rracor....NUK EGZISTON......

si lum nena qe te ka, ja, nuk te pushon se punuari truri per demokracine e mendimit... :perqafim
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 267
  • Gjinia: Mashkull
labiku
#119 ne: 12-01-2008, 05:10:38
edhe ca shqiptare shume ju lepihen mendimeve te botes.nuk theme urrej rracat e tjera se jane te keqija shume po edhe nuk ju lepihem asnjerit se asnjerit sju be vone per ne mos e cani shume koken.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#120 ne: 21-03-2008, 10:35:37
SHQIPTARËT, SA SHUMË LARG RACIZMIT!

Nga Ylli Polovina

Në Shqipëri nuk ka patur ndonjëherë nxitës të racizmit, ekzekutues të teorive raciste apo ideologë të saj. Kjo duhet të ketë ndodhur për një arsye mjaft të thjeshtë. Shqiptarët si popull nuk janë racistë. Mirëpo kohët e fundit ka patur përsëritshëm edhe ndonjë bashkëkombës mjaft të guximshëm për të denoncuar padrejtësitë shoqërore, i cili ka shkruar se ne shqiptarët nuk i kemi mbrojtur çifutët. Ka një tjetër që ngul këmbë se tregohemi racistë me popullsinë rome.

Racizmi nuk është patjetër kulturë e popujve me qytetërim modest apo të ulët. Ai ka qenë zhvilluar në kombe me traditë të lashtë siç janë gjermanët, ka patur deri pak vite më parë përfaqësues agresivë si Jorgen Hajder në Austri. Pikëpamjet raciste gjejnë strehë komode tek njëri prej politikanëve më aktivë e më të qëndrueshëm francezë, Le Pen, pak vite më parë edhe garues final për postin e presidentit të vendit.

Racizmi nuk ka qenë më pak dhunues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jo vetëm me ligje, por edhe me një organizatë të ligë në famë, si Ku Klus Klani, ndaj banorëve me ngjyrë, sidomos zezakëve, janë  kryer krime të frikshme, djegie për së gjalli dhe varje.

Ne nuk jemi vend i zhvilluar, por kjo nuk do të thotë aspak se racizmi është pjesë e kulturës së të pazhvilluarve, atyre që nga kjo botë dinë më pak. Akte monstruoze kundër popujve apo fiseve të tjera kryhen në Afrikë, pikërisht në vendet më pak të zhvilluara të saj. Janë shfarosje në dhjetëra mijëra, ku përdoret marrja e jetës nëpërmjet goditjeve me sëpata dore.
Shqiptarët edhe sikur të përbënin vendin më të përparuar ekonomikisht të Europës, siç edhe po të ishin të prapambetur sa për njëqind vite të tjera, nuk do të prodhonin dot racizëm. Nuk është kjo në formimin e tyre, në identitetin kombëtar që kanë. Me pak fjalë, thënë pak në formë humori: racizmi nuk është në “racën” tonë.   

Themeli i këtij virtyti rri në një cilësi të konfirmuar të shqiptarëve: tolerancën. Mirëpo që ta nisim më qetësisht argumentimin se mes nesh nuk ka patur e nuk ka mendësi raciste, na duhet për pak çaste të qëndrojmë te toleranca. Jo të gjithë shqiptarët, e veçanërisht përfaqësues të elitës së saj, mendojnë se jemi një popull tolerant. Disa këndvështrues të tillë nuk thonë se, duke mos qenë tolerantë, kemi shfaqje të së kundërtës, pra të intolerancës. Ata thjesht nuk janë dakord të vetëkonsiderohemi si posaçërisht tolerantë, sikur këtë veti e kemi më të zhvilluar, për shembull, se fqinjët, grekët, malazezët, maqedonasit e më tej: bullgarët, rumunët, italianët. Këtu kanë të drejtë, por këtë gjë nuk e ka thënë askush prej nesh.

Ka të ngjarë që këta intelektualë, të cilët refuzojnë të theksojnë tolerancën tonë, alergjinë nuk e kanë marrë prej ndonjë fobie antishqiptare apo se janë “të shitur” këtu apo atje, në qarqe të huaja, si zakonisht kemi qejf t’ua nxjerrim ne inatin. Ata kundërvihen sepse pjesë të caktuara të klasës sonë politike e veçanërisht disa nga ata që luftojnë të mbledhin votë “patriotike”, e zmadhojnë këtë cilësi, e fryjnë atë, sigurisht duke mbërritur në një deformim të së vërtetës.

