×

Të bukurat, bishat dhe kokaina

· 2 · 252

Të bukurat, bishat dhe kokaina

· 2 · 252

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 21-09-2010, 11:49:49
Të bukura dhe ambicioze, ndonjëherë skllave, por edhe adoleshente. Këto janë femrat e trafikut të pluhurit të bardhë, ose më saktë zonjat e drogës. Shumë prej tyre janë aktore, këngëtare, balerina, mbretëresha bukurie, gazetare dhe spikere televizive. Zotërojnë gjithçka: vila hollivudiane, makina luksoze, shumë para dhe pushtet. Të rrethuara nga luksi dhe droga, përjetojnë emocione të forta përkrah kriminelëve. “Ndonjëherë përpiqesh të frenosh veten, sepse i druhesh terrorit të zbrazësisë së brendshme”, tregon kolumbiania Yovanna Guzman, e cila prej shtatë vjetësh ka qenë kukulla e carit të drogës, Wilber Varela. Tani Guzman po shkruan një libër për kujtimet e drogës, titulli i të cilit nuk është gjetur ende. Libri flet për katër tema: dashurinë, drogën, gjakun dhe seksin. Ja përse historia e modeles së penduar po ngacmon fantazinë e shumë producentëve, regjisorëve dhe skenaristëve, ndërkohë që kanali “Cnn Espanol”, sapo i ka kushtuar biondes bukuroshe nga Kolumbia, një dokumentar që titullohet “Kafazi i Artë”.

Studente në një universitet të Bogotës, me ëndrrën për t’u bërë aktore, në vitin 2001 Yovanna Guzman, fitoi një konkurs bukurie. Atë natë mes VIP-ave, në rreshtin e parë ishte edhe ai, bosi Wilber Varela. “Kur fitova atë konkurs kisha pak kohë që isha ‘gruaja’ e tij; trofeu i tij”, pohon modelja. Në Kolumbi, bosët e drogës ushtrojnë një presion të jashtëzakonshëm tek organizatorët e konkurseve të bukurisë. Qëllimi? Sigurisht që fitueset të jenë vajzat e bosëve. “Luksi nuk të bën të dashurohesh, por të verbon”, thotë Yovanna. Arsyeja që po shkruan librin është për të shmangur që vajzat e tjera të bien në të njëjtin kurth. “E njoha në një shkollë për modele. Më joshi me një dhuratë: një orë ‘Rolex’”, tregon sot Yovanna. “Pastaj filluan veshjet e shtrenjta, udhëtimet, restorantet moderne, hotelet me pesë yje, një orë tjetër ‘Cartier’ dhe një unazë diamanti. Pastaj kurora e Misit. Me atë në krah fillova të njihja shumë gjëra që nuk i kisha imagjinuar më parë. Por pavarësisht këtij luksi pa limit, më dukej sikur isha e burgosur në një kafaz të artë. Walter më ndalonte që të punoja si modele dhe të kisha miq meshkuj. Ajo që i përkiste atij, as nuk mund të shihej dha as nuk mund të prekej”. Një xhelozi që solli gjakderdhje kur ajo, pas shtatë vitesh vendosi të ndahej prej tij, për t’iu rikthyer karrierës si modele. “Sipas mjekëve nuk do të ecja kurrë më normalisht, por besimi në vetvete më dha forcën për t’u kthyer në pasarelë: sot nuk çaloj më”.

Burri i saj, Walter Varela, me nofkën “Sapuni” (gjithmonë arrinte t’i shpëtonte drejtësisë), për 15 vjet ka qenë drejtuesi një prej organizatave kriminale kolumbiane. Ish-polic i korruptuar, të gjithë e kishin frikë për shkak të ashpërsisë kafshërore, e krijoi perandorinë e tij duke transportuar drogë nga Kolumbia në Shtetet e Bashkuara, përmes Meksikës. Sipas qeverisë amerikane, nga ky biznes Walter fitonte një miliard dollarë në vit. Ky biznes i majmë u ndërpre në janar të vitit 2008, kur trupi i trafikantit të drogës u gjet i pajetë në një hotel në Venezuelë, mbi të cilin ishin hedhur disa dokumente të rreme.

Kur Yovanna Guzman mësoi përmes televizorit mbi vrasjen e Varela-s, nuk dinte se si të reagonte. “Nga njëra anë isha e lumtur, sepse ndihesha e lirë, ndërsa nga ana tjetër e trishtuar, sepse ai kishte pasur shumë anë pozitive. Nuk e pata të lehtë ta pranoj vdekjen e tij. Ishte një burrë që i adhuronte detajet: gatuante për mua dhe më dhuronte lule”, tregon modelja. Tani autoritetet kolumbiane po hetojnë mbi disa prona të modeles. Apartamente që mendohet të jenë fryt i aktiviteteve të jashtëligjshme të ish të dashurit të saj. Ajo pohon se ia ka kthyer të gjitha Varela-s, para se ai të vritej. “Kjo ishte mënyra e vetme që ai të më linte të qetë”, shprehet ajo për magjistratët kolumbianë. “Gjithçka që zotëroj është fryt i punës sime”.

