SHBA: Veshja e femrave shqiptare e ekzagjeruar, merren me thashetheme - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

SHBA: Veshja e femrave shqiptare e ekzagjeruar, merren me thashetheme

SHBA: Veshja e femrave shqiptare e ekzagjeruar, merren me thashetheme

· 5 · 1118

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-09-2011, 11:05:10
Në kabllogramet e ambasadës amerikane për Shqipërinë, zbulohen edhe detaje interesante se si e shohin ata mënyrën e jetesës dhe veshjes së shqiptarëve, sidomos femrave. Më poshtë janë dy kabllograme të shkruara në shkurt të 2008-s, ku flitet për modën që ndjekin shqiptarët, si dhe për bisedat e zakonshme të tyre dhe se si shihet dhe gjykohet femra në Shqipëri.



Teksa ecën teposhtë rrugëve të ”Bllokut”, zona më moderne  e Tiranës, të lind dyshimi nëse je vërtet në një vend në zhvillim. Makinat e shtrenjta dhe veshjet e modës janë të rrejshme për syrin në fillim – por po ti shohësh nga afër kupton që nuk jnaë aq të shtrenjta, më shumë sesa farfuritëse e pompoze. Ndërsa moda ndjek trendet dhe stilet perëndimore, përshtatja e tyre në vend është interesante. Gratë menaxhere apo profesionale në Perëndim zakonisht priren drejt elegancës “casual” dhe praktike, por femrat shqiptare duket se e kanë humbur nga sytë veshjen praktike, aq sa shpesh i sheh duke ecur me taka stiletto në kalldrëmin e thyer të Sheshit Skënderbej apo përgjatë trotuareve me gropa të qytetit të tyre. Për gruan e re mesatare moda e përgjithshme konsiderohet ajo e kategorisë së klubeve të natës së e Hollivudit, ndërkohë që të rinjtë zgjedhin xhinse (mesatarisht i veshin  një numër më të vogël se i tyri) dhe t-shirt të ngjitur pas trupit.

Megjithatë, në qytetet e vogla të periferisë ka një përzierje interesante të veshjeve të vjetra tradicionale me stilet e modës së fundit. Kjo ndodh zakonisht për shkak të boshllëqeve që ekzistojnë mes brezave, ku të vjetrit e një brezi janë mbërthyer pas traditës, ndërsa të rinjtë përpiqen të ndjekin modën “perëndimore” sa më shumë që të jetë e mundur (brenda kufijve zakonisht striktë të buxhetit të tyre). E veshura mirë perceptohet si një shenjë e pasurisë, e kundërta me periudhën komuniste, kur shumica e njerëzve kishin vetëm pak veshje të cilat i mbanin për vite me rradhë. Tani shumë njerëz harxhojnë një sasi të mirë të parave për rroba në përpjekjet e tyre për të ndjekur një mënyrë jetese perëndimore.

Nëse je shofere, të trajtojnë si “down” në timon… sepse je femër!

Në lokale, femrat veç, meshkujt veç. Femrat bëjnë thashetheme e flasin për flokët, meshkujt për gjëra “të rëndësishme” si politika!

“…Në një shoqëri patriarkale si Shqipëria, gratë janë të drejtuara në jetën shtëpiake ose në sferën private, ku ka shumë pak hapësirë për veten e tyre, ndërsa meshkujt janë të drejtuar në jetën publike. Si rezultat, marrëdhëniet ndërmjet femrave dhe meshkujve, dhe më vonë edhe në mes të njerëzve të të njëjtit seks, janë të ndërtuara në parimin e fitim-humbje ose të pushtuesit dhe të pushtuarit.

Pjesëmarrja e grave në sferën publike është disi e limituar për shkak të seksualitetit të tyre. Shembuj të tillë mund të gjenden kudo. Nëse je shofere femër të kujtojnë të paktën një herë në ditë për aftësitë e tua të kufizuara si shofere. Në tavolinat e bareve brenda vendeve të punës “ndahen” në bazë të seksit pasi meshkujt ulen dhe flasin për çështje të “rëndësishme” politike dhe ekonomike ndërsa femrat flasin për veshjet, flokët dhe tualetin, dhe bëjnë thashetheme për të tjerët.

Për më tepër të jetuarit vetëm nëse prindërit e tu jetojnë në të njëjtin qytet mund të konsiderohet si e çuditshme dhe si e papërshtatshme. Shumë qiradhënës shpesh pyesin nëse keni marrëdhënie të mira me familjen, pasi ata nuk e kuptojnë pse do të donte një vajzë e re të jetonte vetëm. Gjinia bëhet ngjitësi që mban bashkë shumicën ndërveprimeve njerëzore në jetët tona të përditshme.

