×

Urrejtja

· 42 · 6019

Urrejtja

· 42 · 6019

  • Postime: 165
Vështrusja
ne: 20-07-2006, 08:34:35
Pershendetje,

Doja te hapja kete teme mbi urrejtjen meqense sejcili prej nesh duhet te kete eksperienca duke u shprehur se "urren dike", ose "urren nje fakt", ose "urren vetveteven", etj....

Cfare mendoni ju mbi urrejtjen? Cfare te mire mund te sjelli kjo ndjenje? Si mund te shfrytezohet kjo ndjenje per te arritur dicka te mire? Cilat mund te jene pasojat e ksaj ndenje nese nuk filtrohet dhe vihet ne pune ne menyr qe ti sherbej jo vetem nje njeriu por dy apo me shume njerezve?

Diskutim te mbare.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 30-08-2006, 22:17:08
Po vertete ka momente kur njeriu shprehet apo flet me urrejtje per nje person apo ndaj nje fakti.  Nuk besoj se arrihet dicka e mire me ane te urrejtjes pavaresisht se personin apo faktin qe urren, e urren me te drejte.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#2 ne: 01-09-2006, 11:58:25
Ne te vertete eshte teper normale te urresh diçka,sidomos sot qe jane bere shume gjera te cilat me te vertete te ngjallin urrejtje..mendoj se para se te urresh diçka duhet te kesh ndjenjen e bezdisjes nga ajo gje..dhe dalngadale ajo kthehet ne urrejtje.Ne rastin e dashurise pshm ,fillon bezdisja pastaj zeniet dhe perfundojne ne ndarje dhe vjen puna qe ky çift jo vetem nuk e duan njeri-tjetrin por e urrejne njeri-tjetrin. hmmmmm:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1626
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#3 ne: 04-09-2006, 18:33:25


Gjdo njeri urren te keqen apo konkurrentin.
Gjdo njeri din me shum se tjetri por jo ne gjdo sfer.
Gjdo njeri mbeshtet te drejten e tij ,por ne qofse aj ska shum fakte apo argumente ska te drejt te urren dikend pa arsye te plot dhe fakt ndryshe aj esht hums i konkurentit.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1580
sorelina
#4 ne: 08-09-2006, 18:17:10
"Mos urreni kurre ne jete"
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#5 ne: 04-10-2006, 12:47:50
"Mos urreni kurrë ne jetë"
E ke vetem per ne kete porosi apo edhe per vete.. hmmmmm:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#6 ne: 13-10-2006, 16:32:20
Per te "urryer " verte dike duhet te kesh arsye teper te forte! Por persesi asgje nuk zgjidh.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#7 ne: 14-10-2006, 11:43:18
Urrejtja eshte e natyrshme dhe aq e pranishme sa edhe dashuria,cdo gje qe te bezdis me teper se duhet shkon deri ne ate shkalle qe te ngjall edhe urrejtje ky eshte proces normal dhe shume prezent ne jeten tone..dhe do jete ne vazhdim,e kemi secili ne dore qe te veprojme ne ate menyre qe mos te urrehemi nga te tjeret,pra nuk duhet te ndjehemi keq pse na urrejne por duhet te mendojme se pse na urrejn..arsyet..pra behuni sa me pak te urryeshem nga tjeret.. hmmmmm:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 329
  • Gjinia: Mashkull
kid
#8 ne: 16-10-2006, 22:05:53
te urresh eshte sikur te pish helme per inat te dikujt tjeter :D

eshte njerezore, pra e natyrshme si ndjenje besoj, packa se tek dikush me shume tek dikush me pak, e tek ndonjeri(a) aspak, por s'ka dyshim qe eshte shume e demshme si ndjenje per ate qe e mbart ... besoj ata qe dikur kane pasur urrejtje per dike apo dicka dhe me vone e kane kaluar kete stad/ndjenje mund te deshmojne me mire per kete se kushtdo tjeter

