×
Hyrja
Profili

Rudina Hajdari

Rudina Hajdari

· 10 · 707

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-05-2019, 23:29:58
Cfare ka kjo e shkreta?!

  • Postime: 1111
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-05-2019, 00:17:07
Pse mo recitim te bukur bënë. LOL LOL LOL

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 17-05-2019, 07:10:43
Tamam recitim 😂😂😂😂
E ka kthyer ndonjë dopio për kthjellim zeri 😂😂

  • Postime: 304

#3 ne: 31-05-2019, 23:27:28
Oh bre kjo esht per te ardh keq. Baba nuk ka qene burre per tu lavderu po kjo e bija esht per tu deshperu.

  • Postime: 7460
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 05-06-2019, 18:01:59
Po ja varen ne qafe te ardhmen e shqiperise kesaj na mori lumi njehere e mire. :D

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 15-06-2020, 22:27:48
Ja pse lajthit e bija per shkak të të jëmës.

Gjyqtarja e Gjykatës së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot para KPK-së.
Ndërsa DSIK është shprehur se ka papërshtatshmëri për të vijuar detyrën si gjyqtare, pasi ka deklarim të pasaktë të pasurisë,  edhe fshehja e revokimit të vizës amerikane mund të sjellë shkarkimin e saj.


DSIK ka konstatuar deklarim të pasaktë të pasurisë pasi nuk ka burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar asetet pasurore.

Problematika qëndron tek një pallat 10- katësh që ka probleme që në ngritjen e tij me probleme me pronarët, disa kredi në emër të të birit, 13 apartamente dhe 1 vilë që nuk ka burime financiare të ligjshme për të mundur ta justifikuar.

Seanca dëgjimore vijon ndërkohë do të caktohet dhe data për shpalljen e vendimit.

DSIK gjithashtu ka dalë në konkluzionin se zonja Hajdari ka bërë deklarim të pasaktë në formularin e vetëdeklarimit, duke fshehur faktin se i është revokuar viza amerikane.

Kjo e fundit ka deklaruar se revokimi i vizës nuk kishte ndodhur në momentin që ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Hajdari ka shtuar se nuk i është ndaluar hyrja në ndonjë vend të BE apo NATO.

“Më është kërkuar pasaporta dhe më është komunikuar se jam n proces vettingu ndaj më revokohet viza”, ka thënë ajo./lapsi

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 15-06-2020, 22:30:45
Vazhdimi...


Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, e veja e Azem Hajdarit, Fatmira Hajdari, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në kuadër të procesit të vettingut, por duket se pikërisht kjo përballje i ka sjellë edhe probleme.

Në fotot e siguruara nga LSA-ja, Hajdari shfaqet me syze dhe tepër serioze teksa del nga KPA.

KKP vlerësoi se Fatmira Hajdari rezulton se nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015. “887m2 truall, nuk e ka deklaruar në 2013, 2015 dhe në deklaratën e vettingut. Tre njësi dhe 12 apartamente te Vilat Gjermane, 207.400 euro, pasuria në total. Ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting”.

E pikërisht pasuria e pajustifikuar, por edhe mosdeklarimi në deklaratën e vettingut se i ishte revokuar viza amerikane sollën përlotjen e saj në sallë./lapsi

  • Postime: 7460
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 16-06-2020, 14:01:56
Mire behen qe diskreditohen keshtu se e merr vesh e populli ne cfare plehrash mban ky vend.

Imagjinoni sa njerez ka marre ne qafe kjo cope injorante.

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 16-06-2020, 17:27:18
Ajo u be zare e Rames se shpresoi qe do i nxirrte nga balta te jemen, por sic duket 12 apartamente jane veshtire per t'u fshehur dhe nga Rama.

  • Postime: 7460
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 16-06-2020, 18:24:41
Vetem po te kene qene pa tru mund ti besonin atij... Mgjth vetem identifikimi nuk ben ndonje ndryshim duhet sekuestrim e burg per cdo gjyqtar e prokuror qe nuk ka arritur Ta justifikoje pasurine e vet.
Sa do behet nuk them qe po sepse shancet jane shume per jo.:)

Temat e fundit