Një aspekt që në përgjithësi neglizhohet në Kodin e ri Elektoral është një sistem kuote për kandidatet femra, i cili synon të përmirësojë pjesëmarrjen e grave në politikë dhe përfaqësimin e tyre në parlament. Fatkeqësisht, ky sistem kuote për kandidatet femra është më shumë një ngjitës mbi plagë sesa një kurë.

Megjithëse mund të gjejmë shumë “zgjidhje-leukoplastë” për problemet e shkaktuara nga sistemi i fortë patriarkal i Shqipërisë, ato nuk do të japin një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për shumë femra shqiptare në jetën e tyre të përditshme. Si pasojë, ato do të dështojnë…”

Shekulli

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-09-2011, 16:42:24
Sa gje e keqe paska qene ky Widhers? Nuk paska bere gje tjeter vec thashetheme per vendin e popullin ku punonte. Njeri shume shume i ulet.

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 10-09-2011, 17:15:46
Jam dakord me titullin e temes.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 30-04-2012, 15:05:54
Dhe ky pretendon te jete dhe mik i shqiptareve.....pff f

Citim
Rreth nje vit pas largimit te tij nga vendi yne, ish-ambasadori amerikan John Withers u eshte drejtuar shqiptareve permes nje letre. Ne leter publikuar ne TCH,  Withers sjell ne vemendje ceshtjen e Wikileaks, botimin e kabllogrameve per Shqiperine, spekulimet lidhur me to dhe pohimin se sado trishtues te jene te dhenat, Ambasada Amerikane thote te verteten.
 
