×

Si te silleni me njerzit qe sju duan...?

· 56 · 9078

Si te silleni me njerzit qe sju duan...?

· 56 · 9078

  • Postime: 1626
  • Gjinia: Mashkull
arbias
ne: 27-01-2007, 23:56:56


Si të silleni me njerzit që nuk ju duan

Duhet pajtuar me një të vërtetë: “Është e pamundur të jeni Diell për të gjithë”. Është e pamundur t’i përlqeni të gjithë njerëzve. Është e pamundur që të jeni pandërprerë simpatik ndaj të gjithë njerëzve. E vërtetë është se mundohemi të jemi të këndshëm dhe të sillemi mirë me të gjithë njerëzit, dhe për këtë shkak dhe shpesh i durojmë pasojat. E vërtetë është po ashtu se mirësjellja dhe këndshmëria e juaj mund të zbutë shumë gjëra mirëpo vërtet a vlen që për shkak të kësaj të sillemi të këndshëm madje deri në hipokrizi? Nga jashtë çdo gjë kalon në pamjen e butë dhe të këndshme përderisa në brendi njeriu mezi përmbahet të mos shpërthejë. Kujdes nga personat që për së tepërmi janë paqësorë dhe të këndshëm me të gjithë, ngase agresiviteti i tyre, aq më shumë që e shtrydhin në brendi, bëhet gjithnjë e më i rezikshëm. Ndonjëherë është më mirë të keni armiq të sinqertë se të keni miqë të dobët. Në vazhdim ju japim dhjetë arsye që vetes t’i krijoni së paku ndonjë armik aty këtu.

1. Mos lejoni t’ju mashtrojnë

Për të krijuar armikun e dëshiruar, duhet vazhdimisht t’i kërkoni të drejtat tuaja. Nëse nuk rebeloheni atëherë kur në shitore ju japin molla të kalbura, një gjë e tillë do t’ju ndodh shpesh. Posa i tregoni dhëmbët, njerëzit do të fillojnë t’ju kuptojnë.

2. Kanalizoni agresivitetin tuaj

Armiqtë janë të duhur sikurse që i duhet thesi boksierit për ta ushtruar teknikën e vetë të dhe për ta mbajtur vitalitetin. Në vend se t’i shkundni anëtarët e familjes dhe miqtë që s’kan bërë asfarë mëkati ndaj jush, shfryhuni në armiqtë tuaj.

3. Vendosni kufit tuaj

Nëse pranoni se keni armiq, me këtë tregoni se keni vlera dhe principe. Sa më shumë pakënaqësi kapërdini, të tjerët aq më shumë nga ju do të presin që të kapërdini. Ai që është mjaft i guximshëm të ketë armiq, shkakton ndjenjë respekti dhe tërhjek vëmendjen te të tjerët. Pas kësaj nuk do t’ju thirin çdo herë kur kanë nevojë për ndihmën tuaj. Me juve do të sillen me më shumë respekt.

4. Shmanguni nga shpërthimet e menjëhershme emocionale

Më shumë vlen të keni një armik të vërtetë se një mik të rejshëm. Kur me dikë jeni vazhdimisht të këndshëm, një ditë dasht e padashtë do të duhet të ndaleni dhe të shpërtheni. Sa më shumë që e shtrydhni armiqësinë tuaj, kur të ndodh ai eksplodim, atëherë do të jetë në formë të shpërthimit shumë të fuqishëm. Dhe kur një gjë e tillë ndodh, asgjë më nuk mund të përmërsohet.

5. Kurseni kohën

Miqtë e rejshëm ua vjedhin kohën. Kjo është një arsye më shumë që nga ata të krijoni armiq. Pas asaj më nuk do t’ju lodhin me probleme që juve as që ju interesojnë, me ftesa nëpër ndeja që juve nuk ju shkohet. Sa më pak kohë që kaloni me ata, aq më shumë kohë do të keni për veten tuaj dhe për atë që vërtet dëshironi të kujdeseni.

6. Mësoni diçka për veten tuaj

Aristofani jëherë pat thënë: - Njerëzit e mençur mësojnë shumëçka nga armiqtë. Vështroni me vëmendje armiqtë tuaj. Ata janë të parët që i vërejnë gabimet tuaja. Kështu do të jeni në gjendje që në kohë t’i korigjoni ato gabime dhe ta kurseni veten nga kritikat e panevojshme. Nga ana tjetër, armiqtë tuaj zakonisht janë të parët që e mësojnë se çka mund t’ju dëmtoj juve. Nëse kësaj i kushtoni vëmendje, do të mund t’i shmangeni disa situatave të pakëndshme, apo së paku t’i zbustni ato.

