Si ta lini duhanin - 2 - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si ta lini duhanin

Si ta lini duhanin

· 32 · 6954

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull

#25 ne: 01-10-2013, 16:47:47
per kuriozitet; duhani eshte si seksi oral i kur..es, nuk mund ta lesh se te shemton figuren apo moden qytetare, por edhe te shkaterrosh veten duke pire gjithe diten paf-puf, vetem po te jesh pa pune dhe parazit mund te kryesh nje gje te tille.

  • Postime: 26955
  • Gjinia: Mashkull

#26 ne: 21-10-2020, 15:08:14
10 mënyra të çuditshme për ta lënë duhanin

Lënia e duhanit paraqet hapin më të rëndësishëm, të cilin mund ta ndërmarrin duhanpirësit për të përmirësuar kualitetin dhe gjatësinë e jetës.
Edhe pse lënia e duhanit është një sfidë jo edhe aq e lehtë psikologjike, ju rekomandojmë 10 mënyra interesante se si të veproni, pasi të keni vendosur ta ndërmerrni këtë hap.
 
Bëhuni të çmendur me shënimet (Ngjitini ato kudo nëpër shtëpi me arsyet për të cilat e keni braktisur duhanin)
 
Gjeni një partner
 
Vëni bast me dikë
 
Hipnozë
 
Ruani paratë e duhanit
 
Bëni ndërrimin e duhanit me një hobi të ri
 
Kuptoni shkaktarët
 
Shpërbleni veten
 
Provoni akupunkturën
 
Varroseni pakon/tring

  • Postime: 26955
  • Gjinia: Mashkull

#27 ne: 21-10-2020, 15:11:19
Ndalimi i pirjes së duhanit është tepër i vështirë, por ju mund ta bëni shumë më të lehtë procesin. Duke mësuar më shumë për 7 fazat në të cilat kalon trupi juaj gjatë lënies së duhanit keni një shans më të mirë për ta mësuar veten me ajrin e pastër dhe ta largoni nga tymi.


1. Lajmi i mirë është se përfitimet për shëndetin fillojnë 20 minuta pas lënies së duhanit. Lajmi i keq është që trupi juaj vazhdon ta kërkojë në po të njëjtën periudhë kohore.


2. Trupi juaj fillon të përjetojë simptomat e para të tërheqjes ndaj nikotinës, të tilla si dëshirat intensive, oreks, ankth, frustrime e shumë të tjera.

3. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se nikotina largohet plotësisht nga trupi brenda 72 orësh nga cigarja e fundit që është konsumuar. Lajmi i keq është se dëshira për të konsumuar është shumë e fortë në këtë periudhë kohore. Një nga gjërat që duhet të dini është se dëshira për të pirë cigare është e njëjtë me ndjesinë e të qenit i uritur. Kjo është arsyeja pse shumë njerëz shtojnë në peshë pasi lënë duhanin, pasi hanë për të shmangur dëshirën ndaj nikotinës. Nëse kujtoheni se procesi në të cilin po kaloni nuk është aq i dëmshëm sa ju thotë mendja, gjithçka do të jetë më e lehtë në vazhdim.

4. Fakti që nikotina është larguar nga trupi juaj ul mundësitë e të pasurit dhembje koke apo të përziera. Të gjitha simptomat që po përjetoni janë efekt i mendjes. Kjo nuk i bën më të lehta për t’u kapërcyer, por duhet të arrini paqen brenda vetes dhe të përdorni forcën dhe motivimin për të shkuar drejt qëllimit që i keni vendosur vetes.

5. Rreth dy javë pasi të keni lënë pirjen e duhanit do të vini re se disa aktivitete të përditshmërisë janë më të lehta për t’u bërë. Nuk do të lodheni aq sa më parë kur të ngjisni shkallët e pallatit. Funksionet normale të mushkërive përmirësohen në mënyrë dramatike 14 ditë pas lënies së duhanit.

6. Shumica e simptomave kanë tendencë të zhduken rreth dy javë e gjysmë pas ndërprerjes së duhanit. Kjo do të thotë se dëshirat që duhet t’i frenonit tashmë janë më pak të shpeshta, aq sa nuk do të kërkoni më paketën më të afërt për ta konsumuar.

7. Edhe pse trupit tuaj i duhet më pak kohë, mendjes i duhet më shumë për t’u çliruar nga varësia dhe mund të quheni zyrtarisht të pastër pas tri javësh. Urime, tashmë jeni të lirë!/lapsi.al

  • Postime: 26955
  • Gjinia: Mashkull

#28 ne: 21-10-2020, 15:15:56
 

Shpesh qarkullojnë mite dhe keqkuptime rreth nikotinës dhe terapive për lënien e duhanit duke përfshirë terapinë e zëvendësimit të nikotinës (NRT) dhe tabletat me recetë. Më poshtë po ju njohim me disa mite të zakonshme, dhe të vërtetat që qëndrojnë pas tyre.


MITI: Trajtimet për lënien e duhanit nuk funksionojnë vërtet


FAKT: Hulumtimet sugjerojnë që terapitë për zëvendësimin e Nikotinës (NRT) dhe tabletat me recetë për lënien e duhanit (Champix dhe Zyban) mund të dyfishojnë shanset tuaja për të hequr dorë njëherë e mirë nga duhani.

