×

Rrihen nga gratë, burrat duan ndihmë

Rrihen nga gratë, burrat duan ndihmë

· 9 · 1166

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 27-12-2010, 12:10:13
Plot 30 kërkesa janë depozituar në Gjykatën e Tiranës nga bashkëshortët e keqtrajtuar, 7 prej tyre nuk tërhiqen nga denoncimi.

Gjykata merr masa për mbrojtjen e meshkujve të dhunuar, gratë për 1 vit s’duhet t'i rrahin dhe as t'i kërcënojnë.

Shpesh herë kemi dëgjuar se burrat rrahin gratë duke i nënshtruar, por duket se kohët e fundit dukuria nuk po njeh kufij, duke sjellë edhe reagimin e seksit të dobët. Gratë po denoncohen nga bashkëshortët e tyre, se po rrihen sistematikisht, ku pjesë e dhunës mund të përfundojnë edhe të afërmit e tyre.

Mësohet se gjatë këtij viti, në Gjykatën e Tiranës, janë regjistruar 551 çështje me objekt "lëshim të ushtrimit të mbrojtjes", ku vetëm 492 prej tyre janë përfunduar. Nga të gjitha këto çështje, 30 kanë qenë rastet, kur bashkëshortët kanë denoncuar gratë e tyre për dhunim fizik e psikologjik. Nga të gjitha këto raste, 23 prej tyre kanë preferuar që çështja të mbyllej vetëm me denoncimin, ku të mos merrej asnjë masë ndaj bashkëshorteve. Sipas vendimeve të dhëna nga gjykata, burrat janë ndier të "penduar" për denoncimet që iu kanë bërë bashkëshorteve të tyre, duke vendosur që, ose të mos paraqitjen në gjykatë, ose të heqin dorë në momentin që iu jepet mundësia për të shprehur dhunën që është ushtruar.

Por, ka edhe një kategori të burrave që edhe pse në numër të vogël, i shkojnë deri në fund denoncimit. Nga të dhënat e marra nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, 7 është numri i meshkujve që kanë qenë të prerë në vendimin e tyre, për të përfituar nga mbrojtja që iu jep ligji. Këta të fundit janë paraqitur në seancën e quajtur "të shpejtë" në gjykatë, duke parashtruar të gjitha "torturat" që kanë kaluar. Përveç dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortëve, gratë kanë shkuar më tej, duke rrahur edhe të afërmit e tyre, si shenjë hakmarrjeje, ose duke i akuzuar si shkaktarë të prishjes së marrëdhënies në çift.

Një pjesë e burrave të dhunuar janë detyruar që t'i tregojnë gjykatës edhe shenjat që i kanë mbetur nga "masakrimi". Të nxirat në trup, apo shenjat në fytyrë, kanë bërë që gjykata të mos mendohet dy herë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Në arsyetimet e vendimeve për kërkesat e burrave, gjyqtarët e Seksionit Familjar, kanë vendosur që t'i pranojë ato duke urdhëruar femrat që të mos ushtrojnë dhunë fizike, as të kërcënojnë përgjatë një viti burrat, në të kundërt ato do të përfundojnë të akuzuara për një tjetër vepër penale. Sipas kërkesave të depozituara në gjykata, shkaqet e grave që kanë arritur deri Gjykata merr masa për mbrojtjen e meshkujve të dhunuar, gratë për 1 vit s’duhet t'i rrahin dhe as t'i kërcënojnë

Plot 30 kërkesa janë depozituar në Gjykatën e Tiranës nga bashkëshortët e keqtrajtuar, 7 prej tyre nuk tërhiqen nga denoncimi Rrihen nga gratë, burrat duan ndihmë në përdorimin e dhunës, kanë qenë të shumta. Një nga shkaqet ka qenë zgjidhja e mosmarrëveshjeve me rrugën "tradicionale", atë të dajakut.

Denoncon të fejuarën, ushtronte dhunë ndaj tij dhe familjes

Mosmarrëveshjet e një çifti të fejuar kanë përfunduar me ushtrim dhune nga ana e vajzës në drejtim të djalit dhe të afërmve të tij. Ergys Çela, 35-vjeç, iu drejtua gjykatës për të përfituar urdhër mbrojtje ndaj të fejuarës së tij, Elda Dango, 33-vjeçe. Çela, në padinë e tij drejtuar Gjykatës së Rrethit të Tiranës, bënte me dije se Dango së bashku me familjarët e saj, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike, mbi të dhe prindërit e tij, Medi Çela dhe Vetime Çela.