7. Jeni gjithnjë në formë

Të kesh armiq, është gjë e mirë për të mbetur në kondicion fizik dhe shpirtëror. Armiqtë ju kushtëzojnë të jeni dinamik, lucid, të keni reflekse të mira, të keni kujdes se çka flitni dhe çka bëni. Kështu fitoni më shumë vetbesim. Fitorja ndaj armikut, sado e vogël qofte, është e mirëseardhur për vetbesimin tuaj.

8. Dashuroni me sinqeritet

Nëse do të keni vetëm miq të vertet ndonjëherë, më shumë do t’i duani ata. Kur të keni armiq, miqësitë e vërteta do të jenë më të vlefshme për ju. Së paku do të dini se, kur jeni në telashe ku mund të mbështeteni.

9. Le të flitet për ju

Armiqtë shpesh ju bëjnë reklamë të mrekullueshme. Me këtë që flasin keq për ju ndoshta e shtrembërojnë dukjen tuaj të vërtetë, por që pa vetëdije në të njëjtën kohë tërhjekin vëmendjen në drejtim tuajin. Ndërsa njerëzit, (është në natzrën e njëriut kjo), më tepër vëmendje i kushtojnë “të keqës” se “të mirës”! Prandaj për miqtë tuaj flitni gjithnjë mire, ndërsa për armiqtë tuaj mos flitni fare, që të mos u bëni ndonjë shërbim falas.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#1 ne: 28-01-2007, 05:24:31
Me thene te drejten nuk e lexova gjithe kete roman me poshte se pertoj plus qe s'kam shume kohe per momentin. Por me mjafton titulli i temes per tu pergjigjur ketu. Mesa kam pare nga jeta ime, ne pergjithesi njerezit qe nuk me duan mua jane ata qe jane zileqare, xheloze dhe inatcinj per mua, per ato dhe ata qe kam, per familjen time, per shkollen apo per punen time, pra per gjerat e mia ne pergjithesi. Zakonisht keta njerez nuk jane SHOKET APO SHOQET E MIA (mund te pretendojne apo te shtiren se jane por ne realitet nuk jane) dhe domosdo keta njerez nuk ma duan te miren. Keshtuqe edhe pse s'jam sjelle gjithnje keshtu (se me pare i merrja gjerat shume personalisht) kam mesuar dhe kam filluar ta ve ne pune vete qe gjeja me e mire qe mund te besh ne kete rast eshte INJORIMI. Injoroji ata qe s'ju duan, qe ju kane inat apo zili, qe duan te shikojne gjera te keqija per ju ne jeten tuaj dhe qe kane efekt negativ per juve dhe jeten tuaj.

Eshte po kaq e thjeshta sa u tha dhe u be. S'ja vlen te harxhosh trurin duke u menduar per keta njerez, duke lodhur energjine per te apo duke menduar te dish PSE-te, pra pse ata s'ju duan etj. Plus qe te mos harrojme se gjithkush nga ne ka miq edhe armiq ne kete bote dhe qe nuk mund te pelqehemi nga gjithkush.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#2 ne: 28-02-2007, 07:13:54
Injoroji pra injoroji ata qe s'ju duan dhe mos u'a ver veshin fare se s'te hyjne ne pune hic. Beje njerin vesh shurrdh e njerin sy qorr dhe shiko punen tende! Ke per te shkuar dhe arritur akoma me teper perpara nese s'e can fare koken per ata qe s'te duan! Mos u jep c'u hahet - dmth mos 'u'a bej' qejfin atyre nese e mban mendjen tek ta, e lejon veten te te vrasin shpirterisht, etj. Pse e them une kete, sepse kam patur eksperienca vete me njerez te ketille dhe njehere e nje kohe, Eleganca e vriste nje cike si shume mendjen por sot, jooo, s'du me ja dit hic. :d Ehuuuu ate pune kane, ne kete bote eshte e pamundur dhe jo-normale te pelqehesh apo te duhesh nga te gjithe. Ah po dhe pervec injorimit qe eshte pune e mbare, as ti MOS I DUAJ! LOL