i admiroj ata njerez (te pakte lol) qe jane ne gjendje te menaxhojne ne nje fare menyre ndjenjat e tyre, apo ti kanalizojne ndryshe ... sidomos kur behet fjale per ndjenja te tilla ekstreme & negative si urrejtja ... ne aspektin e shendetshmerise, nuk ka rendesi nese ke te drejte te urresh dike/dicka apo jo, pasi njesoj te demton urrejtja
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1044
  • Gjinia: Mashkull
shkenctari nr 1
#9 ne: 17-10-2006, 03:22:56
po qe se vazhdimisht ne mendjen tuaj ndjellni si psh.urrejtje,frige,brenga hidherime,mossukses etj. se shpejti do te jeni te pikelluar dhe te pafat.
-duhet pasur ndermend se jeta e secilit prej nesh  eshte e tille qfare e bejme ne me te menduarit tone. ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
kengaime
#10 ne: 12-11-2006, 16:18:04
Une nuk lejoj qe ne brendesine time te hyje urrejtja.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 7995
  • Gjinia: Femer
Lisa
#11 ne: 14-11-2006, 03:49:17
mmmmm kjo eshte nje pyetje qe do nje pergjigje shume te gjate qe une tashme po ndjehem e pafuqishme per ta dhene .....
Por me duket nje tem shume interesante , pergezimet e mia....

Do thoja (sa per te qene ne tem) kam dhe ndjej urrejtje ne vete ....urrejtjen me te madhe e kam per nje person te vecante .....qe me ka lenduar pa mase ndoshta jo dicka e paramenduar por qe kishte shume mundesi te ndalohej (dhe jo aspak ceshtje dashurie)  e urrej me plot shpirt per ate qe me beri mua dhe ate impakt qe la ne jeten time........dhe nuk e dua kurre me jo ta shikoj por as ta kujtoj.......gjiths esi me ndihmoje te ngjisja disa shkalle te larta qe ne ato momente i ngjita me thase ne kurriz por kurr arrita ne maj pashe u mahnita nga pamja.....
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#12 ne: 14-11-2006, 22:09:10
Urrej vetem dicka"Dashurine time te pare qe me ka shkaterruar shume"mgjs ja dola mbane u bera ajo qe isha ne fillim!
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1460
U.J.K.U
#13 ne: 15-11-2006, 16:16:34

-Urrejtja eshte ana e kundert e medaljes se dashurise. D.m.th. kush dashuron urren.

-Urrejtja eshte pjese e shpirtit e cila nuk zhduket asnjehere. Nese nuk do kish urrejtje
 nuk do kish konflikte. jeta pa konflikt nuk mund te egzistoje.

-Urrejtja eshte engjelli mbrojtes me i mire i personalitetit njerezor.

-Kur urrejtja kthehet ne patologji ajo eshte mjeti qe shkaterron gjithe vlerat njerezore.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1580
sorelina
#14 ne: 19-11-2006, 19:06:02
-Urrejtja është ana e kundërt e medaljes se dashurisë. D.m.th. kush dashuron urren.

-Urrejtja është pjesë e shpirtit e cila nuk zhduket asnjëherë. Nëse nuk do kish urrejtje
 nuk do kish konflikte. jeta pa konflikt nuk mund te egzistoje.

-Urrejtja është engjelli mbrojtes me i mirë i personalitetit njerezor.

-Kur urrejtja kthehet ne patologji ajo është mjeti qe shkaterron gjithë vlerat njerëzore.

shume bukur.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 2213
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#15 ne: 22-11-2006, 23:13:57
Jemi qenie njerezore dhe ne shpirt kemi dashuri urrejtje dhe lloj lloj ndjenjash te tjera. Mendoj se eshte e natyrshme.  :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull
ibraim
#16 ne: 23-11-2006, 17:10:52
po te mos ishte urrejtja, si do e dinim se sa e mire eshte dashuria (miresia)

respekt
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Capkenja
#17 ne: 16-06-2007, 11:10:19
Urrejme per aq kohe qe ndihem keq,kur i harrojme te keqijat urrejta kthehet ne nje dicka te kaluar.Une ne jete nuk honeps dot vetem nje njeri,ska te bej fare me ceshtje dashuria perkundrazi ishte gjoja shoqa ime per 8 vjet.Sepse vetem kur e shoh pa hapur gojen me acarojne fjalet e saj pasi cdo gje eshte genjeshter...uroj te me largohet sa me pare nga prezenca ime LOL LOL
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#18 ne: 17-06-2007, 15:04:44
Te urresh eshte njerezore, sikurse eshte te duash, te dashurosh dhe te falesh! Keto 3 lloj ndjenjash jane disa nga me te fuqishmet qe ekzistojne tek njeriu, per te mos thene 3 me te fuqishmet fare. Por nese urrejta eshte aq e madhe saqe jua gerryen zemren, ju pushton thelle perbrenda, ju shkakton te shkoni ne gjendje depresioni apo inati etj., ju ben te zymte, nuk ju ben te ecni perpara por te kujtoni vetem te keqijat, atehere kjo arrin ne nje semundje, ose ka arritur kulmin qe nuk duhet ta arrije pasi ky kulm eshte i keq, i frikshem.

