.me domains - Domene | Domain Names

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

.me domains

.me domains

· 8 · 735

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-07-2008, 01:39:27


Ka rreth një jave qe është hapur rregjistrimi për domene .me, domen ky qe i përket Malit te Zi.
Imagjinoni qe ky shtet është i pavarur qe prej katër vjetësh dhe menjehere e vuri ne pune domenin e tij, madje arriti te krijoje dhe një entuziazem te jashtezakonshem ne botën e internetit ku qindra mijëra webmastera luftojne me njëri-tjetrin kush e kush te arrije te kape domenet me domethenes dhe me potencial.
Kjo është pika e pare, qe ka te beje me veten tonë, ose thënë me mirë me ata zyrtare shqiptare qe as ia kanë idenë se çfarë bëjnë me mosdijen dhe injorancen e tyre. Por besoj se nuk ia vlen te diskutohet me rreth kësaj.

Ajo qe na intereson ne është thjeshtë çështje profesionale si webmastera. Tani .me ka me shumë potencial se sa .al për vete faktin se "me" ne anglisht ka një kuptim me rëndësi dhe përdoret gjeresisht (siç e dimë d.t.th. "mua"). Ne këtë mënyrë duke perdorur këtë domen mund te krijohen faqe me anë te asaj qe quhet "domain hacks". Një shembull do ishte www.help.me qe ne shqip me kuptimin "me ndihmo mua". E kështu me radhe mund te gjenden qindra, ne mos mijëra raste ku ky domen mund te vihet ne pune shumë mirë.

Domenet .me kushtojne 20 dollare viti dhe mund te rregjistrohen për te paktën dy vjet.
Siç thashë ky domen pritet te këtë shumë te ardhme, prandaj nëse arrin dikush te gjeje ndonjë frazë te lezetshme qe perfundon me me dhe domeni për këtë frazë është i lirë (gjë qe është shumë e vështirë), atëherë rregjistroini sepse mund te bëhen goxha para duke i shitur me vonë këto domene.

Faqja zyrtare e .me http://www.nic.me/
Rregjistrues te mirë: http://www.godaddy.com
http://www.netfirms.com
http://www.eurodns.com/

  • Postime: 404
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 20-07-2008, 23:10:53
Eh ta kishin ditur me pare do kishin marre disa emra shtetesh. Shkojne gjithmone mire per nje website turizmi ose ta shesesh me vone thjeshte si domain.

http://me4you.e42.com/ paska marre gjithe ato domaine me .me perfshi ketu edhe albania.me! Gjithsesi mund te besh nje oferte per secilen domain.

Per vete po shikoj mos gjej ndonje gje interesante.

Flm MAX per informacionin.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 21-07-2008, 23:39:45
Per mendimin tim keta e kane marre me shume vrull dhe kam frike se do u ngelin ne dore gjithe ato domene.
.me e ka vleren persa kohe gjen fraza qe mbarojne me 'me', ndersa te tjerat jane thjeshte domene qe me shume mund te mos kene vlere se sa te kene.
Nese vazhdon me kete entuziazem do te shkoje si ne rastin e domeneve .mobi dhe .name qe sot gjithmone e me shume po behen te pavlefshem.

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 24-07-2008, 00:58:03
aweso.me!

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 24-07-2008, 01:17:34

  • Postime: 170
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 09-08-2008, 21:58:38
per mendimin tim dua tju them qe mos u merrni me .me domains spese vetem do te ju shkojn leket kot. Per emerat e mire si love.me dhe kiss.com duhet me paguajtur $xxxx per me i bler te tjeret shumica nuk ja vlejn. Edhe .me do te jet si .asia Me mire shikoni emerat indian .in (ato mund te ken me shum rritje ne te ardhmen) dhe sigurish .com

  • Postime: 27
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 11-08-2008, 00:23:12
.me domains i kam prit me dite me ore me sekonda ne per ti zene domainat me te mire,po ja qe ne jemi cdo her pa fat,momenti kur filloj regjistrimi i domainve ne godaddy skemi pas mundesi te bejm pages ne at moment,edhe deri sa u freskua faqja domainat e mire veq me ishin blej krejt ne godaddy.com e tjerat firma veq na moren leket e domainat smudem me i mar

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 16-11-2008, 12:32:06
Sipas njoftimeve ne media vitin e pare llogaritet qe Mali i Zi te shese deri ne 1.2 milione domene .me
Ne te vertete ky domen ka marre shume emer ne boten anglishtfolese dhe nuk eshte cudi qe Mali i Zi te njohe te njejten histori suksesi si Tuvalu me domenin e tij .tv
Tuvalu nje ishull i Oqeanise me vetem 26 kilometer katror territor perfiton deri ne 50 milione dollare ne vit vetem nga shitja e domeneve .tv

Temat e fundit