×

Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë !

· 56 · 2801

Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë !

· 56 · 2801

  • Postime: 27121
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 17-04-2007, 04:55:53
Tirana 1 milion vite jetë më pak

Raporti i OBSH-së tregon se Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë.Nëse në Komunitetin Europian, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se çdo qytetari, në qytetet kryesore të tij i takon një ulje jete prej rreth 8-9-muajsh për   

Nëse në Komunitetin Europian, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se çdo qytetari, në qytetet kryesore të tij i takon një ulje jete prej rreth 8-9-muajsh për shkak të ndotjes së mjedisit nga grimcat e imta, në Tiranë, nga vlerësimi i kryer nga ky organizëm rezulton se një qytetari i takon rreth 1,5 deri në 2 vite ulje jete.

Në bazë të një llogaritje të thjeshtë matematikore, sipas të dhënave të dala nga OBSH-ja, rezulton se po ta shumëzosh numrin 700 mijë banorë, që ka sot kryeqyteti shqiptar, me vitet e humbura për një person që vuan nga niveli i ndotjes rezulton se tiranasit në total humbasin nga jeta e tyre 1 milion deri në 1,5 milionë vite jetë. Këto statistika të frikshme bëhen të ditura për “GT”-në nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili bazohet mbi një raport të detajuar të OBSH-së, e cila ka kryer edhe monitorimin e nivelit të ndotjes së mjedisit në Shqipëri, si dhe dëmet që shkakton ajo në shëndetin e popullatës.

Sipas shefit të Laboratorit të Monitorimit të Ajrit në ISHP, Agron Deliu, aktualisht niveli i ndotjes në Tiranë është dy deri në tri herë më i lartë se mesatarja e kryeqyteteve europiane. Në prononcimin për “GT”-në, specialisti Deliu shpjegon se zonat më të nxehta të ndotjes së mjedisit në Tiranë janë qendra e qytetit dhe kryqëzimet e transportit.

“Pika më nevralgjike e ndotjes në kryeqytet, përsa u përket qendrave urbane, është Stacioni i Trenit, ku ndotja është 7 deri në 10 herë më e lartë mbi normat e lejuara nga Europa. Më pas vjen rrethrrotullimi i “Zogut të Zi” dhe qendra e Tiranës, ku normat e pluhurit janë dy herë më të larta se në kryeqytetet e tjera evropiane,” shpjegon specialisti Deliu.

Duke u ndalur te normat e mjedisit, Deliu shpreh me shqetësim faktin se nga 50 mikrogramë për metër kub për pluhurin e respirueshëm që është norma e Europës, në qendër të Tiranës kjo normë shkon në 120 mikrogramë për metër kub, pra dyfishin e kufirit të lejuar. 
 
Dritan Laci
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#1 ne: 18-04-2007, 13:16:20
s'eshte ndonje cudi! :(
vetkuptohet ajo, derisa nuk ka rregulla per mirembajtjen, mosshkaterrimin e mosndotjen e mjedisit... sigurisht, qe do jete dhe vendi me i ndotur ne Evrope too ;)
Atje te merret fryma nga pluhuri, aq keq eshte! :S
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 04-05-2007, 03:26:22
Para dy javësh isha ne Tiranë, pallate e ndertesa te bukura aty ka plot, madje dhe pisllek nuk me zuri syri por ajri ....nuk po shkruaj hiç...te kisha qenë  me barre unë do kisha vdekur.
Eh atë Tajvanin e kisha si për me te kollajt për te pire  diçka, bukuri aty...

Ai trafiku aty nuk ka për tu rregulluar kurrë. Imagjinoni tek Bulevardi kryesor ..maunet me 2 apo tre karroceri ..për terezi të tyre....,
Njerezit ato semaforet nuk i respektonin hiç moj te keqen,
Policet me bene shumë përshtypje mua. Policet nuk bënin gjë tjetër vetëm ndalonin makina e vinin gjoba, njeri qe nuk kishte ndalur makinen kruante hunden :D....

