Sondazhi: Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sondazhi: Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah

Sondazhi: Burrat nuk i njohin femrat që kanë në krah

· 9 · 1011

  • Postime: 27099
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-01-2011, 19:31:55
Shumë prej burrave nuk dinë as ngjyrën e syve dhe as rolin profesional të gruas së tyre, për të mos folur pastaj për ushqimet.



Kjo mungesë vëmendjeje i çon çiftet jo rrallëherë drejt grindjeve dhe konflikteve të ndryshme. “Jemi të martuar prej 40 vjetësh dhe burri im, çdo mëngjes më pyet nëse dua kafe. Sa i sjellshëm do të mendoni ju. Sa keq që unë nuk e pi kafen, sepse më dhemb stomaku”. Pavarësisht se çiftet ulen çdo ditë në të njëjtën tavolinë për të ngrënë mëngjes, drekë apo darkë, burrat duket se nuk dinë asgjë për gratë apo shoqet e tyre. Sipas asaj që tregon “Daily mail”, miliona anglezë nuk i njohin mirë shoqet e tyre, madje shumë nuk dinë të thonë as se çfarë ngjyre i kanë sytë. Por ky nuk është problem vetëm i anglezëve, të njëjtin shqetësim femrat e kanë kudo. Kjo mungesë vëmendjeje, shpesh e patolerueshme është një prej arsyeve që i çon çiftet jo rrallëherë drejt ndarjes.

Sondazhi

Një sondazh i bërë tek 2 mijë meshkuj brenda parfumerive, ka treguar se 12 për qind nuk e dinë ngjyrën e syve të së dashurës, 10 për qind nuk e dinë ditën e lindjes, ndërsa 8 për qind as që e ka idenë për ngjyrën natyrale të flokëve. Pastaj, një në tre burra nuk është në gjendje të thotë se cili është parfumi i preferuar i femrës që ka në krah. Shumë kanë probleme serioze me veshjet, por dhe më i rëndë është fakti se nuk dinë me saktësi rolin saj profesional apo emrin e mikeshës së ngushtë. Kjo lloj “injorance” u krijon meshkujve jo pak probleme, sidomos kur bëhet fjalë për të bërë dhurata në ditë të caktuara të vitit. Kërkuesit thanë se të paktën 27 për qind e meshkujve ka blerë veshjen me masën e gabuar. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre ka pranuar se femrat janë më të kujdesshme ndaj këtyre detajeve. Sipas ekspertes së marrëdhënieve në çift, Francine Kaye, ajo që për dikë është një datë e rëndësishme, mund të jetë pak e konsiderueshme për një mashkull: “Nëse doni që të kujtohet për detaje të veçanta duhet t’ia kujtoni. Me meshkujt nuk duhen përdorur kurrë nënkuptime. Thojani gjithmonë gjërat në mënyrë të qartë. Për shembull, nëse doni diçka për Shën Valentinin duhet t’ia kërkoni, sepse prej vitesh është vërtetuar se ata që nuk dinë të bëjnë dhurata ose bëjnë atë të gabuarën, janë meshkujt.

Ata blejnë gjithmonë të brendshme, aksesorë që nuk kombinohen lehtë, çanta, parfume, rruaza, objekte për shtëpinë, që shpesh janë jashtë shijeve të femrave”. Sipas sondazheve, 60 për qind e femrave mendojnë se është tepër romantike që partneri t’u propozojë për martesë ditën e Shën Valentinit, megjithëse në rast se e dashura jote dëshiron të martohet me ty, do ta mirëpresë propozimin kurdo qoftë. Një sondazh i kryer mbi më shumë se 8500 njerëz, zbuloi se dy të tretat e martesave kanë nisur me propozim zyrtar - që vazhdon të bëhet në pjesën dërrmuese të rasteve nga meshkujt. Një tjetër sondazh i zhvilluar në Amerikë, gjatë të cilit u pyetën 50 mijë veta, njerëzit mendojnë se propozimi është i nevojshëm. Të gjitha studimet arrijnë në përfundimin se gjestet solemne në të tilla raste luajnë rol shumë pozitiv.

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 05-01-2013, 19:05:15
Kot fare

  • Postime: 547
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 18-01-2013, 14:44:15
Pse kot nuk thote pas vdekjes njihet partneri  :D

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 18-01-2013, 14:47:55
jo partneri im e di shume mire ngjyren e syve se me sheh naaahhh mu ne poc te syrit

  • Postime: 547
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 18-01-2013, 15:21:30
Ahahha vetem syte sheh  :D

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 19-01-2013, 08:22:04
Deri diku ky artikull eshte i vertete, persa i perket psikologjise tek mendja e nje mashkulli ne pergjithsi.
meshkujt kane probleme me kujtesen, vemdendjen, dhe memorien e tyre, dhe prandaj pa dashje nuk verejm dot keto detaje e hollsishme, edhe pse duhet ti verejm...

P.sh. femrat pjeken me shpejt persa i perket maturise dhe artikulimit. Nje hartim ose essay e shkruajtur nga nje mashkull ne vitin e 4 ne gjimnaz eshte e barabarte me nje hartim nga nje vajze ne klasen e 5 fillore persa i perket thellesise dhe imagjinates letrare. Fatqkesisht. :-)
P.sh. nje mashkull do te ishte pergjigjur, "Ai e mori ate nga shtepija e saj. Shkuan ne resorant, pastaj ne kinema, dhe pastaj ata ben seks ne makinen e tij...

Ndersa nje femer do kishte shkruar, "Ishte dite e shtune. Ishte ora 5 mbasdite, ne nje nate te ftoft Janari. Ai e telefenoj ate, ajo u pergjigj menjehere, qe mund te vish dhe te me marresh tek shtepija ime, dhe blah blah blah,
O zot, kur do dalesh tek perfundimi i tregimit, dhe castin kur bejen seks ?...  :D

Prandaj e kan bere edhe ate pultin e televizorit, ku opsionet per burrin jane vetem 2, Ushqim dhe Seks, ndersa opsionet per gruan jane 1001...

Gjithashtu ne nje dite te rendomte, nje mashkull flet rreth 3,000 fjale, ndersa nje femer rreth 9,000 fjale....

duhet ta lexoni ate librin (Burrat jane nga Marsi, ndersa grate nga Venus nga John Gray Ph.D.) qe ti shikoni te githa keto statistikat qe i ceka une, dhe shume gjera tjera...

  • Postime: 1010
  • Karma: +24/-6
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 19-01-2013, 15:28:00
Kiss, pikes i ke rene. Ate librin e kam lexuar 2 here   :D

  • Postime: 570
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 30-01-2013, 17:55:16
NJohja e thelle e karakterit vjen nga niveli shoqeror qe ka nje individ. Ka njerez te vegjel qe njihen ne rradhe te bukes, ka njerez qe njihen ne sporte dhe arte dhe te tjere qe ushtrojne profesionin e jetes dhe njihen me veshtiresi kur hedhin hapa te medha.

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 04-04-2021, 18:10:50
E anasjelltas 😂

Temat e fundit