P.S. Akoma nuk e kam lexuar artikullin por s'besoj te kete keshille me te sakte se kjo me siper. Nuk e them kete per mungese modestie por dua te them qe seriozisht kjo me duket rruge-zgjidhja me e mire dhe me humane e mundshme. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7271
  • Gjinia: Mashkull
SteriOtipi B
#3 ne: 28-02-2007, 13:15:29
I injoroj ne maksimum menjefjale per mua nuk ekzistojme me ata njerez. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1580
sorelina
#4 ne: 28-02-2007, 14:31:22
Thjesht ruaj distance, nese degjoj qe flasin keq, pergjigjen ja kthej duke heshtur, dhe heshtja e ka nje kuptim. ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#5 ne: 28-02-2007, 15:26:42
E dini qe me ka ndodhur edhe ti pyes drejt perdrejt  "Pse me ke inat apo pse me urren"  Kam marre nje pergjigje shume te sinqerte dhe sot e kesaj dite jemi miq dhe mbajme lidhje me njeri tjetrin....
Ndonjehere njerzit krijojne nje opinion te hidhur per ju pa ju njohur apo pa ditur te verteten.......
Varet nga situata.....me ndodh qe te mbaj distancen e te mos them asnje fjale , perderisa nuk me ben dem nuk kam perse ta ngacmoj .....
Gjithsesi e urrej ate ndjenjen kur e di qe dikush te ka inat ...ku ne te vertet nuk e njohin fare shpirtin karakterin tend........edhe pse nuk me intereson shume do me pelqente qe te me jepej nje mundesi per ti bere (jo te nderronin mendje ) por te me njihnin .......
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#6 ne: 01-03-2007, 13:18:40
E dini qe më ka ndodhur edhe ti pyes drejt perdrejt  "Pse me ke inat apo pse me urren"  Kam marrë një përgjigje shumë te sinqertë dhe sot e kësaj ditë jemi miq dhe mbajmë lidhje me njëri-tjetrin....
Ndonjehere njerzit krijojne një opinion te hidhur për ju pa ju njohur apo pa ditur te vërtetën.......
Varet nga situata.....me ndodh qe te mbaj distancen e të mos them asnjë fjale , përderisa nuk me bën dem nuk kam përse ta ngacmoj .....
Gjithsesi e urrej atë ndjenjen kur e di qe dikush te ka inat ...ku ne te vërtetë nuk e njohin fare shpirtin karakterin tënd........edhe pse nuk më intereson shumë do me pelqente qe te me jepej një mundësi për ti bërë (jo te nderronin mendje ) por te me njihnin .......

Interesante,kjo tema.Zakonisht nuk i dua pasi me kane bere dicka qe me kane lendua,kjo ka ardhur pasi e kam njohur por shpesh here ka ndodhur dhe kjo qe ke permendur ti Lisa.
I anashkalojme,ose sic them une i heq vizen nga defteri zere se nuk egziston !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#7 ne: 01-03-2007, 18:24:34
Beje njerin vesh shurrdh e njerin sy qorr dhe shiko punën tënde! Ke për te shkuar dhe arritur akoma me tepër përpara nëse s'e can fare koken për ata qe s'të duan! Mos u jep c'u hahet - d.m.th. mos 'u'a bëj' qejfin atyre nëse e mban mendjen tek ta, e lejon veten te të vrasin shpirterisht, etj. Pse e them unë këtë, sepse kam patur eksperienca vete me njerëz te këtillë dhe njëherë e një kohe, Eleganca e vriste një cike si shumë mendjen por sot, jooo, s'du me ja dit hiç. :d Ehuuuu atë pune kanë, ne këtë botë është e pamundur dhe jo-normale te pelqehesh apo te duhesh nga te gjithë. Ah po dhe përveç injorimit qe është pune e mbarë, as ti MOS I DUAJ! LOL
Elegance,shumë e vërtetë është kjo qe the.  :)
Unë marr dashuri nga gjithë njerzit qe dua vete,kjo është gjeja me e rëndësishme.N.q.s. me duan ata qe dua sme intereson shumë për te tjerët qe sme duan dhe janë xheloze,sepse sdo i doja as për te fshirë kepucet.  :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#8 ne: 07-03-2007, 21:13:37
pse a ka njeri qe s'me do mua, s'besoj :P kështu qe s'kam pse ta vras mendjen hiç :d
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#9 ne: 07-03-2007, 21:24:30
pse a ka njeri qe s'më do mua, s'besoj :P kështu qe s'kam pse ta vras mendjen hiç :d

Nuk ka njeri qe  ste don per nje ose me shum interes ; Ndoshta je e bukur,ke pare, apo je  meqme.

