×

Haraçi i madh i lirisë seksuale

· 1 · 9

Haraçi i madh i lirisë seksuale

· 1 · 9

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 13-09-2011, 12:23:03
Eglantina Bardhi

Infeksionet seksualisht të transmetueshme apo siç i’u thotë populli sëmundjet e turpit janë ulur këmbëkryq edhe në popullatën shqiptare. Janë rreth 25 lloje infeksionesh seksualisht të transmetueshme, të cilat i gjen në kategori të ndryshme të popullsisw dhe larmia e tyre është shtuar pas viteve ’90. “Nëse para këtyre viteve qarkullonin sëmundjet seksualisht të transmetueshme të thjeshta si gonorea, trikomonasi dhe më pak kondilomat apo herpesi, sot numri i rasteve është mbi dhjetëfishuar dhe është zgjeruar shumëfish spektri i llojeve të tyre. “Kjo lidhet kryesisht me hapjen e Shqipërisë, lirinë seksuale, e cila erdhi më vonë se vendet e tjera tek ne”, pohon shefi i shërbimit të Infektivit, Dhimitër Kraja.

Fillimi i marrwdhënieve në moshë shumë të re, marrwdhëniet seksuale me partnerw të ndryshëm dhe të rastësishëm, mungesa e informacionit ndaj këtyre infeksioneve ka sjellë që ato të përhapen frikshëm. Në lidhje me këto infeksione japin shpjegimet e tyre specialistw të shëndetit publik, psikologw, infeksionistw, gjinekologw dhe andrologu. Nisur dhe nga natyra e transmetimit të këtyre infeksioneve, grupet më të riskuara janë moshat seksualisht aktive (meshkuj dhe femra), personat që kryejnë marrëdhënie të pambrojtura seksuale apo me partnerë, të cilëve nuk ju njihet gjendja shëndetësore në lidhje me këto infeksione, punonjëset e seksit, përdoruesit e drogës, adoleshentët të cilët kanë sellje risku. Kështu e nsi shpjegimin e tij specialisti i shëndetit publik, Arian Boci, i cili nuk la pa theksuar rrezikun që paraqet kategoria e homoseksualëve.”Sigurisht që janë shumë të ekspozuar, pasi anusi është më delikat se vagina, pasi janë mukozat anale më të predispozuara për sëmundjet lokale”,- shpjegon ai. Por ajo çka vërtet vihet re rëndom nga mjekët është fakti se tashmë marrwdhëniet seksuale kanë filluar në moshë shumë të re, dhe konkretisht nën moshën 15 vjeçare, çka e bën më alarmante situatën në lidhje me këto infeksione. “Tashëm është fakt që po përballemi me të rinj që i fillojnë marrwdhëniet që në moshë fare të vogël madje edhe qw 13 vjeç. Duhet të dini se kjo moshë është shumw delikate dhe e ekspozuar ndaj këtyre infeksioneve. Kjo për arsye se në kwtë moshë informacioni ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme mungon totalisht. Gjithashtu masat mbrojtëse tek adoleshentët gjatë aktit seksual mungojnë. Ajo çka është shqetësuese ëshët edhe fakti se adoleshentët mund të kenë edhe mw shumw se një partner çka do të thotë se janë më në shënjestër të infeksioneve”-pohon drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Rubena Moisiu.

Sa i takon pasojave që sjellin infeksionet seksualisht të transmetueshme mjekët shpjegojnë se janë të rënda shpesh deri në vdekje. “Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë infeksione që jo vetëm transmetohen nga marrëdhëniet seksuale, por shkaktojnë edhe invalidizim, sëmundje prej të cilave vend kryesor zë infertiliteti. Kjo sjell sidomos pamundësinë për të pasur fëmijë.

 

“Të infektuarit përjetojnë ankth dhe pasiguri”

Sindroma e ankth stigmës i shoqëron të gjithë personat që bëjnë analizat për infeksionet seksualisht të transmetueshme, sidomos për ato që kanë të bëjnë me sëmundjet e rënda.