Edhe meksikania Laura Elena Zuniga, e njohur në vendin e saj si “Mis Trafikantja e Drogës”, tërhoqi vëmendjen e hetuesve për marrëdhënien e saj me bosin e kokainës: Angel Orlando Garcia Urquiza. E arrestuar së bashku me të dashurin e saj në një operacion në të cilin u konfiskuan armë lufte dhe para. Pas gjyqit u shpall e pafajshme, sepse u vërtetua se nuk kishte lidhje me bizneset e të dashurit. Por në pritje të vendimit, kaloi pesë javë e mbyllur në një burg meksikan. Mos u çudisni, sepse edhe bukuroshet përfundojnë në burg. Ka nga ato bukuroshe që arrijnë deri në majë të organizatave të mëdha të krimit ndërkombëtar. Një prej tyre është edhe Sabdra Avila Beltran, e pagëzuar me emrin “Mbretëresha e Paqësorit”. Vejushë dy herë radhazi, Sandra Avila Beltran u arrestua në vitin 2007, pas sekuestrimit të një anije me 9 tonë kokainë në mortin meksikan të Manzanilos.

Lista e të bukurave dhe bishave nuk merr fund këtu. Mjafton të mendosh që gazetarja më e famshme dhe drejtuesja televizive kolumbiane, Virginia Vallejo, sot një zonjë elegante 66 vjeçe, ka pohuar se ka qenë nga viti 1983-1987-n, e dashura e Pablo Escobar trafikantit të drogës më i fuqishëm në histori. Në Kolumbi, pjesa më e madhe e femrave të famshme janë të lidhura pazgjidhshmërisht me këto lloj historish.

Shqip
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 28-05-2019, 16:18:24
Këto çmendurira mund t’i bënte vetëm Eskobar…
Pablo Escobar është ‘mbreti’ më i madh i drogës që bota ka parë ndonjëherë. Emri i tij është sinonim për Kokainë & Kolumbi, dhe sot ne do t’ju tregojmë disa gjëra të ‘çmendura’ të cilat mund të mos i dini për të!

I lindur më 1 dhjetor, 1949, në Antioquia, Kolumbi, Pablo qysh si fëmijë vendosi se ishte i destinuar për madhështi duke iu thënë njerëzve madje edhe si fëmijë se një ditë do të bëhet president i Kolumbisë.

Në fillim ai shiste gurë varresh, të cilët i vidhte, ua fshinte gdhendjet dhe më pas i rishiste ata. Ai pastaj filloi të kontrabandonte gjithçka, derisa një ditë e kuptoi se mënyra më e mirë për të arritur madhështinë që e dëshironte së fëmijë ishte të merrej me kokainë.

Më pas, gjithçka që ai bëri mundësoi që Pablo të bëhej një legjendë. Dhe me lansimin e serisë së re të Narcos në Netflix, ne vendosëm që ta bëjmë këtë artikull dhe t’ju tregojmë disa gjëra të cilat ndoshta nuk i keni ditur për Pablo Escobar.

Këto janë 25 faktet për Pablon:

1. Pablo shpenzonte rreth 2,500 dollarë në muaj vetëm në lidhëse gome për t’i mbajtur bashkë paratë e tij.

2. Ai i fshihte paratë e tij në mure, bodrume dhe vende të tjera. Tani imagjinojeni nëse një shtëpi merrte flakë, ai do të humbte 100 milionë dollarë brenda pak minutash. Çdo vit për shkak të ndodhive të tilla natyrore si përmbytje, zjarr, minj e të tjera, ai do të humbte 1 miliard dollar. Vetëm minjtë ia hanë gjysmën e tyre!

3. Kur ai dhe familja e tij u arratisën, nuk ishte e lehtë që të kalohej xhungla kolumbiane, dhe vajza e tij kishte shumë të ftohtë. E vetmja zgjidhje ishte që t’i digjte 2 milionë dollarë për ta ngrohur veten dhe familjen e tij. Dhe e bëri!

4. Frika e tij më e madhe ishte ekstradimi për të dhe për narkot e tij, kështu që ai i ofroi shtetit të Kolumbisë që t’ia paguante kredinë kombëtare, që ishte 10 miliardë dollarë në atë kohë. Shteti refuzoi.

5. Perandoria e tij e drogës ishte më e madhe se qeveria. Njerëzit shpesh i referoheshin atij si “Plato O Plomo”, që nënkupton “pranoje ryshfetin, ose përballu me plumbat”.

6. Ai ishte një nga të dyshuarit kryesor për bombardimin e Ëorld Trade Center më 1993.

7. Ai bleu një aeroplan privat për t’i kthyer paratë e tij në Kolumbi. Aeroplani mund të mbante rreth 100 milionë dollarë për një udhëtim. Kështu, ai bleu një ishull duke u kthyer në mënyrë që aeroplani të mund të rimbushej me karburant. Ai më pas e transformoi ishullin në një parajsë për të dhe miqtë e tij të drogës!