Njerzit qe sju duan me duket esht mir pak me i frigu? Asgje tjeter sduhet ber per ta ata vet i kuptonjn gabimet dhe si perserisin?

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#10 ne: 08-03-2007, 02:27:57
Mbaje me afer armikun thone se mikun .....:D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#11 ne: 08-03-2007, 05:31:08
Mbaje me afër armikun thonë se mikun .....:D

Kjo eshte e vertete, mire e kane ne kuptimin diplomatik, jo ate realist. Pra eshte nje Psikologji Reverse (e kthyer mbrapsht). Kete fjale te urte e thone ketej nga Amerika, por mos harro Liske qe andej nga anet tona (Shqiptaret) thone: "Kujto Armikun, bej gati shkopin." Une mendoj qe te dyja keto thenie jane te mira dhe pranohen. Mjafton qe njeriu t'i dije miqte dhe armiqte e tij qe te dije si te veproje e te sillet me ta pra. Lexo: DIPLOMACI para se gjithash. Dhe ata qe s'ju duan: INJOROJI.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1615
  • Gjinia: Femer
CrYsTaL TeaRs
#12 ne: 08-03-2007, 05:39:05
Per mendimin tim, kur vjen puna te ato njerez qe s'na duan ose na urrejne, as qe nuk ja vlen ti permendesh ato fare soj duke i hapur nje teme si kjo...   ;)  :P
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#13 ne: 08-03-2007, 05:42:28
Për mendimin tim, kur vjen puna te ato njerëz qe s'na duan ose na urrejne, as qe nuk ja vlen ti përmendësh ato fare soj duke i hapur një teme si kjo...   ;)  :P

Shume e bukur dhe e vertete edhe kjo. Si ke qene Kristaline?! ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1615
  • Gjinia: Femer
CrYsTaL TeaRs
#14 ne: 08-03-2007, 06:02:56
Shumë e bukur dhe e vërtetë edhe kjo. Si ke qenë Kristaline?! ;)

Mirë flm.  :) pak e lodhur me provimet e shkolles, kshu qe mezi po pres derisa te filloj Spring Break kte jave qe vjen.. Nga ty Elegance c'kemi?
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#15 ne: 08-03-2007, 18:29:24
ho mi fillute tu bo chat ju :D

Eleganca nuk e di andej nga anet e mia ne shqiperi kam degjuar shprehjen "Permend mikun bej gati jastikun" kete me armikun se kisha degjuar ndonjehere ....gjithsesi me duket si shprehje Shqiptarshe se tentojme shpesh ti bejme gjerat me dhune ne dhe jo me dinakeri ....
Dicka ne te cilen do gjeje dhe te miren dhe te keqen....por ne fund te fundit me e rendesishme eshte kush fiton apo jo
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#16 ne: 08-03-2007, 19:11:47
Nuk ka njeri qe  s'të don për një ose me shum interes ; Ndoshta je e bukur,ke pare, apo je  meqme.

Ndoshta ke te drejte, mbase dhe na duan per nje nga ato interesa qe permend ti. Gjithesesi, edhe nese eshte e vertete gjithmone kam ditur si te sillem ;)

Njerzit qe sju duan me duket esht mir pak me i frigu? Asgje tjetër sduhet ber për ta ata vet i kuptonjn gabimet dhe si perserisin?

Ato pikepyetje i ke pyetje per mua, a si (?)
Nese po, po i pergjigjem atyre.
1- Une nuk mendoj se duke patur frike nga njerezit qe s'me duan (apo urrejne) ne jete une do te zgjidh ndonje gje. Perkundrazi, u jap rendesine qe s'iu perket. Nuk jemi ne fusha betejash ku do te me vi kundershtari me shpate apo pushke ne dore qe te me marr jeten.
Sot ke plot mundesi per te luftuar dike qe s'te do ty, apo qe s'eshte mik i yti... dhe me e mira ka qene gjithmona DIPLOMACIA :)
2- Well, mund te kesh dhe nga ata kundershtare qe dhe nese ben dicka per ata qe te kuptojne gabimin qe bejne, ata perseri e mbyllin nje sy dhe vesh... e c'u pa pastaj? Une mendoj qe secili duhet te ece ne rrugen e vet, s'kuptoheni apo s'pelqeheni... shume mire mund te zgjedhesh te mos i japesh shume rendesi elementeve te tjere :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#17 ne: 17-03-2007, 22:41:30
Fal smile

Por vall me qen i afert qfar me i ba se si po thuni ju me qen i larget esht kallaj por qfar me i ba nej njeriu qe e ke  apo e ke pas ,shok apo shoqe?