Sipas gjykatës, çifti nga viti 2007 e në vazhdim kanë jetuar bashkë, por për shkak të mosmarrëveshjeve, Dango iu drejtua gjykatës, për të përfituar të drejtën e urdhrit të mbrojtjes. Mosmarrëveshjet për banesën në të cilën ata jetonin, kanë shtyrë vajzën që në bashkëpunim me të vëllanë e saj, të ushtrojnë dhunë mbi 35- vjeçarin, i cili ka pasur plagë në ballë, hundë dhe fytyrë, hematoma përreth syve. Këto dëmtime janë shkaktuar me mjete të fortë mprehës. Gjykata ka vendosur që Dango të mos ushtrojë më dhunë fizike ndaj Çelës, si dhe lejimin e tij që të posedojë një dhomë në apartamentin i cili ishte në pronësinë e të dyve.

Denoncon ish-të dashurën: Më kërcënon në telefon

Prishja e lidhjes disa vjeçare ka përfunduar në denoncimin e 44-vjeçares në gjykatë, për kërcënime nëpërmjet telefonit të saj. Sergjio Mazreku, 52- vjeç, denoncoi Donika Rodin. Çifti ka jetuar për disa vite tek nëna e Mazrekut, ku më pas për disa çështje ekonomike i kanë dhënë fund lidhjes. Për këtë arsye 52-vjeçari i është drejtuar gjykatës, duke u shprehur se ndjehet i pasigurt, për shkak të thirrjeve të vazhdueshme telefonike dhe takimeve të paparashikuara me karakter kërcënues nga ana e saj. Gjykata vendosi që të pranojë kërkesën e Mazrekut, duke kërkuar nga paditësja Donika Rodi, të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo komunikojë me Sergjio Mazreku, vendim i cili është në fuqi deri më 16 qershor të vitit 2011.

Urdhri i gjykatës për Luizën: "Mos dhuno, merr leje për të përdorur banesën"

Një person i ka shpëtuar për një vit dhunës së bash këshortes së tij. Voltan Turtulli ka fituar nga Gjykata e Tiranës, kërkesën për "lëshimin e urdhrit të mbrojtjes", ndërsa bashkëshortja e tij, Luiza Turtulli, nuk duhet të ushtrojë më dhunë ndaj tij. Në vendimin e dhënë nga ana e gjyqtares, Kaçe Agolli, shpjegohej se "Urdhërohet e paditura Luiza Turtulli të mos kërcënojë dhe të mos kryejë vepër dhune në familje, ndaj paditësit Voltan Turtulli. Urdhërohet e paditura Luiza Turtulli të mos cenojë, ngacmojë apo kontaktojë me paditësin Voltan Turtulli. Urdhërohet e paditura Luiza Turtulli, të lejojë paditësin Voltan Turtulli të zotërojë dhomën (ku ka jetuar vazhdimisht paditësi Voltan Turtulli), si dhe të ketë të drejtën e përdorimit të banjës, korridorit dhe aksesorëve të tjerë të përbashkët". Në vendimin e saj gjykata, e urdhëron paditësen Luiza Turtulli që duhet ta zbatojë vendimin e gjykatës deri më datën 17 dhjetor të vitit 2011. Në rast se Luiza e thyen këtë vendim të dhënë nga gjykata, atëherë ndaj saj do të merren masa të tjera ligjore.

Redinalda Çaushaj Koha Jone

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#1 ne: 27-12-2010, 13:25:57
Jo po ka..edhe keshtu. :D :D

  • Postime: 3201
  • Gjinia: Mashkull
Gjumashi
#2 ne: 27-12-2010, 14:37:32
Eshte bere keq lol...
Tash thuj mjer burrat lol

  • Postime: 6904
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 20-09-2012, 21:25:38
O po bjeri :D
Gerti1
#4 ne: 01-10-2012, 20:55:15
Kokes se e meritojne.
Njerez imoral.

  • Postime: 12746
Mishel...............
#5 ne: 01-10-2012, 22:02:14
burra merrni 129 shpejt....ju asistojne ne cdo cast
Gerti1
#6 ne: 01-10-2012, 22:05:45
O teta policja thuaji pak kesaj goces se me rref.

  • Postime: 12746
Mishel...............
#7 ne: 01-10-2012, 22:18:18
teta policja vje vetem kur konstaton thyerje brinjesh dhembesh etk

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#8 ne: 30-01-2013, 18:07:22
Edhe policja femer eshte, pastaj ty s'te ka perzene ndonjehere nena nga shtepia, si te rrahin grate, kot flet, kane dore fine, le pastaj po te jene dhe te bukura se na mbyten femrat turiminjsh, kuptohet kur nxehen e di se bejne turinin si mi.
 

Pse ende sot ne shek. XXI po rrihen gratë?!

Nisur nga besabes

Postimi i fundit 29-09-2010, 12:23:43
nga h75