8. Escobar ishte përgjegjës për 80% të shpërndarjes së kokainës në gjithë botën. Pothuajse e gjithë kokaina në SHBA vinte nga dikush që e blinte atë nga ai ose nga rrjeti i tij. E njëjta gjë ndodhte në Evropë.

9. Pavarësisht mënyrave të tij të dhunshme për të marrë fuqinë që donte, ai shihej si Robin Hudi modern në mesin e të varfërve. Ai ndërtoi spitale, shtëpi, shkolla, kisha dhe shpesh iu jepte para njerëzve të varfër.

10. Kur ai ishte i ri, Pablo ishte një fëmijë shumë ambicioz; ai iu thoshte shokëve të tij se do të bëhej milioner deri në moshën 22 vjeçare. Ai madje dëshironte të bëhej President i Kolumbisë. Ai dështoi në dëshirën e tij të dytë, pasi u bë vetëm kongresmen për pak derisa iu desh të largohej për shkak të presionit politik, shkruan Gazeta Express.

11. Ai filloi karrierën e tij kriminale në moshë të re, duke shitur gurë varresh të cilëve ua fshinte gdhendjet dhe i rishiste. Më vonë ai filloi të kontrabandonte cigare dhe tiketa të rrejshme të llotarisë.

12. Mes tjerash, ai fitoi 100,000 dollarë pasi kidnapoi një ekzekutiv të qytetit Medellin qysh në moshë të re.

13. Pablo Escobar ishte përgjegjës për vrasjen e një kandidati presidencial, një ministri të drejtësisë, një gjenerali, më shumë se 1000 policëve dhe 200 gjyqtarëve.

14. Edhe pse Forbes provoi t’ia llogariste pasurinë, djali i tij Juan Pablo Escobar tha: “Forbes po gënjen. Forbes s’mundet dhe kurrë s’do të ketë qasje ose mundësi t’i rishikojë librat e kontabilitetit të mafiozëve për të llogaritur pasurinë e tyre, madje as afër nuk janë me llogaritjet e tyre”. Forbes pati thënë se Pablo kishte rreth 50 miliardë dollarë pasuri.

15. Kur ishte në arrati, e kishte të vështirë që të shkonte nga njëra shtëpi tek tjera, kështu që ai dhe truprojat e tij do ta përdornin një autobus publik. Escobar ishte shoferi i autobusit.

16. Pablo Escobar njëherë pati bërë një koment të pabesueshëm publik, pas akuzave të qeverisë se ai është kriminel i drogës, duke thënë: “Unë jam një njeri i mirë i cili eksporton lule”.

17. Ai iu dërgonte lule tek varri, njerëzve të cilët i vriste.

18. Kur Pablo dhe gruaja e tij filluan të dilnin, ai ishte 24 vjeç dhe ajo ishte vetëm 13.

19. Një film i mrekullueshëm që portretizon në mënyrë të përsosur atë për çfarë ishte në gjendje Pablo është “Escobar: Parajsa e Humbur”.

20. Atij i pëlqente të argëtohej duke bërë shaka ose gjëra qesharake. Një herë i kishte kërkuar njërit prej njerëzve të tij që t’ia sillte një filxhan kafe dhe t’i vendoste një pilulë në gojën e tij, në mënyrë që ai të shkumonte. Më pas ai e akuzoi njeriun e tij se tentoi ta helmonte atë, përderisa njerëzit e tjerë e lidhën atë dhe ia drejtuan armën në fytyrë për rreth dhjetë minuta. Qesharake!

21. Në ndejat e ditëlindjeve të fëmijëve të tij, ai i mbushte lodrat e tyre me para.

22. Ai bleu tokë 20km2 për vete dhe familjen e tij, dhe e ktheu atë në një vend të pabesueshëm rekreacioni që përfshinte një kopsht zoologjik të mbushur me kafshë ekzotike të cilat i kishte sjellë nga e gjithë bota. Ai madje shpenzoi 1 milion dollar për t’i trajnuar disa zogj që të qëndronin vetëm në një pemë. Gjithashtu, ai kishte rreth 800 shtëpi dhe vila.

23. Një nga metodat më gjeniale të tij për të dërguar kokainë në SHBA ishte duke futur xhinse në kokainë të lëngët, duke qenë një nga të parët në botë që shpërndau drogë ndonjëherë në këtë mënyrë.

24. Djali i tij Juan Pablo Escobar shkroi një libër të quajtur “Pablo Escobar, Mëkatet e Babait Tim”, në të cilin ai e përshkruan atë mjaft mirë.

Mund ta merrni librin këtu në anglisht ose në versionin origjinal në spanjisht.

25. Pablo Escobar u vra më 1993 dhe SHBA e përshkruan incidentin si ndjekjen më të madhe ndonjëherë të një krimineli. Standard.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super