Psikologia Enkelejda Ngjelina shpjegon se këto sëmundje vazhdojnë të paragjykohen nga popullata dhe kanë nevojë për trajtim psikologjik. “Është pjesa më e vështirë, me të cilën ndeshet personeli shëndetësor. Madje duhet të studiosh të gjitha karakteret dhe kategoritë e njerëzve, për të gjetur mënyrën më të mirë që t’u komunikosh se ata janë infektuar me sëmundje të rënda seksualisht të transmetueshme e sidomos me HIV/AIDS. Kjo është detyra e psikologut i cili duket se punën me këtë kategoi pacientësh nuk e ka të lehtë.  “Në bindjen time, kam një postulat dhe ky postulat është që pacienti duhet të kurohet nëpërmjet komunikimit”, – thekson ajo, duke shpjeguar se nuk ka një recetë për të gjithë pacientët se si duhet t’u shpjegohet se janë të infektuar me sëmundjet e rënda ose jo. Ndërkohë psikologia punon me përdoruesit e drogave të cilët janë edhe këta ndër më të prekurit nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Ndërkohë, ajo pohon se për pacientin, për të cilin konstatohet që kanë infeksione seksualisht të transmetueshme, familjarët e tyre janë pikërisht ata më të rrezikuarit, nëse nuk e dinë. “E nëse nuk e kanë marrë virusin, duhet të nxitojmë që të shpëtohen”-, shprehet psikologia pasi fakti që nuk pranojnë t’ua thonë, ndodh se ata mendojnë se pasoja të tjera do t’u shkaktohen. Këto pasoja janë, braktisja e tyre nga partnerët apo familjarët, apo edhe pasoja të tjera sociale dhe ekonomike.

 

 

Histori të rrëfyera tek psikologia

28 vjeçari me SIDA

“Ishte e tmerrshem dhe shokuese kur më thanë se jam me virusin HIV-AIDS. Pyetjes së mjeëve se nga mendoj ta kem marrë për fat të keq nuk mund tu jap përgjigje. Ndoshta është pikërisht ky ndëshkimi. Nuk kam bërë një jetë të rregullt madje kam abuzuar me veten time. Nuk i mbaj mend numrin e partnereve dhe nuk di se ku mund ta kem marrë dhe sa personave mund tua kem dhënë. Më vjen keq por nuk kam guximin tua them as familojarëv dhe askujt sëmundjen që kam. Ndoshta sëmundja do të vdesë bashkë me mua dhe njerzit e mi të afërm nuk dua ta marrin vesht kurrë. Nuk dua tua shkatoi atë dhimbje dhe ti mbuloj në turp. Unë do të shty ditët ndoshta edhe vitet e pakta që më kanë mbetur me shpresën se Zoti do më falë për jetën e gabaur që zgjodha dhe ëbra në emigracion për 10 vjet”.

 

32 vjeçarja, punonjëse seksi me sifiliz

“Kurrë nuk do ta mendoja se do ndëshkohesha me një smëundje kaq të rëndë. Madje më e rëndë se SIDA. Nuk mundem ta fajësoj veten sepse mu desh të dilja të punoja në rrugë për bukën e gojës por fati pos varfërisë më rezervoi edhe këtë tmerr. E di që sëmundja më ka lënë shumë pak jetë por po përpiqem që të këto pak ditë që më aknë mbetur ti jetoi dhe të shoh dritën e diellit deri në perëndim sepse e di që shpejt do më mbuloi errësira”

 

5 infeksionet seksualisht të transmetueshme më të përhapura

kondilomat

herpesi gjenital

gonorea

sifilizi

HIV/AIDS.

