×

Genjeshtrat - Si ti kuptojme genjeshtaret?

· 2 · 869

Genjeshtrat - Si ti kuptojme genjeshtaret?

· 2 · 869

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 01-02-2011, 01:51:58
Shtate pyetje per te kuptuar kur nje person genjen.

Genjeshtrat ndihmojne per te jetuar me mire?

Ne fakt jane nje menyre per te shpetuar nga realiteti, per te ndertuar nje jete pak me te lehte. Ka disa gjeste dhe disa qendrime ne pergjithesi qe ju lejojne te identifikoni nje njeri kur genjen. “Genjeshtra eshte nje shpikje e madhe, nuk dihet se kush e ka shpikur, ndoshta ka filuar qe nga Adami dhe Eva”, jane keto fjalet e Fanny Ardant, i cili me shume se nje here ka pranuar se ka thene genjeshtra, sepse ato ndihmojne per te jetuar me mire. Nuk eshte rastesi qe femijet, tashme qe te vegjel, te mesojne te thone genjeshtra. Sipas nje studimi te Kang Lee, nga universiteti i Torontos te thuash genjeshtra eshte nje simptome inteligjence, sepse per te treguar falsitete eshte e nevojshme te perdoren proceset njohese teper kompekse.

Pra edhe femijet qe jane ne vitet e para te jetes jane te paisur me potencial te madh. Kerkimi zbuloi se zhvillimi i hershem per te thene genjeshtra fillon qe ne moshen 2 deri ne 4 vjec. Thenia e genjeshtrave eshte nje rruge e natyrshme e rritjes. Por problemi qendron kur jeton me dike qe genjeshtren e ka bere si profesion.

1.Si eshte personi kur flet?

Kjo eshte gjeja e pare qe ju nevojitet te pyesni. E shihni bashkebiseduesin tuaj te qete, nervoz, apo tendence per te ngrene fjalet ose flet shume shpejt? Edhe sikur frymemarrja te jete pak me e shpejte, mund te jete nje shejne se personi po genjen.

2. Kush eshte subjekti i diskutimit?

Beni kujdes se si i nderton frazat. Zakonisht genjeshtaret nuk flasin personalisht, por perdorin fjale te pergjithshme dhe te papercaktuara.

3.Fytyra e tij eshte ekspresive?

Ndonjehere nje person shume i sigurte, pa asnje emocion te dukshem, fsheh dicka. Kur nuk deshifron dot ndjenjat, eshte e thjeshte, mban veshur nje maske.

4.Personi qesh?

Buzeshqeqja eshte nje menyre per te zbutur ate se cfare mendon. Atehere sigurohuni me levizjet e fytyres.

5.Gjuha e trupit tregon historine?

Shpesh, ata qe genjejne, nuk i shoqerojne sic duhet tregimin me veprimin e tyre. Kjo mungese e akordimit, tregon nje genjeshter.

6.Personi sillet ne menyre te cuditshme?

Ndryshimet e papritura te humorit te personit, sipas eksperteve, theksojne nje genjeshter. Beni kujdes me tonin e zerin (kur ngrihet papritmasi), sjelljet dhe gjestet.

7.Pyetja eshte e thjeshte apo e sikletshme?

Nese nje pyetje eshte e turpshme apo e sikletshme dhe shikimi shkon diku tjeter, eshte normale, po kur nje person eviton te shohe ne sy bashkebiseduesit e tij, e ben sepse po fsheh dicka. Keto ne pergjithesi jane letrat me te cilat duhet te luani per te njohur nje genjeshtar./infoalbania/
« Editimi i fundit: 09-06-2019, 21:23:20 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 09-06-2019, 21:24:36
Gënjeshtrat dëmtojnë rëndë shëndetin fizik dhe mendor
 

Sipas një studimi amerikan, duke thënë shpesh gënjeshtra, mund t’i shkaktoni një gjendje tensioni dhe ankthi shëndetit. Duke qenë të sinqertë, favorizoni një mirëqenie psiko-fizike

A ju ndodh shpesh t’i zmadhoni pak gjërat, për shembull një histori normale ta ktheni në tragjedi? Apo t’i arsyetoni vonesat, duke përdorur çdo ditë nga një justifikim absurd? Ose më keq akoma, të shtireni sikur papritur nervozoheni me kolegët për punën, se doni të dilni me partnerin për të pirë një birrë?

Duhet të dini se në të gjitha rastet, keq është për atë që mërzitet, sepse përveç shqetësimit moral dhe psikologjik që shkakton kjo te disa persona, vihet në rrezik edhe shëndeti juaj.
Duhet të dini se duke thënë gënjeshtra, i bëni keq vetes.

Kjo është vërtetuar edhe nga një studim. Disa shkencëtarë amerikanë të universitetit të “Notre Dame” (Indiana) kanë zbuluar se thënia e gënjeshtrave mund të nxisë shqetësime të tilla si dhembje koke dhe ftohje, por edhe shfaqjen e shenjave të melankolisë e depresionit.

Zbulimi i studiuesve amerikanë është fryt i një analize që ka zgjatur dhjetë javë dhe që është provuar te 100 vullnetarë të të dyja gjinive, me moshë nga 18 deri në 71 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit u ftuan t’i nënshtroheshin, javë pas jave, makinës së të vërtetës dhe t’i përgjigjeshin disa pyetjeve rreth zakoneve të përditshme.

Në fakt, eksperimenti kishte një ndryshim: njërit grup pjesëmarrësish, ekspertët i rekomanduan të thoshte gjithnjë të vërtetën dhe të merrte në konsideratë faktin që nëse grupi tjetër gënjente, mund të mos përgjigjeshin për pyetjen në fjalë dhe të kërkonin që të kalonin te tjetra. Grupit tjetër të vullnetarëve nuk iu tha asgjë.

Përfundimi? Grupi i parë i vullnetarëve, ose më saktë ata që nuk mundën t’u përgjigjeshin disa pyetjeve në vend që të gënjenin, tregoi se gëzonin shëndet të plotë dhe kishin një gjendje më të mirë psiko-fizike. Nga ana tjetër, vullnetarët që gënjyen, dhe në veçanti ata që thanë të paktën tri gënjeshtra në javë, treguan shenja shqetësimi.
Arsyeja?
Të thuash gënjeshtra do të thotë ta zhysësh trurin në një punë të vështirë, që i kushton shtrenjtë shëndetit dhe dihet që stresi është shumë i dëmshëm. Për pasojë, mund të shkaktojë dobësim të sistemit imunitar – që ndryshe përkthehet në dhimbje shqetësuese siç është ajo e kohës, dhimbja e fytit, ftohja – dhe prekjen më lehtë nga problemet e depresionit.

Kjo nuk është hera e parë që vesi i të gënjyerit studiohet shkencërisht. Në të kaluarën, studimet e bëra përtej oqeanit janë marrë me llogaritjen sesa gënjeshtra thonë amerikanët mesatarisht në 11 javë.

Duke treguar të vërtetën, ulet niveli i stresit. Nuk është aspak mirë të gënjesh, sepse përveçse jeton me një konflikt të brendshëm, shton edhe peshën e rëndë të tensionit në jetën e përditshme. Ndaj specialistët këshillojnë që si terapi, çdo njeri të praktikojë ndershmërinë. /Rd.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super