Letra e Withers
Të dashur miq, ka kaluar tashmë 1 vit që kur u largova nga Shqipëria. Jeni ende në mendjen dhe kujtimet e mia për dashamirësinë e madhe që më keni dhënë dhe për përvojat e pasura që kemi bashkëndarë. Një pjesë e imja do qëndrojë gjithmonë në Shqipëri.
Gjatë javëve të fundit në mediat tuaja janë shfaqur kabllograme të pretenduara të Departamentit të Shtetit, të zbuluara nëpërmjet Wikileaks.
Ka pasur vazhdimisht spekulime lidhur me këto kabllograme; dhe, për fat të keq, një pjesë e madhe e këtyre spekulimeve ka qenë corientuese dhe e pasaktë.
Tani, ju shkruaj me shpresën për të sqaruar një numër keqperceptimesh që janë duke qarkulluar. Një gjë të tillë nuk e bëj më si ambasadori amerikan në Shqipëri, por si një nënshtetas i vendit tim. Por këtë e bëj edhe si një mik i Shqipërisë dhe si dikush që, sic e dini, beson tek e vërteta.
Edhe përpara se të largohesha ka pasur sugjerime se unë paskam pasur një “axhendë personale” gjatë qëndrimit tim në Shqipëri.
Eprorët e mi i kanë quajtur këto pohime si të gënjeshtërta dhe i kanë refuzuar ato kategorikisht në një komunikim zyrtar, i cili më pas u bë publik, me nivelet më të larta të qeverisë tuaj. I njëjti pretendim ka lindur sërish. Dhe prapë mbetet i pavërtetë.
Ironikisht, asgjë nuk e provon këtë më qartë se sa vetë zbulimet e Wikileaks. Në mënyrë të pakundërshtueshme, ato tregojnë drejtpeshimin, paanshmërinë dhe objektivitetin e raportimit të ambasadës për Shqipërinë gjatë punës time atje.
Të gjitha partitë, personazhet dhe veprimet politike i nënshtroheshin të njëjtit shqyrtim dhe ciltërsi. As edhe një vëzhgues i paanshëm nuk do të mund të arrinte në një përfundim të ndryshëm.
Në fakt, raportimi nga ambasada jonë në Tiranë jo vetëm ka përmbushur standartet më të larta të Departamentit të Shtetit – kabllogramet tona merrnin vazhdimisht lëvdata në Uashington – por edhe ka qenë tërësisht në përputhje me të gjitha ambasadat anembanë botës.
Edhe ambasadat e tjera, ashtu si ne, ofronin vlerësime të sinqerta të njerëzve dhe rrethanave në fushat e tyre të përgjegjësive.
Sado trazuese apo të sikletshme mund të jenë ato vlerësime për ndokënd, e vërteta është se asnjë ambasadë amerikane apo ambasador amerikan nuk ka kurrfarë “axhendë private”.
Ne jemi përfaqësuesit personalë të presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe i përkushtohemi vetëm shërbimit për interesat e popullit amerikan.
Shqip dhe shkoqur, axhenda jonë është axhenda e tyre. Cilido që sugjeron ndryshe nuk dëmton dhe aq një individ si unë, por pikërisht postin e shquar që aq shumë amerikanë të zotë kanë pasur privilegjin të mbajnë, si dhe dëmton edhe më tej ata që na e kanë besuar neve atë post.
Si një ish-diplomat po aq sa qytetar i vendit tim, jam thellësisht i keqardhur për fenomenin Wikileaks. Aftësia e diplomatëve për të folur haptas dhe në mirëbesim me njëri-tjetrin është dhe ka qenë një element thelbësor i profesionit tonë që nga fillimet e tij.
Informacioni ynë, përfshirë atë mbi Shqipërinë, mblidhet nga një gamë e gjerë burimesh, përfshirë edhe nivelet më të larta të qeverisjes.
Cfarëdo veprimi që cënon aftësinë e një diplomati për të bashkëndarë informacion në këtë mënyrë apo për të punuar me diplomatë të tjerë për të mirën e përbashkët, është një veprim i dënueshëm.
Prandaj, teksa i lexoni materiale të tilla, sado të njollosura, ju nxis të mos hutoheni nga pohimet e ndryshme sensacionale, por në vend të kësaj të ngulni sytë në një fakt thelbësor dhe të pakundërshtueshëm që gjendet aty:
AMBASADAT AMERIKANE thonë të vërtetën. Ky është dhe do të jetë parimi më i parë dhe më i lartë i diplomacisë amerikane.
Sado i keq të jetë lajmi apo sado e sikletshme të jetë një rrethanë, një ambasadë amerikane raporton të vërtetën, edhe për një aleat të ngushtë si Shqipëria.
Nëse zgjedhjet janë të dyshimta, ne e themi këtë. Nëse autoritetet qeveritare kërcënojnë pavarësinë e institucioneve demokratike të vendit dhe mediat, ne e themi këtë. Nëse besnikëria partiake pengon qeverisjen e vendit; nëse korrupsioni i kudogjendur minon zhvillimin e mirëfilltë ekonomik; nëse përparësia e udhëheqësve është të rendin me këmbëngulje drejt pushtetit, në vend që të rendin për t’i shërbyer popullit, ne e themi këtë. Dhe nëse parimet universale të demokracisë lihen mënjanë dhe vetë demokracia bën prapa, ne e themi këtë dhe do vazhdojmë ta themi derisa të fillojë përparimi i vërtetë.
Kjo është detyra parësore e një diplomati amerikan dhe një detyrë e tillë do të përmbushet patjetër. Unë nuk jam më në shërbim të qeverisë, por një gjë e di: mund t’i besoni ambasadës amerikane.
Mund të mos ju pëlqejë cdo gjë që ajo thotë, por mund të keni besim që diplomatët tanë bëjnë cdo përpjekje për të arritur standartet më të larta të ndershmërisë dhe objektivitetit.
Nuk ka material që rrjedh nga Wikileaks; nuk ka editorial, sado pasionant; nuk ka shfrime, sado të cjerra, që mund ta ndryshojë këtë.
Në mbyllje, më lejoni t’ju uroj, miqtë e mi shqiptarë, gjithë sukseset dhe lumturinë e mundshme. Jeni një popull i vecantë dhe vendi juaj është një vend i vecantë.
Ruaj admirim të madh për talentin tuaj të jashtëzakonshëm dhe kam shpresat më të larta të mundshme për të ardhmen tuaj. Ju dërgoj përshëndetjet më të përzemërta.
Miku juaj, John L. Withers II.


http://www.panorama.com.al/lajmi-i-fundit/ish-ambasadori-withers-leter-shqiptareve/

  • Postime: 519
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 30-04-2012, 17:01:19
Me disa nga pikat jam dakort ndersa me ate punen e veshjes keta Amerikanet jan xheloz se ne Europ robt vishen me bukur se katnaret ne Amerik. Amerikanet kan dhe nji gjo tjeter, nuk pranojn asiher gabimet e veta. Per te nxjerr ne pah idiotizmat e tyre te duhet nji liber me 10 vellime, por ja nji version i shkurter nga 1 amerikan: http://whyamericanssuck.blogspot.com/

Temat e fundit