×
Hyrja
Profili

Si reagoni nese dikush shan Shqiperine apo shqiptaret?

Si reagoni nese dikush shan Shqiperine apo shqiptaret?

· 40 · 2843

  • Postime: 26691
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-07-2008, 11:02:24
Si keni reaguar apo do te reagonit nese dikush shan Shqiperine (ose Kosoven) si dhe shqiptaret ne pergjithesi?

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 06-07-2008, 13:20:27
Nuk me ka rastisur kur jam me dike te shaje Shqiprine apo Shqiptaret por nese ndodhi do ti thoja "ai qe shan eshte i shame per veti,",,,,,ose grusht turive nuk do pertoja hic,,,, :)

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 06-07-2008, 18:25:04
i versulem si qeni kufirit..lol por me llafe jo me vepra

#3 ne: 06-07-2008, 18:29:14
Deri tani sme ka ndodhur,gjermanet  gjykojne ate qe je.

po ne Bg desh kam rraf nje bullgare se thoshte Struga eshte qytez bullgar dhe popullohet nga bullgaret.

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 07-07-2008, 06:14:32
Ne sy nuk ma ka share kush Shqiperine. Por kur lexoj te shkruhet keq per ne dhe vendin tone, sigurisht qe nuk ndihem mire por  fatkeqsisht nuk mund te bej asgje.

  • Postime: 1

#5 ne: 11-07-2008, 17:06:53
Pershendetje  te  gjitheve...:) Une studioj ne Turqi dhe se pari me duhet tju them se ktu eksiston nje mentalitet sikur Shqiptaret kane te njejten rrenje me turqit (sic jane Azerbajxhani, Turkmenistani, Ozbekistani,etj..) dmth i konsiderojne si turq. Dhe mua me vjen shum inat kur na e thone kte...acarohem shume por nuk dua ta shpreh. Vecse mundohem t`jua shpjegoj se nje gje e  tille eshte  komplet e pasakte dhe se Shqiptaret jane kombi me i vjeter qe ka ekzistuar ne ballkan dhe shumicen e rasteve ja kam arritur qellimit per fat te  mir. Ne te vertete kane shume respekt per shqiptaret dhe i kane edhe frike vetem  se thone se e keni rigjinen turke ktu e prishin pak.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 11-07-2008, 17:11:05
Po si nuk e shofin ndryshimin e nje shqiptari dhe nje turku, Turqit pergjithsisht jane te zinj, me aq sa kam pare une ketej nga jam se ka shume turq, neve Shqiptaret jemi te bardhe e dallojm shume nga Turqit.

  • Postime: 267
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 11-07-2008, 17:20:00
ka ndodhur njehere edhe ai se beri me. ;)

  • Postime: 213
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 17-07-2008, 21:26:51
na  shajne,  por  jo ne  prezencen  tone ;-ndoshta nga qe  dine reagimin tone,  "KRENAR   SE  JEMI  SHQIPTAR"

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 18-07-2008, 22:07:57
ka ndodhur njëherë edhe ai se bëri me. ;)
Qenke si une edhe ti,,,

  • Postime: 1936
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 18-07-2008, 22:35:14
varet nga ambjenti,kur dikush lexon ne gazete nje veprim jo te mire te nje shqiptari <se te keqiat publikohen jo te mirat>dhe e komenton,si mund te reagosh vetem ule koken dhe sflas,kurse me koleget e punes jam ekstremist patriot.

  • Postime: 91
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 19-07-2008, 16:29:09
Po si nuk e shohin ndryshimin e një shqiptari dhe një turku, Turqit pergjithsisht janë te zinj, me aq sa kam pare unë këtej nga jam se ka shumë turq, neve Shqiptarët jemi te bardhe e dallojm shumë nga Turqit.

Jo aspak. Ndryshimi mes Shqiptareve dhe Turqve, dhe rraca te tjera te mesdheut jane veshtire per t'u dalluar nga njera tjetra. Une kam qene ne Turqi dhe ndonjehere me dukej sikur jam mes shqiptaresh - kuptohet ne pamje te pare.

Persa i perket temes, ka plot qe paragjykojne edhe flasin paditur. Shqiperia eshte ende vend shume i panjohur. Nqs keni parasysh 'pershtypjen e pare' pak a shume keshtu eshte edhe me  shtetet. Nqs njeh vetem nje shqiptar dhe ai shqiptar eshte kriminel, nga padituria do mendosh se nje pjese e mire e Shqiperise jane te tille. Nqs njeh nje kriminel edhe nje doktor, dhe ke pak tru ne koke do e kuptosh qe edhe Shqiperia eshte si c'do vend tjeter i botes, ka te mire e te keqinj me shumice.

Shqiperine asnjehere nuk ma kane share, dhe kam afro nje dekade e gjysme ne kte vend. Me kane pyetur shpesh reth Shqiperise, dhe ne shume raste kane kerkuar te dijne nqs jane te verteta informacionet qe kane degjuar/lexuar. Mund te them qe ato njerez qe ia vlejne nuk e kane share edhe nuk e shajne kurre Shqiperine. E kuptojne qe eshte shtet foshnje dhe eshte ne tranzicion akoma.

