Ndihme me Godaddy per te blere nje domen - Domene | Domain Names

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ndihme me Godaddy per te blere nje domen

Ndihme me Godaddy per te blere nje domen

· 21 · 2441

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0

ne: 19-01-2011, 18:51:45
Pershendetje. Desha qe te blej nje domain tek godaddy.com me kartekreditin tim legal , mirpo po me shfaqet Error , nuk e di se cila eshte arsyeja qe nuk po muj me ble domainin.
Mos duhet me perdor ndonje Vps apo cka eshte problemi , a mund te me ndihmoni ? falemnderit
« Editimi i fundit: 19-01-2011, 23:45:19 nga M A X »

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 19-01-2011, 19:18:55
a ka naj pergjigjje ?

  • Postime: 27
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 19-01-2011, 20:46:59
Pershendetje. Desha qe te blej nje domain tek godaddy.com me kartekreditin tim legal , mirpo po me shfaqet Error , nuk e di se cila eshte arsyeja qe nuk po muj me ble domainin.
Mos duhet me perdor ndonje Vps apo cka eshte problemi , a mund te me ndihmoni ? falemnderit

Cfare eshte ajo gabimi qe te shfaqet? Nese ke vendosur te gjitha informacionet sakte nuk do te kesh problem, vetem nese ne kartelen tuaj nuk keni para te mjaftuashme per te kryer transakcionin.

Nuk ke nevoj fare per VPS :)

  • Postime: 40
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 19-01-2011, 20:50:14
prevoni te beni nje screenshot (shtypi pullat FN+Prt Sc.  ose vetem Print Scrren)  te asaj faqe me ku shfaqet error dhe do eshte me e kjarte per ne tju ndihmojme.

PS: nese keni info personale ne ate faqe para se te publikoni screenshot ngjyrosi ato hapsira ne Paint / Photoshop te mos pubikohen ne publik

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 19-01-2011, 21:36:24
mir e kom kartelen , 9 euro kushton domaini a un ne kart kom pare t'mjaftushme edhe per transaksion , veq ERROR po shkrun sen tjeter spo thot qe karta nuk ka para te mjaftushme apo ndodnje problem tjeter.. falemnderit per pergjigjje

  • Postime: 40
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 19-01-2011, 21:58:46

Informatat e kredit kartes duhen te jene te sakta.
Ne qofte se ju perdorni adresen  "A" apo numrin e telefonit "xxx" pastaj
ato informacione duhen te jene te sakta / te njejta si ato qe ju keni dhene në bankë.

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 19-01-2011, 22:00:42
krejt ne rregull pi jap po pom doket duhet me vps ose me i ndrru ip-at se sun po e blej ndryshe.

ps: mfalni qe po dal jasht teme , po cka mendoni rreth www.thehosting.me ? mendoj qe edhe prej tynev me ble po niher po kom qef me i shiku mendimet e juve . Falemnderit.

  • Postime: 40
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 19-01-2011, 22:28:11
rreth thehosting.me nuk di cka me ju then per mendimin time duket mire edhe jane shqiptare me duket. 
por mund te folni me ta online live ose tja shikoni historin kompanis.

skam asgje keq per thehosting.me vetem per domain kisha then ta merrni nga godaddy dhe hosting nga kjo faqja shqipe thehosting.me. E vetmja arsyje eshte qe them kete se godaddy eshte online per vite. E per host ska problem se po nese ndodh dicka me thehosting.me ti vetem blen nje host diku tjeter.

per Hosting kisha then po (edhe pse skam prevuar) por jane shqiptar pse mos ti ndihmoni komunitetit shqiptar kur kemi mundesi dhe ti merrni te njejtat oferta si tjerat vende.

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 19-01-2011, 23:21:56
Eclipse6060  faleminderit , do ta marr parasysh kete keshille por ne godaddy.com nuk ka domaine me   .AL e mua me duhet nje domain psh webiim.al
prandaj ma mer mendja se me mire esht qe edhe domaini te jete ne thehosting.me apo jo ?

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 20-01-2011, 00:00:06
Ke vendosur pervec numrit te kartes dhe kodin treshifror sebashku me daten e skadences? Duhet te vesh dhe ketu, se perndryshe nuk mbaron dot pune.

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 20-01-2011, 00:39:04
Cfare mesazh gabimi del tek GoDaddy?

