Tregu i famshëm dhe më i dashur i kryeqytetit - Diskutime

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Tregu i famshëm dhe më i dashur i kryeqytetit

Tregu i famshëm dhe më i dashur i kryeqytetit

· 2 · 717

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-11-2011, 00:21:58
Nga Xhek Preçetaj

Nëse një bluze firmato në dyqan kushton shumë, hidh një sy tek tregu i gabit dhe do t’i gjesh markat më të njohura me vetëm pak lekë. Në Tiranë janë të shpërndarë në tre pika kryesore dhe fikse, por tendenca më e fundit e tyre, është dalja edhe në rrugë. Në këto pika mundet të blesh gjithçka, duke filluar nga aksesorët, veshjet etj.

“Pesa”

Ku mund të blesh bluza me 50 lekë

E quajtur si “Pesa” është pika e parë dhe më e lira ndër të tjerat. Emri i saj vjen si rrjedhojë se ndodhet në krah të spitalit të neurologjisë në Tiranë. Me qindra tregtarë shesin mallin e tyre të nxjerrë nga ato dengjet e mëdha qytetarëve, të cilët në këtë zonë nuk mungojnë asnjëherë. Tregtimi i mallit në këto zona bëhet në tokë dhe në tenda të ndryshme të sajuara nga këta “tregtarë”. Zhurma e gërthitjeve në këtë zonë nuk vjen nga pacientët e “famshëm” të 5-s, por nga tregtarët e tregjeve të cilët përgjatë gjithë paradites gërthasin me të madhe duke reklamuar mallin dhe çmimin e tyre. “Hajde këpucë me 5000 lekë”, ulëret njëri, ndërkohë nga ana tjetër personi që shet bluza thërret me të madhe: “Sapo u hap dengu i ri, bluza me 500 lekë kemi këtu”. Çmimet me të cilat këto veshje ofrohen në këtë zonë, fillojnë nga 500 lekë dhe deri në 35000 lekë. Sigurisht, në të gjithë këtë artikull do të flasim me të vjetra.

“Treni”

Emri derivon nga afërsia që ka me stacionin e trenit. Një treg i cili mund edhe të ngatërrohet me atë të Medresesë, në brendësi të saj pasi në të ndërthuren rrobat e reja me të përdorurat. “Ka raste që këtu shiten edhe ato të përdorurat apo ato që janë nga dengu si të reja, vetëm se i vendosin një etiketë që shpesh është e rreme”, shprehet një blerëse në këtë zonë. Tregu fillon në të djathtë të stacionit nga fillimi i rrugës, duke u shtrirë në një rrugë të ngushtë midis shtëpive private dhe tregtarët në këtë zonë shpesh oborret e shtëpisë i kthejnë në “dyqane” për të shitur mallin. Më pas tregu vijon në një fushë të gjerë, ku në njërin krah ka rroba të gabit dhe në krahun tjetër shiten fruta-perime në tokë dhe një vend apostafat i krijuar me tenda për mallin e ri dhe të vjetër. Çmimet në këtë zonë variojnë nga 2 000 lekë dhe deri në 70 000 lekë (të vjetra).

“100 Vitrinat”

Nuk po flasim as për telenovelën që ka vite që transmetohet dhe as për atë qendrën tregtare të bukur dhe luksoze që shohim në televizor, por për një treg i cili është krijuar në këmbët e një pallati të ri në afërsi të ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Emri i saj në realitet në hyrje është ndryshe, por çdokush në këtë zonë dhe në Tiranë e njeh me “100 vitrinat”. Ndoshta në të nuk janë 100 vitrina dyqanesh, por të paktën kemi një ndërthurje malli të veçantë. Edhe në këtë treg ndërthurja e rrobave të reja me të vjetrat mbizotëron kudo. Në hyrje të tregut, përveç 2 dyqaneve, të tjerat ofrojnë të gjithë mall të ri të cilat blerësit i titullojnë “malli i tregut të madh”. Por në vazhdimësi të këtij tregu, në fund të saj, kemi edhe ato dyqanet që ofrojnë mall të “gabit”. Një dyqan tepër i madh i këpucëve ofron këpucë të përdorura me një çmim më të lartë se edhe vetë dyqaneve, ku çmimet në të fillojnë nga 20 000 – 70 000 lekë (të vjetra) për një palë atlete apo këpucë. Më pas dyqanet në këtë zonë janë vetëdeklaruar jo si të gabit, por si rroba të përdorura të tipit të dyqaneve që ofrojnë në qytet “rroba të përdorura nga Gjermania”. Çmimet në këtë zonë variojnë nga 2 000 – 70 000 lekë.