Ama duhet sqaruar mire se kritika edhe sharja/ofendimi jane krejt ndryshe, por qe ndonjehere ngaterrohen. 

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 19-07-2008, 17:26:14
Kupto dhe nje gje qe ne Turqi jane 5 milion njerez me origjin shqiptare, ndoshta ato do jene te bardhe.Ketu ne Austri ku jam, Turqit jane te zinj, dhe skan dallim fare nga ne shqiptaret.

  • Postime: 9

#13 ne: 23-07-2008, 12:38:17
Kur shqiptari asht mu sha t'ma shajn sepse ashtu e meriton, por kurr se pranoj me ma sha popullin Shqiptar ne pergjithsi sepse sjena as ma te mire e as ma te kqij se tjert, jena njerz si tan tjert por ifije ma te prapametun prej vujtjeve, se historia jon ka ken e tidhe * na ka ba me vujt shum

  • Postime: 21

#14 ne: 08-08-2008, 09:46:53
Nuk reagoj e nxehur dhe vrullshem por diplomatike duke u kapur dhe ne historine e vendasve dhe ia kthej te e njejta monedhe

im shoq sdo guxonte kurre ta bente ke gje,sepse do kishte ofenduar veten e tij qe ka zgjedhur per grua nje shqiptare (me cilesi dhe virtyte te  mira )

nese cdo kush prej nesh mundohet te ler imazhin e tij qe eshte per te qene do te zhduken paragjykimet

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 08-08-2008, 19:30:45
le te shajne individ, por jo dhe nje komb te tere...
po tme shajne shqiptaret (te gjithe) sme ka ndodhur) ndersa sa per individ shqiptar, i shaj edhe une, shembull politikanet...

respekt

  • Postime: 8

#16 ne: 13-08-2008, 00:59:52
i kam degjuar.....

  • Postime: 22
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 13-08-2008, 06:02:25
isha perpjek te jem sa me gjakftohft :

  • Postime: 83
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 23-08-2008, 10:27:05
Po te ma shaj Shqiperin dikush nuk ka ndodh po kishte qene mir qe ai person te jete me te vertet koder perndryshe do ti kish dal pune me mue mendoj fizikisht edhe pse nuk jam i fort po kam zemer luani.

  • Postime: 328
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 10-09-2008, 02:02:02
Nese nuk kisha mutj me kry pun grushta ftyres, ater allti krys garant.

njëri prej antarëve shum mir e permendi qe ndonjeher ngatrojm sharjen, me kritiken ose sdi qka, mirpo un per vete sdo perballoja nese dikush do i shante shqiptaret, un e di qe kemi shum gjera negative, por aj sesht kerkush qe te gjikoj, popullin tim. dhe them realisht o aj do fliste me vetveten o un, njëri po e kush nuk e di.

  • Postime: 577
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 10-09-2008, 08:21:01
Ketu shan shqiptari shqiptarin e jo me te huajt...
Si thote nji fjal e urte,, qente le te lehin karvani shkon perpara...

  • Postime: 328
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 10-09-2008, 16:51:46
Këtu shan shqiptari shqiptarin e jo me te huajt...
Si thotë nji fjal e urte,, qente le të lehin karvani shkon përpara...

Po ndonjeher ben vaki, kur qent duke lehur te versulen, se njeriut po ja dhe gishtin te ha doren, keshtu qe shpesh te nevoitet mos te heshtesh flas prej eksperiences dhe asaj se qkam par ne shkoll te mesme si krejt ne qe kemi par shum gjera. ( Mos respekto, se te respketojn me shum ) me te vertet me vjen keq per ket, por kur respekton posaqerisht nje shqiptar, aj te nenqomen, dhe te shendron ne nje kafsh te but, ndresa ty mudnohesh vetem te tregosh dashuri ndaj ty dhe respekt si shqiptar.

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 29-09-2008, 15:25:29
Kur shan Shqiperine doi reagoj keq por jo ta vras ate qe e shan sepse nuk jemi aq patriote sa hiqemi jane fallcitete ato shtirje.

#23 ne: 29-09-2008, 15:48:48
Kur shan Shqipërinë doi reagoj keq por jo ta vras atë qe e shan sepse nuk jemi aq patriote sa hiqemi janë fallcitete ato shtirje.

O Progo, unë për vete ua fus me shqelma verbale se jam pipez nga goja  :D një here jam "zënë" biles edhe me shefin tim për këtë gjë...por nuk e vrava  :D njeriu mund te debatoje e prapë te ndahet me respekt...

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 29-09-2008, 15:54:20
O Progo, unë për vete ua fus me shqelma verbale se jam pipez nga goja  :D një here jam "zënë" biles edhe me shefin tim për këtë gjë...por nuk e vrava  :D njeriu mund te debatoje e prapë te ndahet me respekt...


E cte zihesh kot kur shqipetaret ne pergjithesi e kane treguar veten kudo qe kane ikur kane vrare jjeri-tjetrin , prostitucioni,trafikimi,droga te gjitha bashke do thuash ti jo te gjithe jane ashtu sjane te gjithe por nga keta pak krijohet dhe pershtypja ne pergjithesi.

Temat e fundit