Mohimi i tolerancës karakteristike të shqiptarëve gjithsesi, përveç nënvleftësim ndaj të vërtetës dhe shpërfillje, përmban brenda vetes edhe pak racizëm. Ka që e luftojnë racizmin nëpërmjet racizmit. Nuk gabojmë po ashtu të themi se një ekzagjerim i cilësisë sonë të tolerancës, mund të përfundojë në një shfaqje të racizmit, në vetëkrijimin e idesë se jemi shumë më të mirë se të tjerët. Ky cak, pra ideja se jemi ndryshe nga të tjerët, është shtrati i sigurt ku racizmi merr jetë dhe po nuk u ndal, nuk di më të kthehet mbrapsht.

Mirëpo shpërdoruesit politikë të tolerancës shqiptare, edhe pse i kanë provuar të gjitha përpjekjet për të nxjerrë në pah me tepri këtë veti, nuk kanë shkuar kurrë më tepër. Jo rrallë ata këtë fryrje e kanë kryer të vetëdoktrinuar nga një lloj patriotizmi primitiv, prej një nacionalizmi frymëvjetër. Nuk kanë shkuar më tej jo vetëm për këtë arsye, por të paktën edhe për dy të tjera. Më së pari se nuk gjejnë mes shqiptarëve mbështetës të ekzaltuar, për pasojë u mungon turma, ajo që sipas rregullave të ushtrimit të profesionit të tyre, mund ta manipulojnë. Përsa kohë Shqipëria ka qenë shtet i pavarur dhe është krijuar mundësia e kultura qytetare për ushtrimin e lirë të politikës si edhe bashkë me këtë edhe formimi i një klase të saj, kjo turmë për të bërë më të mirin komb mes fqinjëve, ka munguar përherë. E dyta, sepse sado politikanët tanë të kenë veset e zanatit të grumbullimit të sa më shumë mbështetësve, ata vetë janë si vegjëlia e tyre:  tolerantë ndaj popujve të tjerë.

Që ne shqiptarët jemi tolerantë ndaj popujve të tjerë kjo dëshmohet edhe prej faktit se nuk përpunuam asnjë teori për zgjerim të hapësirës territoriale në brendësi të trojeve, ku ishin fqinjët. Në historinë tonë ka një hero-model, shembull, Gjergj Kastriot Skënderbeun. Ai është simbol i mbrojtjes, jo i ekspansionit dhe i sulmit mbi trojet e huaja.

Toleranca jonë ndaj popujve të tjerë, në thelb ofertë e përhershme miqësie, nuk vjen prej pafuqisë numerike. Në gadishull jemi ndër tre më të mëdhenjtë kombe përbërës të tij, bashkë me serbët dhe grekët.

Nuk jemi racistë (ose nuk bëhemi dot racistë), sepse nuk na lë historia jonë, tradita, identiteti tashmë i ngulitur përfundimisht.

Nuk hyn në këtë kulturë të përgjithshme tolerance ndaj popujve, etnive apo kombeve të tjerë, niveli i saj brenda vetes, pra ndaj njëri-tjetrit. Këtu ne kemi disa tregues që në pamje të parë nuk janë fort optimistë, por kjo nuk është tema e këtij shkrimi. Sigurisht nuk mund të quhet shfaqje e mirëfilltë e racizmit përleshja gjer në përdorim mjetesh e fjalori ekstrem midis krahëve të ndryshëm të politikës. Shkurt: jemi më tolerantë ndaj të huajve se mes nesh.   

Në këtë kuptim, kur prej bashkëkombësit të njohur për guximin e tij u shkrua se me hebrenjtë jemi sjellë më mirë se me të persekutuarit nga regjimi komunist, e drejta ishte me të.

Ndryshe qëndron puna po të ndjekim arsyetimin se duke mos qenë aspak racistë ndaj grekëve apo serbëve, vllehëve apo romëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk u paskemi bërë asnjë lloj mbrojtjeje çifutëve. Sipas kësaj teorie ne nuk kemi asnjë meritë për mos ushtrimin në Shqipëri të ndonjë programi ndaj hebrenjve, sepse ishin vetë nazistët gjermanë që nuk urdhëruan arrestimet e tyre masive dhe dërgimin nëpër kampet e përqendrimit.