Një gjë te mrekullueshme kanë ndertuar ne Shqipëri, qe me te vërtetë hallall i qoftë atij qe e bëri...
Aeroporti Nene Tereza, Rinas...Mrekulli.

Kisha dy vite gati pa shkuar  dhe me te vërtetë jam kënaqur..


Megjithatë për te tjerat, Tirona moj Tirona,,si do qe të jesh, ti je e jona..WSF :D

« Editimi i fundit: 11-07-2007, 14:41:31 nga erlehta »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#3 ne: 09-06-2007, 06:00:28
Po kete dhurate ia solli "demokracia"
Ne kohen e Profetit Enver ishte qyteti dhe shteti me i pastert ne evrope por i varfer,tani eshte qyteti me i ndotur ne evrope dhe pa shtet sepse si ndytesirat,si shtetesia tanime jane ne duar te te huajve.Mbeturirat e tiranes dhe shqiperise nuk jane vedore por "fqinjesore"...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#4 ne: 07-07-2007, 14:56:33
Po këtë dhurate ia solli "demokracia"
Ne kohën e Profetit Enver ishte qyteti dhe shteti me i pastert ne evrope por i varfer,tani është qyteti me i ndotur ne evrope dhe pa shtet sepse si ndytesirat,si shtetesia tanime janë ne duar te te huajve.Mbeturirat e Tiranës dhe Shqipërisë nuk janë vedore por "fqinjesore"...

Nuk mendoj kurre qe Shqiperia apo Tirana per ate pune ka qene ndonjehere shteti dhe qayteti me i paster ne bote, kurrsesi. Kjo s'eshte e vertete as ne kohen e xhaxhit, as sot ne kohen e "demokracise" (ne thonjeza sic e vendose ti). Une mendoj se nje vend te mirembajtur e bejne njerezit e vete vendit, populli ne rradhe te pare me kulturen, dijen dhe vlerat e tij, por edhe qeveria. Keto te dyja lidhen me njera-tjetren se nese qeveria e can koken shume pak per pastertine e vendit e nuk vendos rregulla shume te forta per kete per shembull, atehere edhe populli (nje pjese e madhe e tij) do ta caje koken akoma edhe me pak e zor se do t'i zbatoje rregullat.

Une mendoj se problemi me i madh tek mos-pastertia qendron tek vendi qe ne jemi nje nga vendet me te pakta ne bote qe i kushton shume pak vemendje mjedisit ku jetojme. Kjo na ben t'i perkushtohemi me pak natyres, bimeve, luleve, kafsheve (si te buta edhe te egra), ujrave, deteve, liqeneve e deri tek hidrocentralet, ujesjellsat dhe koshat e pleherave. Normale, ka perjashtime, pasi ka njerez qe perpiqen shume, por kjo eshte nje pakice. Nese secili kryen sadopak detyren e tij dhe ben dicka per ta mrojtur ambientin, nuk do te jete shume e veshtire qe te rrotullohet fati i Tiranes dhe Tirana te kthehet ne nje kryeqytet relativisht te paster, te denje e per te cilin te kemi qejf te mburremi.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#5 ne: 11-07-2007, 14:48:21
Unë mendoj se një vend te mirembajtur e bëjnë njerëzitë e vete vendit, populli ne rradhë të parë me kulturën, dijen dhe vlerat e tij

Kjo eshte e vertete.
Marim rastin me te thjeshte.. Shume kosha apo kazana plehrash jane vendosur ne cdo ane rruge neper qytete te ndryshme..por ama kur i sheh nuk sheh asnje te sakte,, njerit i kane vjedhur rrotat, tjetrit kapakun...Mos valle i vodhi qeveria?? Jo, pra por ne,,,populli. E shume shume te tjera..
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#6 ne: 12-07-2007, 06:25:22
Kjo është e vërtetë.
Marim rastin me te thjeshtë.. Shumë kosha apo kazana plehrash janë vendosur ne çdo anë rrugë nëpër qytete të ndryshme..por ama kur i sheh nuk sheh asnjë te saktë,, njerit i kanë vjedhur rrotat, tjetrit kapakun...Mos valle i vodhi qeveria?? Jo, pra por ne,,,populli. E shumë shumë te tjera..