MITI: Nikotina shkakton kancer

FAKT: Ky është informacion i gabuar. Nikotina nuk shkakton kancer. Janë kimikatet e tjera toksike që gjenden në cigare, të tilla si katrani dhe monoksid karboni, që dëmtojnë shëndetin tuaj. Produkte si NRT, cigaret elektronike, apo duhani me ngrohje, sigurojnë nikotinën që trupi juaj dëshiron, por asnjëherë afër sasisë së kimikateve të dëmshëm që gjenden në cigare.

MITI: Përdorimi i më shumë se një produkti NRT në të njëjtën kohë, ose në të njëjtën kohë me një cigare elektronike është i rrezikshëm

FAKT: Jo, nuk është kështu. Në fakt, përdorimi i më shumë se një produkti NRT në të njëjtën kohë, i njohur si terapi e kombinuar, mund të jetë një gjë e mirë pasi shpesh rrit shanset tuaja për sukses. Një strategji e njohur është përdorimi i ngjitëseve me nikotinë për të siguruar një nivel të nikotinës, në kombinim me një produkt që vepron më shpejt si çamçakëzi, apo spraj ose një cigare elektronike për të ndihmuar në dëshirat e papritura.

MITI: Champix dhe Varenicline ndikojnë në depresion

FAKT: Nuk ka asnjë provë që përdorimi i barnave si Champix rrit rrezikun e depresionit. Në fakt, më shumë se 6 në 10 persona që përdorin Champix të shoqëruar me mbështetjen e ndihmës së specializuar për lënien e duhanit, ja dolën të hiqnin dorë për një muaj ose më shumë.

MITI: Alternativat e duhanpirjes pa tym janë po aq të dëmshme sa pirja e cigareve

FAKT: E gabuar, tymi i duhanit përmban më shumë se 7,000 kimikate, më shumë se 70 prej të cilave janë kancerogjene të njohur. Pirja e duhanit do të vrasë gjysmën e të gjithë përdoruesve afatgjatë. Cigaret elektronike apo duhani me ngrohje, nuk përmbajnë katran ose monoksid karboni, që janë 2 nga elementët më të dëmshëm në tymin e duhanit. Kërkimet kanë zbuluar se produktet e duhanit pa tym paraqesin vetëm një pjesë të rreziqeve të pirjes së duhanit dhe kalimi i plotë nga pirja e duhanit në këto alternativa mund të ofrojë përfitime të konsiderueshme shëndetësore. Duhani me ngrohje është gjithashtu një alternative tjetër shkencërisht e provuar më pak e dëmshme se cigaret.

MITI: Trajtimet për lënien e duhanit nuk mund të përdoren gjatë shtatzënisë

FAKT: Nëse jeni shtatzënë, është e rëndësishme të hiqni dorë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi pirja e duhanit është tepër e dëmshme si për ju ashtu edhe për foshnjën tuaj. Bisedoni me mjekun tuaj për ndalimin e pirjes së duhanit dhe për mundësitë tuaja të trajtimit. Megjithëse tabletat me recetë

Champix dhe Zyban nuk mund të përdoren në shtatzëni, produktet NRT të tilla si ngjitëset, çamçakëzët, dhe spraji i hundës mund të jenë të dobishme nëse e keni të vështirë të lini duhanin.

MITI: Produktet zëvendësuese të nikotinës krijojnë po aq varësi sa duhanpirja

FAKT: Shumica e njerëzve që përdorin produkte NRT nuk krijojnë varësi prej tyre. Në fakt, një nga problemet më të mëdha me NRT është se njerëzit nuk e përdorin atë mjaftueshëm për aq kohë sa duhet. Është e rëndësishme të përdorni zëvendësuesin tuaj të nikotinës për aq kohë sa keni nevojë për të ndaluar rikthimin tek duhanpirja.

MITI: Cigaret elektronike nuk janë një mjet efektiv për lënien e duhanit

FAKT: Ekzistojnë prova se cigaret elektronike po ndihmojnë duhanpirësit të lënë duhanin. Deri më tani, gati 3 milion duhanpirës kanë përdorur cigare elektronike, dhe mbi gjysma e tyre kanë hequr dorë nga cigaret e djegshme, duke kontribuar në të paktën 22,000 ish-duhanpirës në vit.

Ashtu si me çdo ndihmë për ndalimin e pirjes së duhanit, përdoruesit arrijnë nivelet më të mira të suksesit kur kombinojnë produktin e tyre me mbështetjen e trajnuesve të specializuar për lënien e duhanpirjes./lapsi.al

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#29 ne: 24-10-2020, 14:17:35
Ndonje variant si Ta fillojme dini, apo vete opsion lenie ka...😂😂😂🤣

  • Postime: 26955
  • Gjinia: Mashkull

#30 ne: 24-10-2020, 16:37:18
Po re, shko blej nje pakete dhe me kafe pak nga pak nga nje cigare. Brenda javes je bere duhanxhi🤣😋

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#31 ne: 24-10-2020, 19:30:47
Ore kete e kam bere une Po prap se kam filluar..:)✌️😂

Temat e fundit