Përveç pranisë së ndonjë dokumenti ku dëshmohet se ministra kolaboracionistë shqiptarë në qeveritë e pushtimit kanë shmangur mundësinë e ndonjë akt gjenocidi ndaj çifutëve, vetë fakti që ata nuk bënë të kundërtën, pra t’i denonconin tek autoritetet e larta gjermane, provon se ka vepruar ndërgjegjshëm një akt mbrojtjeje. E njëjta sjellje u dëshmua edhe mes popullit të thjeshtë. Ky u krijoi familjeve çifute, në çdo qytet ku jetonin apo u transferuan, një mjedis të ngrohtë dhe dashamirës. Në regjimin e një pushtimi të egër dhe të një diktature ky ishte maksimumi që mund të bëhej, ishte mbrojtja më e madhe. Në Gjermani shumicën e hebrenjve e denoncuan vetë qytetarë gjermanë, një pjesë sepse ishin të doktrinuar nga ideologjia naziste dhe jo pak, sepse po t’i merrnin nën mbrojtje e paguanin me jetë. Patjetër është madhështi ajo që disa vite më parë në një artikull shkruante e prekur Hilari Klinton. Zonja e njohur tregonte se kur gjenerali Vishi, kreu i regjimit pronazist francez, i kërkoi mbretit të Marokut që të dorëzonte hebrenjtë, ky iu përgjigj “Këtu nuk ka as çifutë dhe as arabë. Ka vetëm marokenë”. Kur shqiptoi këtë frazë dinjitoze gjithsesi Maroku nuk ishte pushtuar nga nazistët dhe thjesht ishte një gjysmëkoloni e Francës. Të jesh një vend i vogël, në një pushtim të dytë fashist, i angazhuar në një luftë çlirimtare dhe për pasojë i ekspozuar nga hakmarrja dhe t’u bëhesh strehë e ngrohtë dashurie hebrenjve, është po aq madhështore sa edhe deklarata e mbretit të Marokut.

Për të bërë imazhin e keq do të mjaftonte mes nesh qoftë edhe një antisemit të bënte potere në administratën naziste apo, tek shkëmbeheshin në rrugë a në ndonjë dyqan, t’i fyente hebrenjtë. Antisemitë këtë kohë kishte jo vetëm mes falangave fashiste italiane, spanjolle a bullgare. Kurse në Shqipëri antisemitë nuk ka patur dhe nuk ka. Lexuesit do t’i kujtohet se si pak vite më parë në një të përditshme të Tiranës bëri zhurmë një shkrim për një denoncim të një familjeje çifute në Durrës. Kuriozitetin e përgjithshëm e ngacmoi edhe fakti që denoncuesi konsiderohej nga gazeta si komunist. Përfundimi i të gjithë këtij hetimi gazetaresk ishte: jo vetëm nuk konfirmohej që denoncuesi ishte komunist, por në administratën shqiptare të kohës familja hebreje u morë nën mbrojtje dhe tentativa për kallëzim u mbyll menjëherë.

Jo vetëm respekti dhe dashuria për çifutët, por edhe mosurrejtja ndaj tyre janë dëshmi se u kemi dalë në krahë në kohët më të vështira të tyre. Këtë gjë më parë se ta kuptojmë ne, njerëzit e thjeshtë dhe ta përdorë gjer në tepri e teatralitet një pjesë e politikës, e kanë kuptuar vetë hebrenjtë. Jo vetëm në shtetin e tyre dhe në simbolet e tij që përkujtojnë Holokaustin, por gjithkund ku ndodhet populli çifut përjetohet si një bindje e thellë ky rol dashamirës i shqiptarëve. Këtë kontribut, të cilën po e quajmë modest dhe aspak më të mirë nga të popujve të tjerë, ndërsa shteti izraelit e ka gdhendur e shkruar kudo ku ka institucionet e tij të kujtesës kombëtare, çdo çifut i thjeshtë këtë e ka të ngulitur në zemër. Të gjithëve mund t’u kujtohet se gjatë luftës së Kosovës, mes vullnetarëve që erdhën në Shqipëri nga e gjithë bota për të ndihmuar refugjatët bashkëkombës, kishte edhe mjekë çifutë. Kujdesi që ata treguan për kurimin e të plagosurve, mes tyre edhe të një vajze të vogël, të cilën e kishte depërtuar plumbi i një arme serbe në shpatullën e majtë, nga pamjet televizive që u përhapën kudo preku gjithë botën. Është mirë të kujtojmë e rikujtojmë me nderim të gjithë ata gazetarë të huaj, të cilët në mediat e tyre të mëdha mbrojtën këtë kohë çështjen e lirisë të Kosovës, sepse jo pak prej tyre ishin hebrenj. Për ndonjë nga ata bashkëkombës të mirë që akoma lëkunden në bindjen se shqiptarët gjatë pushtimit fashist gjerman nuk kanë qenë në krah të familjeve çifute, i nxisim të interesohen pranë të njohurve të tyre emigrantë, të cilët kanë krijuar familje nëpërmjet martesave me hebrenj. Atje do të mësojnë se çfarë konsiderate kanë për ne.