Rroba edhe në trotuaret e kryeqytetit

Jo të gjithë tregtarët preferojnë tregjet për të shitur mallin e tyre, ndaj dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur rrugët e Tiranës për t’i shitur rrobat e tyre. Rrugët në këto zona nuk janë pronë e qytetarëve, por e tregtarëve, të cilët kanë pushtuar pjesën më të madhe të saj, duke lejuar një rrip rruge të vogël sa për të kaluar qytetarët dhe për të blerë. Dhe organet kompetente duket se mbyllin njërin sy përpara kësaj situate. Në trotuare gjen çdo gjë, nga veshjet e brendshme, tek bluzat, xhinset e varura në rrethimet e ndërtesave, tek këpucët të cilat dergjen në një mbulesë thesi në tokë. Por ndryshe nga tregjet e mësipërme, këtu rrobat kanë vënë edhe një cipë të dytë e cila i atribuohet pluhurit të akumuluar nga kalimi i makinave. Zonat më tipike janë njëra pranë shkollës “Hoteleri-Turizëm” dhe një tjetër në afërsi të xhamisë në Rrugën e Kavajës. Çmimet e tyre janë të ndryshme dhe shpesh konfuze. “Kam rastisur që të njëjtit mall i kanë dhënë dy çmime të ndryshme, njëherë më pak, pas nja ca minutave më shumë, me pretekstin se është origjinale bluza”, shprehet njëra nga qytetaret që e frekuenton zonën pranë xhamisë (por fundja ndaj quhet Pazar). Çmimi në këtë zonë varion nga 1 000 lekë dhe deri në 30 000 lekë.

Opinion

Me ardhjen e demokracisë dhe kapitalizmit, të gjithë e kishin menduar që tregu do të mbushej me mallra dhe do të ishte i shumëllojshëm, por që ai i rrobave të kishte një shumëllojshmëri kaq të madhe, saqë të ribliheshin rrobat e përdorura, askush nuk do kishte guxuar ta çonte nëpër mend. Madje, ky lloj tregu të kishte përparësi përkundrejt tregut me rrobat e sapodala nga fabrika.

Në të gjithë botën ka dyqane dhe tregje apostofat për mallra të lirë, por të papërdorur, ndërkohë fenomeni shqiptar është akoma më i çuditshëm pasi shumëllojshmërisë së mallit i kemi shtuar ato rrobat me pak lekë, të cilat në fillimet e veta ishin ndër më të preferuarat për çmimin e lirë, por tashmë edhe ata po shtrenjtohen, ku në shumë raste po kushtojnë më shumë se vetë dyqanet apo dy tregjet e tjera të mëdha me mall të ri si “Tregu i madh” dhe ai “Çam”.

Një gjë e tillë, sipas vetë shitësve, vjen sepse mallrat që ata shesin, edhe pse janë përdorur nga të tjerë, janë “firmato” dhe rrojnë më shumë se ato që mund të blihen edhe në dyqane, ku cilësia lë shumë për të dëshiruar. Nga ana tjetër, është edhe mungesa e parave.

Nëse dikush do të pyeste a është turp të hysh në këto tregje, ka shumë mundësi që shumica të thonin “po”. Madje ka edhe nga ata që blejnë rroba në tregun e “gabit” dhe që shprehen se ua kanë sjellë nga jashtë shtetit apo që i kanë blerë në dyqane të shtrenjta me çmime kolosale. Por ajo që mbetet është fakti se kryeqytetasit vazhdojnë të vishen me rrobat e gabit.

Ndoshta dyqanet e veshjeve mund të fillojnë të mbyllen dhe të ankohen se njerëzit nuk po blejnë. Të njëjtën gjë mund të thonë madje edhe shitësit e ushqimeve. Por tek “Gabi”, askush nuk mund ta pohojë rënien e tregut. Gjithnjë e më shumë kryeqytetarë po i drejtohen tezgave me rroba të përdorura.

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 15-12-2011, 21:40:19
Po normale se ne fund te fund jo gjithe Tirana eshte e kamur :P  Gjithesesi rrobat e gabit mund te jene firmato por ..lere spo e vazhdoj me......

Temat e fundit