E pra shume mire dhe shume realisht e ke percjelle edhe ti kete shembull, erlehta, qe eshte vetem nje nga shume shembuj qe mund te marresh. Ja edhe nje shembull tjeter: nese nuk do te ndalohet hedhja e mbeturinave neper plazhe, atehere rera jone do te mbetet gjithnje e mbushur me kanace, lekura bananesh, shishe te boshatisura kremrash dhe tapa shishesh.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#7 ne: 12-07-2007, 20:48:40
Sa here qe flas me mamin ne telefone apo me shoqerine time andej, te gjithe me ankohen per pluhurin e tmerrshem &  vapen e padurueshme :(
Sikur keto te mos mjaftonin, tani u jane shtuar dhe hallet me dritat e ujin, lere c'vete aman ohoho: pse s'thoni qe eshte bere dhe nje nga kryeqytetet me te varfera ne Evrope  hmmmmm:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3103
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#8 ne: 14-07-2007, 15:58:59
Pihhhh nuk po besoj edhe aq po Prishtina paska mbetur mbrapa mor edhe ajo nuk eshte hiq me mire bile ndoshta eshte edhe me e papaster se Tirana nuk habitem fare sepse njerezit edhe ketu edhe ne Shqiperi nuk jane te vetedijesuar fare.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#9 ne: 13-05-2013, 20:16:01
Une te shkoj ne Tirane, besoj se humb :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1449
  • Gjinia: Femer
flutur
#10 ne: 13-05-2013, 20:20:53
Tirana eshte e bukur..sidomos mbremjeve..por qe eshte i  ndotur eshte..nga shtepia ime duket  sikur e ka mbuluar mjegulla.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 30-05-2013, 13:45:52
Para zgjedhjeve, shume Projekte madheshtore po na dalin ne drite per Tiranen
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 412
  • Gjinia: Mashkull
regrets
#12 ne: 30-05-2013, 19:53:53
E dime :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#13 ne: 30-05-2013, 20:38:50
Athina eshte me e ndotur se Tirana lexova diku
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 412
  • Gjinia: Mashkull
regrets
#14 ne: 30-05-2013, 21:10:51
Thua? Kam qene po sme esht duk ashtu
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#15 ne: 30-05-2013, 21:11:38
mu zhul fare me eshte duk sa here kam shku
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#16 ne: 24-06-2013, 21:00:57
Tani do Rilinde ne cdo drejtim  :D Gjithmon ndryshim perpara  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#17 ne: 27-12-2013, 16:56:21
Tani do Rilinde ne cdo drejtim  :D Gjithmon ndryshim perpara  :D


He mos ja fut kot tashi
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#18 ne: 27-12-2013, 19:08:18

He mos ja fut kot tashi

He mos ja fut kot tashi

Pse nuk ka filluar te ndihet era e ndryshimit ::-D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#19 ne: 27-12-2013, 19:33:04
Ce pyt...me pallto jena vesh nga gjithe kjo ere
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#20 ne: 28-12-2013, 16:33:44
...eshte bere kjo tirana si nje gote birre, dioksid dhe tym, e dashur per cdo pijanik
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#21 ne: 28-12-2013, 16:44:03
Ehhh
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#22 ne: 29-12-2013, 16:42:21
aaah...    .     .
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#23 ne: 29-12-2013, 17:43:01
Ehhh
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#24 ne: 29-12-2013, 23:41:57
iiiih
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super