 

Shifra

25 lloje infeksionesh seksualisht të transmetueshme përhapen kryesisht

50% e grave seksualisht aktive infektohen Human Papilloma Virus (HPV), në një moment të jetës së tyre
20% e grave në moshë riprodhuese janë me infeksionin klamidia
1% e të infektuarve janë raportuar me sifiliz, gonorre, herpes genitalis

 

 

Parandalimi dhe mbrojtja

Duke pasur parasysh pasojat e infektimit, të gjitha gratë seksualisht aktive nën moshën 25-vjeçare, ose ato të moshuara që i ndërrojnë shpesh partnerët, si dhe gratë shtatzëna duhet të mbrohen. Infeksioni bakterial, klamidia, mund të kurohet me antibiotikë. Përveç personave në fjalë, është e nevojshme që të gjithë partnerët seksualë t‘u nënshtrohen kontrolleve për praninë e bakterit dhe më pas të trajtohen. Rreziku i riinfektimit të pacientëve të ekspozuar ndaj subjekteve të infektuar është shumë i lartë dhe e shton mundësinë që pasojat e infektimit të jenë serioze. Personat e infektuar duhet të mbrohen nga çdo aktivitet seksual dhe t‘u nënshtrohen kontrolleve 3-4 muaj pas trajtimit. Përdorimi i kondomëve e zvogëlon rrezikun e infektimit.

 

Mitet e rreme

Mes adoleshentëve janë përhapur disa mendime të gabuara, si për shembull që infeksioni i vetëm që mund të merret përmes marrëdhënies seksuale është virusi HIV, ose që pilulat kundër shtatzënisë të mbrojnë nga infektimi seksual; apo që hepatiti B dhe C nuk kanë lidhje me marrëdhënien seksuale. Sëmundjet e transmetuara seksualisht nuk janë vetëm “pronësi” e femrave, sikurse mendohet dendur. Ndryshe nga sa besojnë njerëzit, ju duhet të dini se edhe kur bëni seks oral, ju nuk luani seksualisht të sigurtë. E vërteta është se kush bën seks oral të pambrojtur, e fut veten në rrezik të lartë, veçanërisht për gonorrenë, syphilisin, herpesin dhe hepatitin B.




Andrologu Evin Dani: IST tek meshkujt sjellin infertilitet

Meshkujt janë po aq të prekur dhe po aq të kërcënuar prej infeksioneve seksualisht të transmetueshme. Ato janë shkaku i tretë i infertilitetit (pra i pamundësisë për të lindur fëmijë tek burrat). Andrologu Evi Dani, paraqet gjendjen e infeksioneve tek pacientët meshkuj me të cilët punon. “Janë meshkujt ata që ndjejnë më shumë shqetësim herët nga SST-të. Kjo vjen ngaqë Sëmundjet Seksualisht të Transmetueshme fiksohen tek mashkulli në uretër që është më e gjatë se tek femra. Mikrobet akumulohen këtu. Për çudi nuk përqëndrohen në urinë, por në kanalin e uretrës dhe dalin bashkë me sekrecionet. Ndërsa tek femrat infeksioni akumulohet tek uretra dhe në qafën e mitrës. Gonorea, uroplazma, urolitiku, klamidia trakamat- sëmundje seksualisht të transmetueshme kanë një afinitet dhe qëndrojnë më gjatë në uretrën e burrave dhe prandaj shqetësimi i infeksionit tek mashkulli ndihet më shpejt”, pohon Evin Dani duke shtuar se mashkulli ka sekrecione nga uretra kryesisht në mëngjes e darkë, ka një si kruajtje, si djegie gjatë urinimit. Shenjat klinike vijnë 2-3 ditë pas aktit seksual infektues, maksimumi deri në një javë. Ndërsa femra uretrën e ka shumë të shkurtër, normalisht, femra nuk ka shenja të qarta klinike dhe për këtë arsye, 80% e femrave nuk e dinë që kanë probleme.

 

Arrat – ushqim i trurit…!

Ky frut i mrekullueshëm është një burim i shkëlqyer i acideve lyrore, omega -3, një lloj lipidi me efekte mbrojtëse për organizmin, që trupi ynë nuk e prodhon dot.

Ndërkohë që pemët e arrave kultivohen për mijëra vite, llojet e tyre të ndryshme kanë dhe origjinë të ndryshme. Arra angleze ka origjinën nga India dhe nga zonat përreth detit Kaspik, ku njihet edhe si arra persiane. Dietologia klinike, Blerina Bombaj shpjegon vlerat e ketij fruti te mrekullueshem.