Shteti dhe populli izraelit nuk e krijoi këtë bindje të fortë për qejfin tonë, sepse pa në televizion ndonjë nga spektaklet politike të bëra në Tiranë. As i kanë parë ndonjëherë, thjesht edhe sepse nuk është e mundur. Ata janë bindur nga përvoja e tyre.

Ambasadori shqiptar në Kombet e Bashkuara për tetë vite rresht, Agim Nesho, në librin  tij “Në mirëbesim” shkruan për një udhëtim të tij pune nga Orizona në Los Angelos. Me këtë rast ai dëshmon se rrugës për në Palm Spring, një nga vendet më të bukura të Kalifornisë, u takua me një jurist hebre, i cili kishte shkruar një libër ku fliste për ndihmën që shqiptarët u kishin dhënë çifutëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ato kohë ai po organizonte një mbledhje fondesh për të bërë një film për këtë kontribut. Ëndrra e juristit të mirë çifut ishte të mblidhte 10 milionë dollarë, sepse dëshironte që filmin dëshmues për dashamirësinë e shqiptarëve ta prodhonte Hollywood-i.

Nuk kanë mundur ta dinë shumë, por në Shqipëri ka qenë edhe një intelektual, i cili ka shkruar e botuar librin “Raca shqiptare”. Është publikuar për herë të parë në Tiranë në janar 1944 dhe është titulluar paralelisht “Studime antropologjike mbi shqiptarët”. Ribotimi i tij u bë vetëm pas më shumë se një gjysmë shekulli, kur kishim hyrë në vitet dymijë. Autori i këtij libri të veçantë quhet Jakov Milaj. Kur vepra e tij rigjeti kontaktin me lexuesit ai nuk ishte më. Pati ndërruar jetë në ditët e para të janarit 1997.

Ata dy-tre që me rastin e ribotimit e bënë të ditur para publikut subjektin e librit ishin mjaft entuziastë dhe të ngarkuar me këtë patos e informuam opinionin edhe me disa konsiderata. Studimin e quajtën elitar, librin lapidar, autorin pionier të studimit të racës së shqiptarëve. Ata cituan nga kjo vepër sidomos fragmentin “E kaluara dhe e ardhmja e një kombi ndjekin një rrugë të caktuar, drejtimin e së cilës, më tepër se fati, e japin fuqitë biologjike. Prandaj, po të kërkojmë thellë-thellë shkaqet e lulëzimit ose të teposhtës së një populli, do të hasim, në çdo rasje, në faktorë biologjikë. Thesari më i çmuar i një shteti nuk përbëhet prej pasurisë së tokës e të nëntokës së tij dhe prej mundësive të zhvillimit ekonomik, por prej njerëzve që ai shtet mban në gji, prej shpirtit që u jep gjallëri këtyre njerëzve, prej gjakut që qarkullon nëpër venat e tyre. Raca, sipas mendimit të të gjithë biologëve, përcakton prirjet shpirtërore të një populli, kanalizon dëshirat e mendimet, rregullon, pa e kuptuar, jetën e individëve, qoftë në pjesën vetjake, qoftë në marrëdhëniet me njëri-tjetri”.

Rasti i ribotimit të vonuar të librit “Raca e shqiptarëve” bëri që dy-tre gazeta të botonin edhe fragmente prej tij. Nga ata pak bashkëkombës që e paraqitën në shtyp librin, faji i heshtjes që nga viti 1944 iu vu regjimit komunist. Jakov Milaj menjëherë pas çlirimit, në 1945, ishte arrestuar dhe dënuar me 15 vjet burg, prej të cilave bëri 6 vite i kaloi në qeli dhe 4 vite të tjerë i internuar. Pas burgut kishte bërë punë të ndryshme si veteriner, i shmangur nga institucionet e kualifikuara shkencore. Në profesionin e vet Jakov Milaj ishte diplomuar me vlerësim të shkëlqyer në Torino. Gjatë viteve tridhjetë, mik i Migjenit dhe i Branko Merxhanit, pati zhvilluar po ashtu veprimtari publicistike. Duke qenë nga natyra erudit, i pasionuar pas historisë, etnografisë dhe antropologjisë, ai u angazhua edhe në politikë. Në vitin 1935 mori pjesë në Kryengritjen e Fierit, si pasojë e të cilës u dënua me burgim të përjetshëm, kurse nga 12 shkurti deri me 12 prill 1943, për vetëm dy muaj, mori pjesë në kabinetin e Maliq Bushatit, prej ku dha dorëheqjen.