Ashtu si cdo njeri ka gjera qe as une s'i honeps dot, sikurse ka gjera qe i urrej. Nuk mendoj se ka ndonje person (deri me sot) qe e urrej (dhe ishalla mos paste kurre)! Ka njerez qe i kam inat ama apo qe s'i kam qejf fare, qe zor se i honeps etj. Ka vese tek njerezit, apo veprime te tyre qe i urrej por nuk urrej vete njeriun. Madje, ka disa njerez te afert ne jeten time qe i dua shume, por qe ka vese apo gjera te tyret qe i urrej fort. Une urrej disa vese e zakone qe mua s'me duken te pelqyeshme, qe s'do i preferoja vete apo t'ja uroja vetes. Si natyre jam shume e paqshme dhe paqesore dhe si e tille i qendroj larg inateve ne pergjithesi dhe nuk kam asnje kocke te lige ne trupin tim qe te arrij te urrej dike. Shpresoj qe as une te mos urrehem. Po fundja ne kete bote do te marrim ate qe japim (ne shumicen e rasteve) dhe anasjelltas. Po te jemi te mire per veten dhe me veten tone ne rradhe te pare, urrejtja nuk duhet te zere asnje vend ne jeten tone!

Kaq kisha dhe tema eshte shume e mire dhe e shtruar shume mire nga Veshtruesja. Me pelqen shume edhe te gjitha mendimet tuaja, forumista! Elegance. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#19 ne: 17-06-2007, 20:16:53
Ka vese tek njerëzitë, apo veprime të tyre qe i urrej por nuk urrej vete njeriun. Madje, ka disa njerëz te afert ne jetën time qe i dua shumë, por qe ka vese apo gjëra te tyret qe i urrej fort. Unë urrej disa vese e zakone qe mua s'më duken te pëlqyeshme, qe s'do i preferoja vete apo t'ja uroja vetes.

Me ke lexu mendjen :)
Ama për një gjë jam e sigurtë, nëse urrej diçka ne këtë botë është kur dikush kërkon te me hedh hi syve -that I do not tolerate! Jojo:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
wiliams
#20 ne: 26-06-2007, 20:05:09
Me ke lexu mendjen :)
Ama për një gjë jam e sigurtë, nëse urrej diçka ne këtë botë është kur dikush kërkon te me hedh hi syve -that I do not tolerate! Jojo:
te rente nje pike ty,more vesh..?..mora thuaj  :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#21 ne: 26-06-2007, 23:51:28
Nje gje qe une e urrej ne kulm eshte kur njerezit shtiren sidomos per ate qe jane, shtiren se kush jane. E pse duhet te shtiresh se kush je, kur ne te vertete je dikush krejt tjeter?! Edhe, s'i honeps dot ata me inteligjence te shtirur, gjithashtu, sidomos nese kete "inteligjence" mundohen te ta ngitin ty, te ta imponojne si te thuash. Ehhhh.  hmmmmm: Disa te tille, ka edhe ky forum. Nejse: "To each its own." ;)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#22 ne: 02-08-2007, 15:00:38
nuk ka vend per te ne zemren time,edhe pse jeta te ve ne prove shume here
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#23 ne: 08-12-2009, 07:33:57
Charm, cdo njeri urren ne jete. Eshte tjeter gje kur ti, une apo tjetri behemi te shurdher e te verber ndaj veprimeve, veseve, njerezve qe na "e dhurojne" kete ndjesi dhe  e bluajme ne shpirt. Pse???? Per te qene perhere te mire.......Jeta eshte e gjate dhe keto situata perseriten me mijra here, por a jo vlen te heshtesh gjithmone????
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 13
Selena
#24 ne: 24-01-2010, 13:23:08
Mundohem te mos e ushqej asnjehere veten me nje doze te tille.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super