Në shekullin e IV të erës sonë, romakët e lashtë e prezantuan arrën në shumë vende të Europës, ku dhe filloi të kultivohet. Gjatë historisë së saj, pema e arrës është vlerësuar në mënyrë të veçantë; jo vetëm për jetëgjatësinë e saj, që shkon disa herë më shumë se ajo e njeriut, por edhe për përdorimin e saj të gjerë si: në ushqim, në mjeksi, në ndërtim, në ngjyrosje, si dhe si vaj llampe për ndriçim.

Arra e zezë dhe e bardhë e kanë origjinën në Amerikë, ku dhe ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në dietën e indianëve të Amerikës.

Sot, prodhuesit kryesore të arrës janë: Amerika, Turqia, Kina, Irani, Franca dhe Rumania.

Arrat bëjnë mirë për shëndetin…

Ky frut i mrekullueshëm është një burim i shkëlqyer i acideve lyrore, omega -3, një lloj lipidi me efekte mbrojtëse për organizmin, që trupi ynë nuk e prodhon dot. Përqëndrimi i acideve lyrore, omega -3, të arrat ofron një sërë të mirash për shëndetin, duke filluar nga mbrojtja e sistemit kardiovaskular, nga efektet anti –inflamatore në ratet e astmës, në artritin reumatik, si dhe në infeksionet e lëkurës si, ekzema dhe psoriasis. Gjithashtu, arrat përmbajnë një substancë antioksidante të quajtur ‘ellagic acid’, e cila forcon imunitetin dhe shfaq veti antikanceroze.

Arrat bëjnë mirë për sistemin e qarkullimit të gjakut

Duke shtuar arrat ne dietën tuaj, ndërmerrni një masë mbrojtëse për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Arrat janë të pasura në acide lyrore të pangopura dhe si të tilla ulin kolesterolin në gjak dhe parandalojnë komplikacionet që pasojnë nivelet e larta të kolesterolit. Përveç kësaj, arrat ndihmojnë në parandalimin e mpiksjes së gjakut brenda arterieve, duke parandaluar kështu edhe ataket që shkaktohen nga koagulat e gjakut.

Efekti antioksidant i arrave mbron zemrën

Në një studim “Women’s Health Study”, në Iowa të Amerikës, është parë se përqindja e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës, pati një ulje prej 11 -19%, si pasojë e konsumit të arrave 1-4 herë në javë, përkatësisht.

Akoma me ipresionante janë rezultat që u botuan në revistën britanike të ushqimit, ku disa studime, treguan një ulje rreth 37% të rrezikut të sëmundjeve koronare nga konsumi 4 herë në javë i arrave. Ky efekt shihet edhe nga konsumi i frutave të tjerë të thatë, siç janë bajamet, stikat apo gjalpi i tyre.

Benefitet e tjera nga konsumi i arrave:

•ndihmojnë në parandalimin dhe uljen e hipertensionit

•përmirësojnë profilin e kolesterolit te personat me diabet

•ulin nivelin e disa qelizave që akuzohen për shfaqjen e arterosklerozës

•mbrojne arteriet pas konsumit të një vakti të pasur në yndyrë

•parandalojnë formimin e gurëve në tëmth

•ndihmojnë në shëndetin e kockave

•ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës

Arrat – ushqim i trurit…!

Arrat janë menduar shpesh si “ushqim truri”, jo vetëm për arsye të ngjashmërisë së tyre me formën e trurit, por për përmbajtjen e tyre të lartë në omega . Përbërja e trurit në omega është më shumë se 60%. Këto qeliza të trurit ushqehen kryesisht me acidet lyrore të arrave, dhe të peshkut. Këto acide lyrore janë përbërësit kryesorë të membranës së këtyre qelizave. Studime epidemiologjike kanë treguar një lidhje midis depresionit dhe konsumit të acideve lyrore omega . Fëmijët që konsumojne sasi të pamjaftueshme omega janë më të prirur për probleme në të mësuar, në sjellje, pagjumësi, dhe mungesë përqëndrimi. Më shumë se 2000 studime tregojnë lidhje midis konsumit të ulët të acideve lyrore omega dhe problemeve të ndryshme shëndetësore. /gazeta Shekulli
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super