×
Hyrja
Profili

Shqiptarët janë popull i dashur dhe mikpritës !

Shqiptarët janë popull i dashur dhe mikpritës !

· 9 · 3867

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-03-2007, 03:07:26
Shqiptarët janë popull i dashur dhe mikpritës. Këto dy vlera i kanë konfirmuar edhe të huajt, të cilët i “prekin” nga afër familjet shqiptare.

Këto  marrin forcë te qytetarët e Tiranës, të cilët shkojnë në familjet e njëri-tjetrit dhe bisedojnë për hallet e tyre. Janë bujarë dhe të lidhur me njerëzit e afërt që i rrethojnë. Sigurisht që nënat tona janë më të dashura dhe më të ndjeshme ndaj çdo fenomeni që ndodh përreth. Edhe pse interesohen deri në detaje për problemet e fqinjëve, natyrisht që kjo është një vlerë madhore. Shqetësohen dhe u vjen keq edhe për një që nuk e njohin, kur ai ka nevojë për ndihmë. Ndërsa në vendet e tjera, njerëzit në më të shumtën e rasteve nuk i njohin fare komshinjtë. Nëse nuk je mirë nga ana shëndetësore, duhet të marrësh masa vetë, sepse aty nuk do t’ia dijë njeri. Edhe nëse vdes, nuk e merr vesh kush, sepse secili shikon hallet e veta. Psikologja Eni Dervishi tregon se populli shqiptar është shumë i dhimbsur, edhe pse janë të ngarkuar me shumë probleme, si dhe të varfër në ekonomi, janë të pasur në shpirt. “Ne, që në kontaktin e parë me një të njohur e pyesim se si është gjithë familja, pastaj ai vetë. Në raste vdekjesh ne shkojmë edhe te një familje që nuk kemi shumë afërsi, vetëm se na vjen keq për hidhërimin e familjarëve,” thotë Dervishi. Sipas saj, edhe tiranasit shkojnë nëpër qoka, gjë që në vende të tjera të botës as që bëhet fjalë. Kjo është një vlerë humane, që populli ynë e ka të trashëguar prej shekujsh. Sadik Rushiti është 65 vjeç, dhe ka probleme here pas here me tensionin. Ai rrëfen se, nëse nuk do ta kishin ndihmuar fqinjët para një muaji, kur i kishte rënë të fikët në kuzhinë, zor se do të ndodhej sot duke shijuar ajrin e pastër në lulishte dhe gjelbërimin. Gruaja e tij doli për të bërë pazarin dhe e kishte lënë vetëm në shtëpi. Ai kishte rritje të papritur të tensionit dhe u rrëzua në dysheme. Komshiu, rastësisht u gjend aty, sepse kishte kohë që nuk e kishte pirë një kafe me të, pasi i vizitonte shpesh, për arsye se djemtë i ka në Angli. ”Nëse Ekremi nuk do të kishte ardhur atë ditë dhe gruaja të mos e kishte lënë derën, rastësisht hapur, nuk do jetoja më,” thotë Rushiti.

 Fenomeni Shqiptarët, të solidarizuar jashtë vendit

Shqiptarët janë të dashur si komb, por më të lidhur ata janë kur ndodhen jashtë tokës mëmë. Ata i ruajnë lidhjet me shqiptarët në vendin ku ndodhen, dhe bëjnë vizita në familjet e tyre. Por akoma më shumë dashuri kanë kur kthehen në qytetin e lindjes. Ata i merr malli për çdo gjë, për gjithë njerëzit që njohin, por edhe për rrugicat ku kanë shkelur me mijëra herë. Artan Zylo tregon se kur ka mbaruar Fakultetin e inxhinierisë Kompjuterike në Gjermani e ka marrë malli për çdo vend të qytetit të tij, Tiranës, për lagjen “Ali Demi”, ku ka luajtur në çdo rrugicë me moshatarët. Por edhe çapkënllëqet në gjimnaz i kujton me nostalgji. Çdo gjë që ka të bëjë me adoleshencën ka mbetur e paharruar.” Tani, që kam një vit këtu, ndihem më mirë, edhe pse nuk kam gjetur ende një vend pune. Më mungonte gjithçka nga qyteti im dhe nga njerëzit e mi. Edhe shokët e mi i kam takuar me shumë mall dhe vazhdoj t’i frekuentoj. Ndërsa andej, edhe pasi qëndrova 6 vjet, nuk krijova dot një shoqëri të ngushtë, siç kisha në gjimnaz,” shprehet Zylo. Ai është shumë i lumtur që ndodhet në familjen e tij të dashur dhe në lagjen që nuk ka për ta braktisur kurrë. Psikologjia Dervishi thotë se shqiptarët, kudo ku ndodhen, edhe pse janë të stabilizuar në punë, kur e realizojnë ekonominë kthehen në Shqipëri. Dashuria u është injektuar që fëmijë, dhe nuk mund të rrinë në një vend ku u mungojnë të afërmit. Elma Halili

  • Postime: 851

#1 ne: 30-03-2007, 13:28:08
si do te jene e kane nga halli mendoj se po te ishte mireqenia pak me mire do e shifshim ...

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 14-07-2008, 17:14:55
si do të jenë e kanë nga halli mendoj se po të ishte mireqenia pak me mirë do e shifshim ...

Nuk e ke keq  Ishull.

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 14-07-2008, 19:21:57
Jemi nje nder popujt me mikprites ne bote,,jane te rralle popujt si ne mendoj une,,,jemi aq mikprites sa kemi mundesite secili,, :)

  • Postime: 86
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 14-07-2008, 21:22:24
mbase mendoj se e kemi gabim kur edhe "armikun" e presim si mik.nuk duhet te jete kaq e egzagjeruar.

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 28-02-2020, 21:10:41
Kete qe e kemi, e kemi☺️
Nje teme tjeter tregonte qe jemi dhe popull i dhunshem 😬

  • Postime: 229

#6 ne: 01-03-2020, 00:57:38
S'po duam as njerez me :(
As t'u shkojme
as te na vijne.

Ka gjasa t'mos jem shqipo :P

  • Postime: 229

#7 ne: 01-03-2020, 00:59:20
Kete qe e kemi, e kemi☺️
Nje teme tjeter tregonte qe jemi dhe popull i dhunshem 😬

Drakula ka gjasa ka dal nga gjiri i popdhit te lavdishem thua ? :D
Grate i vrasim ne,se per te rrahur eshte mese normale.  :P

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 01-03-2020, 08:20:08
S'po duam as njerez me :(
As t'u shkojme
as te na vijne.

Ka gjasa t'mos jem shqipo :P

😂😂
Keto ..keto te shkumet e te ardhmet, jane zëvendësuar me ...ec dalim pim një kafe  :D

Temat e fundit