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0

#11 ne: 20-01-2011, 01:29:25
vetem ERROR asgje tjeter.. :S

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 20-01-2011, 02:01:48
Atehere f*ck GoDaddy. Shiko nje here ketu http://www.zeriyt.com/com-net-org-it-vetem-per-6-eurovit-t78940.0.html

Ose provo te www.name.com qe eshte po ashtu regjistrues shume i mire.
Ose dhe www.netfirms.com qe eshte po ashtu regjistrues i mire.

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 20-01-2011, 08:54:27
Cfare karte krediti (Visa/MC/DC/AMEX) po perdor dhe a eshte hera e pare qe perdor kete karte tek GoDaddy?

Une dje sapo bera nje regjistrim dhe 3 rinovime pa asnje lloj problemi, gjithesesi secili ka eksperiencat e veta.

Nese nuk te ecen, munk te kontaktosh me GoDaddy ose zgjidh nder opsionet qe MAX ka permendur.

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0

#14 ne: 20-01-2011, 12:17:05
me Albania ben qe te blesh po me sa po kuptoj me Ip-at nga Kosova si 'Kujtesa' dhe 'Ipko' pa Vps ose pa nderrimin e Ip-ave nuk ka shanc me ble domain ne godaddy , cka te bej .. askund nuk po mund te blej online asgje.. Karta eshte Visa me Raiffaisen Bank dhe e kam te lejuar qe te blej edhe Online .

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0

#15 ne: 20-01-2011, 12:18:31
PS: jam fillestar ne Hosting nuk kam edhe shum pervoj.. Nese e blej ne name.com ose  thehosting.me  a eshte me rrezik qe te me sulmoje ndonje haker ? me sa kom ndegju Godaddy eshte me e sigurte.. ?

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0

#16 ne: 20-01-2011, 16:25:23
tek Name.com eshte nje problem tek 'Country' dhe 'Phone Code' . Ne Country pe bej Kosovo KV dhe tek Phone Code po e zgjedh opcionin 'Monaco 377' dhe nuk po e pranon ? cka duhet te bej dhe me cfare telefoni duhet te hap llogari tek name.com ? ju lutem me ndihmoni se nuk po e kuptoj fare !

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 20-01-2011, 16:38:27
tek Name.com eshte nje problem tek 'Country' dhe 'Phone Code' . Ne Country pe bej Kosovo KV dhe tek Phone Code po e zgjedh opcionin 'Monaco 377' dhe nuk po e pranon ? cka duhet te bej dhe me cfare telefoni duhet te hap llogari tek name.com ? ju lutem me ndihmoni se nuk po e kuptoj fare !

pse nuk vendos te Int. Phone Code "Kosovo 381"? pasi besoj ka nje skript qe lidh "country code" me phone code. E di qe ne Kosove Perdoret 377 per mobile por njekohesisht eshte dhe prefiksi i Monaco, por nuk besoj kjo te funksionoje, keshtu qe ver ne numer, ndoshta te shtepise apo diku. I gjithe ky info eshte per whois dhe ku name.com mund te te kontaktoje, pergjithsisht me email - ketu sigurohu ta kesh te shenuar mire.

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0

#18 ne: 20-01-2011, 16:53:33
u regjistrova, faleminderit shum. Tash shpresoj qe karta te mos me paraqes probleme si ne Godaddy.com rreth blerjes se domainit.

mirpo nje problem tjeter po me brengos ? Hostin deshiroj ta blej tek hostgator.com mirpo Kosova nuk po njihet atje si shtet, cka duhet te bej qe ta blej me kredit karten time , sepse siq e din jam nga Kosova. :s

  • Postime: 35
  • Karma: +0/-0

#19 ne: 20-01-2011, 23:08:04
pls a ka ndodnje pergjigjje ? ne Hostgator si duhet ta le 'Country' Albania apo Serbia per te blere nje Host ?

  • Postime: 271
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 21-01-2011, 01:35:28
pls a ka ndodnje pergjigjje ? ne Hostgator si duhet ta le 'Country' Albania apo Serbia per te blere nje Host ?

Kam nje sugjerim: kontakto Hostgator dhe kerkoju te te ndihmojne - ndoshta gjeni nje zgjidhje!

Une fola me keta te Site5.com - hostoj me ta prej 2 vitesh dhe jam shume i kenaqur. u tregova per rastin tend dhe me thane se pranojne porosi dhe prej kosove edhe pse kosova nuk eshte ne liste. me sugjeruan te vendosesh nje vend tjeter afer me kosoven dhe ti kontaktosh ne chat support i shitjeve (sales) qe te ta ndryshojne ata emrin e vendit.

Temat e fundit