Mijera gTLD te reja jane duke ardhur - Domene | Domain Names

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mijera gTLD te reja jane duke ardhur

Mijera gTLD te reja jane duke ardhur

· 7 · 1181

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-10-2010, 23:20:53


ICCAN, autoriteti nderkombetar qe kontrollon domenet ne internet, pritet te beje ndryshime rrenjesore ne fushen e gTLD (generic top-level domain), sic njoftojne KETU.

Deri me sot mund te regjistrohen emra/fjale nen nje numer shume te kufizuar domenesh te pergjithshem, si psh .com .net .org .edu etj. Po ashtu dhe autoritetet qe kane te drejte te krijojne domene jane shume te kufizuar. Por ICANN deshiron te ndryshoje rrenjesisht kete situate.

ICANN planifikon qe ne vitet ne vazhdim t'i mundesoje kujdo te krijoje nje domen teresisht te ri. Domenet e rinj nuk do te kene kufizime ne numrin e karaktereve- por me e rendesishmja eshte se nuk do te kufizoje firmat, personat, shtetet te krijojen domene te rinj. Keshtu shume shpejt secili mund te krijoje nje domen origjinal, duke u bazuar psh ne emrin e tij, ose nje firme mund te krijoje nje me emrin e kompanise. Ashtu si nje qytet do te mund te krijoje domenin me emrin e qytetit (.qyteti-X). Mundesite do te jene gati pafund.

Por gjithesesi kjo nuk do te jete aq e lehte dhe nuk do te krijohet ajo xhungel si mund te paramendohet. ICANN do te vendose cmime shume te kripura per krijimin e ketyre domeneve te reja. Vetem aplikimi do te kushtoje 185,000 USD, plus 25,000 ne vit vetem per te zhvilluar aktivitetin si operator domeni. Pra vetem firma, institucione, shtete dhe persona me plot para do munden t'i lejojne vetes te krijojne e mbajne nje domen origjinal.

Sidoqofte ky hap i ICANN hap rruge te reja, qe sot per sot nuk mund te paramendohen. Mbase web-i sotem plot me .com do te jete pas disa vjetesh vetem histori e larget. Por nuk duhet pritur para 2012 qe rregullat e reja per krijimin e domeneve origjinale te hyjne ne fuqi.

http://www.icann.org/en/topics/new-gtld-program.htm
http://www.icann.org/en/topics/new-gtlds/dag-en.htm
http://news.cnet.com/8301-30685_3-20019282-264.html

  • Postime: 231
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 14-10-2010, 13:12:42
Me pas pare do krijosha .epoka :d

  • Postime: 231
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 29-10-2010, 14:40:46
Pa shaka...me kete rast Kosova ka shans te perfitoje domainin e saj pa pritur qe icann ta njoh si shtet.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 31-10-2010, 09:09:15
Pa shaka...me kete rast Kosova ka shans te perfitoje domainin e saj pa pritur qe icann ta njoh si shtet.

Jo vetem Kosova, por dhe cdo qytet shqiptar, qe ka nje fare buxheti mundet qe ne te ardhmen te krijoje domenin e tij. Te kisha mundesi do te krijoja domenin .alb per perdorim nga te gjithe shqiptaret ngado jane.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 20-06-2011, 15:36:55
Trupi kryesor udhëheqës i internetit dje ka lajmëruar se është pranuar të bëhet zgjerimi i domeinëve në nivele të lartë - një nga ndryshimet më dramatik në historinë e internetit.
Gjatë një takimi të veçantë në Singapor, Korporata e Internetit për Caktim të Emrave dhe Numrave (ICANN) ka votuar që të rritë numrin e mbarimeve të domeinëve në internt. Kjo lëvizje do t'ua mundësojë domeinëve që të mbarojnë në pothuajse çdo fjalë, duke i lejuar ndërmarrjet që të kthejnë markat e tyre në shtojca të internetit.

“ICANN ka hapur derën e sistemit të emërimit në internet për ta lëshuar imagjinatën e njeriut." tha kryetari dhe CEO i ICANN, në një deklaratë. “Vendimi i sotshëm respekton të drejtat e grupeve për të krijuar Domeine të Nivelit të Lartë në çdo gjuhë ose shkrim. Ne shpresojmë që kjo do të lejojë sistemin e emërimeve të domeineve që t'i shërbejë më mirë tërë njerëzimit."

Kryetari i bordit të drejtorëve të ICANN, Peter Dengate Thrush, tha që “vendimi do të shoqërojë në një epokë të re të internetit. Ne jemi duke ofruar një platformë për brezin e ardhshëm të kreativitetit dhe frymëzimit.”

ICANN tha që së shpejti do të bëhet fushata botërore për t’i edukuar njerëzit për ndryshimet dhe mundësitë që iu ofrohen. Aplikacionet për domeinet e nivelit të lartë do të pranohen nga 12 janar 2012, deri më 12 prill 2012. tha ICANN

Qindra aplikacione për këto parashtresa mund të priten, duke përfshirë .car, .love, .movie, .web etj./pcworldlabanian

  • Postime: 174
  • Karma: +0/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 29-06-2011, 01:23:30
Mos harro se  $185k ben aplikimi. Pra ti aplikon, hapet ceshtje ne ICANN dhe hidhet ne vote per t'u aprovuar. Gjithashtu aprovimi i .xxx zgjati shume vjet, .web eshte ende pa aprovuar, e shume TLD te tjera jane ende ne pritje. Pra me pak fjale, nuk eshte aq e lehte kjo gje.

Persa i perket kosoves. Kosova nuk pati lek te blinte kosovo.com kur ishte ne ankand, e jo me te japi $185k per aplikim. Plus aplikimi sherben vetem per gTLD e jo ccTLD, pra serisht nuk do zgjidhe ndonje gje te madhe,

Personalisht do aplikoja (nese do kisha shume here me shume se $185k ne "xhep") per krijimin e .www pra www.domain.www :D. Kjo gTLD do hapte lojen e domaineve simetrik :D.

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 29-06-2011, 11:29:36
Llogaritet qe nga fillimi i 2013 te dalin ne qarkullim keto gTLD e para. Por nuk duhet te jemi pesimiste se aprovimi i ketyre do te zgjase aq shume sa po zgjat sot me domenet e rinj qe shtohen.
Me kete rregull ICANN ofron nje trend te ri, qe do mund te perdoret nga ata qe i kane mundesite dhe fuqite. Keshtu shtetet, qytetet e medha, kompanite e fuqishme, s'do ta kene fare te veshtire te regjistrojne nje gTLD te ri, pavarsisht se sa kushton ai. Per firma si Google $185k jane qindarka.
Po ashtu dhe Kosova me siguri mund te regjistroje nje domen te tille, i cili nuk eshte dhe nuk krahasoshet me ccTLD-te. Ndersa ccTLD jane me dy karaktere, keto gTLD-te jane me nga 3 e siper. Keshtu shume mire Kosova mund te regjistroje nje te natyres .kos apo .rks etj variante qe mbeten per t'u gjetur.

Temat e fundit