Joy Aoko, e reja nga Kenia e cila prej muajsh ndodhet në gjendje kritike pas dhunës barbare që iu pësoi në Tiranë, është nisur sot drejt vendlindjes. Lajmi u bë me dije nga ministria e Jashtme e Kenias, e cila njoftoi kthimin e së resë në atdhe, pas muajsh trajtimi në spitalin e Traumës. Por këtë mesditë, ajo la spitalin në Tiranë dhe me avion u nis bashkë me familje për të zbritur në aeroportin Wilson.
Joy ndodhej e shtruar në spital që prej 14 gushtit të vitit 2022. 22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino, por në gusht të vitit të kaluar, u gjet buzë godinës ku jetonte prej muajsh. Dyshimet paraprake ishin se e reja kishte rënë nga dritarja, por nga ekzaminimet e mëtejashme u vërtetua se ishte dhunuar e me shumë mundësi përdhunuar e më pas lënë ne derën e rezidencës ku jetonte.