Mu personalisht nje njeriu te afert ikam ndihmu shum dhe me ka ndihmu deri dikund por me diplomaci e kur une e zura at politiken e tij ather ja bana Bam bllok
Nga nje her po me vjen keq nga njerzit e tjer pse atij spo i flas, e kam nej te keqe qe kur ta ze dikand me pel per dore si themi ne me skam qef as me ni se lere me pa.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#18 ne: 08-08-2007, 13:01:55
i humbur eshte ai qe ka mundesine te njohe dhe nuk don te njohe.indiferenza eshte arma me e forte kunder atyre qe s'me duan e s'duan te me njohin
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1365
  • Gjinia: Mashkull
xhavo
#19 ne: 08-08-2007, 13:29:21
Unë nuk respektoj atë qe nuk me respekton. Unë kthej te keqen me te mirë, por me dinjitet.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#20 ne: 08-08-2007, 16:26:53
Eshte shume e veshtire te sillesh me njerezit qe nuk te duan..po une zakonisht ua them hapur dhe atyre i duket sikur i bezdis me kete gje..biles ndonje here kam pasur tipa qe jane ankuar "Me ngjitesh si rrodhe"


Une faktikisht kam nje tip..te ngjitem kur dua te te marr hakun e gjerave qe mi ke lena hapur.

Nese ndonjerit i djeg ky postim le ti djeg se sme behet vone fare !
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
kengaime
#21 ne: 08-08-2007, 20:32:35
Kur thuhet " ata qe sna duan "nuk eshte fjala per ata qe na urrejne, apo jo?
Fatmiresisht njerezit jane te ndryshem, andaj dhe jeta nuk eshte monotone.
Nuk qaj koken fare per ata qe sme duan, e marr shume te natyrshme qe nuk ka mundesi te me duan te gjithe, t'ju pelqej te gjitheve menyra ime e jetes, botkuptimi im, njashtu si mua qe sme pelqejne te gjithe. Fatmiresisht ka mjaft nga ata qe me duan dhe i dua.
 
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#22 ne: 09-08-2007, 12:03:22

Vajzat gjith i duan edhe pse disa pa dashje apo me interes? bejn pergjidhjen e vete si me te mir (apo te gabuar)dashurija esht diqka tjeter...

Po ka  edhe vajza psh ne forum une  nuk i dua as skam qef te diskutoj je jan aapsulut krejt kundra realitetit dhe se shohin me larg se sa femija?

e kunderta kur te flasesh ndonje her me te onlajn apsolut esht krejt dikush tjeter dhe ska fjal apo pazar qe se qon. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12
Lilishja
#23 ne: 10-08-2007, 12:31:57
Ata qe nuk me duan, as une nuk do ti dua. Eshte e vertet kjo qe them por nuk do te sillem keq, per shkak qe nese jon ata te keqi dhe mundohen te me bejn keq, une nuk jam keshtu. Une do te jau lshoj rrugen, por nese ma bin te huna ateher nuk e lejoj askend qe te me ben keq. Nese nuk me dojn kjo nuk eshte fare problem sepse kam shume miq, por mbasi qe e kam familjen kjo mjafton per mua sepse keta jan njerzit me te mire ne bote dhe qe me doj dhe i dua me se shumti!

Gjdo gje te bejm ne kete jete mbetet nen personalitetin e njeriut!

Respekt!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#24 ne: 11-08-2007, 03:45:24
i humbur është ai qe ka mundësinë te njohe dhe nuk don te njohe.indiferenza është arma me e fortë kundër atyre qe s'më duan e s'duan te me njohin


Me pelqen kendveshtrimi jot dhe pikerisht kete kam thene edhe une. Eshte nje fjale e urte Amerikane qe thote "Ignorance is Bliss". "Injoranca eshte Lumturi" dhe ne kete rast kjo fjale e urte eshte tamam e duhur. Indiferenca ndaj njerezve negative apo atyre qe s'ju duan eshte idealja. Injoroji dhe pike.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super