Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 06-12-2020, 19:01:54 »

 

Krejt rastësisht mësova që 5 dhjetori është Dita Botërore e Vullnetarizmit, një datë simbolike e vendosur nga Kombet e Bashkuara që në vitin 1985. Kërkova më tej, por nuk gjeta asnjë lajm mbi veprimtari të mundshme, të organizuara sot me këtë rast. Asnjë njoftim edhe nga Kryqi i Kuq Shqiptar apo filialet e tij në rrethe, të cilët konsiderohen si nismëtarët dhe mbështetësit e çdo elementi vullnetar.

Ndoshta sepse sot është e shtunë, ditë pushimi, ndërsa veprimtaritë vullnetare në ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore është bërë zakon të organizohen gjatë ditëve të punës.

Ngjarjet që e kanë mpakur vendit kohët e fundit, tërmeti dhe pandemia, nuk kanë mundur gjithashtu të krijojnë premisat për një sistem vullnetarizmi kapilar në të gjithë Shqipërinë.

Një vit pas tërmetit shkatërrues në Shqipërinë e mesme, në qytetet dhe zonat më të dëmtuara nuk ka mbetur asnjë shenjë nga vullnetarizmi i javëve të para pas 26 nëntorit të kaluar.

Megjithëse dimri ka filluar dhe familjet e dëmtuara vazhdojnë të jetojnë në çadra, grupet vullnetare në ndihmë të tyre thuajse nuk ekzistojnë.

Drejtuesit e ndonjë shoqate, që ka ndryshuar përkohësisht destinacionin e punës, për t’iu kushtuar shpërndarjes së ndihmave, deri tani  mbeten vetëm një shembull i mirë.

Nuk është hera e parë që humbet shansi për të institucionalizuar një lëvizje vullnetare.

Në vitin 1999, gjatë krizës kosovare qindra familje shqiptare hapën dyert për vëllezërit e dëbuar nga trojet e tyre.

Vajza dhe gra durrsake, të organizuara në lagjet e qendrës së qytetit,  gatuanin çdo ditë për fëmijët dhe të moshuarit e strehuar në shkollat e Durrësit.

Të tjerë u ofruan për të punuar në kampet e të ardhurve që u ngritën në fshatrat pranë.

Por edhe në atë rast madhor, ku solidariteti nuk i ngjante kohëve të zakonshme, vullnetarizmi nuk u kthye dot në mentalitet.

Ndërsa tani, organizatorët e aktiviteteve vullnetare i venë më shumë rëndësi pranisë së mediave dhe shfaqjes televizive në edicionet e mbrëmjes.

Në vitin 1985, kur Asambleja e OKB vendosi që datën 5 dhjetor të çdo viti t’ia kushtojë vullnetarizmit dhe përpjekjeve të vullnetarëve në komunitet, në vendin tonë vazhdonin aksionet vullnetare të rinisë për ndërtimin e hekurudhës, ndërsa vajzat shkollare pastronin çdo të dielë rrugën pranë shtëpisë.

Përtej hipokrizisë së pranishme në ato vite, vullnetarizmi shqiptar nuk arriti ta kalojë me sukses pragun e viteve 1990, qoftë edhe si një frymë e pranishme gjerësisht në vendet e Evropës perëndimore.
Nga Gezim Kabashi
https://www.reporter.al/shkendijat-e-vullnetarizmit-qe-pasuan-termetin-u-shuan-me-kalimin-e-kohes/