Në studimin e tij Jakov Milaj shkruan se shqiptarët vijnë nga raca ilirike ose dinarike dhe është një “nga racat më të larta, më të gjalla e me shpirt të pasur, me cilësi të zgjedhura”. Po ashtu ai ngul këmbë se “ndihet nevoja për një politikë shoqërore, që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare”. Ndërkohë në librin e tij Milaj bën të qartë se: “Ky studim nuk është bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik, që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës”.

Kjo thënie e autorit është e sinqertë, sepse në të vërtetë në brendësi të librit të tij nuk ekziston asnjë platformë për një racë të posaçme superiore shqiptare, e cila kishte të drejtën të sundonte mbi të tjerat. Sigurisht Jakov Milaj është viktimë e teorisë së racës, aq e kultivuar politikisht atë kohë nga nazizmi, sepse nuk ekziston as racë e shqiptarëve, as e gjermanëve, as e anglezëve apo e grekëve dhe e serbëve. Këta janë popuj, etni. Dihet që shkencërisht njeriu ndahet në vetëm tre raca: europeidë, mongoloide dhe negroide. Por edhe këto formulime të kritikuara shumë herë nuk e bëjnë aspak dallimin për shkak të ndryshimeve në forcën mendore apo fizike, por thjesht në ngjyrën e lëkurës, të flokëve, formën e syve. Raca popujsh më të gjalla, më të larta e me cilësi të zgjedhura, siç bashkëkombësi Jakov Milaj përcakton shqiptarët, nuk ka.

Kur libri u botua në fillim të vitit 1944 askush nga shqiptarët, mbështetur mbi idetë e Milajt, nuk përpunoi ndonjë filozofi apo formatoi ndonjë grup politik. Nuk u ngrit as edhe ndonjë qendër studimesh e nuk u çel ndonjë shkollë. Në të vërtetë kjo ishte përgjigja që i dhanë përpjekjes së sinqertë dhe sipas mënyrës së tij edhe patriotike, por që ishte një tentativë e butë për racizëm. Për një gjysmë shekulli më pas ia lamë përgjegjësinë e heshtjes regjimit komunist, edhe pse si sistem totalitar që ishte, mbase kujtohej të kishte interes për pikëpamjen e studiuesit Jakov Milaj se “ndihet nevoja për një politikë shoqërore, që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare”. Kur në majat e regjimit projektonin dhe vinin në jetë krijimin e të quajturit “njeriu i ri”, nuk bënin gjë tjetër veç në një mënyrë ideologjike zbatonin këtë ide fuqizimi biologjik të racës.

Në Shqipëri ra realkomunizmi dhe kaloi një dekadë me sistem të hapur. Po të kishte në shoqërinë tonë virusin e racizmit libri “Raca e shqiptarëve” do të botohej e ribotohej pa mbarim. Porse vijoi heshtja. Heshtja vazhdoi edhe pas ribotimit të tij në fillim të vitit dymijë.

Dhe do të vazhdojë.

Shqiptarët dhe racizmi qëndrojnë shumë larg njëri-tjetrit. Është vendi që ka lindur Nënë Terezën.

Revista Shqip
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 876
notorious
#121 ne: 21-03-2008, 21:36:54

un akoma sja kam kuptuar mirë kuptimin e fjalës racist... por me atë timen kam dal në konkluzion që racismi vjen nga fukaralliku, e injoranca...
kjo e dyta më shumë se e para

p.s. Berni... revistave meri thelbin e artikullit e jo t'gjith faqen,
jo për gjo por sbesoj që i lexon njëri kto shkrimet e gjata... duke filluar që tek ti
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 176
Lamtumire
#122 ne: 29-03-2008, 21:37:48
un jam kunder racizmit, madje aq shum saqe do doja qe cdo gje ta ket ngjyren bardh dhe zi, p.sh. topi i futbollit - gjysma bardh e gjysma zi.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 287
CentauR.
#123 ne: 02-04-2008, 19:00:48
dhe unë jam kundër dashurisë për rracën ku përkas ...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#124 ne: 03-04-2008, 10:53:42
:D :P

Goxha e bukur.
Injoranca s'ka kufij. Injorant mund të jesh edhe ti charm ne një fushe te caktuar ashtu siç jam unë ne muzikë komplet injorant :D

s'po flas me tej se i ka thene te tera,Chekevara
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super